6.11.2017

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Vullneti i qytetarëve ndryshe nga ai i Exit poll

Dushi: Vullneti i qytetarëve ndryshe nga ai i Exit poll

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në një konferencë për media, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e sotme ka qenë e kënaqshme, ndërsa është shprehur i pakënaqur me rezultatet e dala nga Exit Poli, të cilat e nxjerrin LDK-në partinë e tretë.


Dushi tha se vullneti i qytetarëve është krejtësisht ndryshe me atë të prezantuara nga Exit poll.

“Në tri komuna që konsiderohen bastione nga subjektet e tjera politike, si Skenderaj, Drenasi e Malisheva kemi rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje përreth 12 mijë votues. Prandaj vetë përqindja e daljes në zgjedhje është argumenti më i fuqishëm, përballë rezultateve të improvizuara të exit polleve, të cilat kishim rastin t’i shohim të publikuara, nga një organizatë jo profesionale dhe jo kredibile, të cilën kemi mundësi ta shohim zakonisht, vetëm një ditë të vetme dhe atë në ditën e zgjedhjeve. LDK dhe partnerët e saj të koalicionit falënderojnë qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe sjellje dinjitoze. Ne besojmë fuqishëm se vullneti i qytetarëve është krejt ndryshe nga subjektet porositëse të Exit Pollit”, tha Dushi.

Ndërsa i pyetur se a do të festojë LDK-ja, ashtu siç kanë paralajmëruar dy partitë e tjera, Dushi tha se ata janë të angazhuar të përfundojë procesi zgjedhor, e jo të festojnë para kohe si partitë tjera, të cilat kanë mungesë përvoje në këto procese.

“Nuk është hera e parë që ne shohim subjektet politike, të cilat dhe në mungesë të një përvoje zgjedhore, festojnë para kohës. LDK megjithatë është e angazhuar ta përmbyllë procesin e zgjedhjeve ”, tha Dushi.

No comments:

Post a Comment