2017-07-24

Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D dekorohet me titullin "Kalorësi i urdhërit të Skënderbeut" nga Presidenca Shqiptare

Me eruditin e psikiatrisë ndërkombëtare-Akademik Prof.Dr.Skender Kodrën,mburret shqiptaria!

Image result for skender kodra


STUDIUESI I SHQUAR shqiptaro-amerikan , akademik prof.dr.Skender Kodra,Ph.D   DEKOROHET NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. BUJAR NISHANI, ME URDHRIN « kaloËs i urdhrit tË skËnderbeut ».


Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13 maj 1946 në  Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore.

Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike.

Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Pejës , Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në  Burgun famëkeq CZ -në  e Beogradit .

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme.


 Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.

Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar, Prof. Dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë libra si: Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.


I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Akademiku i mirënjohur shqiptaro-amerikan Prof.Dr.Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.

Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.

Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-
Amerikane me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Presidenti i Shqipërisë këto ditë  në shënjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e Akademikut tonë Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D i jep titullin"Kalorësi i urdhërit të Skënderbeut"!

Akademikët e Akademisë së shkencave Shqiptaro-Amerikane më seli në New York më degët e saja në Prishtinë,Tiranë dhe Shkup si dhe Opinioni mbatë kombëtar shqiptar i uron Z.Skënder Kodra,shëndet,jetë të gjatë në vazhdimësi.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane  Newu York,Prishtinë,Tiranë dhe Shkup

Drejtori për  mardhënie me publikun   pranë ASHASHA

Flori Bruqi


Tiranë, 24 korrik 2017

  

No comments:

Post a Comment