2017-06-09

Lideri i LDK-së Avdullah Hoti: Vishuni bukur e dilni në zgjedhje


Prof.Dr.Avdullah Hoti

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë tubimit të përmbylljes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, është shprehur tepër optimist për fitore më 11 qershor, në ditën kur edhe e gjithë Kosova voton për ta zgjedhur Kryeministrin e vendit.

Tutje, në fjalimin e tij para qytetarëve të Prishtinës, Hoti tha fitorja e koalicionit në të cilin bën pjesë edhe vetë, është fitore e qytetarëve të Kosovës.

“Ky është momenti më i madh i jetës time, sot ashtu siç ju kam parë edhe javëve të fundit, ju shoh të lumtur, kjo lumturi shihet në sytë e juaj, fitorja jone është afër, fitorja e këtij koalicioni është fitore e qytetarëe të Kosovës, me këtë fitore ne çlirojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, fitorja jonë ka filluar para 10 ditëve, ka lindur në Podujevë, ka vazhduar në Obiliq, Fushë Kosovë, Shtime, Kaçanik, Junik, Deçan të gjitha komunat e Kosovës. Është rritur tutje në Pejë, Gjilan, Lipjan, Viti, Ferizaj e sot po kulmon këtu në Prishtinë me një masë të jashtëzakonshme të njerëzve”.

“Për një Kosovë të zhvilluar, me miqësi të përhershme me SHBA, për integrime evropiane”.

“Ne jemi të gatshëm të marrim këtë përgjegjësi, unë jam i nderuar dhe i vendosur për të çuar këtë vend përpara, jam i nderuar për besimin që më është dhenë për të finalizuar projektin e Rugovës, unë betohem para juve sepse unë do të mbajë fjalën. Të dashur qytetarë, Republikën mund ta bëjmë vetëm njerëz të ndershëm dhe atdhetarë, ky është ekipi im, kjo është lista që ju prezantojmë, e njerëzve atdhetarë, këta janë njerëzit që e njohin Republikën si të vetmin vend të tyre”.

“Këta njerëz janë mbrojtës të lirisë themelore, por janë edhe liberal. Këta njerëz janë të dashuruar në atdheun e tyre dhe në familjet e tyre, unë jam njëri nga ta që jam i dashuruar në vendin time dhe në familjen time”.

“Për të realizuar këtë projekt të madhërishëm na duhet patriotizëm qytetarë, të mbrojmë votën tonë lirinë tonë, përmes kësaj ne mbrojmë mundësit e tona të barabarta”.

“Të dashur qytetarë, koalicioni ynë do të jetë një qeveri e vogël e përkushtuar, por mbi të gjitha do të jetë një qeveri për qytetarin në shërbim të qytetarit, unë jam për të konfirmuar këtë vullnet këtë përkushtim, të një qeverie për qytetarin”.

“Këto parime nuk janë çështje politike, është çështje e përcaktimit të fatit të fëmijëve tanë”

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, na duhet një fitore e thellë për të realizuar amanetet e baballarëve tanë, vetëm fitorja jonë synon frymimin e lirë së Kosovës, vetëm ne mund të bëjmë një qeveri për të përmbyllur shtet ndërtimin e Kosovës, vetëm në mund t’i hapin dyert për evropë, ne do të mbrojmë kushtetutën e vendit”.

“Vishuni bukur e dilni në zgjedhje sepse më 12 qershor  2017 është festë e madhe në gjithë Kosovën”.

No comments:

Post a Comment