2017-05-03

SOT TRE MAJI ËSHTË NDRYSHE


Mbesa ime e parë Perla B. Habazaj sapo mbushi 10 muaj



Nga Albert R. HABAZAJ

Sot tre maji është ndryshe,
Për ty, Princeshë, e vogla;
Shoqe ke një dallëndyshe
Dhe shumë kukulla për lodra.

Sot është ndryshe tre maji,
Thotë Perlushja: “Un’ u rrita …
Loz e qesh, gugas e qaj,
Po nis jetën me dy shifra …”

Ndryshe është tre maji sot,
Perla 10 muajshe mbush,
Si unë, gjysh a ka në botë?
Të keqen, o Pupurush!

Të keqen, moj të keqen!
Perlushe, sa jam i lumtur!
Lule maji ti shkëlqen,
E ëmbël dhe shumë e bukur.

Po kur rri në këmbë si ëndërr,
Sheh për Babushin nga dera,
Po kur kërcejmë me këngë,
Bëhet xheloze pranvera.

I hedh hapat me ngurrim,
Hopa një, hopa dhe dy …
Nesër me më shum’ besim -
Lule merr e jep me sy.


Vlorë, e mërkurë, 03.05. 2017


No comments:

Post a Comment