5.21.2017

Pse sulmohet gjenerali Ramush Haradinaj ?



Serbia kërkon nga Franca ekstradimin e Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj pritet (05.01) të dalë para organeve të drejtësisë franceze. Ai u arrestua (04.01) në Aeroportin Bazel / Mulhousen nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.



Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të dalë (05.01)para një gjykate franceze, njoftoi avokati i tij Arianit Koci. Haradinaj u arrestua në mbrëmjen e së mërkurës(04.01) në Aeroportin Bazel / Mulhouse nga policia franceze në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, detajet e të cilit nuk bëhen të njohura. Avokati i Zotit Haradinaj, beson që "Haradinaj shumë shpejt do të lirohet edhe pse sipas tij, Serbia është aktivizuar duke dërguar argumente shtesë për ta zvarritur procesin".
"Serbia po mundohet të zvarrisë procesin duke dërguar argumente shtesë për Haradinajn, por kjo nuk do të ndodhë pasi, pafajësia për të gjitha akuzat ndaj Haradinajt është vërtetuar dy herë në Gjykatën e Hagës", u ka thënë medieve lokale Arianit Koci.

Mediet serbe shkruajnë se Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi, ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kreu i prokurorisë serbe për krime lufte, Milan Petroviq, siç raportojnë mediet në Serbi, "është i kënaqur me faktin që fletë-arrestimet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian".

Ish-kryeministri i Kosovës Haradinaj është përgjegjës për një sërë krimesh lufte gjatë viteve 1998 dhe 1999, deklaroi kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç (05.01) në Beograd. BE-ja insiston Serbinë si vend kandidat, që të respektojë proceset e shtetit ligjor, tha Vuçiç. Tani do të shohim, nëse edhe Franca do ta bëjë këtë, shprehet ai më tej.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e kanë cilësuar të papranueshëm arrestimin e Ramush Haradinajt nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Notat verbale përmes ambasadës së Kosovës në Paris tashmë u janë dorëzuar autoriteteve franceze, prej të cilave kërkohet lirimi sa më të shpejtë të zotit Haradinaj.

Qeveria e Kosovës, në reagimin e saj, thotë se "të gjitha ministritë kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë".

Në të njëjtën linjë shprehet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se "ndalimi i zotit Haradinaj është i dënueshëm dhe i papranueshëm në çdo rrafsh dhe në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë" , shkroi Presidenti Thaçi në rrjetin social facebook.
Edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se "ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, është i papranueshëm". Ramush Haradinaj sipas tij, duhet të lirohet sa më parë dhe raste të tilla thotë ai, nuk duhet të përsëriten më.

Partia AAK, të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si një "veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm" arrestimin e kryetarit të saj, ndërkohë, i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërmarë masa dhe të ndërpres çdo komunikim me Serbinë. Kosova dhe Serbia tash e pesë vjet zhvillojnë dialog për përmirësimin e marrëdhënieve.

"U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t'i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër-arresteve të paligjshme të Serbisë. I kërkojmë Qeverisë së Kosovës, të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës", thuhet në reagimin e AAK-së.
Ministrja për Dialog ne qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha për mediet lokale, se "Kosova duhet të aplikojë masa reciprociteti me Serbinë dhe ato mund të zbatohen në Kosovë për personat e kërkuar nga Serbia, të cilët dyshohen për përfshirje dhe kryerje të krimeve të luftës në Kosovë".

Për ndalimin e Zotit Haradinaj nga autoritet franceze në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë, ka reaguar edhe kryetari i parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ai thotë se "ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", ndërsa u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për ta zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, duke thënë se "ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, bazuar në një urdhër- arrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat", shkruan shefi i diplomacisë shqiptare në facebook. Bushati i bën thirrje autoriteteve franceze, siç thotë "një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn".

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj, arrestohet në bazë të fletarresteve të lëshuara nga Serbia e që zbatohet nga Interpoli. Në qershor të vitit 2015 Haradinaj u arrestua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare nga Gjermania. Kosova nuk është pjesë e Interpolit, mirëpo, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, vazhdimisht kanë kërkuar nga Interpoli që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Ramush Haradinaj, ishte kryeministër i Kosovës në vitin 2005. Pas ngritjes së aktakuzës nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe u dorëzua vullnetarisht në Hagë.

Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij po në Tribunalin e Hagës dhe në vitin 2012, Ramush Haradinaj serish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte. Ramush Haradinaj ishte njëri nga komandantët e ish-UÇK-së për rajonin e Dokagjinit. Pas luftës ai ishte themelues i subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo të cilën e udhëheq edhe sot.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë se lirimi i Ramush Haradinajt është një lajm i gëzueshëm.

Ai ka thënë se Haradinaj ka qenë luftëtari më i pastër dhe se Franca nuk ka pasur nevojë të ndodhë një gjë e tillë.

Ai ka thënë se Franca duhet t’i kërkojë falje Haradinajt.

“Franca duhet më i kërkue falje Haradinajt dhe Kosovës pasi kjo ka qenë një fyerje për të. Por ja që drejtësia gjithmonë fiton dhe nuk ka pasur nevojë për një ndalje të tillë”, ka thënë Selmanaj.

 Ramush Haradinaj, është liruar nga gjykata franceze e Colmarit.
Gjykata franceze ka vendosur ta lirojë nga të gjitha akuzat që Serbia akuzonte ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Prokuroria nuk ka arritur ta faktojë që Haradinaj ka kryer krime, për shkak se dy herë Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në Hagë.
Franca ka refuzuar ta transferojë në Serbi, pasi një kërkesë të tillë e kishte bërë shteti serb.



Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili kësaj here garon për deputet, fushatën e tij të parë e ka nisur me sulm ndaj kundërshtarëve politik, dhe për këtë ka zgjedhur Ramush Haradinajn.


Molliqaj i njohur për vrazhdësi në aktivitetin e tij politik, e ka nisur fushatën zgjedhore përmes një video ku e paraqet Haradinajn si politikan që nuk e mban fjalën.

Video është ndërtuar në atë formë ku janë ndarë deklaratat e Haradinajt në kohë të ndryshme, e që bien ndesh me veprimet e tij të më vonshme, siç është koalicioni me PDK’në.



Kohë më parë në një debat publik televiziv “Arena” nga Dritan Hila solli debatin për çështjen e gjeneralit Ramush Haradinajt, arrestimin e tij në Francë, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia dhe lirimin me kusht, duke mos lejuar kthimin në Kosovë.

Po çfarë po ndodh realisht, pse sulmohet Haradinaj dhe Kosova?

Historiani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora News, tha se arrestimi i Ramush Haradinajt synon të godasë Kosovën.



Ilir Kalemaj, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se Haradinaj ishte viktimë politike, ndërsa theksoi se trilluesi i akuzave për transplant organesh në Burrel të viktimave serbe ishte Fred Abrahams.

Gjenerali Kudusi Lamaj tha se akuzat ndaj UÇK-së janë trillime të Serbisë.

Koloneli në pension Dilaver Goxhaj, u shpreh se UÇK nuk kishte asnjë mundësi të kryente transplante dhe të bënte një trafikim të tillë për shkak se nuk kishte asnjë kusht.


https://www.youtube.com/watch?v=KJoB_K-uueg



nexhat-daci

Akademik Prof.Dr. Nexhat Daci mbështet gjeneralin Ramush Haradinajn për kryeministër



Ish krye parlamentari i Kosovës, dikur pjesë përbërëse e LDK’së, Nexhat Daci, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në emisionin Personale në TvDukagjini, Daci ka lavdëruar liderin e AAK’së Ramush Haradinaj.

Ndër të tjera Daci ka thënë se e mbështetë Haradinajn për Kryeministër, duke lënë kështu anash, ish-bashkë-partiakun e tij, Avdullah Hotin.

Hoti, tani më është kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj ka nisuir takimet me qytetarët e vendit.

Gjatë qëndrimit në Prizren, ai ka thënë disa fjalë për partitë tjera që kritikuan vendimin e tij për koalicion parazgjedhor.

“Po këta që po kritikojnë me shku me këta, kishin thurr lavda. Kishin ardhur me mu edhe kishin thanë çfarë heroi jam. Kam shku me Kosovën, popullin. Jau di përnder ata që ma kanë dhënë besimin, AAK-Nisma dhe PDK-së. E kam thanë që ditën kur të ja nisim punës, them se Bac u Kry”, ka thënë ai.

Ramush Hardinaj ka thënë se Kosova nuk do humb territor dhe se kufiri është dhe mbetet në Çakorr.

Më tej ai tha se nuk do lejoj që në Kosovë të ketë dy republika, edhe të Kosovës edhe të Zajednicës.

“Nuk e duam një Kosovë që nëse sëmuremi të frikësohemi se nuk mund të shërohemi. E duam një Kosovë tjetër, të cilin kur të sëmuremi do besojmë dhe e dimë që do mund të shërohemi. Nuk mund ta lejojë një Kosovë kështu. Një shtet që nuk është i larë. E dua një Kosovë që është e fortë që e respektojnë të gjithë, e jo një Kosovë që mund ta mbaj peng Serbia sa herë të dojë. nuk dua ta pranojë që shteti ynë të humb territor dhe kjo nuk do të ndodh asnjëherë. Kufiri është nëÇcakorr është në kullë, aty ka me mbet. Nuk mund të kemi në Kosovë dy republika, edhe Kosovën edhe “Zajednicën”.


Liberalizimi i vizave dhe formimi i Ushtrisë do të bëhet brenda 3 muajve.


Kështu premtoi kandidati për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj i cili tha se kjo do ndodh orientimisht brenda tre muajve kur te nisë punën qeveria e tij.

Sipas tij, formimi i Ushtrisë është mirë të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, mirëpo nëse një gjë e tillë nuk ndodh, Kosova duhet të veprojë vet dhe të mbyllë këtë temë.

Kush e sulmon tash  gjeneralin e luftës dhe Heroin e paqës zt.Ramush Haradinaj?


Mazrekaj: Ramush lidhi zagarët e tu, të mos mi kërcënojnë gazetarët


Xhevdet Mazrekaj, botues i gazetës Kombëtare “Bota sot”


Letër e botuesit të gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, për kreun e AAK-së Ramush Haradinaj:

Ramush, unë Xhevdet Mazrekaj, botues i gazetës Kombëtare “Bota sot”, të bëj thirrje që t`i lidhësh qentë e tu, të ma lënë rehat redaksinë. Ramush, një militant i yti i ka kërcënuar gazetarët me hedhje në ajër. Ti që po pretendon të bëhesh Kryeministër, dili në mbrojtje të mendimit të lirë. E vërteta nuk mund të ndryshohet.

Kjo gjuhë, urrejtjeje me të cilën janë kërcënuar gazetarët, i ngjanë Kosovës së pasluftës, ku fjala e lirë e gazetës Kombëtare “Bota sot”, është paguar edhe me jetë. Ti e di mirë se për çka e kam fjalën. Ramush, të bëj thirrje, ke afat deri në orën 20 që të dalësh me një komunikatë dhe të kërkosh falje publikisht në emër të atyre që po të dalin në mbrojtje, deri në kërcënim të jetës së të tjerëve.

Askush s`mund t`i ikë të vërtetës O Ramush o, e nuk mund t`i ikësh as ti dhe militantët e tu, sado të frikshme të jenë kërcënimet që ata i bëjnë. Po t`a përsëris, ke afat deri në orën 20, në të kundërtën unë do të dalë me një komunikatë tjetër.


Po kush është Xhevdet Mazrekaj ?




Misioni anikombëtar i Editorit Deçanas Xhevdet Mazrekaj


Gazeta “Bota Sot”, me qendër në Zurich të Zvicrës si dhe më redaksinë e sajë në Prishtinë ishte dikur moti gazeta më e madhe shqiptare dhe e vetmja gazetë shqiptare që qarkullonte në të gjithë botën, Ajo u krijua në 1995. Për këtë gazetë është folur e shkruar mjaft që kur ajo ka filluar të botohet, por të vërtetat e saj asnjëherë nuk janë thënë deri në fund. Kur bëhet fjalë për gazetën “Bota Sot”, praktikisht bëhet fjalë për dy njerëz, botuesin e saj, Xhevdet Mazrekaj dhe analistin e saj kryesor, Abdi Baleta.

Të dy këta njerëz nuk u takuan për herë të parë kur filloi të botohet gazeta “Bota Sot”. Në një tubim shqiptarësh që mbajti “Bota Sot” në nëntor 1997, publicisti i mirënjohur Abdi Baleta u shpreh se kjo është hera e parë që ai dhe Xhevdet Mazrekaj po takoheshin.

Por kjo nuk qe e vërtetë. Këta dy njerëz nuk u takuan për herë të parë kur filloi të botohet kjo gazetë. z.Abdi Baleta dhe Editori i sajë Xhevdet Mazrekaj nga Deçani i Kosovës u takuan për herë të parë pikërisht në Zvicër në vitin 1987.

Në shtypin e Kohës thuhet se :" Në vitin 1987, Abdi Baleta, në cilësinë e misionarit të regjimit komunist shqiptar, kreu një udhëtim në Zvicër dhe në Gjermani për të inspektuar lëvizjen enveriste në diasporën shqiptare me origjinë nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare n ëish-Jugosllavi.

Gjatë këtij udhëtimi Abdi Baleta u takua me Xhevdet Mazrekajn, i cili atëhere militonte në organizatat enveriste në Zvicër.

Xhevdet Mazrekaj ka lindur në vitin 1959 në Dranoc të Deçanit ,pra në territorin e Kosovës. Në katundin e vet, Mazrekaj kreu shkollën fillore, të vetmin nivel arsimor që e ka kryer të plotë. Pasi kreu sherbimin ushtarak gjeti punë në Prishtinë, si roje në një park publik. Në vitin 1981, pas demonstrative të pranverës në Kosovë, në institucionet krahinore u bënë pastrime të mëdha të njerëzve të dyshimtë për regjimin e Beogradit. Pastrime u kryen dhe në policinë e Kosovës prej së cilës u larguan shumë shqiptarë të akuzuar se qenë treguar të butë me “irredentën kundërrevolucionare”. Në këtë kohë serbët ndoqën politikën e futjes në institucione të shqiptarëve sa më të besueshëm për ta.

Në këtë kohë u fut në polici edhe Xhevdet Mazrekaj. Mungesa e shkollimit nuk iu bë pengesë, pas të gjitha gjasave për shkak se ai qe njeriu i besuar i serbëve dhe qe vënë në sherbim të SDB-s ndoshta që kur shërbente në ushtri. Mazrekaj shërbeu në policinë e Kosovës deri në vitin 1986 kur u largua për shkak se iu hap një perspektivë më e mirë.

Motra e Xhevdet Mazrekajt, zonja e mirënjohur Shqipe, qe martuar me të famshmin Hajdin Sejdia, babain e piramidave financiare në Shqipëri, i cili e kishte nisur karrierën e vet si militant i grupeve enveriste të emigracionit shqiptar në Zvicër.

Në atë kohë Hajdin Sejdia kishte krijuar dhe një kompani me anë të së cilës u shërbente familjeve të mëdha të nomenklaturës komuniste të Tiranës për të qarkulluar dhe investuar fondet e mëdha në valutë perëndimore që ato fitonin në vitet ` 80 nga kontrabanda e cigareve dhe drogës me Italinë, të realizuar nëpërmjet bashkëpunimit të Sigurimit të Shtetit dhe “Sacra Corona Unita” (mafia pugliese).

Por kjo kompani qe e implikuar në shumë punë të pista. Hajdin Sejdia gjithashtu kishte lidhje biznisi dhe me familje të mëdha sheikësh në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe familjen e Bin Ladenit, me trafikantët shqiptaro-turq të narkotikëve të “Balkans Route”, si dhe me qendrat që furnizonin me armë rezistencën e moxhahidinëve në Afganistan, si dhe shitët në luftën civile në Liban.

Në vitin 1986 Hajdin Sejdia tërhoqi në Zvicër edhe kunatin e vet, Xhevdet Mazrekaj.

Xhevdet Mazrekaj në Zvicër hapi një agjenci turistike me paratë që i dha kunati i vet, Hajdin Sejdia. Kjo agjenci turistike i duhej Sejdisë si një instrument për të kryer një pjesë të punëve të pista që deri më atëherë i pati kryer me kompaninë e vet. Kështu Hajdin Sejdia mbronte reputacionin e vetes dhe të kompanisë së vet. Në agjencinë turistike të Xhevdet Mazrekajt u pastruan paret e pista të narkotrafikut, kontrabandës së armëve dhe cigareve.

Si një shërbim ekstra për regjimin komunist të Tiranës, por dhe për t’ u maskuar, Hajdin Sejdia militoi në grupet enveriste të diasporës në Zvicër, ku u mor kryesisht me shpërndarjen e librave të Enver Hoxhës, gjë për të cilën qe në pozitë të favorshme, duke pasur agjencinë turistike. Pikërisht Hajdin Sejdia ishte ai që e prezantoi Abdi Baletën me Xhevdet Mazrekajn. Nuk mundet most ë konstatohet fakti se misioni Baleta në diasporë dhe takimi i tij me Sejdinë dhe Mazrekajn në Zvicër, ndodhi në vitin 1987, pra në kohën që regjimi komunist shqiptar kishte filluar përgatitjet për zbatimin e platformës së Katovicës. Duke konsideruar lidhjen që Baleta dhe Mazrekaj kanë pasur më vonë, është e qartë se misioni Baleta në vitin 1987 ka pasur përmasa më të gjera se inspektimi i lëvizjes enveriste në diasporë.

Në vitin 1986 Xhevdet Mazrekaj u rekrutua nga Hajdin Sejdia, që ishte një nga rezidentët e Sigurimit të Shtetit shqiptar në Zvicër, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit shqiptar. Pseudonimi i Xhevdet Mazrekajt ishte “Alltia”.

Që në vitin 1987 “Alltia” (Xhevdet Mazrekaj) u lidh ngushtë me “Stilografin” (Abdi Baleta) në një mission të konceptuar nga Sigurimi i Shtetit.

Në janar të vitit 1991, zëvendëskryeministri i qeverisë së Adil Çarçanit, Fatos Nano ndërmori një udhëtim në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin e Davosit. Nga Zvicra Nano u kthye së bashku me Hajdin Sejdinë, i cili shoqërohej dhe nga kunati i vet Xhevdet Mazreakj. Nano ua paraqiti Sejdinë shqiptarëve si një miliarder shqiptar, i cili kishte lidhje me njerëzit më të pasur të botës dhe që do të bënte mrekullinë ekonomike në Shqipëri. Për disa muaj, para dhe pas zgjedhjeve të para pluralistë të vitit 1991, Hajdin Sejdia okupoi ekranin e të vetmit telivizion në vend, atij shtetëror, si dhe faqet e gazetave, duke u paraqitur si një Mesiah, që do ta shndërronte Shqipërinë në Eldorado. Në rast se do të rishfaqeshin kronikat televizive të kohës, do të shihej qartë se në krah të Hajdin Sejdisë qe dhe Xhevdet Mazrekaj, i paraqitur si ekspert për çështjet e turizmit. Hajdin Sejdia ishte në krye të një kompanie të quajtur “Iliria Holding”, e cila në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në krye të së cilës në ndërkohë Nano kishte zëvendësuar Çarçanin, në 21 shkurt 1991. Sipas kësaj marrëveshjeje, që u botua në dy faqe në gazetën “Zëri i Popullit”, shteti shqiptar i jepte kësaj kompanie të drejta në shumë fusha për të kryer investime që prej infrastrukturës (rrugë, ura, hekurudha, energjitikë, ujë etj), turizmit, minierave, sistemit banker, industrisë, ndërtimit, artit, mediave private, tregëtisë (supermarketeve, fast food-ve etj.), hoteleri. Është e qartë se Hajdin Sejdia, i asistuar nga Xhevdet Mazrekaj qe karta kryesore elektorale e qeverisë së fundit komunsite për të fituar zgjedhjet e 31 marsit 1991.

Në një darkë që shtroi Hajdin Sejdia në hotel “Tirana”, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, mori pjesë edhe Abdi Baleta, gjë kjo që u denoncua në PD nga Azem Hajdari. Baleta në atë kohë qe kandidat për deputet i PD-së dhe sigurisht që nuk qe opportune që ai të merrte pjesë në një darkë kun ë tryezë qe Fatos Nano dhe i biri i Ramiz Alisë. Por Baleta u mbrojt duke thënë se ai shkoi për shkak se pati një ftesë nga kunati i Sejdisë, pra nga Xhevdet Mazrekaj, për të cilin Baleta tha se nuk mund t’ ia prishte pasi ai qe një “patriot” shqiptar. Baleta shtoi se, derisa ai nuk qe anëtar i PD-së dhe për pasojë veprimtaria e tij private nuk mund të influenconte mbi reputacionin e kësaj partie për mirë apo për keq. Për një diplomat të sprovuar të regjimit komunist si Baleta nuk qe e vështirë që të justifikonte sjelljen e vet, por fakti mbetet se Baleta qe një njeri që gjendej në mes të skemave të dyshimta që lidhnin regjimin komunist me njerëz si Sejdia dhe Mazrekaj. Në këtë episod që daton në fillim të vitit 1991 origjinon edhe urrejtja e Abdi Baletës për Azem Hajdarin. Më vonë Baleta do ta luftonte ashpër Hajdarin në forumet e PD, ku Baleta merrte pjesë kur i interesonte, si dhe në shtyp.

Në vitin 1991 Sejdia e ngarkoi Mazrekajn me detyrën që të financonte fushatënn elektorale të disa kandidatëve për deputetë, si dhe ndonjë person që ishte futur në ndonjë gazetë opozitare. Kjo gjë bëhej me rekomandimin e dyshes Alia-Nano, në mënyrë që këta persona, që qenë të gjithë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, të fitonin reputacionin e njerëzve që kishin mbështetje në diasporë. Sejdia dhe Mazrekaj financuan fushatën elektorale që bëri Abdi Baleta në zgjedhjet e para dhe të dyta parlamentare në vitin 1991 dhe 1992 me nga 50 mijë USD, sipas regjistrave që iu kapën Hajdin Sejdisë, kur u arrestua në verën e vitit 1992. Natyrisht që shumë pak prej këtyre parave Baleta i përdori në fushatë, ndërsa pjesën më të madhe të tyre i futi në xhepin e vet. Ndër njerëzit e tjerë që u financuan qenë vëllezërit Albert dhe Ylli Rakipi, respektivisht “Arsimtari” dhe “Drita”, të cilët në atë kohë u futën me mision në gazetat “Alternativa SD” dhe “Republika”. Paratë për këto financime Sejdia i mbuloi nga paratë që grumbulloi në të parën piramidë financiare që ngriti në Shqipëri në vitin 1991 dhe që administrohej nga Xhevdet Mazrekaj. Pra, Baleta ka qenë i pari politikan në Shqipëri që është financuar nga një firmë piramidale, duke krijuar kështu një precedent që më pas do të njihte shumë ndjekës të tjerë. I vetmi “investim” që Hajdin Sejdia bëri në Shqipëri ishte hapja e gropës famëkeqe në mes të Tiranës, ku sipas Sejdisë do të ndërtohej hoteli shumëkatës “Sheraton”, i cili do të qe më i madhi dhe më i bukuri në Ballkan.

Duke përfituar nga fakti se qe fillimi i tranzicionit dhe njerëzit qenë shumë të varfër toka iu ble ish- pronarëve nga dyshja Sejdia-Mazrekaj për një copë bukë, nën kërcënimin se ata mund ta merrnin edhe falas nga pushtetarët, që i kishin miq. Që atëhere dhe deri më sot ish-pronarët e truallit kanë bërë shumë përpjekje për të rifituar truallin e tyre, që praktikisht iu mor me mashtrim. Por, ajo që edhe sot e kësaj dite njihet si “gropa e Hajdin Sejdisë” në fakt duhet të quhet gropa e Xhevdet Mazrekajt, pasiqë, duke qenë se Xhevdeti supozohej të qe eksperti i “Iliria Holding” në turizëm, si drejtues i një agjencie turistike, Sejdia ia besoi atij projektin “Sheraton”. Në promovimin e ndërtimit të “Sheratonit”, ose siç mund të thuhet me siguri në retrospektive 13 vjeçare, të “gropës Mazrekaj”. Në hapjen e gropës, u krye një ceremoni ku veç pushtetarëve folën edhe Sejdia dhe Mazrekaj.

Në këtë ceremoni mori pjesë dhe miku i Sejdisë dhe Mazrekajt, Abdi Baleta, që atëhere qe zgjedhur deputet i PD-së. Është e tepërt t’ i tregosh lexuesit për fatin e projektit “Sheraton”. Zbatimi i tij nuk eci përtej hapjes së gropës së madhe në qendër të Tiranës, e cila gropë është shndërruar në WC- në dhe bordellin në natyrë më të mëdha që nuk mund t’ i gjesh as në një kryeqytet afrikan. Në këtë “Sheraton” (në këtë rast për këtë fjalë duhen dy palë thonjëza) të vetmet “kameriere” që punojnë janë prostitutat e rangut te fundit. Në vitin 1998 Xhevdet Mazrekaj u nis të vinte në Tiranë, por u ndal në aeroportin e Rinasit dhe u kthye mbrapsht. Mazrekaj shkrojti tek “Bota Sot” se ai u pengua nga qeveria e Fatos Nanos të hynte në Shqipëri për shkak se ai është antikomuniste ka denoncuar lidhjet e qeverisë së majtë shqiptare me Serbinë dhe Greqinë. E vërteta është se Mazrekaj u kthye mbrapsht pasi e njoftuan se ish- pronarët e truallit ku qe hapur gropa e madhe, të cilët kishin marrë vesh për ardhjen e Mazrekajt në Shqipëri, ishin betuar ta merrnin peng dhe ta hidhnin brenda në gropë, duke mos e lënë të dilte që prej andej para se t’ u kthente pronën që u ishte marrë me mashtrim. Në korrik 1992 në Tiranë erdhi një hetues zviceran me një fletë arresti të lëshuar nga një gjykatë zvicerane në emër të Hajdin Sejdisë si dhe të Xhevdet Mazrekajt, i të cilët akuzoheshin për përfitime të arritura nga mashtrimet financiare të kryera në Zvicër.

Hajdin Sejdia u arrestua nga autoritet shqiptare dhe u ekstradua në Zvicër, ndërsa Xhevdet Mazrekaj, i cili akuzohej për gjëra më të vogla dhe që nuk kërkohej me aq ngulm nga autoritetet zvicerane, shpëtoi sepse Abdi Baleta, i cili në atë kohë qe një deputet me peshë i PD-së, ndërhyri energjikisht në favor të mikut të vet Mazrekaj tek autoritetet shqiptare, duke u bërë avokati i tij politikisht, por edhe juridikisht, pasi në atë kohë Baleta kishte marrë edhe licencën e avokatit. Kjo qe çështja e parë penale me të cilën u mor avokat Baleta. Thuhet se avokat Baleta ka paguar një shumë të mirë parash për llogari të Mazrekajt tek disa pushtetarë të kohës, që ky i fundit mos të ekstradohej. Pjesë e misioni të Sejdisë dhe Mazrekajt në Shqipëri në vitin 1991 ishte që tek shqiptarët e Republikës së Shqipërisë të krijohej një resentiment (urrejtje) për shqiptarët e Kosovës si mashtrues dhe kriminelë, sipas skemës të Sigurimit të Shtetit dhe të SDB-së serbe. Në fakt propaganda e sofistikuar dhe diabolike që sillet rreth sloganit “Ja se kush janë kosovarët” startoi dhe u ushqye së pari me bëmat e Hajdin Sejdisë dhe të Xhevdet Mazrekajt në Shqipëri në vitin 1991.

Xhevdet Mazrekaj, pasi i shpëtoi ekstradimit në Zvicër, shkoi në vendet e Lindjes së Mesme me një pasaportë falco nën emrin Ali Gurabardhi. Ai u shpëtoi shpejt problemeve me drejtësinë në Zvicër edhe për shkak se kunati i vet Hajdin Sejdia e mbrojti duke e marrë të gjithë fajin përsipër, për shkak se donte që dikush të vazhdonte punët për llogari të tij.

Kështu, në vitin 1993 Xhevdet Mazrekaj qe i lirë të kthehej në Zvicër. Në fillim të vitit 1996, ish-polici Xhevdet Mazrekaj, i cili pas arrestimit dhe dënimit të kunatit të vet pati kaluar një periudhë vështirësish të mëdha financiare doli befas si botuesi i një gazette të madhe dhe të përditshme shqiptare me titull “Bota Sot” me qendër në Zurich të Svicrës dhe me qarkullim në Europën Perëndimore, Kosovë, SHBA-të, Kanada etj.

Si i erdhi kjo ide Xhevdet Mazrekajt, i cili deri më atëherë jo vetëm që nuk ishte marrë kurrherë me gazetari (Sikur të përjashtojmë pjesmarrjen e tij në 1982 në keqtrajtimin e disa gazetarëve në Prishtinë kur qe polic), por që nuk heziton të pohojë se ai as që e lexon gazetën që boton?

Veç kësaj, ku i gjeti paratë Mazrekaj për të botuar një gazetë të përditshme që për nga cilësia teknike është e barabartë me cilëndo gazetë të madhe perëndimore dhe që ka po atë kosto për çdo kopje që kanë edhe gazetat e mëdha perëndimore, por që, ndryshe nga ato, jo vetëm që nuk është fitimprurëse, por del me humbje të madhe, pasi shitej dhe vazhdon të shitet nën kosto dhe të ardhurat nga reklama i ka irrelevante kur është fjala për mbulimin e defiçitit të vet? Të ardhurat që ka siguruar Xhevdeti nga bashkëpunimi me kunatin e vet nuk do të mjaftonin as për të mbuluar humbjet e një vitit të “Bota Sot”.

Atëhere, kush i mbulon shpenzimet gjigande të “Bota Sot” tash e disa vite?

Kush qendron pra, pas tre vëllezërve Mazrekaj, që paraqiten si pronarët e gazetës dhe që të tre së bashku kanë tre klasë shkollë, si dhe kanë lexuar dy libra?

Që t’ i përgjigjesh kësaj pyetjeje duhet të hysh thellë në botën e errët të “Bota Sot”, duke ndjekur fillin e misionit Mazrekaj.

Abdi Baleta është krijuesi i parë “Bota Sot” dhe Xhevdet Mazrekaj është veçse një puppet-string .

Në verën e vitit 1995, gjashtë muaj para se të delte gazeta “Bota Sot”, Baleta bëri një udhëtim në Riad të Arabisë Saudite së bashku me Xhevdet Mazrekaj. Në atë kohë Baleta tashmë qe afirmuar si kampioni zhurmëmadh i Islamizmit në politikën shqiptare, gjë për të cilën kishte fituar respektin dhe mbështetjen e qarqeve relevante në botën islamike, duke u bërë një interlocutor i rëndësishëm i tyre në hapësirën shqiptare.

Thuhet se : "Në vitin 1995 disa qarqe fundamentaliste në botën islamike, gjurmët e të cilave çonin tek Al-Qaeda e Bin Ladenit ishin të gatshme që të financonin hapjen e një gazete të madhe shqiptare, që do të mbronte çështjen islamike. Idea ishte që kjo gazetë të qe një mjet propagandë në shërbim kryesisht të Abdi Baletës, në mënyrë që ky dhe grupi i propagandistëve politikë islamikë i mbledhur rreth tij të kishin ku të shprehnin idetë e tyre dhe të polemizonin me cilindo që kundërshtonte orientimin islamik të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe krejt trevave shqiptare. Misioni i kësaj gazete do të ishte që të mbante gjallë dhe të potenconte frymën politike islamike tek shqiptarët kahdo që ndodheshin në botë. Për t’ u maskuar, gazeta do të paraqitej si e djathtë dhe nacionaliste.

Një tjetër arsye për të cilën bëhje kjo gjë ishte që e djathta shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar të identifikoheshin me Islamizmin, teori kjo që e kanë elaboruar gjerësisht Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj. Për këtë projekt Baleta dhe Mazrekaj morën aprovimin dhe të padronëve të tyre të vjetër t ëish-Sigurimit të Shtetit dhe të sherbimit sekret serb, pasi Partia Socialiste në Tiranë dhe regjimi i Beogradit, por edhe Athina e kuptonin mirë përfitimin që do të kishin në rast e djathta antikomuniste shqiptare si dhe nacionalizmi shqiptar paraqiteshin në Perëndim nën shenjën e fundamentalizmit islamik në faqet e gazetës më të madhe shqiptare me qarkullin të përditshëm në botë. Kështu, e majta shqiptare, Beogradi dhe Athina do të gjenin një argument shtesë për të mbështetur para Perëndimit tezën e tyre se shqiptarët janë fundamentalistë islamikë dhe se duan të krijojnë një bastion islamik në Europë, dukë ndërtuar “Shqipërinë e Madhe”.

Për financuesit e kësaj gazette, u gjet më konvenuese që kjo gazetë ta kishte qendrën në një vend perëndimor, në mënyrë që të ishte e mbrojtur dhe të bënte më tepër efekt tek lexuesit. Si qendër e gazetës u zgjodh Zvicra dhe Zurich-u dhe kjo nuk është një gjë e rastit. Shtetit zviceran, tregohet mjaft tolerant me radikalët islamikë për shkak se në bankat e tij janë depozituar shumë prej parave të tyre, duke përfshirë dhe ato të familjes së Bin Ladenit. Si njeriun në emrin e të cilit do të qe gazeta, Baleta propozoi Xhevdet Mazrekajn. Kandidatura e këtij u pranua pa vështirësi për shkak se ky i fundit kishte patur që më parë lidhje me qarqet fundamentaliste islamike, siç kam treguar më lart.

Me ndihmën e një banke zvicerane të kontrolluar nga fundamentalistët islamikë u ngrit një skemë e financimit të gazetës. Kështu u krijua gazeta “Bota Sot”. Gazeta “Bota Sot” nxjerr mesatarisht 120 mijë kopje në ditë, pra rreth 43, 8 milion kopje në vit. Shpenzimet e saj vjetore, duke inkluduar prodhimin, transportin, pagat e stafit, qiranë e ndërtesave të selisë dhe redaksive në botë, shpërblimin e bashkëpunëtorëve arrijnë në 15 milion USD në vit. Ndërsa nga shitja e gazetës (një pjesë e madhe e kopjeve dhurohen në diasporë dhe në xhamiat dhe teqet në Kosovë, FYROM etj.), si dhe të ardhurat irrelevante nga reklamat, nuk mbulohen më tepër se 50% e shpenzimeve. Kush e mbulon gjysmën tjetër të shpenzimeve, ose 7. 5 milion USD në vit, çka do të thotë se në 8 vite të ekzistencës është mbuluar defiçiti i gazetës në shumën 60 milion USD? Kuptohet që të vetmit që mund ta bënin këtë gjë janë “bamirësit” e Al-Qaida-s. Vetëm në sajë të kanaleve të financimit të tyre kjo gazetë me shpenzime kolosale vazhdon të mbijetojë prej 8 vitesh. Që Baleta ka pasur dorë në nxjerrjen e gazetës “Bota Sot” kuptohet dhe prej fatit se pak kohë para se të delte numri i parë i “Bota Sot”, Baleta filloi të nxirrte në Tiranë gazetën “Rimëkëmbja” e cila shpejt do të shndërrohej në aneks të gazetës “Bota Sot”, duke qenë se tek “Rimëkëmbja” ribotohen shkrimet analitike që botohen tek “Bota Sot”. Pra, “Rimëkëmbja” praktikisht kompenson mungesën e “Bota Sot” në Republikën e Shqipërisë. Baleta nuk u shfaq që në fillim tek “Bota Sot” dhe kjo u bë sipas një plani të paramendur.

Në mënyrë që gazeta most ë kishte probleme në fillimet e saj dhe derisa të konsolidohej u gjet opportune që Baleta në fillim most ë botonte shkrime atje, pasi ai njihej botërisht si një fundamentalist islamik. Krijuesit e gazetës madje në fillim, dinakërisht deshën të japin përshtypjen sikur ata do të afronin praën gazetës intelektualë me prirje antiislamike. Kështu drejtor i gazetës u bë Teki Dervishi, një shkrimtar që ishte shprehur për konvertimin e shqiptarëve nga muslimanë në kristianë. Shef i redaksisë së Tiranës u bë poeti katolik Agim Doçi. Por ky qe vetëm një dekor fillestar. Një vit pas daljes së numrit të parë të gazetës Baleta filloi të shkruajë shumë shpesh në të, praktikisht çdo ditë, çka e ktheu gazetën “Bota Sot” në “Bota Baleta”. Bashkë me Baletën në faqet e gazetës u dyndën dhe propagandistët islamikë radikalë nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora shqiptare në Perëndim. Që në vitin 1997 Baleta u bë shef i redaksisë së rëndësishme të Tiranës nga ku gazetës i vijnë thuajse të gjitha analizat.

Që prej asaj kohe Baleta ka punuar për largimin nga gazeta të të gjithë atyre analistëve të Tiranës që shkruanin tek “Bota Sot” dhe që nuk kishin një frymë islamike. Praktikisht sot redaksia e Tiranës e “Bota Sot” ka si bashkëpunëtorë vetëm entourage islamike të Baletës tek “Rimëkëmbja”. Redaksia e “Bota Sot” në Tiranë është bërë kanali me të cilin Baleta dhe entouragë e vet e gazetarëve islamikë në Tiranë financohen nga Al-Qaeda. Baleta paguhet 2000 USD në muaj si shef i redaksisë, ndërsa merr edhe 1000 USD të tjera si honorare për shkrimet e veta të shpeshta. Selia e redaksisë së “Bota Sot” në Tiranë mund të konsiderohet si selia e celulës së Al-Qaeda në Tiranë. Baleta, me t’ u shfaqur tek “Bota Sot” me artikujt e vet, i dha kësaj gazete një frymë të theksuar islamike. Në faqet e kësaj gazete, Baleta, i ndihmuar dhe nga leitnanti i vet Feraj paraqiti paradigmën e vet se feja islamike është boshti i shpirtit nacional të shqiptarëve, se kombi shqiptar duhet të orientohet nga bota islamike, duke e refuzuar Perëndimin si armik, se organizimi shtetëror, politik, social, kultural i shqiptarëve duhet të bazohet mbi Islamin, se duhet të ndërtohet një bosht islamik Tiranë- Prishtinë-Tetovë-Sarajevë etj. Këtë gazetë Baleta e ktheu në një tribunë të terrorizmit islamik dhe të antisemitizmit, ku merren në mbrojtje talebanët, Al-Qaeda, kamikazët palestinezë, Hamasi etj. Për këto gjëra kam shkruar hollësisht në librin tim “Nacional-islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj”, duke sjellë citime të shumta nga artikujt dhe librat e Baletës (në fakt librat e tij janë përmbledhje artikujsh) dhe nuk është vendi që të zgjatem këtu.

Gjatë luftës së Kosovës Baleta, duke ndjekur misionin e tij, u bëri thirrje të hapur shqiptarëve të Kosovës që të bëjnë luftë të shenjtë islamike, Xhihad, siç e kam treguar me citim në librin tim. Baleta e kontrollon “Bota Sot” me “dorë të hekurt” si një diktator i vërtetë. Kjo gjë u provua në vitin 2000 kur pati një përplasje mes Baletës dhe drejtorit të gazetës, Teki Dervishi. Dervishi qe kundër frymës radikale dhe agresive islamike që Baleta po i jepte gazetës.

Por Xhevdet Mazrekaj mbajti anën e Baletës, edhe pse Dervishi publikisht njihej si ideuesi dhe themeluesi i gazetës. Dervishi në shenjë proteste dha dorëheqjen nga posti i drejtorit.

Kështu u përgënjeshtrua përralla që kishte treguar Mazrekaj se ideja për hapjen e gazetës qe e Dervishit dhe ai e mbështeti atë. Në fakt ky është një rast nga manuali sesi shërbimet sekrete manipulojnë një njeri pa qenë ai i vetëdijshëm për këtë gjë pasi Mazrekaj shkoi tek Dervishi me paramendim për ta ndihmuar Dervishin të hapte një gazetë, të cilin Mazrekaj donte ta përdorte për qëllime për të cilat Dervishit as që i shkonte mendja.

Sesi e kishin manipuluar Dervishi e kuptoi veç kur humbi duelin me Baletën. Në rast se Dervishit i bie rasti të lexojë këtë artikull ai do të kuptojë dhe shumë gjëra të tjera, sesi e kanë përdorur si Van der Lube-n. Unë personalisht u afrova tek “Bota Sot” në fillim të vitit 2000 me ftesën e Teki Dervishit dhe u largova nga kjo gazetë Brenda vitit, i tronditur nga largimi i Teki Dervishit po atë vit. Tashmë prej kësaj gazette është larguar praktikisht çdo analist dhe komentator që nuk ka bindje radikale islamike. Baleta e ka kthyer gazetën “Bota Sot” në organ të Al-Qaeda-s. Kjo është e vërteta e “Bota Sot”, e gazetes qe, sidomos ne epoken e pas 11 shtatorit 2001 eshte kthyer ne rrezik nacional per shqiptaret ne te dy anet e kufirit, pasi i stigmatizon ata si fundamentaliste islamike.(Kastriot Myftaraj).


Edhe pronari i “Kosovares” Gani Dili ankohet në “Bota Sot”



Pronari i njërës prej revistave më tradicionale në Kosovë, “Kosovarja” po ashtu ka reaguar ndaj pronarit të Bota Sot, Xhevdet Mazrekaj, që sipas tij ka përvetesuar edicionin e kësaj reviste që botohet jashtë Kosovës por edhe brenda saj duke botuar revistën fals me të njëjtin titull.

Më poshtë po e sjellim reagimin e Gani Dilit

Dallaveret e pronarit të gazetës “Bota Sot”

Deri kur më Xhevdet Mazreku?

Në portalin e gazetës “Ekspress” lexova shkrimin e kolegut Bajrush Morina, i cili njoftoi opinionin se e përditshmja “Bota sot”, edicioni në Kosovë, falimenton.

Nuk më habiti kjo, as që ndjeva keqardhje për këtë falimentim të kësaj gazete, sa për gjithë ata kolegë, të cilët me vite punuan e kontribuuan për këtë gazetë.

Se pronari i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazreku, është dallaveraxhi, matrapaz i paskrupullt, mashtrues i pashoq, dëshmon edhe sjellja dhe veprimi me revistën “Kosovarja”, revistë kjo me traditën më të gjatë në trojet shqiptare.

Për matrapazllëkun e Xhevdet Mazrekut kemi shkruar jo pak në revistën tonë dhe i kemi njoftuar edhe mediumet tjera. Me kohë kemi njoftuar opinionin se revista “Kosovarja”, e cila botohet në diasporë, nuk është origjinale, e stafit të “Kosovares” së Prishtinës, por është revistë false, revistë të cilën Mazreku po përpiqet ta përvetësojë si të veten.

Për sqarim: Me Xhevdet Mazrekun, pronarin e së përditshmes “Bota sot” e kemi pasur një kontratë bashkëpunimi me afat pesëvjeçar, për botimin e “Kosovares” në diasporë. Fillimi shkoi mirë, por pas dy vitesh ai nisi t’i vonojë pagesat, aq sa një vit para se të skadojë afati i kontratës mbeti borxh 41.850 euro, për çka ia dërgova një letër, përmes së cilës ia bëra me dije se po qe se nuk e paguan borxhin do e ndërpres bashkëpunimin dhe do t’ia ndaloj botimin e revistës në diasporë.

Por, çfarë idotësie ndodhi? Ai numrin e fundit, të cilin ia kemi pas dërguar, e botoi duke i fshirë emrat e stafit tonë, madje dhe timin si botues e kryeredaktor dhe e qet emrin e vet! Të gjitha shkrimet e atij numri janë nga stafi im.

E, çka të thuhet për këtë? Xhevdet Mazreku pas kësaj paturpësie, dallavereje e ndërroi emrin e kompanisë, nga “Bota sot GmbH”, në “Mazrekaj Media”. Është për t’u çuditur se si institucionet zvicerane e kanë lejuar një gjë të tillë! Këtë, me siguri, e ka bërë që kompania e tij e regjistruar në fillim në emër të Xhevdet Mazrekut t’i ikë tatimit shtetëror. Kalon nga emri i tij në emrin e babës, Ibrahim Mazrekut, pastaj në emrin vëllait, Xhevat Mazrekut dhe, së fundi, në emrin e djalit, Alban Mazrekut.

Dhe ai, Xhevdet Mazreku, nuk ndalet me kaq. Në gusht të këtij viti e sjellë dhe e fut në mënyrë ilegale “Kosovaren” e diasporës në Kosovë, për çka organet e institucioneve tona informohen dhe e ndalojnë shitjen e mëtejme të saj, duke i ngritur padi në Prokurori, në Departamentin për Krime të Rënda të Kosovës.

Vlen të përmendet edhe kjo: Ai nga janari i vitit 2013 e boton dhe e distribuon “Kosovaren” fals në Evropë. Për këtë padia është e gatshme me të gjitha faktet, dëshmitë dhe do i bëhet në Cyrih.

*****

Janë edhe disa fakte, nga të shumtat, të cilat dëshmojnë se kush është Xhevdet Mazreku:

Se veten e ka bërë botues dhe kryeredaktor të një reviste me traditën më të gjatë në Kosovë dhe që dihet se nga viti ‘92 botues e kryeredaktor është Gani Dili;


Se në institucionin e regjistrimit në Kantonin e Cyrihut ka regjistruar e fshirë disa herë emrin e pronarit;


Se avokatit tim i shkruan se nuk është pronar i Kompanisë “Bota sot GmbH”, ndërsa tash, pas skandalit me Bajrush Morinën, del publikisht se është i pari dhe i vetmi pronar i gazetës “Bota sot”;


Se Xhevdet Mazreku nga Departamenti për Krime të Rënda Ekonomike është paditur në Prokurorinë Themelore të Shtetit për vepër të kundërligjshme, kallëzim penal, me shkasin se e ka futur revistën fals “Kosovarja” në Kosovë, duke i shkaktuar dëm të madh revistës origjinale “Kosovarja”.


Se Xhevdet Mazreku në diasporë e nxjerrë revistën fals me logo të “Kosovares”, kurse në Kosovë të njëjtat materiale i boton me logon “Femra”, revistë kjo ilegale në Kosovë.
Prandaj, ia bëj me dije Xhevdet Mazrekut se malli i huaj kurrë nuk bëhet yti, thotë një fjalë popullore.


Gani Dili, botues i revistës “Kosovarja”

SHITET GAZETA “BOTA SOT” – NË LONDËR PROCES I HAPUR GJYQËSOR KUNDËR XH. MAZREKAJT DHE S. BUÇPAPAJT -


Media Printi i Ibrahim Mazrekajt është pronare e re e të përditshmes Bota Sot. Ish pronari Xhevdet Mazrekaj dhe kryeredaktori i Bota sot janë paditur në gjykatën e lartë të drejtësisë në Londër për shpifje. Xhevdet Mazrekaj pohon se shitja e gazetës nuk ka të bëjë asgjë me gjykimin e tij.

Prishtinë, 19 maj—2006


*****

E përditshmja ”Bota Sot” është shitur nga pronari i saj Xhevdet Mazrekaj. Shitja e kësaj të përditshme është bërë me 1 maj të këtij viti. Gazeta “Bota Sot” i është shitur kompanisë kosovare “Media Print”, pronar e së cilës është Ibrahim Mazrekaj.

Ky njoftim është bërë për herë të parë i ditur në dëshminë që ka dhënë Xhevdet Mazrekaj në gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër, ku Bota sot është akuzuar për shpifje.

Në korrik të vitit të kaluar kjo e përditshme e kishte publikuar një artikull, ku Muhamed Veliu, gazetar dhe bashkëpunëtor i gazetës “Express” akuzohej për lidhje me terroristët fundamentalist islamik, për spiun të shtetit shqiptar dhe shtetit britanik.

Pas publikimit të artikullit në të përditshmen Bota Sot, Muhamet Veliu, korrespodent nga Londra kishte paditur "Bota Sot" në gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër.

Procesi gjyqësor është ende duke vazhduar.

Ndërkohë, para se të fillonte ky proces, pronari i të përditshmes “Bota Sot”, Xhevdet Mazrekaj ia kishte shitur këtë gazetë kompanisë “Media Print”.
Sipas dëshmisë që ka dhënë Mazreku gjykatës së lartë të drejtësisë në Londër, shitja e gazetës nuk lidhet me procesin gjyqësorë kundër tij.
"Deri më datën 1 maj 2006 kam qenë pronar i gazetës ditore, “Bota Sot”. Më 1 maj 2006 e drejta e gazetës iu shit kompanisë kosovare “Media Print”. Arsyet e shitjes nuk kanë të bëjnë me padinë e tanishme", thotë Xhevdet Mazrekaj.

Mazrekaj, ndonëse ishte pronar në kohen e publikimit të artikullit, ai mohohen të ketë pasur lidhje me përmbajtjen e artikullit.
"Megjithëse isha akoma pronar i Bota Sot kur u botua ky artikull, unë asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë rregullisht në aktivitetin e përditshëm të kësaj ditoreje. Kontrolli editorial ka qenë përgjegjësi e Kryeredaktorit i cili po ashtu ndodhet me seli në Zvicër. Redaktori i gazetës gjendet në Prishtinë, por një i tillë është edhe në Zvicër. Këta redaktorë i raportojnë Kryeredaktorit. Unë nuk kam qasje çdo ditë në artikujt që selektohen apo përgatiten për botim", ka deklaruar Mazrekaj para gjyqtarëve.

Në kohën kur është botuar artikulli, kryeredaktor ka qenë Skender Buçpapaj i cili është i padituri i dytë në këtë padi.

"Kontrata e Buçpapaj me Bota Sot është prishur, kështu që me sa e di unë kontrata e tij skadon në qershor. Dëshiroj të fillojë duke potencuar kategorikisht se unë nuk kisha kurrfarë dijenie për këtë artikull e as që isha i përfshirë në shkrimin e këtij artikulli para botimit të tij", ka thënë Mazrekaj duke shtuar se në kohën kur artikulli ishte botuar ai ishte në pushime së bashku me fëmijët e tij në male.

Mazrekaj në dëshminë e tij është paraqitur i pafajshëm, përderisa përgjegjësinë e publikimit të artikullit ia ka hedhë të tjerëve.
"Mua askush nuk më kishte pyetur rreth këtij artikulli para se ai të botohej, nuk mu tregua as-një ekzemplar dhe nuk isha aspak në dijeni për vendimin që ishte marrë për përfshirjen e artikullit", ka pohuar ai.

Për herë të parë për artikullin i cili ishte shkruar kundër Muhamet Veliut ishte njoftuar kur stafi i gazetës ia kishte dërguar disa kopje të artikullit nga hetuesit e London Messers Carter Ruck.

"Para se të ngarkohem më këtë padi, unë nuk kisha kurrfarë dijenie për ligjin anglez të shpifjes. Mirëpo nga ajo çfarë kam mësuar gjatë procedurës së kësaj padie, ligji anglez mbi shpifjen, sipas meje, ndryshon shumë nga ligji relevant mbi botimin i cili zbatohet në Kosovë dhe në Zvicër. Në Kosovë, seancat gjyqësore zgjasin jashtëzakonisht shumë, zakonisht disa vite, andaj shpejtësia me të cilën kjo padi ka ecur më befason së tepërmi", ka deklaruar Mazrekaj gjykatës së lartë në Londër.
Image result for kush ËshtË xhevdet Mazrekaj
Artikulli në fjalë duket të jetë shkruar diku në qershor të vitit 2005 menjëherë pas shpërthimeve në Londër nga Rudolf Marku, shtetas shqiptar, me banim në Londër.
Ky artikull ishte shkruar me pseudonimin "Jennefer Partosh" të cilën as vetë Mazrekaj nuk e një fare.

Ai thotë se Marku është një burim i besueshëm i “Bota Sot” dhe një poet dhe ish diplomat që sipas tij gëzon një respekt në Londër.

"Marku ka kontribuar me materiale në Bota Sot dhe është konsideruar një burim i respektuar dhe autoritativ i materialeve që kanë të bëjnë me Britaninë dhe Evropën perëndimore. Nuk besoj që po të kishte qenë i informuar stafi editorial se Jennefer Partosh nuk ekzistonte, apo se ky artikull përmbante pohime të pavërteta, ata do ta botonin atë. Mund ta garantoj Gjykatën se po të isha i njoftuar paraprakisht për artikullin do të bëja çdo gjë brenda kompetencave të mia që ky artikull fillimisht të verifikohej", ka shtuar ai.
Ndëraq, Muhamet Veliu nuk e quan këtë proces si një hakmarrje, por e shikon atë si të vetmen rrugë për të vënë në vend, dinjitetin e tij të nëpërkëmbur nga kjo gazetë.

Muhamed Veliu shprehë optimizëm të plotë për suksesit të këtij rasti gjyqësor. Interesim për vendimin gjyqësor ka shprehur komuniteti shqiptar në Britani të Madhe dhe disa media britanike. Mbetet që më 24 maj të shihet se cili do të jetë vendimi që do të nxjerrë gjykata për rastin e parë të gjykimit të një gazete shqiptare nën juridiksionin britanik.


Falimenton "Bota sot", stafi disa muaj pa paga do rihapë vetë gazetën

Grindja për pagat e pamarra që prej 6 muajsh ka detyruar stafin e gazetës “Bota Sot” edicioni në Kosovë, që të mos dalë me asnjë numër qysh pas Vitit të Ri.

Megjithatë dy pronarët e gazetës, Xhevdet dhe Xhevat Mazreku bënë diçka, që i irritoi punëtorët e kësaj gazete në Kosovë.

Ata të dy nxorën sot në shitje numrin e gazetës që botohet për diasporë. Stafi i habitur pa se nëpër dyqane ka dalë në shitje gazeta që shtypet për diasporën.

Këtë veprim e ka quajtur ilegal kryeredaktori i gazetës Bajrush Morina. Sipas tij gazeta që ka dalë në treg sot është totalisht ilegale, pasi ajo botohet jashtë shtetit dhe nuk paguan asnjë tatim për Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas tij, 'Bota sot" me pronar Xhevat Mazrekajn nuk kanë të nënshkruar kontrata të punës me gazetarët, nuk paguajnë tatimet e obligueshem ligjore në Administratën Tatimore të Kosovës, nuk paguajnë tatime në të ardhura për anëtarët e redaksisë dhe si të tillë, ata nuk kanë kryer dhe nuk kryejnë asnjë obligim ndaj shtetit të Kosovës.

Morina në një letër drejtuar lexuesve premton se stafi i redaksisë në Prishtinë për pak ditë do të nxjerrë gazetën e re dhe të vërtetë “Bota sot” në Kosovë "në të cilën do të vazhdojmë të ruajmë konceptin dhe frymën rugoviane dhe gjithashtu do të çjerrim maskën për të parë fytyrën e vërtetë të vëllezërve Mazrekaj".

REAGIMI I  ISH KRYEREDAKTORIT IDRIZ MORINA:



Në fillim të këtij viti për pak ditë ju kemi munguar në komunikimin tonë të përditshëm dhe unë si kryeredaktor i gazetës “Bota sot” të edicionit të Kosovës, po e ndiej obligim moral e profesional t'ju shpjegoj arsyet e mungesës së gazetës “Bota sot” në fillim të këtij viti.

Anëtarët e redaksisë së gazetës “Bota sot” në vitet e para të pasluftës kanë qenë më të paguarit dhe më të privilegjuarit krahasuar me kolegët e tjerë të mediave të tjera të shkruara në Kosovë. Por, deri në fund të vitit 2003 gazeta “Bota sot” ka qenë ndër mediumet me tirazhin më të madh në Kosovë. Madje në vitet 2000, 2001, 2002 kemi pasur dyfishin e tirazhit të të gjitha gazetave që botoheshin në Kosovë. Kemi qenë redaksia me numrin më të madh të të punësuarve që ka kaluar numrin prej 100 të punësuarve.

Këto kanë qenë vitet e arta të gazetës por edhe vitet e sfidave të ekipit të gazetës në Prishtinë, sfida që janë përcjellë me kërcënime, shantazhe e madje edhe vrasje, të kolegut tonë Bekim Kstratit. Kanë qenë sfida edhe të përballjes me administratën e burokratizuar të UNMIK-ut, me dënime drakonike të shqiptuara ndaj gazetës “Bota sot” për shkak të shkrimeve të botuara në atë kohë, përmbajtja e të cilave ka qenë kryesisht kundër krimit të organizuar në Kosovë gjatë luftës nga regjimi serb dhe pas luftës nga elementë të nëntokës së krimit të organizuar në Kosovë.

Por “vitet e arta” të gazetës “Bota sot” filluan të zbehen, të nxihen, të shuhen. Kjo tatëpjetë u bë jo me fajin e anëtarëve të redaksisë së gazetës “Bota sot” në Prishtinë por me keqmenaxhimin dhe ndërhyrjet e botuesit të gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekajt.

U larguan gazetarë dhe bashkëpunëtorët e gazetës me urdhra të Xhevdet Mazrekajt, u zvogëlua ekipi, u zvogëluan pagat dhe më pas filloi edhe vonimi i pagesës së pagave. Në ndërkohë, një pjesë e madhe e anëtarëve të redaksisë u larguan demonstrativisht nga gazeta “Bota sot” të revoltuar për mungesë të pagave dhe për mungesë të kontratave të punës.

Të revoltuarit, disa prej të cilëve sot janë pjesë e redaksisë së gazetës “Bota sot” të edicionit të diasporës, madje kërkuan të drejtat e tyre edhe përmes padive në gjykatë kundër Xhevdet Mazrekajt.

Mungesa e kontratave të punës dhe mospagesa e kontributeve financiare ndaj shtetit të Kosovës e detyroi Administratën Tatimore të Kosovës që në vitin 2006 t’ia vërë dryrin gazetës “Bota sot”.

Mungesa për disa muaj në treg e gazetës “Bota sot” në Kosovë shënoi edhe rënien “për tokë” të kësaj gazetë. Lexuesit u “pajtuan” me fatin e gazetës, ndërkaq ribotimi i saj nuk solli edhe rikthimin e saj me përmbajtje të dikurshme.

Gazeta u “sorollat” herë andej e herë këndej, pa një koncept të qartë dhe pa një përmbajtje të caktuar.

Mosmarrëveshjet në mes të vëllezërve Mazrekaj, Xhevdet e Xhevat Mazrekajt shkaktuan edhe ndarjen e gazetës dhe të redaksisë në dy copë apo në dy edicione, në edicionin e diasporës dhe në atë të Kosovës. Botues i gazetës në diasporë mbeti Xhevdet Mazrekaj ndërkaq “de jure” dhe “de facto” menaxhimin e gazetës në Kosovë e mori Xhevat Mazrekaj. Ndarja e interesit personal biznesor në mes të vëllezërve Mazrekaj shkaktoi edhe ndarjen e ekipit të redaksisë së gazetës “Bota sot” në Prishtinë. Pjesa dërmuese e anëtarëve të redaksisë vazhdoi punën në edicionin e Kosovës, ndërkaq disa kaluan në edicionin e diasporës.

Gazeta ka vazhduar të botohet në dy edicione, me përmbajte të ndryshme, por pak a shumë me koncept të përafërt.

Por edhe redaksinë e gazetës së diasporës por edhe në redaksinë e gazetës së edicionit të Kosovës herë pas here janë shfaqur pakënaqësi të gazetarëve dhe të ekipit të redaksisë për mungesë të kontratave të punës, për mungesë të pagesës së pagave me rregull, për vonesë disamuajshe të marrjes së pagave, për mungesë të pagesës së kontributeve të anëtarëve të dy redaksive dhe pë trajtim jo profesional të dy botuesve ndaj anëtarëve të dy redaksive. Edhe nga redaksia e diasporës por më shumë nga redaksia e Kosovës janë larguar një numër i madh i gazetarëve duke mos gjetur hapësirë dhe kushte për punë. Shumica e këtyre gazetarëve, për të mos thënë të gjithë prej tyre janë larguar të zhgënjyer nga trajtimi i tyre nga të dy botuesit e dy edicioneve.

Ndarja e redaksisë në dy edicione shkaktoi edhe mbetjen borxh të pagave prej 6 apo 7 muajsh ndërkaq “arsyetimet” e dy botuesve ishin se “ato paga ua ka borxh Xhevdeti” apo se “ato paga ua ka borxh Xhevati!” E në fakt si Xhevdeti si Xhevati ishin vëllezër dhe pronarë të gazetës “Bota sot” në ndërkohë ne që mbetëm pa 6 apo 7 muaj pa paga kishim punuar në gazetën “Bota sot” të Xhevdetit apo të Xhevatit!

Pas një konsolidimi të përkohshëm, botimi i gazetës ka vazhduar në dy edicionet, në ndërkohë që “lufta” e brendshme në mes të vëllezërve Xhevdet e Xhevat Mazrekaj ka vazhduar në format e tyre, përfshirë edhe kërcënimet përmes procedurave gjyqësore.

Por ky konsolidim ka ardhë duke u përkeqësuar sidomos në redaksinë e gazetës në Kosovë. Keqmenaxhimi i fondit të gazetës, shkaktoi reduktimin minimal të stafit, ndërkaq mungesa e trajtimit juridik e profesional të anëtarëve të redaksisë shpërtheu në fund të vitit 2013.

Botuesi i gazetës në Kosovë Xhevat Mazrekaj gjatë viteve të fundit filloi t’i vonojë dhe t’i zvogëlojë pagat. E shpiku metodën e “ngrirjes së pagave” me arsyetimin se kur të konsolidohet gazeta do të paguhen ato paga “të ngrira”.

Por konsolidimi i gazetës kurrë nuk ndodhi. Madje ndodhi përkeqësimi i saj. Ne anëtarët e redaksisë së edicionit të Kosovës e kemi shtyrë “bjeshkën me gjoks” duke besuar se “një ditë do të bëhet mirë” dhe duke punuar disa herë më shumë vetëm për të mbijetuar gazeta. Ne punonim me vëllim e orar të shtuar e Xhevat Mazrekaj shpenzonte pa kontroll mundin dhe djersën tonë. Vonoheshin pagat. Sot është e vërtetë e dhimbshme të thuhet se shumica e gazetarëve të gazetës “Bota sot” të edicionit të Kosovës e kanë marrë rrogën e fundit të muajit korrik.

Në tre muajt e fundit u vonuan edhe më shumë pagat. Xhevat Mazrekaj rrinte me familje në Zyrih të Zvicrës ndërsa ne prisnim dhe shpresonim se një ditë do t’i merrnim pagat. Nuk dihej se a do t’i merrin më fillim, në mes apo në fund të muajit.

Revolta e gazetarëve dhe e gjithë anëtarëve të redaksisë së gazetës “Bota sot” të edicionit të Kosovës sa vinte e shtohej.

Ishte premtimi gojor përmes telefonit nga Xhevat Mazrekaj se pak ditë para Vitit të Ri, bile së fundi më 31 dhjetor do të na japë nga një pagë, që edhe ne, si gjithë njerëzimi dhe si ai vetë me familjen e tij, ta kremtojmë Vitin e Ri. Por pritja ishte e kotë. Xhevat Mazrekaj bile as që përgjigjej në thirrjet tona telefonike.

Të revoltuar nga ky trajtim jo njerëzor, ne anëtarët e redaksisë në Prishtinë, vendosëm që të mos përgatisim për botim asnjë numër të gazetës, pa marrë një përgjigje, një premtim së paku gojor nga Xhevat Mazrekaj. Ai nuk lajmërohej dhe ne nuk ia nisëm punës.

Arsyet ishin edhe të tjerat, përveç mungesës dhe vonesës së pagave.

Xhevat Mazrekaj dhe “Bota sot” në Kosovë nuk ofroi me asnjë prej anëtarëve të redaksisë kontratë të rregullta dhe të përhershme të punës. Ato ishin formale dhe në kohëzgjatje prej 3 muajsh. Ai është ndëshkuar në fund të vitit të kaluar nga një vendim gjykate me bllokim të xhirollogarisë pas ankesës së Inspektoratit të punës së MPMQ-së.

Xhevat Mazrekaj dhe “Bota sot” në Kosovë nuk vazhdoi të paguante rregullisht kontributet e detyrueshme financiare ndaj anëtarëve të redaksisë dhe ndaj shtetit të Kosovës.

Xhevat Mazrekaj dhe “Bota sot” në Kosovë vazhdoi punën pothuaja ilegalisht duke dëmtuar anëtarët e redaksisë dhe duke i injoruar obligimet financiare ndaj shtetit të Kosovës.

Gazeta “Bota sot” e 6 janarit 2014 gazetë ilegale

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot” dhe të nderuar kolegë gazetarë!

Sot më 6 janar ka dalë në treg një gazetë ilegale me emrin “Bota sot”. Kjo gazetë me përmbajtje të edicionit të perëndimit është gazetë ilegale në Kosovë për këto arsye:

Ne stafi i redaksisë në Prishtinë nuk jemi autorë të kësaj gazete!

Adresa juridike e gazetës gjendet në Zyrih e jo në Kosovë
Redaksia e edicionit të diasporës është e panjohur, është ilegale dhe nuk ka adresë të veprimtarisë së vet.

Kolegët tanë që kanë përgatitur këtë numër tash e dy vjet punojnë ilegalisht, pa fajin e tyre!

Kompania që ka botuar këtë gazetë me pronar Xhevdet Mazrekajn, njësoj si kompania Sh.P.K. Bota sot me pronar Xhevat Mazrekajn nuk kanë të nënshkruar kontrata të punës me gazetarët, nuk paguajnë tatimet e obligueshem ligjore në Administratën Tatimore të Kosovës, nuk paguajnë tatime në të ardhura për anëtarët e redaksisë dhe si të tillë, ata nuk kanë kryer dhe nuk kryejnë asnjë obligim ndaj shtetit të Kosovës.

Me këtë rast ne ftojmë

Inspektorët e Punës të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të kërkojnë selinë e kësaj gazetë që gjendet në afërsi të NLB Prishtina në rrugën Rexhep Luci (në një banesë private) që të kërkojnë kontratat e punës nga të punësuarit apo me një fjalë që të ndërmarrin veprime juridike kundër kësaj kompanie ilegale me adresë në Zyrih

Kërkojmë nga Administrata Tatimore e Kosovës që të ndërmarrë masa juridike kundër kompanisë ilegale në Kosovë,

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të ndalojnë shpërndarjen ilegale të kësaj gazete,

Kërkojmë nga kompanitë e distribuimit që të mos bëjnë shpërndarjen e kësaj gazete ilegale.

Njoftojmë lexuesit e gazetës “Bota sot” se ne stafi i redaksisë në Prishtinë për pak ditë do të nxjerrim gazetën e re dhe të vërtetë “Bota sot” në Kosovë në të cilën gazetë do të vazhdojmë të ruajmë konceptin dhe frymën rugoviane dhe gjithashtu do të çjerrim maskën për të parë fytyrën e vërtetë të vëllezërve Mazrekaj, Xhevdet Mazrekjat, ish-policit të Jugosllavisë dhe dhëndrrit të Greqisë dhe Xhevat Mazrekajt, matrapazit i cili tradhtoi gjithë stafin e gazetës në Prishtinë duke ikur në Zyrih. -


..E kujt ishte ideja që unë të botoj një gazetë të pavarur? Ata që tash thonë se ishin ideatorë, atëherë ishin skeptikë, me pyesnin me habi: si mund të ekzistojë një gazetë e pavarur përballë asaj zyrtare (asohere mediat në Kosovë ishin "shoqërore", e jo private)? Ata nuk besonin se ishte e mundur të botohej një gazetë e pavarur, prandaj me këshillonin të investoja të botohej në Perëndim ndonjëri nga titujt që botoheshin asokohe në Kosovë. Kishte ide të ndryshme, por asnjëra nuk preferonte botim të një gazete të pavarur, sepse kujtonin se kjo do të ishte konkurrente joparimore politikisht ndaj "sistemit të njëshit" (një gazetë e përditshme, një teatër, një shtëpi botuese). M’u desh të vendos vetë, me guxim. Guximi është më i fuqishëm se arma në duart e frikacakut, ndaj nuk kisha drojë se do të më keqkuptojnë, ose edhe nëse ndodh kjo (siç ndodhi), keqkuptimi nuk do të zgjaste shumë kohë. Qëllimin e kisha të sinqertë, dhe dihet se nëse vepron sinqerisht të del më mirë sesa të kalkulosh strategji të ndryshme në bazë të interesave thjesht politike.

Dhe mbeta vetëm. Një vit vetmi dhe sakrificë (jo vetëm materiale) ishte viti më trishtues i jetës sime, bankrotimi total, por kur "Bota sot", pas një vit botimi, e fitoi opinionin e diasporës në të gjitha shtetet perëndimore dhe në SHBA, si dhe arriti tirazh të mëdha që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në mediat shqiptare, atëherë ofroheshin të gjithë që u bindën se mund ta riformatizojnë "pak më mirë" fizionominë e gazetës, sipas qejfit të tyre. Vinin e shkonin, varësisht sa kohë u duhej të bindeshin se "Bota sot" nuk do ta ndryshojë asnjëherë fizionominë e saj kombëtare. Dhe këto "ardhje-vajtje" nuk flasin mirë për nivelin e asohershëm të të kuptuarit të pluralizmit demokratik, i cili nuk e përjashton nacionalizmin (siç e përjashtonte komunizmi). Edhe sot nacionalizmin e shohin si primitivizëm, sidomos nëse sot pas 15 vjetëve rikujtoj refuzimet politike kundër "Botës sot", rikujtoj kundërshtitë publike (atentatet në redaksinë e Cyrihut, vrasjet e gazetarëve në Prishtinë). Ishin ata ajo pjesë e eminencës arriviste, e cila asohere nuk besonte në mediat që nuk janë zyrtare-shoqërore a shtetërore, kurse sot, po ata, pretendojnë të bëhet reprezentues dhe zëdhënës të pavarësisë së medias në Kosovë, madje nuk pushojnë ende ta prejudikojnë "Botën sot" si "një gazetë partiake (të LDK-së)". Sa është partiake, apo e pavarur "Bota sot", flasin faktet se unë, si botues i saj, dhe i gjithë stafi profesionist i saj, nuk i takojmë asnjë partie politike, ose asnjë posti të administrimit shtetëror. Këtë fakt e kam apostrofuar në impresiumin -kombëtare- që do të thotë –jopartiake - që në numrin e parë të botimit të gazetës.

"Bota sot" që nga dita e daljes e deri sot ka qenë dhe ka mbetur media e vetme e pavarur shqiptare (edhe në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët). Por pse edhe deri sot ende nuk ka media të tjera të pavarura? Fatkeqësi quhet ajo eminenca që dikur refuzonte pavarësinë e medias (dhe bënte intriga politike kundër botimit të "Botës sot"), po ajo eminencë as sot ende nuk ka arritur ta demokratizojë fizionominë e medias të cilën e udhëheq dhe nuk po mund të çlirojë median e saj nga varësia politike e donatorëve të saj ndërkombëtarë, ose të mafies ekonomike në Kosovë. Ajo media arriti ta indoktrinojë (përkohësisht) kosovarizmin kundër shqiptarizmit në Kosovë.

"Bota sot" ka arritur tirazhe shumë të mëdha në të gjitha vendet perëndimore, por erupsioni fushator i strukturave antikombëtare nuk ka lënë mjet propagandistik ose denoncim institucional pa përdorur kundër "Botës sot" që kishte arritur të pranohet nga i tërë kombi shqiptar si një medie që nuk mbron interesa koniunkturale politike, por mbron çështjen kombëtare, me aq sa mundet dhe me aq sa di. Gjithmonë e sinqertë dhe gjithmonë e hapur për ata që më shumë se partinë, e duan kombin. Janë inkriminuar dhe etiketuar si skandaloze shkrimet e "Botës sot" kundër vrasjeve të patriotëve shqiptarë menjëherë pas lufte, dhe koha dëshmoi se këta zotërinj edhe deri sot pretendojnë (dhe kanë sukses) t’i heshtin të gjitha krimet që janë bërë kundër bijve më të mirë të kombit shqiptar, si: Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti… Vetëm gazetarët e "Botës sot" vriteshin, derisa gazetat e eminencës false kolaboraciononin me struktura të ndryshme të mafie politike dhe ekonomike. Pasanikët e luftës u bënë pasanikë të paqes. Duke e udhëhequr median e saj "të pavarur", madje edhe sot, ajo e njëjta eminencë aktualisht është faktore e partive të ndryshme politike, dhe median e saj e përdor si instrument për ta marrë pushtetin, ndaj nuk është e pavarur, meqë janë ose opozitarë, ose pozitarë.

Dua të them se jo vetëm para 15 vjetëve e deri në këtë ditë të daljes së "Botës sot", ende është imagjinare të pretendojmë se ekziston ndonjë medie tjetër e pavarur në Kosovë, dhe kjo është fatkeqësi politike për botën shqiptare. Sa është media e pavarur, varet nga shkalla e emancipimit të pluralizmit në një periodë të caktuar historike edhe në vende të ndryshme të botës, që - ku më pak, e ku më shumë, opinioni asnjëherë nuk mund të çlirohet krejtësisht nga frustrimi i "kontrollimit të hekurt" të organizimeve thjesht politike. Vetëm "Bota sot" jetoi dhe mbijeton edhe sot në saje të lexuesit të saj, e papërkrahur nga askush, që do të thotë - e pavarur, që do të thotë - nuk pranon të varet nga askush që politikën kombëtare e vë mbi bazat e politikës së interesave të ngushta partiake dhe të luftës së paskrupullt për pushtet.

Para 15 vjetëve, kur u botua "Bota sot", ndodhi refuzimi kundër një shteti okupator dhe ndodhi organizimi paralel i një shteti që kishte vetëm liri politike (Republika e Rugovës). Ishte kohë e vështirë kur kujtonin se pavarësia mediale mund të bëhej rrezik apozicional që do të dilte jashtë kontrollit të platformave politike asohere kategorikisht të standardizuara. Por Rugova nuk bënte organizim partiak, siç e kuptonin kundërshtarët e tij, por bënte kushtrim nacional, i gjithë kombi ishte në krahun e tij. Rezistenca paqësore e Rugovës dhe lufta e UÇK-së nuk mund të kuptohen si opozitë joparimore e çdo lloj organizimi politik të asokohshëm, se këto lëvizje nuk ishin politike, por ishin lëvizje nacionale, gjithëkombëtare.

Midis të gjitha këtyre ngjarjeve historike, "Bota sot" bëri përpjekje për "emancipimin e demokracisë" edhe në Shqipëri, i cili emancipim po farkohej dhembshëm në konfliktin e papajtueshëm midis forcave retrograde enveriste dhe demokracisë evropiane që po mësonte abetaren e saj nacionale.

Ku ishte "Bota sot" në këtë histori të stuhishme shqiptare të 15 vjetëve të fundit? Ishte aty ku është edhe sot, e kritikuar ashpër nga kurset majtiste politike, dhe e lavdëruar deri në qiell nga qindra mijë lexues të saj, që në "Botën sot" shihnin dhe shohin rrugën drejt pavarësisë definitive të shqiptarëve si komb, pajtimin definitiv kombëtar, realizimin e idealeve shekullore. E kritikuar dhe e lavdëruar, por kurrë e ndihmuar, ashtu si u ndihmuan të gjitha mediat e tjera në Kosovë dhe në Shqipëri, "Bota sot" mbeti gazetë kombëtare, sepse e ka krah vetëm popullin e jo proveniencat politike partiake apo pushtetare, qofshin ato opozitë ose pozitë. "Bota sot" është e të gjithë atyre që më shumë se nga përkatësitë partiake, nuk heqin dorë nga përkatësia nacionale.

"Bota sot" asnjëherë nuk e ndaloi lirinë e fjalës së çdo shqiptari të vërtetë.(Xhevdet Mazrekaj).





********

Z. Mazrekaj mijëra franga zvicerane që nuk ia ka paguar kurrë gazeta “Bota sot”


Për fat të keq, sidomos prej se jam zgjedhur kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, një rol tejet negativ në këto procese e kanë luajtur gazeta “Bota Sot” dhe “Botapress”, prandaj ua rikujtojë z. Xhevdet Mazrekaj dhe z. B. M., se gjuetia për të shkatërruar personalitetin e Shefqet Dibranit, vetëm pse është zgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, dhe nuk i përkulet askujt, është në kundërshtim flagrant me etikën gazetareske dhe proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova.
Përkrahja e njëanshëm që këto dy mediume po ia bëjnë klanit të z. Isa Mustafa, ka vënë në spikamë kredibilitetin e tyre me plot dyshime, jo vetëm kundër meje por edhe kundër proceseve nëpër të cilat po kalon LDK-ja dhe Kosova, madje botimi i shpifjeve dhe shkrimeve perverse është pafytyrësi e llojit të vet e cila duhet të dënohet me ligj. Por në asnjë mënyrë nuk është dashur me lejuar për ta botuar pasusin ku kryesia qendrore e LDK-së rren dhe shpifë për keqpërdorim të skemave sociale, në kohën kur vet ju me mijëra franga ua keni borxh gazetarëve dhe autorëve që kanë bashkëpunuar me redaksitë tuaja.
Z. Mazrekaj mijëra franga zvicerane që nuk ia ka paguar kurrë gazeta “Bota sot”
Prandaj ia tërheq vërejtjen z. Mazrekaj që të mos bëjë dallime dhe të mos i shpërndaj shpifjet kur kanë të bëjnë me mua sepse nuk do ta gjeni asnjë njollë.
E unë mundem t’ia botojë kur të dojë letrën dhe autorizimin e Azem Shkrelit, në të cilën bëhet fjalë për mijëra franga zvicerane që nuk ia ka paguar kurrë gazeta “Bota sot”, në të cilën ka punuar për vite të tëra edhe B. M., i cili për hir të së vërtetës dhe njohjes personale nuk është dashur të bie kaq poshtë dhe të shërbehet me shpifje dhe rrena edhe kundër meje, për t’ubërë kaq servil i politikave tashmë të dështuara të z. Isa Mustafa.
Krejt në përfundim apeloj tek mediat e shkruara që të bëhen avangardë e proceseve por jo e klaneve dhe klikave politike që tashmë shihet qartë se janë duke e shkatërruar Kosovën. Në këtë plan kërkojë një mbështetje profesionale nga institucionet e theksuara më lart, për të më udhëzuar nëse ka bazë ligjore për t’i ndjekur penalisht shpifësit dhe shpërndarësit e rrenave!
CH – St. Gallen , 14.02.2016.
Shefqet Dibrani
Shkrimet:
1.„LDK: Dibrani nuk e përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër”,http://koha.net/?id=1&l=97313
2. „LDK e Zvicrës: Jo zgjedhja e Hashim Thaçit me votat e LDK-së“, http://koha.net/?id=27&l=97270
Një letërnjoftim i shkurtër:
Sh. Dibrani, është i lindur më 03.08.1960, në fshatin Gërdoc të Podujevës. Ka të mbaruar shkollimin e lartë në Kosovë. Që nga viti 1984 jeton në Zvicër, kurse nga viti 1990është i angazhuar në Degën e LDK-së në Zvicër. Ishte kryetar i parë i Nëndegës në St. Gallen si dhe në dy mandate ka qenë anëtarë i kryesisë së Degës në nivel të Zvicrës, ndërsamë 10.05.2015 është zgjedhur Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. Është autor i 17 librave me mbi 5000 faqe, ka shkruar mbi 6000, shkrime informative, kulturore, si dhe shumë komente dhe analiza politike për Kosovën. Sh. Dibrani deri më tani është përfshirë në mbi 150 libra me autor të ndryshëm. Jeton dhe vepron në St. Gallen.(http://www.shqiptari.eu/ne-ldk-eshte-instaluar-nje-diktature-e-cila-edhe-shpifjen-dhe-rrenen-mundohet-ta-shes-si-te-vertete)


Krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetarit




Pas plagëve të marra më 3 qershor 2005, ku ishte qëlluar nga një veturë në lëvizje nga dora e zezë gjakatare e krimit. Ajeti ishte duke shkuar nga Prishtina në Gjilan, kur u sulmua papritur, prapa shpinës, në fshatin Bresalc me disa plumba shurdhues që dolën nga një Mercedes me xhama të zi.
Plumbat të cilët goditën trupin e tij, i shkaktuan plagë të rënda, të cilat pas disa jave ia morën jetën. Njëri plumb e kishte goditur në kokë, i dyti në shpatull, ndërsa i treti vetëm veturën që e ngiste viktima. Në spitalin e Gjilanit nuk kishte mundësi trajtimi, por as në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku nuk pat një ndërhyrje, veç asaj për pastrimin e plagës. Bardhyli pas një jave u dërgua në Milano të Italisë, me ndërhyrjen e miqve të tij, kolegëve u arrit që të sigurohej dërgimi atje me një aeroplan special, për bartjen e njerëzve me plagë të atilla të rënda.
Por, fatkeqësisht kjo ndihmë nuk arriti ta kthejë Bardhylin në jetë, pavarësisht se atje sikur dha disa shenja të përmirësimit, ndërsa afër të tij do të gjendeshin, familjarët përfshirë vëllain Fitimin, si dhe motra e botuesit të gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, Shkëndija, e cila së bashku me botuesin, do të siguronin të gjitha mjetet dhe ndihmat e nevojshme për ta kthyer Bardhylin, tashmë për ti dhënë lamtumirën e fundit, në vendlindjen e tij në Gjilan.


Pse hesht hetuesia


Vitet po kalojnë dhe ende nuk ka asnjë sinjal se është hetuar diçka rreth vrasjes së komentatorit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajetit. Edhe pse kanë kaluar nëntë vjet që nga atëherë autorët e kësaj vrasje nuk dihen. Edhe kjo vrasje sikur shumë të tjera është kryer në pikë të ditës dhe ka pasur edhe një dëshmitar dhe që zbardhja e saj mbetet akoma mister.
Zyra për informim e misionit për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX thotë për gazetën "Bota sot" se rasti i vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti nuk është transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-i.
"Rasti i vrasjes së Bardhyl Ajetit nuk ishte transferuar nga UNMIK-u tek EULEX-i. Sidoqoftë, prokurorët e EULEX-it kanë kryer një vlerësim të rastit. Por, pasi që nuk ka pasur dëshmi të reja, nuk kanë hap hetim të ri", tha zyrtari për informim i EULEX-it.
Ndërsa, Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth këtij rasti, edhe pse i kemi shkruar javë më parë.


Vrasësit dhe porositësit, ende të lirë


Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se megjithëse ka pasur angazhim, ende nuk dihet kush është përgjegjës apo kush e ka urdhëruar vrasjen e gazetarit, Bardhyl Ajeti.
“Akoma nuk ka ndonjë shenjë se ata të cilët janë përgjegjës për vrasjen apo ata të cilët e kanë urdhëruar vrasjen e Bardhyl Ajetit dhe vrasjet e tjera, do të sillen para organeve të drejtësisë”, thotë Shala.
Ai thotë se vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti është bërë në rrethana të mistershme dhe nuk ka dëshmi se kush mund ta ketë organizuar sulmin ndaj tij.
“Vrasja e Bardhyl Ajetit është bërë në rrethana ku nuk ka pasur dëshmitarë dhe nuk ka dëshmi të forta për t`a kryer dyshimin se kush mund të ketë qëndruar prapa kësaj vrasjeje. Bardhyl Ajeti i shkruante disa komente dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet e sulmit ndaj tij, sepse e kishin kërcënuar edhe më herët, mirëpo përderisa nuk dihet shkaku i këtij rasti që është krim, atëherë kjo mbetet ende në fazën e spekulimit dhe nuk është në rregull që dikush ta fajësoj dikë pa pasur asnjë fakt as për këtë vrasje, as për shumë vrasje të tjera”, thotë ai.
Ai thotë se zbulimi i vrasjeve të mistershme që kanë ndodhur pas luftës është në interes të Kosovës në mënyrë që të ngushtohet fusha e spekulimit.
"Duket që disa vrasje që kanë ndodhur pas përfundimit të luftës në Kosovë kanë qenë me porosi dhe viktima kanë qenë pothuajse të gjithë, prandaj është krijuar një situatë që në mungesë të provave, në mungesë të provave ka akuza të ndërsjella të cilat sidomos bëhen të zëshme para fushatave zgjedhore dhe kjo nuk është aspak e ndershme që dikush të manipuloi me një v rashe tragjike në rastin konkret ndaj Bardhyl Ajetit. është në interes të Kosovës dhe të drejtësisë që të gjitha rastet që kanë ndodhur pas luftës dhe ata që janë përgjegjës apo urdhërues të dalin para organeve të drejtësisë në mënyrë që të ngushtohet fusha e spekulimit", përfundoi Shala.


Alma Lama, një nga krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetarit


Alma Lama, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës thotë se vrasja e Bardhyl Ajetit mbetet një nga krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetari. "Mendoj që është një nga krimet më të ndyra që janë bërë ndaj një gazetari, është krim ndaj fjalës së lirë, ka qenë mesazh për të gjithë ata që shkruajnë dhe thonë të vërtetën. Fakti që drejtësia nuk e ka zbardhur këtë krim kjo do të thotë që është krim i dyfishtë, është treguar mungesë interesi, ka pasur frikë për t`u marrë me këtë çështje apo thjeshtë vrasja e tij implikon persona tepër të rëndësishëm për shtetin e Kosovës. Me gjithë faktin se kanë kaluar nëntë vite, krimi asnjëherë nuk plaket, ai do të rrijë si hije mbi institucionet e Kosovës dhe mbi institucionet ndërkombëtare për faktin e thjeshtë që vrasësit nuk janë gjetur dhe drejtësia nuk është vënë në vend”, thekson Lama.
Alma Lama potencon se me vrasjen e Bardhyl Ajetit është dëshmuar se mungon liria e shprehjes në Kosovë, pasi ka ende tema të cilat gazetarët nuk guxojnë t`i prekin, sepse mund ta pësojnë fatin e Bardhyl Ajetit.
"Liria e shprehjes është e kufizuar për mendimin tim sepse ka tema të cilat gazetarët nuk guxojnë t`i prekin sepse mund të pësojnë fatin e Bardhyl Ajetit , për mendimin tim aq sa kam lexuar ai ka qenë një gazetarë shumë i guximshëm por nuk ka pasur mbështetje nga shoqëria . Në rast se gazetarët nuk kanë mbështetje nga shoqëria dhe shoqëria e pranon të keqën, kjo e vështirëson punën e gazetarëve dhe mund t`iu marrë atyre edhe jetën”, përfundoi ajo.
Ndërsa, Gani Geci. ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se jo vetëm vrasja e Bardhyl Ajetit që duhet të zbardhet, por duhet të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës.
“Bardhyl Ajeti ishte një gazetarë hulumtues mjaft i guximshëm dhe tani po tregohet se ai kishte të drejtë. Vrasja e Xhemajl Mustafës e Bekim Kastratit dhe të gjitha vrasjet e pasluftës duhet të zbardhen. EULEX-i do të duhej të merrej ekskluzivisht me këto vrasje dhe jo me krime gjoja të luftës. Krimet e mëdha janë bërë pas luftës. Vrasje, hajni, korrupsion, nepotizëm e haraç, këto kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës. Madje shkrimet e Bardhyli të botuara në gazetën “Bota sot” të vitit 2001 i ka marr edhe EULEX-i", theksoi Geci.


Vetëm një qeveri e re, i hap rrugën drejtësisë


Vrasësit e Bardhyl Ajetit ishin profesionist, ndoshta edhe të importuar nga jashtë për të vrarë për interes të ndonjë “klani”, individit apo ndonjë shërbimit sekret, por me siguri shumë të fuqishëm.
“Bardhyl Ajeti gjatë punës si gazetar ka prekur shumë tema të ndjeshme sidomos rreth vrasjeve të luftës dhe pasluftës ku shpeshherë protagonist kanë qenë njerëzit që janë thirrur dhe kanë përfituar në kurriz të ish UÇK-së dhe luftës çlirimtare. Sipas mendimit tim me ndërrimin e mundshëm të pushtetit do të ndërrohet edhe metoda e punës së policisë, hetuesisë, prokurorisë dhe shpresoj se qeveria e ardhshme të mos ndikoj apo stopoj rendin publik, të ndjek rastet e vrasje dhe drejtësia të jetë e njëjtë për të gjithë njësoj”, thotë Miftari.

Ai pohon se, në një shtet juridik, drejtësia duhet të funksionon vetëm sipas ligjit, jo sipas qeveritarëve që ndikojnë se çka duhet punuar e çka jo.

“Unë besoj shumë se njerëz nga qeveria e tanishme janë të implikuar në vrasjen e gazetarit Ajeti, por gjithmonë duhet pritur rezultate dhe prova, por besoj se prapa kësaj vrasje dhe disa vrasjeve tjera qëndron një qendër komploti kur tentohet të stopohet fjala e lirë e gazetarit dhe sidomos frikësimi i shtypit të pavarur që të mos merren me çështje të “nxehta” apo tema të rrezikshme investiguese kundrejt baronëve dhe klaneve politike, ekonomike pasi dihet mirë se krimi i organizuar është i integruar komplet në politik”, thotë Naim Miftari.


Të indinjuara edhe shoqatat e gazetarëve


Shumë gazetar, kanë tentuar të marrë ndonjë mendim rreth vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, edhe nga Asociacioni i gazetarëve Profesionist të Kosovës, porsi edhe viteve të kaluara kjo ka qenë e pamundur. AGK-ja heshtë sikurse edhe organet e drejtësisë që nuk kanë bërë ende asgjë për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Kurse, Unioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se është për keqardhje moszbulimi i vrasësve të gazetarit Bardhyl Ajeti.

“Absolutisht është për të ardhur keq që kanë kaluar kaq vite nga vrasja e gazetarit dhe publicistit Bardhyl Ajeti, dhe ende kryerësit e kësaj vepre të rëndë nuk janë përballur me drejtësinë dhe ende bredhin të lirë, duke mos e marr dënimin e merituar për këtë vepër të rëndë. Mendoj se përderisa ende nuk e kemi të mbyllur këtë rast dhe ende nuk i kemi prapa grilave kryerësit e këtij rasti nuk mund të themi së është bërë mjaftë në këtë drejtim. Patjetër që duhet të jepet maksimumi për zbardhjen e këtyre rasteve por edhe të rasteve të tjera, ku gazetarët kanë qenë të kërcënuar dhe të rrezikuar në punën e tyre profesionale”, shprehet ky Union.

Shije të hidhur ka lënë fakti se megjithëse institucionet e Kosovës e morën përsipër mjekimin e Bardhylit, ato kurrë nuk i paguan as shpenzimet e kthimit të trupit për nderimet e fundit në Kosovë.

No comments:

Post a Comment