6.14.2017

Loja vdekjeprurëse e quajtur “Balena e Kaltër”, po ua merr jetën shumë të rinjve

Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan lojën vrasëse “Balena e Kaltër”, këto janë këshillat e psikologes

Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan lojën vrasëse “Balena e Kaltër”, këto janë këshillat e psikologes
“Sfida e balenës së kaltër”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë. Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?


Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten.

Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij.

“Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha Arjana Muça, psikologe.



Gjithçka rreth “Balenës së kaltër”: 50 detyrat që duhet t’i kryejnë pjesëmarrësit e lojës fatale (Foto/Video)

Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve

Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve (Video)


“Administratori” i një loje të sëmurë vetëvrasëse me emrin “Balena Blu” është gjetur nga policia në Moskës. Dhe ai dyshohet se kishte më shumë se 30 nxënës nën magjinë e tij.


Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Ilya Sidorov, 26 vjeç, i cili thuhet se ka konceptuar dhe krijuar një lojë të mediave sociale që i vendosë të rinjtë në një seri të guximit gjithnjë e më të rrezikshëm – duke përfunduar me vetëvrasje.

Sidorov është arrestuar dhe ekstraduar në Çeljabinsk në Urale, ku ai përballet me akuza që kanë të bëjnë me nxitjen e vdekjes së nxënësve.


Një zëdhënëse e policisë ka thënë se telefonat celularë, një kompjuter tabletë dhe disa kartela SIM ishin konfiskuar si dëshmi.

Megjithatë, siç shkruajnë më tej mediat e huaja, Sidorov nuk është i vetmi administrator i lojës vetëvrasëse që është arrestuar.

Philipp Budeikin, 21 vjeç, gjithashtu po mbahet nga policia ruse, i akuzuar për nxitjen e deri në 16 nxënësve për të vrarë veten.

Çfarë bëjnë në një rast të tillë fëmijët thuhet se janë prerja e trupit, shikimi i filmave horror apo qëndrimi pa gjumë gjithë natën.


Ndonëse fillin e ka në Rusi, popullariteti i saj është përhapur përtej kufijve të Rusisë, me përpjekje për vetëvrasje që raportohen në Spanjë, Portugali, Francë dhe Britani.

****

Loja e shumëpërfolur “Balena e kaltër”, që është duke ua marrë jetët qindra adoleshentëve, është shndërruar në një problem global për faktin se fëmijë nga vende të ndryshme të botës po bëhen viktima të kësaj loje.


Një panik moral duket se ka përfshirë Evropën e së fundmi po përhapet edhe përtej Atlantikut. Është fjala për një llogari në internet të një kulti misterioz rus vetëvrasës, që duket se ka mbërthyer adoleshentët nën hijen e një loje të quajtur “Balena e kaltër!


 Ndonëse provat për ekzistencën e saj janë të pakta dhe thuajse nuk ekzistojnë – prova që mund ta lidhin lojën me vetëvrasjet e adoleshentëve që mendohet se kanë qenë viktima të saj – agjencitë policore në vende të ndryshme evropiane kanë paralajmëruar prindërit që të monitorojnë komunikimin e adoleshentëve me “Balenën…” duke e bërë rrezikun të ndihet edhe më real.

Por, a reflekton “Balena e kaltër” një trend vetëvrasjeje midis adoleshentëve, kryesisht atyre nga Evropa Lindore, apo është fjala për diçka shumë më të frikshme? A besojnë vërtetë ‘viktimat’ e saj se një grup administratorësh do të nisen nga një qytet rus për të ekzekutuar të afërmit, familjen, apo miqtë e tyre?

Frika e vërtetë, në fakt, qëndron pas diçkaje edhe më të tmerrshme sesa një kërcënim online me vrasje. Frika e vërtetë fshihet pas tmerrit që çdokush nga ne përjeton kur mendon se sa shumë dinë për ne kompjuterët dhe telefonat e zgjuar që përdorim çdo ditë. Se si këto pajisje jo vetëm monitorojnë edhe çastet më të errëta të jetëve tona, por janë edhe në gjendje të na kontrollojnë. Kjo frikë është përshkruar edhe në një nga episodet më rrëqethëse të serialit “Black Mirror” në Netflix, i titulluar “Shut Up And Dance” (Qepe dhe Kërce).

Në maj të vitit 2016, televizioni shtetëror rus, “Russia Today”, transmetoi një kronikë në të cilën flitej për disa grupe në rrjetin social rus “VKontakte”, të cilët përkrahin vetëvrasjen midis adoleshentëve. Këto grupe i joshnin të rinjtë nëpërmjet videove që shfaqnin kode dhe shifra të enkriptuara, të cilët adoleshentët supozohej t’i deshifronin.

Pak kohë më pas, në një nga gazetat më të mëdha ruse u publikua për herë të parë një histori që lidhej me emrin “Balena e kaltër” ku një moderator anonim iu jepte lojtarëve detyra, kryesisht vetëlënduese, të cilat duhet t’i përfundojnë brenda 50 ditësh – deri në detyrën finale, që përfshin vetëvrasjen.

Emri i lojës mendohet se vjen nga fenomeni i balenave e kaltër të cilat humbasin rrugën dhe përfundojnë në brigjet e oqeaneve ku edhe ngordhin. Gjithashtu, ajo mund të lidhet edhe me këngën e grupit të njohur rus, Lumen, e cila titullohet “Siniy Kit” (Balena e kaltër). Kënga nis me vargjet: “Përse të bërtasësh/ Kur askush nuk dëgjon/ Përse po flasim?”! Në klip shfaqet një balenë e kaltër gjigande që përpiqet të çajë rrjetën në të cilën ka ngecur.

Sipas raportimeve të disa prej lojtarëve që i kanë shpëtuar “Balenës…”, administratori kërcënon se nëse detyrat nuk kryhen, diçka e keqe do të ndodhë. Në lajme thuhet se ai/ata kërcënojnë me vrasjen e të afërmve, apo familjes. Por, ka një kërcënim edhe më të tmerrshëm pas kësaj, që jo të gjithë e pranojnë. Ai/ata kërcënojnë me nxjerrjen e një sekreti të errët të lojtarit.

Dhe, kjo është edhe më e besueshme. Pasi ti shkarkon programin, ai/ata mund të monitiorojnë çdo veprim tëndin online, si edhe të kenë qasje në dokumentet që ruani në kompjuter. Gjithçka që, nëse do të bëhej publike, do t’ju rrënonte imazhin dhe personalitetin tuaj. Sigurisht, ai/ata mund të dinë edhe ku ndodheni, nëpërmjet adresës tuaj IP, duke iu kërcënuar se të dërguarit e tyre do të vijnë për të vrarë persona, të cilët ju i njihni.


Historia e “Balenës…” nisi të trajtohej nga disa tabloide britanike vetëm në shkurt të këtij viti, duke publikuar fillimisht statistikat ruse se rreth 130 adoleshentë që luanin lojën, kishin kryer vetëvrasje. Ato publikuan gjithashtu edhe fotografitë e disa prej viktimave, të cilat përfshinin disa vajza të reja simpatike dhe joshëse, duke provuar edhe seksualitetin e lojës si një tjetër element të rëndësishëm të saj.

“Radio Evropa e Lirë” u përpoq ta hetonte fenomenin, duke infiltruar gazetarë si lojtarë, por ata u zbuluan dhe nuk arritën të shkonin larg. Nga ana tjetër, “Snopes”, një faqe që monitoron mashtrimet dhe kurthet online, e ka cilësuar historinë si të “pavërtetuar.”

“Balena e kaltër” nuk është thjesht një fenomen i ri mbi vetëvrasjen e adoleshentëve në vendet e Evropës Lindore. Ajo është pasqyrimi i realitetit të jetës në epokën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Ajo ka të bëjë me kontrollin nëpërmjet përgjimit.

Ne ju besojmë pajisjeve teknologjike sekretet tona, madje edhe ato më të errëtat, që nuk do të guxonim t’ia pëshpëritim as vetes tonë.

E bëjmë këtë me ose pa dashje, sa herë që kërkojmë diçka në internet apo sa herë komunikojmë online, duke ruajtur imazhe dhe video në kompjuter ose telefona. Imazhe dhe video të cilat mendojmë se i kemi siguruar duke i fshehur pas fjalëkalimesh të tejzgjatura.

Ne kemi zbuluar gjithashtu se hakerët mund të arrijnë secilin prej këtyre sekreteve dhe se vetë ne shpesh i ftojmë ata në këtë ‘lojë’ duke vizituar faqet e dyshimta. Në fakt, gjithçka që ndodh është ndëshkim për vet imoralitetin tonë.

Pasojat më tmerrshme të një vigjilenti anonim i cili kërkon të na ndëshkojë për krimet tona të fshehta online ishin të qarta dhe rrëqethëse në episodin “Shut Up And Dance” të Black Mirror një vit më parë.

Në të, personazhe të ndryshëm shkarkojnë padashur një virus i cili monitoron kompjuterët e tyre duke ua zbuluar edhe sekretet më të frikshme: një i ri që sheh pornografi me fëmijë në internet; një bashkëshort dhe baba i cili shkëmben foto provokuese me të dashurën e tij nëpërmjet telefonit M drejtuesja e një korporate gjigande e cila shkëmben letra raciste për punonjësit e saj etj.

Administratori u jep atyre detyra që sa vijnë e bëhen më të dhunshme, duke i kërcënuar me publikimin e sekreteve të tyre. Në fund, siç ndodh shpesh me fenomenin troll në internet, ata u ekspozuan gjithsesi, pavarësisht plotësimit të të gjitha sfidave.

Megjithatë organizatori i gjithçkaje nuk publikohet. Forca e errët duket se është vetë interneti me informacionet vetjake me të cilat e ushqejmë çdo minutë, i cili në fund kthehet në një motor gjigand hakmarrjeje.
“Loja” vetëvrasëse e tinejxherëve arrin në Ballkan, prindërit paralajmërohen për kujdes: “Dua të luaj? Nuk ka kthim kur hyn”! (Foto)

Kjo histori është kaq e ngjashme me fenomenin e “Balenës…” saqë lind pyetja nëse lajmet janë thjesht fantashkencë. Nuk është më fjala thjesht për lajme që imitojnë artin, por për lajme që lindin nga arti. Ajo çfarë legjenda urbane e “Balenës…” paralajmëron është paniku moral që ka përfshirë prej kohësh botën. Një frikë nga survejimi, kontrolli dhe ndëshkimi nga vetë sistemet e komunikimit që kemi krijuar dhe shfrytëzojmë çdo ditë.



Sfida “Balena e Kaltër”: Loja që po ua merr jetën shumë të rinjve (Foto/Video)

Rusia kohëve të fundit ka qenë cak i një loje vdekjeprurëse të quajtur “Balena e Kaltër”, e cila po detyron pjesëmarrësit e lojës online të kryejnë vepra të rënda.


Por kjo lojë tashmë është duke u zgjeruar me hapa të shpejtë në vende të ndryshme të botës, edhe pse themeluesi i saj Filip Budeikin 21-vjeç nga Rusia është arrestuar së fundmi, nën akuzën se 16 nxënës kanë kryer vetëvrasje për shkak të kësaj loje.



Lidhur me këtë fenomen së fundmi është raportuar edhe për një 15-vjeçare nga Rusia, e cila për shkak të lojës online ka tentuar të kërcej në liqen dhe t’ia marrë vetës jetën.

Por kur është shpëtuar në momentet e fundit dhe është pyetur nëse është e vetëdijshme se ishte pranë vdekjes, ajo është përgjigjur, “jam e vetëdijshme, por një veprim i tillë është cool dhe plot adrenalinë”.


Një rast i ngjashëm ka ndodhur me 12-vjeçaren nga qyteti Karbulaka, ku është shpëtuar një vajzë vetëm disa orë para se të merrte instruksionet nga administratori i lojës, për t’ia marrë vetës jetën.




Por fatin e njëjtë nuk e pati adoleshenti 13-vjeç Konor Volmot nga Irlanda i cili ka vdekur më 11 maj, ndërsa trupin e pajetë e gjeti babai i tij në oborrin e shtëpisë.


Edhe pse shumë njerëz janë munduar ta lidhin vdekjen e tij me lojën e shumëpërfolur “Balena e Kaltër”, babai i tij i ishte drejtuar medieve duke u thënë.

“Pozita në të cilën e kam gjetur trupin e tij, e kam kuptuar se bëhet fjalë për ndonjë lojë të çmendur që nuk kishte shkuar gjithçka sipas planit. Por prapë se prapë jam i bindur që ai nuk ka kryer vetëvrasje. Ai mund të ketë pasur lidhje me këtë lojë falë shumë shokëve që e praktikonin një gjë të tillë, por ai ishte një fëmijë i lumtur dhe njerëzit duhet ta dinë që kjo nuk ishte vetëvrasje”.

Ai kishte një porosi për të gjithë prindërit në botë, “ata nuk janë të vetëdijshëm sesi fëmijët janë të lidhur me realitetin virtual, pasi për ata gjithçka është reale. Kërkoj nga ju që t’i doni, të kujdeseni për ta dhe t’i ruani nga e keqja”.



Sfida “Balena e Kaltër” është prezente në ballinat e gazetave që kur e përditshmja “Nova gazeta” zbuloi informacionet për dyshimet se në Rusi kanë vdekur rreth 130 adoleshentë si pasojë e lojës, e cila përbëhet nga 50 misione të cilat fëmijët duhet t’i përmbushin, kurse misioni i 50-të është vetëvrasja.

Megjithatë, nga të gjitha këto vdekje, vetëm 16 prej tyre janë konfirmuar që kanë ndodhur si pasojë e pjesëmarrjes në këtë lojë vdekjeprurëse.

Rasti më i fundit i kësaj loje është një adoleshent shqiptar që jeton së bashku me familjen në Greqi, dhe që për fat të mirë është shpëtuar në momentet e fundit...

Спасли девочку во время выполнения опасного задания из группы смерти в Нальчике
https://www.youtube.com/watch?v=nTPoYCEHkWc
“Loja” që çon në vetëvrasje, “Balena e kaltër”, shtyn njerëzit për 50 ditë të zgjedhin sfida të ndryshme, e ditën e fundit “mentori” urdhëron vetëvrasjen. Mbi 130 vetëvrasje janë kryer veç në Rusi, ndërsa “loja” ka arritur deri në Ballkan.

Gjithçka nisi në Rusi. Julija Konstantinova (15) dhe Veronika Volkova (16) ranë nga kulmi i ndërtesës këtë vit, ndërsa dy të tjerë kanë xhiruar këto vetëvrasje. Në ndërkohë, Ekatarina (15) është lënduar rënd.









View image on TwitterView image on Twitter


Dy ditë më vonë, një vajzë 14-vjeçare nga Chite bie nën tren. Në të gjitha këto rate dyshohet se “loja” po i shtyn ato në vetëvrasje.

Schoolgirl Yulia Konstantinova, 15, who died after falling from an apartment block in industrial Ust-Ilimsk.




Loja u shpërnda në Evropë. Në Portugali, një 18-vjeçare u dërgua në spital. Ajo ka pranuar pjesëmarrjen në lojën morbide. Në këmbën e saj gjetën të prerë “Sim” (“Po”, në portugalisht), ndërsa në dorë “F58”.


Të shtunën në spital të Barcelonës është dërguar edhe një 15-vjeçare.

“Loja” ka arritur edhe në Kroaci. Ajo, sipas një gazetari që ka kontaktuar rrjetin VKontakte, nis kështu:

“Dua të luaj.”

“A je e sigurt? Nuk ka kthim prapa kur hyn.”

“Po. Çfarë do të thotë nuk ka kthim?”

“Nuk mund të dalësh nga loja kur hyn në të.”

“Në rregull, gati jam.”

“Çdo detyrë duhet ta kryesh deri në fund e askush nuk guxon të dijë për këtë. Kur e mbaron detyrën, duhet të dërgosh fotot për të parë se i ke kryer. Në fund të lojës do të vdesësh. A je gati?”

“Çka nëse dal?”

“I kam informatat e tua e ata do të vijnë tek ti e prindërit e tu.”

Detyra e parë ishte të pritej “F58” në dorë. Kur gazetari dërgon fotomontazhin, gjoja ka kryer detyrën, “mentori” nuk u lajmërua!
“Loja” kërkohet në rrjetet sociale ruse e edhe angleze me hashtagun për “balena e kaltër”, “deti balenave”, “jam në lojë”, “më zgjo në 4:20”, “F58” etj.
Autoritetet, kudo në Evropë, paralajmërojnë prindërit të kenë kujdes për komunikimet natën të fëmijëve dhe që kohë pas kohe të dinë përmbajtjen e mesazheve, fotove dhe videove në celularët e tyre. 
Lojëra morbide “Balena e kaltër” arrin edhe në Shqipëri (Video)

Lojëra morbide “Balena e kaltër” arrin edhe në Shqipëri 


“Balena e kaltër” quhet loja e frikshme që ka marrë jetën e dhjetëra fëmijëve në botë e që me sa duket ka mbërritur edhe në Shqipëri.


Edhe pse autoritetet nuk e pohojnë këtë, janë vetë fëmijët që thonë se e luajnë lojën dhe dinë shumë detaje rreth saj.

“Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën? Por, unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”, tha një fëmijë.

“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë, se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”, tha një vajzë.

“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”, tha një tjetër.

“Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”, tha një tjetër fëmijë.

Pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete.


Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik. Fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës. Personi që e krijoi këtë lojë, një 21-vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi.

Policia shpëton 14-vjeçaren nga “Balena e kaltër”


Policia shpëton 14-vjeçaren nga “Balena e kaltër”



Një 14-vjeçare në Ravena të Italisë mund të ishte kthyer në viktimën e fundit të lojës së rrezikshme “Sfida e balenës së kaltër”, po të mos ishte për ndërhyrjen e menjëhershme të drejtuesve të shkollës ku mësonte, e më pas të policisë.


Vajza kishte postuar në rrjetet sociale foto me plagët e vetëshkaktuara, si ato që dikton e ashtuquajtura “lojë e vetëvrasjes”. Shkolla u vu menjëherë në lëvizje e njoftoi pa humbur kohë familjen e të miturës, kur fotot shqetësuese të saj u shfaqën në Facebook.

Sinjalizimi mbi rastin mbërriti deri tek agjentët e policisë së Bolonjës, të cilët kanë nisur hetimet e po përpiqen të gjejnë personat në krye të zinxhirit të përgjegjësisë.

Pas ngjarjes, Kuestura e Ravenës i ka ftuar të gjithë prindërit të vëzhgojnë me kujdes sjelljen e fëmijëve, sidomos atyre që janë në moshën e adoleshencës. Sfida, e konsideruar “pjellë e mendjeve të sëmura”, i fton të rinjtë të japin prova, fillimisht jo edhe aq të vështira, siç është zgjimi në mes të natës për të parë një film horror, pastaj kërkon të shkohet gjatë orëve të mbrëmjes në vende të izoluara apo varreza, ose të shkrepet një “selfie” në tarracat e pallateve dhe shinat e trenit.

Kërkesat vijnë e shtohen gradualisht, duke mbërritur tek aktet e vetëlëndimit, që duhen provuar me material fotografik të postuar “online”. Të rinjtë që frikësohen dhe tërhiqen gjenden përballë kërcënimit se administratori zotëron çdo informacion mbi ta dhe mund t’i dëmtojë ata vetë, ose njerëzit e tyre të afërt.

Loja e rrezikshme, sipas gazetës “The Sun” lidhet me vdekjen e të paktën 130 adoleshentëve në Rusi, e tashmë, autoritetet e sigurisë në vende të ndryshme europiane kanë nisur t’i paralajmërojnë prindërit mbi rrezikun e madh të saj.


Mos luani lojën "Balena blu"

Përgatiti: Flori  Bruqi

No comments:

Post a Comment