2017-07-12

Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa takime me zyrtarë të lartë evropianë në Samitin Triestes, tregon çka kërkoi nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina



Takimi qendror ku ishin të pranishëm kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Akademik  Prof.Dr.Isa Mustafa, sot ka marr pjesë në Samitin Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e disa shteteve të BE-së dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Image

“Në takimin qendror ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera, theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën integruese evropiane si dhe i njoftova për zhvillimet aktuale dhe perspektivën e proceseve në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social facebook, përcjellë “Bota sot”.

Mustafa ka njoftuar se ka kërkuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera.

Image

“Njëkohësisht, theksova vendosmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera. Nënshkruam edhe Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

No comments:

Post a Comment