2017-06-13

Votat e partive politike nëpër komuna: PAN 14; VV 9 dhe LAA 4


Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Për formimin e Qeverisë, Kushtetuta parasheh minimumin prej 61 votave në Kuvend.
KDI: PAN do t’i ketë 39 deputetë; VV – 31; LAA – 30
PAN do t’i ketë 39 deputetë; VV – 31; LAA – 30


Hulumtuesi në KDI, Albert Krasniqi, që si pjesë e koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim ka monitoruar procesin e zgjedhjeve ka treguar se si do të shpërndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës, sipas numërimit të deritashëm të votave nga KQZ.


Krasniqi ka thënë se nga rezultatet preliminare të deritanishme, shpërndarja e ulëseve duhet me qenë kështu: PAN: 39 deputetë; VV: 31 deputetë; LAA: 30 deputetë; Komunitetet: 20 deputetë.

Kështu, asnjë prej subjekteve shqiptare nuk mundet ta bëjë shumicën në Kuvend edhe pas koalicionit me pakicat.



VETVENDOSJA KOALICION ME POPULLIN


Emrat më të votuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA në Rahovec, janë si më poshtë.
1. Kadri Veseli – 3,798 vota;
2. Ramush Haradinaj – 4,433 vota.
3. Beatrisa Pista – 3,464;
68. Smajl Latifi – 4,760 vota;

83. Andin Hoti – 3,429 vota. 


Fotografia e Faik Zogaj
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.


Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës (PDK) doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, por asaj do t’i duhet të gjejë një partner koalicioni për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV) 26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e DnV-së.

Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008, me shumë kosovarë të frustruar mbi mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit. Në vitin 2010 dhe 2014 pjesëmarrja ishte 48 dhe 43 për qind.

Surpriza më e madhe ishte partia Vetëvendosje e opozitës, e cila pothuajse ka dalë partia e dytë, shkruan tutje Reuters.

Fotografia e Levizja Vetevendosje
“Vetëvendosja ka fituar këtë numër votash për shkak se ata duan që të ndëshkojnë partitë qeverisëse”, tha Ismet Kryeziu, kreu i Demokracisë në Veprim.

Qeveria e re do të duhet të merret me papunësinë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, sidomos me Serbinë, një parakusht për të dy vendet për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.



Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit do të behet pas auditimit të të gjitha kutive të votimit, numrit të votave me kusht dhe votave me postë si dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave.


“Rezultatet përfundimtare nuk do të dalin shumë shpejt, pasi që ka shumë procedura që duhet të kryhen dhe të cilat zgjasin së paku tri javë”, ka thënë Daka për RTV21.

Ajo ka shtuar se votat janë numëruar qysh mbrëmë dhe se “për shkak të problemeve teknike që kanë pasur me faqen zyrtare, nuk janë futur ende në sistem”.

Daka ka konfirmuar se koalicioni PAN radhitet i pari, Vetëvendosje e dyta dhe LDK-AKR-Alternativa e treta.


Demokracia në Veprim ka dalur me rezultatet në mënyrë të vizualizuar të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017

Përmes këtij vizulaizimi mund të shihet se cila parti ka marrë më së shumti vota e cila më pak në të gjitha komuna e Kosovës.


Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) ka marr më së shumti vota në 14 komuna, Vetëvendosje ka dal e para në 9 komuna, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) në 4 komuna.









Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit do të dalin pas tri javëve.


Mirëpo, që nga e diela (11 qershor 2017)kanë filluar të qarkullojnë emra e kandidatëve më të votuar për deputetë nga radhët e partive politike.

Fotografia e profilit të Komandant Ramush Haradinaj
 Emrat e kandidatëve me të votuar nga AAK. Në listë prin Ramush Haradinaj, i pasuar nga Daut Haradinaj. Pas tyre radhiten: Rasim Selmanaj, Shkumbim Demalijaj, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Bekë Berisha, Rrustem Berisha, Lahi Brahimaj, Blerim Kuqi dhe Besnik Tahiri.

Fotografia e Shkumbin Demaliaj

Fotografia e profilit të Time Kadrijaj





“Koalicionet parazgjedhore mund të shthuren pas 11 qershorit 2017”



Pas një para-fushate të bujshme, partitë politike në Kosovë nisën edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore me premtimet që prekin të gjitha fushat e jetës. Qytetarëve po u premtohet se nën qeverisjen e këtij apo atij subjekti politik, Kosova do të bëhet me ekonomi të zhvilluar, me vende të reja pune, arsim cilësor e deri te premtimet për liberalizim të vizave, formim të ushtrisë dhe anëtarësim në NATO e Bashkim Evropian.
kadri_veseli_1.jpg (18.95 KB)

Fushata e sivjetme për zgjedhjet parlamentare po karakterizohet edhe me faktin se në ballë të saj nuk janë disa prej figurave lidere të partive më të mëdha, si Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër të ardhshëm nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka premtuar se do ta nxjerr vendin nga korrupsioni duke fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit.

“Askush s’do ta mund Kosovën asnjëherë. As korrupsioni. Kosova po na thërret që ta mundim korrupsionin, krimin, terrorizmin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj, i cili në vitin 2004 ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, por për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte, nuk arriti të ushtrojë funksionin më gjatë se tre muaj, tani beson se do t’i vazhdoj proceset duke e kthyer Kosovën në një vend të sigurt dhe me institucione të besueshme.

“Kosova po na thërret që ta mundim lakminë joligjore, që ta mundim inatin e dëmshëm mes vete, që të kemi shtet ligjor; që të kemi prokurorë e gjyqtarë, e gjyqe që iu besojmë. Që të kemi polici e ushtri që na bindin se jemi të sigurt. Kosova po na thërret të kemi ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

I mbështetur në platformën e qendrës së djathtë, koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa ka nxjerrë në ballë të fushatës, jo njërin prej liderëve të partive përbërëse, por një figurë nga fusha e ekonomisë, Abdullah Hotin, nga LDK-ja. IHoti ka dërguar sinjale edhe Serbisë, për vazhdimin e dialogut, por në një format krejtësisht tjetër.


“Ne kemi plan konkret për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian. Përmes bisedimeve, në format të ri tash me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por të garantuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të vendosim të gjitha temat në tavolinën e bisedimeve. Ne do të vendosim afat të qartë se kur këto bisedime do të përfundojnë”, ka thënë Hoti.

Për dy vite, kryeministri në largim, Isa Mustafa dhe qeveria e tij, ku bën pjesë edhe i kandiduari për kryeministër Abdullah Hoti, nuk arriti që të përmbyllë me ratifikim Marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Por, nën qeverisjen e tij, Hoti beson se e ka formulën e cila në fund do të rezulton me ratifikimin e demarkacionit dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Ne garantojmë se gjatë mandatit të ardhshëm do të përmbyllim konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, me demarkacion, me liberalizim të vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar Hoti.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, si një subjekt politik që ishte në opozitë, kur flitet për pushtetin qendror, premton një qeveri me më pak ministra e më pak shpenzime dhe qeveri që do ta sillte pushtetin më afër qytetarit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeministër, Albin Kurti, ish-kryetar i këtij subjekti politik, vazhdon ta mbështes fushatën e tij në ofrimin e një alternative tjetër, krahasuar me koalicionet e partive që ishin në pushtet këto vitet e kaluara.

“Në Kosovë kanë pasur prioritet dëshirat e qeveritarëve dhe jo të drejtat e qytetarëve. Ligj, rregull e drejtësi, në vend të krimit e korrupsionit. Arsim mbi bazat e profesionalizimit dhe për dije e jo me librezë të partisë e për militantë”, ka thënë Kurti.

Nga legjislatura tashmë e shpërndarë, Vetëvendosje mbahet në mend për inicimin e një praktike të paparë parlamentare, me hedhjen e gazit lotsjellës në seancat plenare, si mjet për të penguar vendimmarrjen për çështje, të cilat, ky subjekt politik i kishte cilësuar si interes i Kosovës.

Ndonëse një vend që ende është në rrumbullakimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Albin Kurti mendon që Kosova duhet të jetë shtet partner me perëndimin dhe NATO-n dhe nuk mbetet vetëm si shtet që kërkon mbrojtje e ndihmë nga jashtë.

“Themelimi i ushtrisë do të thotë të vendosim ndjenjat tona historike e liridashëse në shërbim të paqes në vend e në botë. Historia e jonë është e mbushur me luftë për liri. Pavarësia plotësohet kur kontribuojmë me ushtri në NATO dhe jo kur i kërkojmë asaj veçse lëmoshën e mbrojtjes”, ka deklaruar Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse një ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Për formimin e Qeverisë, Kushtetuta parasheh minimumin prej 61 votave në Kuvend.

Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që koalicionet aktuale parazgjedhore të shthuren pas 11 qershorit, ngase besojnë fare pak se ndonjëri prej subjekteve aktuale do t’i sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.



"10-shja” më e votuar e kandidatëve të LAA, Dega IV




Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Behgjet Pacolli e Ilir Deda janë në “top 10- shen” e listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.


Megjithëse, ende nuk ka filluar numërimi i votave të kandidatëve të partive politike në KQZ, Komisionet zgjedhore të degëve të partive politike tashmë I kanë rezultatet paraprake dhe tashmë dihet edhe “top 10-shja” e parë e secilës parti politike.



Disa komisione zgjedhore të disa degëve të partive politike, tashmë dihet se Vjosa Osmani është kandidatja e dytë më e votuar në LDK pas Avdullah Hotit, ndërkaq edhe “prurjet e reja” në LDK kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme jo vetëm për t’u bërë deputetë por edhe për të hyrë në dhjetëshen e parë të më të votuarve në listën e LDK-së.

Kështu duke u bazuar në një listë që ka siguruar , nga Dega e IV e LDK-së del se kandidati më i votuar është:

 Avdullah Hoti me 4534 vota, 
Vjosa Osmani me 3050 vota,
 Lumir Abdixhiku me 2437 vota, 
Driton Selmanaj me 1403 vota,
 Behgjet Pacolli me 1940 vota, 
Mimoza Kusari Lila me 1388 vota,
 Ilir Deda me 1396 vota, 
Anton Quni me 946 vota,
 Kujtim Shala me 744 vota 
dhe Ismet Beqiri me 685 vota.

Kjo tendencë e votimit të kandidatëve që konsiderohen si “prurje të reja” në LDK duket se është një mesazh I mire për Lidhjen Demokratike të Kosovës që të mendojë për avansimin e “frymës së re” edhe brenda strukturave të LDK-së.

Vjosa Osmani merr më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara!?



Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në zgjedhjet e vitit 2014 kishte marrë 40 mijë vota.


Por, në zgjedhjet e sivjetme të 11 qershorit, ajo ka marrë rreth 60 mijë vota, ani pse ishte renditur në numrin 81 të listës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Osmani, sipas Gazetës Blic, është e dyta më e votuar në këtë listë – pas Avdullah Hotit, kandidat ky për kryeministër.












Shkrimtari Ismajl Kadare: 
Albin Kurti është drita e vetme pas një errësire të gjatë në Kosovë…

Ismajl Kadare,shkrimtare i madh i letrave shqipe dhe jo vetem kandidant i cmimit Nobel ne letersi, thot se sheh te Albin Kurti shpresen e vetme per Kosoven…

Fotografia e film.al

Ismajl Kadare:Albin Kurti eshte shpresa e vetme,drita e vetme pas nje erresire te gjate ne Kosove.Populli shqiptare ne Kosove duhet te tregohet i pjekur dhe te mos perseris me gabimet duke perkrahur njerez te pa dobishem.Ne doren e zgjedhesve eshte fati i femijeve e niperve te Kosoves, le te mos vuaj ata per fajin tuaj,thot Ismail Kadare.

No comments:

Post a Comment