5.02.2017

SPECIALE E DITËS : TË NDALOHET NGA GJYKATA DHE PROKURORIA E SHTETIT "BORDEL BALLKAN " NGASE : përdhosë vlerat e luftës së shenjtë të ushtrisë çlirimtare

Fotografia e Sokol H Plakolli

Maj 1, 2017

Faktet janë kokëforta shfaqja BORDEL BALLKAN përdhosë vlerat e luftës së shenjtë të ushtrisë çlirimtare. Ndërsa autori i saj është mercenar i kulturës, i rekrutuar në Beograd

Fotografia e profilit të Sokol H Plakolli


SOKOL H PLAKOLLI

Prej kur mercenari i kulturës Jeton Nezeriaj i dha vetes të drejtë që kokë më vete, për përfitime materiale, të marr përsipër realizimin marrëdhënieve ndërkulturore, ku pos shumë e shumë tjerash Kosova prezantohet në Serbi pa stemën e republikës së Kosovës, gjë që është shkelje kushtetuese, asnjë detaj nuk është i rastësishëm në krejt këtë komplot me përmasa të tradhtisë kombëtare. Si pjesë e këtij komploti, jo rastësisht shfaqja e turpit me tematikë dashurie ROMEO E ZHULIETA erdhi premierë në Prishtinë në TKK pikërisht më datën 05-04-2016, në po të njëjtën ditë politikanët barbarë serb, që udhëhiqen nga çetnikët e Akademisë Serbe, kthyen në Kosovë 28 nga 98 trupat e të zhdukurve në masakrën e Rezallës. Pjesë e këtij komploti është edhe përdhosja e flamurit, plisit dhe figurës së komandantit legjendarë Adem Jashari në shfaqjen ENCIKLOPEDIA ZIV, shfaqje kjo e realizuara në Serbi si pjesë e bashkëpunimeve ndërkulturore të mercenarit në fjalë. Krejt kjo në dëm të Kosovës në të mirë të Serbisë. Por, kjo është vetëm para gjella e komplotit. Gostia e madhe ndodhi më datën 28 prill 2017 një ditë pasi në Kosovë shënohet “Dita e të pa gjeturve”. Në këtë ditë në skenën e Teatrit Kombëtar u dha premiera e të ashtuquajturës shfaqje teatrore me titull BORDEL BALLKAN. Ku Kosova prezantohet si shtëpia publike e Ballkanit, shfaqje përmes së cilës pos tjerash fyhen dhe denigrohen rëndë vlerat e shenjta të luftës çlirimtare pra UÇK së, me autor mercenarin e kulturës Jeton Neziraj, në regjinë të një shtetasi serb. Në këtë shfaqje përdhosen rëndë vlerat e ushtarit të lirisë, dhe vlerat e luftës së shenjtë çlirimtare. Komandantët dhe ushtarët e ushtrisë çlirimtare paraqiten si plaçkitës, dhunues, matrapaz, vrasës të pleqve, plakave fëmijëve, tregtues të organeve, pedofil, homoseksual, servil ndaj ndërkombëtarëve përbuzës dhe shkelës të gjakut të bashkëluftëtarëve të tyre.
Fotografia e Sokol H Plakolli
~Cili nga komandantët tanë zbriti nga malet dhe me vete solli vajza të mitura, robëresha të lidhura për me litarë në çaf si kafsha, dhe pastaj ato i shndërroi në prostituta!?

~Cili nga komandantet tanë u vra nga bashkëshortja e tij, e cila e kishte tradhtuar gjatë luftës!?

~Cilit prej komandanteve tan iu bë djali homoseksual dhe iu martua me ndërkombëtarët.

~Kush është autori i vërtetë i këtij teksti dhe i kësaj shfaqje !?

~ Për cilin komandantë konkretisht flitet në këtë shfaqje!?


Fotografia e Sokol H Plakolli

Në shfaqjen BORDEL BALLAKN Të gjithë komandantët futen në një thes, dhe kanë një emërues të përbashkët ” Komandant LOPA” e cila theret në skenën e Teatrit Kombëtar!

Fotografia e Sokol H Plakolli


Përgjigjuni në pyetjet në pyetjet e parashtruara me lartë. dhe në shumë e shumë tjera të pa vërteta që iu mveshën ushtarëve të lirisë, që i mbijetuan luftës.

Fotografia e Sokol H Plakolli


Në fund komandanti i luftës shndërrohet në lopë dhe theret në skenën e teatrit, gjaku i ”komandant lopës” rrjedhë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe shih çfarë koiçidence e tërë kjo ndodhë një ditë pasi komandanti i UÇK së Ramush Haradinaj lirohet nga burgjet e Francës ku po mbahej me kërkesën e Serbisë. Por jo vetëm kaq, kjo lojë e cila po luhet me ne është aq mirë e planifikuar nga ana e strukturave serbe që e kanë uzurpuar institucionet e Kosovës sa që rekruti i tyre Jeton Neziraj mban edhe librezën ” ushtarit të UÇK-së.
Fotografia e Sokol H Plakolli
Në këtë të ashtuquajtur ”shfaqje teatrore” Kosova e pas luftës prezantohet si vend i errët pa të ardhme, vend në të cilin nuk jetohet. Ndërsa qytetari i Kosovës dhe ushtari i lirisë, shoqëria kosovare në tërësi si shoqëri e degjeneruar skajshëm. Është hera e parë që lexoi një tekst dramaturgjik ku të gjitha personazhet janë negative.

Fotografia e Sokol H Plakolli

 Dhe secila prej tyre pa dallim ka qëllime të errëta. Me këtë rast “Akademia serbe” përmes rekrutëve të saj të instaluar nëpër institucionet e Kosovës, po vazhdon të realizoi planet e saj me qëllim që Kosovën ta prezantoi para botës si vend pa të ardhme dhe me një shoqëri skajshëm të degjeneruar. Gjuha banale që personazhet e kësaj shfaqje flasin tejkalon çdo limit të normales e shfaqja është përkthyer në gjuhën angleze me qëllim që ta kuptojnë edhe të huajt. Kjo shfaqje shovene arriti të jepet premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vetëm nën masa të rrepta policore, duke e kthyer kështu tempullin e quajtur teatër, në një institucion të uzurpuar të cilin duhet mbrojtur me polic e ushtarë, derisa të servohet dhunshëm gjella helmuese e përgatitur në laboratoret Serbe.
Fotografia e Sokol H Plakolli
Reagimet e organizatave të dala nga lufta, të destinuara për mbrojtjen e vlerave të luftës u bllokuan institucionalisht. Akoma asnjë debat publik nuk u organizua për të demantuar këtë paturpësi që u servua dhunshëm në TKK. Shfaqje për ushtarët e lirisë e cila po jepet nën masa të rrepta të policisë. Keqpërdorimi i teatrit për të vënë njollë mbi vlerat e shoqërisë kosovare me theks të veçantë ushtrisë dhe ushtarëve të lirisë, pikërisht në kohën kur ndaj tyre po planifikohet të hapen gjyqe ndërkombëtare me qëllim të denigrimit të vlerave të shenjta të luftës, nuk është aspak e rastësishme, por është planë djallëzor i hartuar me mjeshtri nga akademia serbe dhe i realizuar në skenën e Teatrit Kombëtar nga mercenarë e rekrut të shërbimeve sekret serbe që ilegalisht po funksionojnë në shtetin e ri të Kosovës. Krejt kjo në kurriz të artit dhe kulturës Kosovare.

Fotografia e Sokol H Plakolli
 Perfiditeti i këtyre mercenarëve arrin deri në atë shkallë sa realizojnë shfaqje antikombëtare në skenën e Teatrit Kombëtar, ku flitet për qenin e sharit, për pompat e benzinës, për organizatat ndërkombëtare, për krimet e sajuara që u m’ vishen ushtarëve të lirisë dhe në momente kritike kur OVL reagon me qëllim të parandalimit të këtij turpi kulturor. Realizatorët e kësaj shfaqje turpi fshihen nën petkun e artistit. Duke u kamufluar pas metaforave të tyre djallëzore dhe duke iu shmangur çdo lloj ballafaqimi publik, me qëllim që e vërteta të dal në pah. Kjo shfaqje u realizua si pjesë e marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkulturore, ku Kosova prezantohet në kuadër të Serbisë, e jo si nevojë e Teatrit Kombëtar. Në historinë e Kosovës ne kemi pasur vetëm një ushtri, ajo është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Fotografia e Sokol H Plakolli

Mbi vlerat UÇK së po tentohet të vihet njollë. E ministri po vazhdon të shikoi nga distanca. Drejtorët dhe këshilli i teatrit janë pjesë e komplotit. Organizatave të destinuara për mbrojtjen e vlerave të luftës u është mbyllur goja dhe përgjegjësinë e kanë bartur të qytetarët, ndërsa shfaqja jepet nën kontroll të rreptë policor dhe shikuesit që mundë ta shohin shfaqjen janë të selektuar.

Fotografia e Sokol H Plakolli

 Komuniteti artistik i mbyllur në kazanin e quajtur “Teatri Kombëtar” ku po zihet gjella, ka arritur pikën e vlimit dhe çdo moment ka rrezik të derdhet, intelektualët dhe ushtarët e lirisë janë të shokuar nga perfiditeti dhe djallëzia e këtij komploti, ndërsa shfaqja BORDEL BALLKAN mundë të jepet vetëm nën masa të rrepta të kontrollit policorë. Epilogu i krejt kësaj ngjarje nuk ka ndodhur akoma!

________

*S. Plakolli – regjisor i teatrit

No comments:

Post a Comment