2017-06-24

Shtëpia Botuese ” Klubi i Poezisë ” publikon vëllimin poetik ” Fati i qyteteve të vogla” të autores Fiqirete Kukli.






Shtëpia Botuese ” Klubi i Poezisë ” publikon vëllimin poetik ” Fati i qyteteve të vogla” të autores Fiqirete Kukli.
 
FATI I QYTETEVE TË VOGLA
Ne luteshim gjithmonë
Të ndaleshin njerzit në qytetin tonë
Luteshim
Por ata kalonin mes për mes dhe iknin
Iknin, nuk ndalonin.

Ne shpesh ndjeheshim pak
Ndjeheshim të vegjël
Ndjeheshim të pamjaftueshëm
Dhe donim të tjerë njerëz të ndaleshin në qytetin tonë
Sepse qyteti i vogël ish
Por zemrën të madh e kish.

Udhëtarët na dukeshin si pjesë e jona
Na përshëndesnin me bori makinash të rralla
Ikjen si trishtim linin për ne
Për qytetin tonë të vogël me zemër të madhe.

Si Shkumbini, edhe udhëtarët
Kalonin nëpër ne dhe iknin
Duke marrë me vete ëndrrat dhe shpresat tona
Duke shkruar fatin e qyteteve të vogla.

(Duke uruar autoren Fiqirete Kukli, njoftojmë miqtë se ky libër botuar nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, sot doli nga shtypi dhe është në dorë të lexuesit.



*****


Poezi nga Fiqirete Kukli



Kështu jam unë!

Jam unë ndryshe, apo bota ku jetoj është e çmendur!
Bëj unë pak, apo njerzit nuk kënaqen me atë që unë mundem!
Jap unë pak, apo njerzit dinë vetëm të marrin e jo të japin!
Të përdor maska, apo të kem fytyrën time!
epo…, në dreq, unë jam kjo që jam
dhe nuk kam për të ndryshuar për asgjë dhe për askënd në botë.

Nuk do përdor maska, për t’ ju përshtatur unë botës!
Kam forcë të ngrihem pas çdo rrëzimi
Kam besim tek forcat e mia
Mund të humbas beteja,
por Lufta vazhdon!!!



Unë dua të jem e lumtur!

Të marr guximin të shtrëngoj zemrën fort
Të detyroj sytë të thajnë lotët
Të kap duart fort me njëra –tjetrën, që mos të dridhen
Ti them e rithem vetes, me zë dhe pa zë,
që unë jam e fortë
E duke veshur buzëqeshjen më të bukur,
që unë di të dhuroj
Do përballem me ty, o botë!
Për të mbrojtur botën time!!

Nuk e njoh botën time
Je munduar të kuptosh!?
Po a je munduar ndonjëherë të më kuptosh!?
E ndien si rreh zemra ime?
Je përpjekur ndonjëherë të kuptosh rrahjet e saj!?
Je përpjekur ndonjëherë të kapësh lotët e zemrës dhe ti fshish!?
E njeh ti botën time!?
Nuk arrite ta njohësh asnjëherë!!!



Natyrë!

Më rrëmbëllen pranvera në vorbullën e saj
Futem në lendina e mes lulesh rri
Më vjen keq të këpus lulen e pafaj
Ajo është e bukur, si një poezi!



Ngri zërin!

Synë e nxirë ta pashë sot shoqe
Kokën nuk e ngrije dot
Vështrimin nga unë e hoqe
Në faqe të rridhnin lot.

Punon shumë, ti,ditë e natë
Ai rri në kafene
Kthehet në shtëpi i pirë tapë
Ulëret e prapë të rreh!

Ngrije zërin fort, bërtit
Nga” bota” mos ki turp
Ajo rri e mban sehir
Kur mbi ty ngrihet dhunë!

No comments:

Post a Comment