2017-06-05

Rusia tenton të shtrijë ndikimin në Ballkanin perëndimor, përveç Kosovës dhe Shqipërisë



Nga e hëna Mali i Zi është zyrtarisht vend anëtar i NATO. Të gjitha vendet e Adriatikut janë pjesë e aleancës dhe u mbulua boshllëku që ekzistonte mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Nga ceremonia të hënën në DASH

Mali i Zi, dikur bastion i ndjenjave pro-ruse në Ballkan, u bë të hënën zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s, me një ceremoni në Uashington.

Anëtarësimi i vendit prej 600 mijë banorësh në Aleancën Ushtarake shënon një kthesë historike që e ka zemëruar Kremlinin, i cili e sheh Malin e Zi si një zonë të veçantë interesi.

Kjo e zvogëlon më tej ndikimin e Rusisë në Europën Juglindore dhe i heq aksesin nga të ashtuquajturat "dete të ngrohta" në Evropë, që mund të përdoreshin si baza për ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme.

Rusia ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ekonomikisht dhe politikisht, duke përfshirë një fushatë për të minuar industrinë malazeze të turizmit, që mbështetet mjaft te vizitorët rusë.

****

Kjo e zvogëlon më tej ndikimin e Rusisë në Europën Juglindore dhe i heq aksesin nga të ashtuquajturat "dete të ngrohta" në Evropë, që mund të përdoreshin si baza për ndërhyrje ushtarake në Lindjen e Mesme.

Rusia ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ekonomikisht dhe politikisht, duke përfshirë një fushatë për të minuar industrinë malazeze të turizmit, që mbështetet mjaft te vizitorët rusë.




Në Departamentin amerikan të Shtetit u zhvillua ceremonia për pranimin zyrtar të Malit të Zi si anëtar i 29 i NATO-s.

Në ceremoni morën pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin e pranimit të vendit në NATO.

Më 7 qershor, flamuri i Malit të Zi, ai anëtari më i ri i Aleancës, do të valëvitet për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel.

Ngjarja e sotme ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve, thuhej në një komunikatë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit’.

Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafirmon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.

Pranimi i Malit të Zi në NATO është i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në vitin 2009.




Image



Për ceremoninë e pranimit, kryeministri Dushko Markovic udhëtoi drejt Uashingtonit. Në këtë ceremoni nuk do marrë pjesë vetëm shefi i NATO, Jens Stoltenberg, por për befasi edhe zv.presidenti amerikan Mike Pence. Nga diplomatët ky gjest shihet si nderim pas asaj shtyerje të pasjellshme të presidentit Donald Trump në 26 maj kundrejt Markovicit. Për Malin e Zi, videoja e shtyrjes ishte reklamë falas. Mali i Zi me 620.000 banorë u bë kryetema e mediave prestigjioze, shkruan “Der Standard”.


Solidariteti me Malin e Zi

Qindra amerikanë janë paraqitur pranë ambasadës malazeze në Uashington për të kërkuar falje për gjestin e presidentit Trump. Edhe në Berlin kanë ardhur emaile me përmbajtje të ngjashme. Mali i Zi kishte pritur shumë gjatë ratifikimin e SHBA dhe nënshkrimin e Trump, pasi edhe atje ishte lobuar kundër anëtarësimit të Malit të Zi. Rusia ishte padyshim kundërshtarja e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, pasi humbte ndikimin mbi Ballkanin. Shteti që ka armatë prej 2000 vetësh dhe që njihet kryesisht për shkak të turizmit, ka hapur 26 nga kapitulli 35 i anëtarësimit të saj në BE. Megjithatë anëtarësimi në NATO solli irritime të mëdha.


Qeveria malazeze pretendon se agjentët rusë përgatitët tentativën e Grusht shtetit në 16 tetor 2016. Dy rusë janë në hetime. Moska ka kërkuar pas krizës së Ukrainës 2014 që të shtrijë ndikimin ekonomik dhe politik mbi Maqedoninë, Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi, por edhe mbi Kroacinë. Dhe për këtë përdor propagandën e saj mediatike. Marrëdhëniet e këqija mes Moskës dhe Podgoricës arritën majat të dielën, kur kryeparlamentari malazes Miodrag Vukovic u shpall Persona non grata nga autoritetet ruse.

No comments:

Post a Comment