2017-06-24

Rexhep Shahu:Kuçedra që ia ndal ujin kamzës


Na ka mbetë droga pa shitë. 
Kush na siguron shitjen e drogës, merr votat tona.


Fotografia e Rexhep Shahu

Kundër ujkut të fortë behën bashkë qen e zagarë...
 Ndërsa  shkrimtari i mirënjohur zt. Rexhep Shahu do të flet me shkurt se parafolësit dhe do të gënjejë me pak se ata... Ju sigurojë për këtë!

Ne kete foto është Falmur L. Hoxha  qe aktualisht eshte kandidat per deputet i Partise Demokratike ne Tiranë. 

Ndërsa publicisti,gazetari,shkrimtari i mirënjohur shqiptar zt.Rexhep Shahu është  në fushatë përditë me te. Nuk mund të fshihem nën këmishë. Jam në fushatë për tu thënë mundësisht të gjithë njerzëve se Flamuri është njeri i mrekullueshëm dhe se parlamenti me njerëz të tillë bëhet i dinjitetshëm.
Për cilësitë njerëzore që ka, për shpirtin e tij, për humanizmin, për përkushtimin ndaj njerëzeve, unë krenohem që e kam mik dhe ai do t'i bënte nder cilësdo partie politike.
Flamur Hoxha është njeri fjalë paktë, i matur, i ndërshem, që të sheh në sy, që e pyet tjetrin, si je, dhe pret t'ia dëgjojë edhe përgjigjen, që nuk bën sikur të dëgjon, sikur të respekton, sikur të ndëron por që di të dëgjojë, di te respektojë, di të ndërojë.




Sa më shumë që afrohet dita e votimeve të 25 qershorit 2017, aq më pak ujë rrjedh në rubinetat e kamzalijve, aq më shumë shkurtohet koha që rrjedh ujë në rubinetat e familjarëve në Bathore e në mjaft zona të tjera të Bashkisë Kamëz.



Ndalet uji në vitin 2017! Ndalet për ndëshkim, për dënim!

E ndal kuçedra qeveri që nuk i don barabar e njëlloj shtetasit e vet, që i sheh si të njerkës banorët e Kamzës, banorët e përtej lumit të Tiranës, “malokët” e “çeçenët” e dikurshëm të cilëve nuk u han palla, si për inat të qeverisë, ta ngatërrojnë gjithë ditën e natën “q” me “ç”.

Irritimi i qytetarëve të qytetit të ri të vilave, të qytetarëve që i sollën më shumë se gjithçka vitalitet dhe energji kryeqytetit, siç thoshte shkrimtari Dritëro Agolli, që socialistët e gradonin patriark, të kësaj qendre të re të zmadhuar me njerëz vitalë të Bathores, Kamzës, Paskuqanit, Laknasit, Valiasit etj etj, po shtohet dhe temperatura e revoltës po rritet.

Akuzat po ashpërsohen përditë e më shumë.

“Deri para ca ditësh kishim 7 orë ujë në ditë, tani nuk kemi asnjë orë ujë në ditë. Shumë familje po detyrohen të blejnë depozita uji. Kjo bëhet me qëllim të dëmtohet Flamur Hoxha e Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit”.

Kjo po ndodh këto ditë zgjedhjesh që njerzit të zemërohen.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i impenjuar maksimalisht me mish e me shpirt, që humanizmin e mirësinë, solidaritetin me tjetrin e ka mënyrë të jetuari e të menduari, e përjeton rëndë këtë ndëshkim që u bëhet qytetarëve.

I vijnë dhjetra mesazhe nga të njohur e të panjohur, pasi ai ua ka shpërndarë numrin e tij të telefonit gjithë banorëve të Bashkisë Kamëz që ta kenë gjithmonë numrin e tij të telefonit si një derë të çelur ku mund të trokasin, dhe i luten të ndërhyjë për ujë, i luten “ta vrasë” kuçedrën.

Ai ngushtohet prej pamundësisë për zgjidhje urgjente të kësaj kërkese jetike të banorëve për ujë, por ai nuk e zgjat dot dorën sot ta kapë kuçedrën për fyti.

Njerëz të ndryshëm thonë se ujin Bathores ia ka ndaluar kuçedra Edi Rama, kryeministri i vendit. Kuçdra qeveri e ka ndaluar ujin që njerzit të zemërohen me pushtetin vendor të Kamzës, me Bashkinë Kamëz, e cila e ka në vartësi ujësjellësin dhe e administron vetë atë, por ajo administron tubat, matësat, mbledh lekët, po nuk administron ujin në burim. Burimin e ujit e ka Tirana. Kamza ia blen ujin Tiranës. Tirana lëshon aq pika uji sa do. Kuçedra e ka ndalur ujin që njerzit të zemërohen e të votojnë kundër Partisë Demokratike në Kamëz, për arsyen e ditur se Partia Demokratike në Kamëz, Bathore, Paskuqan, Laknas, Valias e në gjithë qendrat e kësaj bashkie ka minierën e vet të pashterrrshme të votave.

Kuçedra e ka ndalur ujin dhe nuk lëshon asnjë ore ujë në ditë për banorët e Bathores e të zonave të tjera gjatë këtyre ditëve zgjedhjesh që njerzit të deshpërohen dhe të votojnë kundër kandidatëve të partisë Demokratike në Kamëz, meqenëse lista e kandidatëve të PD në Kamëz që udhëhiqet nga Flamur Hoxha është shumë cilësore në raport me listat e kundërshtarëve.

Akuzave të banorëve dhe deshpërimit të tyre zërat ngatërrestarë të qeverisë u përgjigjen se nuk është Edi Rama kuçedra që ndal ujin për Bathoren e Kamzën, por është Bashkia e Tiranës e cila nuk i shet ujë Bashkisë Kamëz sa kërkon kjo e fundit. Pronare e ujit qenka Bashkia Tiranë e cila po të dojë ia shet ujin Bashkisë Kamëz dhe më ujin bën politikë e ndërpret sa herë të dojë.

Zëra edhe më ngatërrestarë akoma pëshpërisin se nuk duhet të acarohen aq shumë kandidatët për deputete të PD dhe partiakët e Partisë Demokratike në Kamëz, se si me ujë, si pa ujë, në Bashkinë Kamëz fitojnë gjithmonë kandidatët e Partisë Demokratike.

Por nga ana tjetër, ata që gjuajnë në trekëndësh për gol në finale të botërorit me topin e akuzave, thonë se kuçedra e ndal ujin që kandidati Flamur Hoxha me kolegët Ahmet Prençin, Korab Litën e Vendim Demën, të mos marrin vota më shumë se sa e ka në traditë Partia Demokratike, më shumë se sa ka marrë edhe herët e tjera në këtë rajon bastion që është bërë i tillë falë lirisë e demokracisë, falë Partisë Demokratike.

Kuçedra ndal ujin sepse e di se zemërimi popullor është rritur shumë, nga keqqeverisja, nga mashtrimet e pafundme, nga faturat e borxheve me të cilat qeveria ka ngarkuar shumë familje për energjinë elektrike, nga burgosjet e shumë e shumë njerzve të Bashkisë Kamëz për fatura energjie etj etj, dhe ky zemërim i shtuar pritet që ta shtojë shumë numrin e votave pro Flamur Hoxhës dhe kandidatëve të tjerë të PD, pro numrit 6 të Partisë Demokratike.

Nga gjithë këto akuza që pëshpëriten dhe nuk thuhen me zë por vlojnë e dëgjohen ngado, kuçedra duartroket që e ndal ujin dhe shton me të drejtë pakënaqësitë e njerzve.

Kuçedra duke ndalë ujin ndëshkon banorët e bashkisë Kamëz, ndëshkon Flamur Hoxhën e PD me kandidatët e tjerë, ndëshkon Partinë Demokratike, ndëshkon Bashkinë Kamëz që e ka Partia Demokratike, bashkinë që e blen ujin dhe kuçedra nuk i shet sa don bashkia e sa kërkojnë banorët, cënon imazhin e autoritetin kryetarit të Bashkisë e të Partisë Demokratike në Kamëz, Xhelal Mziu, i cili është bllokuar nga kuçedra kryeministër puthuaj për të gjitha projektet që ia ka paraqitur qeverisë e ajo nuk ia ka financuar duke diskriminuar Kamzën e duke përbuzë banorët e saj.

Kuçedra Edi Rama apo kuçedra qeveri që me ligësi u jep 35 herë më pak fonde banorëve të Bashkisë Kamëz, në raport me Bashkinë Tiranë të cilat i ndan një lumë, siç pohon kryetari Mziu, që len mbi 140 familje në errësirë se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, synon t’ia ulë kuotat Partisë Demokratike.

Maksimumi i ndëshkimit që synon kuçedra që ndal ujin për bashkinë Kamëz, është ta ulë numrin e votave në minierën e votave të Partisë Demokratike, në minierën që quhet Bashkia Kamëz.

Kuçedra bën llogari të ftohtë politike, nuk ka mëshirë, nuk i bëhet vonë pse nuk rrjedh ujë në rubinetat e banorëve të Kamzës e Bathores. Nuk i bëhet vonë kuçedrës për fëmijët e përtej lumit që nuk kanë ujë të pijnë dhe për asgjë. Ajo bën llogari votash. Don të pakësojë votat pro Flamur Hoxhës e Partisë Demokratike.

No comments:

Post a Comment