6.11.2017

Kosovë : Votat e ndryshimit të sovranit?!

Vetëvendosje: Jemi rritur për dy herë më shumë, i kemi 34% të votave të qytetarëveJemi rritur për dy herë më shumë, i kemi 34% të votave të qytetarëve


Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se LVV ka dalë subjekti i parë.


“Është votë e ndryshimit. Është e Vetëvendosjes. Është votë për Republikën. Vota për Vetëvendosjen, tregon se qytetarët kanë votuar për ndryshim. Kanë votuar me zemër. Për ta luftuar të keqen që ka kapur shtetin. Këto rezultate kërkojnë edhe një qeveri ndryshe duke dyfishuar votën për Vetëvendosjen. Ne do ta bëjmë këtë qeveri ndryshe”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se “nga rezultatet nga tereni tregojnë se jemi rritur më shumë se dy herë i kemi dikun rreth 33 deri 34% të votave të qytetarëve”.
Sjediu ka thënë se kjo është një fitore e LVV-së dhe e qytetarëve.

“Lëvizja Vetëvendosje duke e parë panikun e koalicionit të natës e të krimit jemi mobilizuar jashtëzakonisht shumë për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve, në këtë drejtim kemi angazhuar gjatë ditës së sotme 8 mijë persona përfshirë këtu vëzhgues, komisionar, por edhe ekipe të tjera logjistike dhe mobile”, tha Haxhiu.

Për Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë një proces fer edhe pse gjatë ditës ka pasur shkelje dhe raportime të ndryshme nga ana e komisionarëve tanë.

“Më lejoni të tregoj që ne sot kemi deponuar një kallëzim penal, kallëzim ky që ka të bëjë me një organizatë fantome që është kredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zgjedhjet dhe kjo organizatë ka angazhuar rreth 5 mijë vëzhgues apo them me saktë militantë të PDK e AAK-së dhe Nismës për të prishur procesin zgjedhor”, tha ajo.



Isa Mustafa nuk i beson Exit Pollit, thotë se është i porositur 

Mustafa nuk i beson Exit Pollit, thotë se është i porositur (Video)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)t, Isa Mustafa, ka thënë të dielën se Exit Poll i prezantuar nga televizioni Klan Kosova është i porositur nga koalicioni i territ dhe është përpiluar para dy javësh.


“Rezultati që është prezantuar sonte është dhënë nga Klani para dy javësh, tani vetëm është paketuar ndryshe. Kjo është një përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Ne konsiderojmë se kutitë e votimit janë Exit Poll i vetëm dhe rezultati i vetëm i këtyre zgjedhjeve. Qëllimi i këtij Exit Poll është që të prejudikojë rezultatin dhe t’i prezantohet si i vërtetë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se LDK fton të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe menaxherët e qendrave të votimit që të numërojnë çdo votë, sepse aty është vullneti i sovranit në favor të LDK-së dhe partnerëve të saj.

“LDK fton edhe mediat që të mos bien pre e politikës ditore për të dëmtuar një proces zgjedhor fer dhe transparent. Vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet nga organizata, e cila ka histori të njëanshmërisë politike dhe Exit Poll-et e tyre në shumicën e rasteve kanë qenë të gabuara”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Madje edhe vet përfaqësuesi i kësaj organizate publikisht e pranoi se rezultatet mund të jenë të gabuara dhe jemi të bindur se ashtu do të dalë në fund, kur të numërohen votat.

“Lidhja Demokratike dhe partnerët e saj janë duke e pritur me qetësi rezultatin zgjedhor i cili pa asnjë dyshim do të nxjerrë fitues koalicionin e djathtë. LDK e kundërshton Exit Poll-in e porositur dhe të prezantuar në Klan Kosova dhe ju bën thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë sepse rezultatet e zgjedhjeve ndodhen në kutitë e votimit”, ka thënë në fund kryetari LDK-së.




Ramush Haradinaj: Do ta bëjmë Qeverinë të vetëm

Haradinaj: Do ta bëjmë Qeverinë të vetëm

Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga PDK-AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress tha se fitorja e koalicionit është më bindëse se sa ajo që kanë publikuar Exit-Pollet.


Haradinaj është i bindur se i kanë numrat që ta formojnë Qeverinë së bashku me partnerët e koalicionit parazgjedhor.

“Ne kemi rezultate, por nuk po spekulojmë derisa nuk është KQZ-ja që do t’i jep rezultatet, por fitorja është bindëse më bindëse se sa që u tha në Exit poll. Na është mundësuar për të vepruar me tutje dhe është një fitore bindëse e qëndrueshme dhe e cila mundëson formimin e Qeverisë”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Ai tha se do t’i bashkohet festës së paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu” ku pritet që qytetarëve t’u adresohet kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Besoj që do të organizojmë një festë të përbashkët më vonë, por jemi në procedura të brendshme të takimeve me degët, por po”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se me të marrë punën si kryeministër i vendit do të veprojë në mënyrë të efektshme që zbaton normat etike ligjore.

“Ne kemi shumë punë, lista është e gjatë duhet të veprohet si qeverisje efektive që zbaton normat etike ligjore dhe që nuk vepron në mënyrë korruptive apo korrupsionit, me rend dhe ligj, në tërësi kemi shumë punë. Fokusi është në krijimin e vendeve të punës, pra përkrahja e sipërmarrësve bujqësit si prioritet që kemi”, tha Haradinaj.

“I uroj qytetarët e Kosovës, për zgjedhje të lira, fer e demokratike. Kosova e ka dhënë provimin , e uroj sovranin për votën e tyre. Besimi ju ka dhënë koalicionit PAN, fitorja është më bindëse se që e thotë Exit Polli”, ka thënë Haradinaj.Ai në fund ka uruar të gjithë për zgjedhjet e sotme. 
Nisma: Fitorja jonë është më bindëse, nuk i besojmë Exit Pool-it


Nisma: Fitorja jonë është më bindëse, nuk i besojmë Exit Pool-it

Anëtari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë se procesi i numërimit të votave do të përfundoj qysh edhe është më së mirti. Ai Exit Pool-in e ka konsideruar si një instrument por jo edhe gjithmonë që tregojnë rezultatin përfundimtar.


Sherifi gjatë një konference për media ka theksuar se nuk do të kenë probleme për formimin e qeverisë

“Përgëzoj qytetarët për kulturën e treguar. Si Nismë jemi të përëendriar qe edhe procesi i numërit të përfundoj mas mirti. Exit Pool është një intrument por jo gjithmonë e tregojnë rezultatin përfundimtar. Presim qe fitorja të jetë shumë më bindese se sa rezultati i exit poolit”, është shprehur Sherifi.

“Ne nuk do të kemi probleme në formimin e qeverisë. Presim qe edhe deputetët e mundshëm nga alternativa dhe Akr të jenë të gatshëm për bashkëpunim”, ka përfunduar Sherifi.

No comments:

Post a Comment