2017-05-24

Prof.Dr.Shpejtim Bulliqi,me akuza ndaj LDK-së


Edhe pse mbeti jashtë listës për deputet, Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të mbetet në partinë e tij në LDK.

Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se vendimi që ai të mbetet jashtë kësaj liste, është i disa individëve, të cilët gjenden në strukturat e larta udhëheqëse të partisë, të cilët e duan kokën e tij, pasi që i frikësohen ngritjes së tij politike.

Bulliqi: Individë të caktuar duan kokën time

“Ky është një vendim për mendimin tim, që është bërë nga individë të caktuar brenda përbrenda partisë. Të cilët për fat të keq tani gjinden në strukturat udhëheqëse të larta të partisë, si në nivel dege time atje në Podujevë, ashtu dhe në nivel të Kryesisë qendrore. Mendoj që me këtë veprim, më shumë ka humbur LDK-në, se sa që kam humbur unë si individ, për arsye se i gjithë opinioni publik e di që ngritja ime në karrierë, ngitja ime profesionale nuk lidhet me subjektin politik. Të gjitha ato që kam arritur deri në ditët e sotme është punë ekskluzivisht e imja, që e kam bërë për një periudhë të gjatë. Andaj mendoj dhe më vjen shumë keq për shkak të elektoratit të LDK-së, që është i zhgënjyer me veprimet e disa individëve brenda përbrenda LDK-së, të cilët ju e dini shumë mirë që edhe publikisht, për një periudhë relativisht të gjatë k ohore, kanë kërkuar njëfarë forme kokën time, për shkak të disa inateve personale, ose më mirë më thënë, për shkak të frikës eventualisht të ndonjë ngritje ime në kuptimin politik ... Gjithsesi unë mendoj që dy personat kyç, të cilët kanë ndikuar në këtë proces, është kryetari i degës, në të cilën zhvilloj aktivitetin tim përmes 27 vite dhe kryetari i LDK-së në nivel qendror”, tha Bulliqi.

Bulliqi që ka kundërshtuar vazhdimisht Demarkacionin me Malin e Zi thotë se njerëzit që sot i prijnë LDK-së, ose duhet të reflektojnë, ose të lëshojnë rrugë.

Bullliqi: Njerëzit në LDK, duhet të reflektojnë ose të lëshojnë rrugë

“LDK gjithmonë ka qenë një parti që ka duru dhe ka çmuar zërin ndryshe. Dhe besoj shumë që njerëzit të cilët sot i prijnë LDK-së, duhet të reflektojnë. Në të kundërtën duhet të lëshojnë rrugë dhe të vijnë njerëz dhe udhëheqës dhe menaxher, të cilët i respektojnë këto parime, mbi të cilat është ngritur LDK-ja”, thotë profesori i gjeografisë.

Ndërsa thotë se LDK nuk mund të reformohet me njerëz të vjetër. Madje thotë se LDK gjendet në gjendje të rëndë, pasi që atë e kontrollon Riinvesti dhe ELKOS-i, të cilët e kanë shndërruar këtë parti, në biznes privat të individëve të caktuar.

Bulliqi: LDK është shndërruar në biznes privat të individëve të caktuar

“LDK-ja do të reformohet, atëherë kur do të hapen dyert, për njerëz të ri në LDK dhe në asnjë formë me njerëz të vjetër....LDK ja për momentin është në gjendje shumë të rëndë. Për arsye se LDK-në e kontrollon Riinvesti.... por njëkohësisht dhe ELKOS-i. Në njëfarë forme e kanë shndërruar në një kompani biznesi privat të individëve të caktuar”, tha ai.

Por pas gjithë kësaj, Bulliqi është i vendosur të mbetet në LDK në të cilën thotë se është që nga themelimi, përkundër ofertave që ka pasur nga partitë tjera politike, opozitare dhe ato në pozitë. Ai është i bindur që veprimet që ka bërë kur ka kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president, janë të qëlluara dhe në vijë me elektoratin e LDK-së.

Bulliqi: Qëndroj fuqishëm prapa veprimeve të mija

“Këtë punë, që e kam bërë, nuk e kam bërë me qëllim të ngritjes në ndonjë strukturë politike, ose kalimit në ndonjë pozicion politik. Kjo ka qenë punë ekskluzivisht profesionale, prapa të cilës qëndroj edhe sot e kësaj dite dhe sigurisht mburrem dhe absolut nuk kam fije dileme, në kuptimin e kësaj që e kam bërë deri më sot. Qëndroj fuqishëm prapa krejt këtyre veprimeve të mija. E dyta që lidhet me LDK-në, unë e kam thënë dhe po e përsëris, që unë nuk jam hy në LDK, që të marrë pozita të larta udhëheqëse në Qeveri, apo institucionet legjislative të vendit. Kam hy sepse e ndi vetën aty, jam pjesë e asaj strukture që nga themelimi i saj, deri në ditët e sotme. Dhe shpresoj shumë, që pavarësisht këtyre veprimeve të individëve të caktuar, prapë do të mbetem në LDK dhe do të jap kontributin tim”, tha ai.

No comments:

Post a Comment