2017-06-24

Po blinte votat, zbulohet shuma e parave që iu kapën doganierit të LSI-së


U kap me listë votuesish dhe thes me para, zbulohen fotot e shkodranit me Ilir Metën


Vetëm pak orë kanë mbetur nga nisja e proçesit të votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit u raportuan dy raste shkeljesh në Shkodër dhe në Vlorë.

Në të dy rastet, militantët e partive po “dërdhnin dorën e fundit” për të blerë votat e mbetura.


Rasti më flagrant ishte në Shkodër ku dy militantë të LSI-së, njëri prej tyre me detyrë doganier, u kapën me sasi të konsiderueshme parash dhe me listë votuesish.

Sipas policisë këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një listë votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues Izmir Bushaj u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xhyher Bushaj i cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" e "Korrupsioni pasiv në zgjedhje". /albeu.com/

No comments:

Post a Comment