2017-07-28

Akademiku serb, Dushan Kovaçeviç : Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj

Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj

Akademiku serb, Prof.Dr.Dushan Kovaçeviç


Pas pësimeve në gjashtë luftëra gjatë shekullit të 20-të, Serbia nuk ka më popull e fëmijë për një luftë të shtatë, meqë kjo luftë e re do të ishte fundi i këtij vendi.

Kështu ka deklaruar akademiku serb, Dushan Kovaçeviç, raportojnë mediat e Beogradit.

Ai ka thënë se qëllimi i dialogut që zhvillojnë politikanët në emër të qytetarëve duhet të jetë pengimi i luftës në të cilën do të vriteshin fëmijët serbë.

Njëri nga intelektualët më të spikatur serb nuk ka mëdyshje sa i përket mbështetjes së thirrjes të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për një dialog të gjerë shoqëror për Kosovën.

Ai ka thënë se ka ndeshur në reaksione të mira kundruall propozimit që me rrugë paqësore të zgjidhen problemet ndërmjet serbëve dhe të shqiptarëve, citohet të ketë thënë akademiku Kovaçeviç.

Autori bashkëkohor më i shquar serb i dramave thirret në përvojën personale diplomatike nga periudha e shërbimit në Portugali si ambasador i Serbisë-Malit të Zi të dikurshëm dhe vlerëson se këtij apeli të Vuçiqit për dialog i ka “kontribuar” edhe presioni shtesë i bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se është i sigurt se pas 50 vjetëve të jetuara në shekullin e 20-të, Serbia kurrë nuk do të duhej të bënte luftë:

Ajo që kurrsesi s’po mund ta kuptoj, thotë ai, “janë njerëzit të cilët sot në Beograd nxisin luftë”.

Sipas tij, politika e jashtme e Aleksandar Vuçiçit është zhvilluar sipas parimit të kompromisit pragmatik.

No comments:

Post a Comment