2017-05-16

Sipas Rusisë, formimi i Ushtrisë së Kosovës përbën rrezik


Sipas Rusisë, formimi i Ushtrisë së Kosovës përbën rrezik

Zëvendësambasadori rus pranë KB-ve, Vladimir Safronkov ka thënë të martën në Këshillin e Sigurimit se dialogu Beograd-Prishtinë me muaj është në qorrsokak.

Safronkov në KS të OKB-së, po ashtu, tërhoqi vërejtjen se formimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe se vendimet e Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin kundër Ramush Haradinajt në Francë “janë të rrezikshme”.

EULEX, ka shtuar ai, duhet të sigurojë qasje të paanshme në proceset, për të cilat siç u shpreh ai, Tribunali i Hagës nuk ia ka arritur ta bëjë.

No comments:

Post a Comment