2017-06-02

Njoftim për konkursin letrar për Festivalin Ndërkombëtar “Drini poetik , edicioni i tetë, që mbahet më 9-10 qershor 2017 në Prishtinë-Prizren-Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
THE WRITERS UNION OF KOSOVA


NJOFTIM

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton pjesëmarrësit e konkursit të shpallur më 5 maj 2017 për FN “Drini poetik , edicioni i tetë, që mbahet më 9-10 qershor 2017 në Prishtinë-Prizren-Kukës, se në konkurs kanë mbërritur 6 kumtesa , 4 recensione letrare dhe 119 poezi të autorëve.

Juria letrare ka vlerësuar të koduara punimet letrare. Disa punime nuk janë marrë parasysh për shkak se kanë qenë të publikuara ose kanë mbërritur jashtë afatit të konkursit.

Në bazë të vlerësimit të jurisë letrare dhe mundësisë së akomodimit të mysafirëve, Kryesia e LSHK-së ka miratuar këto krijime letrare për festival .

I. KUMTESA

1. Agolli i të gjithëve
2. Simfonitë e lamtumirave në poezinë e Dritëro Agollit
3. Ramiz Kelmendi-shkrimtar e publicist
4. Shkrimtari që mësoi fëmijët të preknin magjinë
5. Komunikimi me fëmijët – dëshmi e mjeshtërisë artistike

II. PËRURIME LETRARE

1. Vepra letrare e Ymer Elshanit, recension për kompletin letrar të autorit.
2. Vargje për veten dhe për ne të gjithë, recension për veprën “Shalom, loti im” të Mimoza Erebarës.
3. Recension për librin poetik „Trokitje çame “ të Rrustem Gecit.
4. Një libër që bën dëshmi martirizimin e Kosovës, recension për librin e Fetnete Ramosajt, Kundër harresës, gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999.


III. POEZI

1. Deri në fund
2. Natë në kthetra
3. Gruaja
4. Mbeta gjeth i këputur trëndafili
5. Është një cak
6. Flas me shiun
7. Epitaf i pashkruar
8. Mërgimi edhe hijen nuk ma njeh
9. Përplasje meridianësh
10. Kënga e lotit
11. Lind edhe një herë
12. Andrra
13. Dy valë Drini
14. Ylbere brezash
15. Drithërimë shpirti
16. Zërat mitikë në gjirin e Artës
17. Muza e poetëve
18. Halla nga Prevalla
19. Ku do të ishim tani
20. Ecni lehtë mbi fosilet e dhimbjes
21. Bacës
22. Lëmsh
23. Ku rron poeti
24. Kënga e syve blu
25. Lypsarët
26. Drini është një lumë në viset e mia
27. Mos ik!
28. Zë i pafajësisë
29. Bashkëtingëllore
30. Ndodh...
31. Identiteti
32. Driloni
33. Jesen...
34. Rjedha në ujë
35. Po qe reale madhështia
36. Gjyshi e mbesa në teferiç
37. Valë-valë
38. Kur dielli del dhe ikën
39. Nga notesi i dëshmitarit...
40. Djali vjen me Dionizin
41. Epiri nga Parga
42. Mall mërgate
43. Nasradini dhe gomari
44. Baladë për Muratin
45. Natë
46. Unë dhe ti Evë
47. Drini
48. Tridhjetë e pesë ujëvarat...
49. Fole mbi dallgë
50. Nuk vritet lirika
51. Sa për dreq kjo jetë...
52. Pesmo moja
53. Çast i dehur
54. Fëmijëria ime
55. Kështu ligjëronte Sokrati
56. Hije kohe
57. Trenat
58. Poezi pa adresë

• Luten autorët e punimeve të përzgjedhura letrare të konfirmojnë pjesëmarrjen në festival. Për mysafirët nga jashtë sigurohen një bujtje dhe dy dreka.



PROGRAMI

Festivali Ndërkombëtar Drini poetik më 9-10 qershor në Prishtinë – Prizren - Kukës

E PREMTE, më 9 qershor 2017,

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Ora 12, Hapja e Festivalit

12, 15 Sesioni letrar: Rekuiem për shkrimtarët Dritëro Agolli,

Ramiz Kelmendi dhe Arif Demolli

Ora 14, Vepra e hapur- përurime letrare

Ora 18, Lira magjike- ligjërime poetike

E SHTUNË , më 10 qershor 2017,

Sheshi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ora 11, Ora e Lidhjes, ligjërime poetike

Ora 18, Kukës

Valët e Drinit, ligjërime poetike.


• Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në konkursin letrar të LSHK-së për FN “Drini poetik “ 2017.


Kryetarja e LSHK-së,

Dr. Flora Brovina

Prishtinë, më 2 qershor 2017






No comments:

Post a Comment