2017-06-24

Lulzim Basha: Kurrë më nuk do të keni kryeministra e deputetë që shkelin mbi djersën tuaj

Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të 25 qershorit të 2017  ndërsa tubimi madhështor është duke u organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Fotografia e Lulzim Basha
Duke folur në këtë tubim, kreu i PD-së, Lulzim Basha fillimisht kujtoi protestën dhe ‘Çadrën e Lirisë’ dhe më pas bëri thirrje për të votuar për ekonominë dhe programin e PD-së.

Sipas Bashës, e diela është dita e gjykimit popullor për qeverinë dhe Edi Ramën.

Fotografia e Lulzim Basha

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

1 muaj e 10 ditë më parë ishim mbledhur këtu në këtë shesh ku detyruam Republikën e vjetër të kapitullojë dhe të pranojë kushtet tona.

Por unë 1 muaj më parë ju premtova se do të mblidhemi këtu për të thënë të vërtetën. Këtu në këtë shesh vendosim ti jepnim fund planit ogurzi të republikës së vjetër për të vjedhur zgjedhjet.

110 ditë më parë republika e vjetër krekosej për fatkeqësitë. 110 ditë më parë demokratët u ngritën u bashkuan dhe nisën një marshim, ku sot janë të bashkuar shumica dërrmuese e Shqipërisë.
Me vendosmërinë totale për të bërë një hap përpara.

Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur PD i priu demokracisë, kur i priu anëtarësimit të NATO, kur liberalizuam vizat, dhe kështu do të jetë ditën e diel ku së bashku të themelojmë Republikën e re.


Fotografia e Lulzim Basha

Shqipëria na priste, Shqipëria na kërkonte, bota pret ndryshimin, A jeni gati?


 Ditën e diel bashkimi i shqiptarëve do ti jap fund me votë republikës së korrupsionit dhe krimit, njeriut që vuri timonin e tij mbi interesin e çdo shqiptari.

Njeriu i cili për pushtetin e tij kriminalizoi shtetin e mbushi Shqipërinë me drogë, ky është kryeministri i 4 viteve që shkuan, kryeministri të cilin ju do ta largoni me votë ditën e diel.


Fotografia e Lulzim Basha

Rama erdhi në pushtet para 4 vitesh duke premtuar 300 mijë vende pune, shëndetësi fale, asnjë vend të ri pune nuk hapi dot, Shqipëria u bulua nga droga, Shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos.

Edi Rama pati në 4 vite, miliarda euro por i harxhoi ato për bandën e tij.

Ai në pushtet erdhi nga Tritoli.

Edi Rama dhe Partia e tij e Tritolit nuk e meriton votën e popullit shqiptar!


Partia Demokratike mbyll mbrëmjen e sotme fushatën elektorale të 25 qershorit, ndërsa tubimi madhështor është duke u organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.


Ditën e diel është dita për gjykimin popullor me votë.
Kurrë më nuk do të keni kryeministra që krekosen mbi dinjitetin tuaj, deputetë që shkelin mbi djersën tuaj, ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve dhe kryeministrin e ekonomisë.
Ekonomia është çështja kryesore për të cilin vendosim ne çdo të diel.

No comments:

Post a Comment