5.05.2017

REAGIM NGA FAMILJA MEHA E PREKAZIT TË DRENICËS


Ne Familja Meha jemi të prekur me disa deklarata të pamatura të disa individëve, por, ndërkohë jemi jashtëzakonisht krenar që pjesë e familjes tonë është Murat Meha. Me shqetësim dhe vëmendje të madhe, kemi përcjellur të gjitha zhvillimet rreth demarkacionit. Jemi përmbajtur nga debate me prapavijë partiake sepse i kemi besuar institucioneve të shtetit.


Ne si familje me kontribute atdhetare e luftë 100 vjeçare, nuk patëm asnjëherë plumba për shqiptarë. Por ne as nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj deklaratave të shpifësve, shantazhuesve, kërcënuesve dhe etiketuesve. Nuk e lejojmë askënd të baltos familjen tonë apo anëtarët e saj. Familja Meha me pushkë e pendë i shërbeu dhe do të vazhdojë t'i shërbejë përjetësisht atdheut dhe interesave shqiptare. Ashtu siç ka bërë çdo herë Prekazi e Drenica,thuhët në reagimin publik të familjës Meha.

No comments:

Post a Comment