2017-06-07

Joni Sefedini : Macja insekt dhe ujku sykuq


Në shtandin e Panairit të librit 2017,lexuesi i mirëfilltë do mund ta blejë librin e autorit Joni Sefedini me titull “Macja insekt dhe ujku sykuq”(Atunis,2017, faqe 28) me ISBN 978-9951-741-42.2.

Joni Sefedini

Autori i librit është i lindur në Prishtinë,më 29 maj 2009 dhe është nxënës i klasës së dytë në shkollën fillore “Nazim Gafurri”në Prishtinë.

Imagjinata e Jonit është e larmishme.Ai gjithë botën e vet të brendshme shpirtërore dhe imagjinative në fillim e shprehë më fjalë,pastaj me lap e më ngjyra nis ta shkrijë në fletë të bardhë gjithë atë që e ka imagjinuar dhe menduar thotë mësuesja e Jonit,z.Ferzije Pacolli-Gërvalla.

Ndërsa Joni ,thotë”Inspirimi dhe idetë për të shkruar dhe vizatuar vijnë nga bisedat që bëhen shpesh në familje,pastaj nga filmat vizatimor,në shkollë,nga ëndërrimet" etj.


Macja insekt dhe ujku sykuq

Shpresojmë se ky është fillimi i tij i parë dhe i mbarë me macën insekt,ujkun sykuq,që jetonin në një kala,ku një ditë bubullima nxori në ari me krah lakuriqi i cili e mori macën insekt …Asaj ia bëri një magji dhe u zhduk në kalanë e kristaltë.Atë e lidhi për një pemë që të mos zgjidhej…Ujku sykuq bëri edhe disa magji tjera dhe u zhduk në kalanë e kristaltë duke tentuar ta zgjidhte macën insekt…Aty erdhi edhe ariu me krahë të lakuriqit që kishte në dorë një shkop magjik…Ujku sykuq bëri edhe një here magji duke krijuar Shkopin e Ylberit …Pastaj ata bënë edhe një luftë duke e thyer shkopin magjik….Macja insekt zemrohët,zgjidhë litarët…Macja insekt,Ariu me krahë të lakuriq bëjnë luftë ku macja insekt e gërvish ariun.Atij ia lëshon një helm nga goja dhe e mbytë”…E përrala e Jonit do të vazhdojë...

No comments:

Post a Comment