2017-07-14

DEBAT PUBLIK : PRO ET CONTRA SHQIPËRISË NATYRORE


 
BAROMETRI KOMBËTAR
Prof.Dr. Mehdi HYSENI
 
Prof.Dr.Mehdi Hyseni është ushtar besënik dhe patriot i SHQIPËRISË ETNIKE dhe i AMERIKËS!
 
***  Ndërkaq,  Parulla strategjike antishqiptare “patriotët e Erdoganit”, është Apel    për vëllavrasje shqiptare  në Ballkan. 
 
*** Arben Çoka: “Patriotat e Erdoganit”+ foton e kontrabnaduar të Profesorit si “dëshmi”  e mbështetjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikuar në pordhtalin: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/, kërkon gjak shqiptari, dhe atë gjak, që lufton për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
*** Nuk ka asnjë dyshim se, duhet të jesh i çmendur 100% ose tradhtar e merecenar me dëmkë, që t’i etiketosh, ofendosh dhe poshtrosh akademikët shqiptarë myslimanë  si  “patriotë të Erdoganit”!!!
 
Ndërgjegjja ime fetare, kombëtare dhe atdhetare-SHQIPËRIA ETNIKE 
 
Prandaj, në asnjë formë, Profesori Mehdi H.Hyseni nuk mund të jetë patriot i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan (Turqia nuk ka nevojë për asnjë  patriot shqiptar, sepse ka mbi 90 milionë patriotë turq) , por PATRIOT I SHQIPËRISË ETNIKE të ISMAIL QEMALIT  dhe i AMERIKËS SHPËTIMTARE të Presidentit Bill Clinton, e cila ia shpëtoi jetën së bashku me 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit(24 Mars -12 Qershor 1999). - E, ju, çokë e mokë, ku ishit atëherë, o tradhtarë dhe të pabesë, që tradhtuat vëllezërit e juaj nën flakën dhe zjarrin e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë?! -Tashti, post festum, lehni, shani dhe shpifni sa të doni, se ajo është  "ndërgjegjja" juaj. Aq dini, aq, edhe bëni të zeza të tilla! 
 
Prandaj, rrjedhimisht dhe realisht Profesori Mehdi H. Hyseni nuk mund të jetë, edhe patriot i Rexhep Taip Erdoganit, as i Arben Çokë-karahajvanit e as i Paul Tedeschin-islamofob-reaksionarit, të cilët  e lavëdërojnë Evropën e dikurshme të Bizmarkut dhe të Edward Grey  për copëtimin e trojeve etnike  shqptare (1913), si dhe i akuzojnë shqiptarët sikurse kryekrimineli Slobodan Milosheviq, se me “patriotët e Erdoganit” po duan të “krijojnë një shtet të madh mysliman të bashkuar” në Ballkan. Kjo është shpifja e zezë e tyre sllavo-bizantine, që nuk e pastron as Deti Adriatik e as Oqeanti Atlantik. Këta janë renegatë, klyshë dhe zagarë të agjenturave të ndryshme antishqiptare. Këtyre ua zhbiron trurin dhe zemrën RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE ndaj, edhe shpifin,  shajnë e njollosin ideologët dhe  patriotët shqiptarë, që botërisht po kërkojnë RIBASHKIMIN KOMBËTRAR SHQIPTAR.
 
Të mbrojmë parimin dhe idenë e RILINDËSVE për RIBASHKIMIN, duke i shkallmuar renegatët, oportunistët, tradhtarët dhe islamofobistët!
 
*** Ai që nuk e mbron emrin e vet, fenë e vet, shtëpinë e vet, kombin e vet, atdheun e vet dhe SHQIPËRINË ETNIKE, është majmun sui generis, jo njeri normal, i  thellë, i ditur, i qytetëruar  dhe   me vlerë. 
 
– E vërteta dhe drejtësia nuk kanë nevojë për frikacakë, për predikues, për poltronë, për hipokritë, për oportunistë, për demagogë me nga dy, tri e më shumë fytyra! Për më tepër,  ata që i thonë vetes  “të thellë” dhe “të ditur, dhe që  i turpërohen emrit të vet dhe fesë së vet nga frika dhe nga kërcënimi i armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, janë “një hiq, që sillet rreth hiqit”. Asgjë më shumë.
 
–Si mund të jesh “ i thellë” dhe  “i ditur”…, etj., kur nuk ke besim, as guxim të kacafytësh me gënjeshtrën, me tradhtinë, me pabesinë, me shpifjen dhe me PADREJTËSINË?!
 
Prandaj, tani, ka ardhur koha të reagojmë ashpër dhe me argumente kundër dukurive negative shkatërrimtare  antivlerore, antifetare, antikombëatre, antinjerëzore dhe anticcivilizuese, sepse   nesër, do  bëhet vonë për të gjithë ne, nuk do të na ndihmojë askush për luftimin dhe për  çërrënjosen e tyre.
 
Kush është shqipfolësi Arben Çokaj, që  Profesorin e ka shpallur me fotografi  “patriotë të Erdoganit”?!
 
-Arben Çokaj është një viktimë kokëtharë, injornate dhe miope efashistit dhe e islamofobit Paul Tedeschini, që ka “shpallur” Prof.Dr.Mehdi Hysenin “patriot të Erdoganit”, duke e keqpërdorur  edhe fotografinë e tij, gjëqë kjo është e dënueshme sipas ligjit. Lexoni  se çfarë lehur ky farë klyshi injorant dhe i verbër i Paul Tedeschinit në: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/ ).
 
Ky farë plehu si Pual Tedeschinski, në ved se ta sulmonte Serbistanin dhe Junanin, që po na  kërcënojnë me “Shqipërinë e Madhe”,  si qen i qartur ka sulmuar dhe ofenduar Profesorin, duke  e quajtur “patriot të Erdoganit”!? –He, Erdogani e Kurdistani, Rusistani, Serbistani dhe Junani ia “plotësofshin të gjitha dëshirat”, ashtu si e meriton sikurse  “Mësuesit” të tij, Paul Tedeschinski, që i ka sulmuar shqiptarët si Slobodan Milosheviqi, gjoja për krijimin e një “shteti të bashkuar mysliman” në Ballkan”. Lexo në : http://www.botasot.info/opinione/731024/paul-tedeshini-si-slobodan-milosheviqi-i-akuzon-shqiptaret-e-shqiperise-etnike-gjoja-per-krijimin-e-nje-shteti-te-bashkuar-mysliman-ne-ballkan/).
 
-Nuk është modesti, por e vërteta, duhet t’u thuhet në sy të të gjithë miqve dhe armiqve, se Prof.Dr.Mehdi H. Hyseni (  debabaden: stërgjysh, gjysh e babë) është patriot i Sami Frashërit dhe i Ismail Qemalit, jo i Erdoganit, o hasmit e Zotit dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, kritikoni “Velika Albanija” të Velika Serbisë, jo Profesorin, që po e mbron kombin shqiptar dhe SHQIPËRINË ETNIKE!
 
Pse “patriotë të Erdoganit”, nga doli kjo shpifje satane e morrave  dhe e pleshtave sllavo-bizantinë shqipfolës?!
 

-“Motivi”   i Arben Çokajt për ta shpifur, ofenduar, baltuar dhe shantazhuar profesorin  mbi bazën fetare, kombëtare dhe profesionale ka qenë kjo analizë e profesorit me titull  Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!”, botuar në gazën “Bota Sot” të dates 22 ershor 2017. Lexo në: http://www.botasot.info/opinione/721083/kush-luan-me-karten-serbe-shqiperia-e-madhe-do-te-digjet-nga-baruti-i-saj-sllavo-bizantin/). 

 

Këtë idiotizëm sipas porosisë së “mësuesit” islamofob të tij, Paul Tedeschini e ka bërë kuturu vetëm për t’ia plotësuar dëshirën armikut të SHQIPËRISË ETNIKE, Paul Tedeschinit, duke mos lexuar dhe duke mos kuptuar fare se çfarë është analizuar në komentin tim të thekusar më lart, se  Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!”.

-E, këtij farë huligani shqipfolës A. Çokaj i “pasksha djegur fort” sikurse “mësuesit” të tij P. Tedeschinit, pse në komentin tim është apostrofuar emri i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe pse profesori ka kritikuar konsumuesit dhe simpatizuesit  manipulues dhe mashtrues të “Shqipërisë së Madhe”, që është  arma më e rrezikshme dhe më vdekjeprurëse e RIBASHKIMIT KOMBËTAR dhe e RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Mirëpo, çfarê të bëjmë, kur “gjaja e gjallë’ kolaboracioniste shqipfolëse nuk e kupton këtë rrezik shekullor  nga Serbia e Madhe ! – Në vend se të kritikohej “Velika Srbija”, këta  zagarë të saj,  e ofendojnë dhe e poshtërojnë profesorin me ofendimet e tyre  vulgare, duke e quajtur “PATRIOT TË ERDOGANIT”!? 

Në këtë rast konkret, kush duhet të heshtë, të përmbahet dhe të tregohet “i thellë” dhe “ i urtë”? – Mos  “viktima”?- Jo, assesi, sepse, atëherë, do të pajtohej me turpin e zi  dhe me shpifjen islamofobe, që ia ka mveshur kokëthari dhe  analfabeti  shqipfolës Arben Çokaj, i fyrmëzuar, i dresuar dhe i mbështetur  nga hanteri islamfob Paul Tedeschinski, i cili  në rolin e “zjarrfikësit”  paralajmëron Evropën dhe botën, që të mos lejojnë ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse kjo ka të bëjë me “krijimin e një shteti mysliman të bashkuar në Ballkan”. (Shih pasusin analfabetik : “Perderisa ne trojet shqiptare e sidomos ne Kosove po mbahen keto qendrime antishqiptare, antiballkanike dhe antieuropiane hiqnje mendsh se ju len kush te formoni ne trojet shqiptare dhe ne Ballkan nji shtet te bashkuem pseudoshqiptarsh dhe nji shtet islamik sheriatik vegel e Turqise neoosmane dhe baze terroristash islamike.”(http://www.botasot.info/opinione/731024/paul-tedeshini-si-slobodan-milosheviqi-i-akuzon-shqiptaret-e-shqiperise-etnike-gjoja-per-krijimin-e-nje-shteti-te-bashkuar-mysliman-ne-ballkan/).

 

  Parulla “paptriotët e Erdoganit” kërkon gjak shqiptari mysliman,  që mbron kombin dhe Shqipërinë Etnike!
 
-Ky është “Manifesti” i Islamofobisë së Paul Tedeschinit dhe të klysharisë e zagarisë së tij raciste islamofobe kundër akademikëve shqiptarë  të besimit mysliman. Prandaj, kujdes shqiptarë, qëndroni larg nga një epidemi e këtillë  antifetare dhe antikombëtare shqiptare, sepse kjo “formulë” sllavo-bizantine kërkon vëllavrasje mes shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.
 
-Arben Çoka: “Patriotat e Erdoganit”+ foton e kontrabnaduar të Profesorit si “dëshmi”  e mbështetjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan, publikuar në pordhtalin: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/, kërkon gjak shqiptari, dhe atë gjak, që lufton për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Kjo është idiotësia e shqipfolësve, në vend se ta luftojnë armikun e brendshëm dhe të jashtëm, atakojnë, shpifin dhe deegradojnë Profesorin,  i cili tërë jetën ka qenë  në luftë kundër të tillëve për ta mbrojtur emrin, gjuhën, kombin, fenë dhe atdheun, duke mos u pajtuar kurrë me copëtimin dhe  me kolonizimin e SHQIPËRISË ETNIKE – që nga mosha rinore e deri më sot (1960-2017), ky ishte preokupimi im jetësor dhe trondtija e thellë shpirtërore  ndaj padrejtësive që iu bënë kombit tim dhe SHQIPËRISË sime ETNIKE nga të të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm (1912-2017).
 
Mirëpo, kush kërkon gjak shqiptari mysliman, që mbron ineteresat jetike të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, siç është në rastin konkret autori i këtij shkrimi  dhe i qindra e mijëra shkrimeve, si dhe i disa veprave  të tjera (1990-2017), do të lahet në baltën e gjallë të kënetave sllavo-bizantine të Tekfur Vasiliust, të Slobodan Milosheviqit, të Ural beut, të Hasho Tuxharit dhe të Esat Pashë Toptan tradhtarit,  pa të keqen e tri feve shqiptare, pa të keqen e kombit shqiptar dhe pa të keqen e atdheut të shtrenjtë-SHQIPËRISË ETNIKE.
 
      Kush mbjell erë, do të korrë furtunë!
 
-Ata spiunë, tradhtarë, analfabetë, zagarë dhe hyzmeqarë shqipfolës me vurratë sllavo-bizantine,  që duan të shkelin mbi vlerat njerëzore, profesionale, fetare dhe kombëtare shqiptare të akademikëve shqiptarë të konfesionit mysliman, me qëllim të mbrojtjes së interesave mafioze  sllavo-bizantine, ata nuk do të kursehen  as nga historia, as nga ndëshkimi i popullit as sot, as nesër e as skurrrë, por do ta përjetojnë  të njëjtin fat të Hamzait,  të Esat Pashë Toptanit dhe të Hasho Tuxharit, sepse kombi shqiptar  “ka mjaft gjak të njomë” të Avni Rrustemit ,  të Adem Jasharit dhe  të Xhafo Idrizit, i cili me kohë i pat paraljmëruar spiunët dhe tradhtarët, që t’i shmangeshin rrugës së tradhtisë dhe të shitjes, duke i rikujtuar se: “Ngado që të shkoni plumbi do t’u ndjekë pas”!
 
Andaj, kush ia ka marrë vetes inati, le të  “byrlykët” me “mullinjtë e erës”, le të vazhdojë rrugën e tradhtisë  dhe të pabesisë së Ural beut, por, ajo nuk do  shpie më larg sesa në rrënojat e djegura të Kalasë së Karaxhasë së Tekfur Vasilius- bizantinit.
 
Një qurravec analfabet (me kokë dhe fuqi të bretkocës së Jean de La Fontaine) do të “bërlyket” me një akademik shqiptar, duke e sharë dhe njollosur, vetëm pse është mysliman, dhe vetëm pse po lufton për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR DHE  TË SHQIPËRISË ETNIKE!
 
Pra, formula e një injoranti-klyshi  dhe hyzmeqari sllavo-bizantin-Arben Çoka: ”Patriotët e Erdoganit” , publikuar në “fjalaelire-shkodra.net”: http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/,  thënçin si “reagim” ndaj analizës sime  “Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!” , botuar në GAZETËN “BOTA SOT”: http://www.botasot.info/opinione/721083/kush-luan-me-karten-serbe-shqiperia-e-madhe-do-te-digjet-nga-baruti-i-saj-sllavo-bizantin/  ), është një paçavure e një analfabeti  me mendje të ndryshkur njerëzore dhe me zemër të prishur fetare, kombëtare dhe profesionale, e shkruar me porosi dhe sugjerim të “mësuesit” të tij islamofobist, fashist greko-sllav Paul Tedeschini, ndoshta dikujt  i duket naivitet i dalë rastësisht nga injoranca e një analfabeti të marrë (që ende nuk di t’i fshijë qyrrat e veta),  por në skenën politike asgjë nuk  shpërfaqet rastësisht dhe me pahir, por thellësisht e planifikuar dhe e  “dizajnuar” për njollosjen sidomos të akademikëve shqiptarët të fesë islame, si dhe për përçarjen fetare të shqiptarëve sipas formulës së vjetër  romake “divide et impera”.
 
Këtë koment të imponuar nga armiqtë e brendshëm sllavo-bizantinë : Arben Çokaj dhe Paul Tedeschini, po e mbyll me disa vargje  poetike të poemës “Vaji i bylbylit” të poetit dhe të filozofit të shquar  patriot shqiptar Ndre Mjeda:
“Me ditë hyjt me bisedue,
Me pasë sy që me derdhë lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja për jet’e mot.”
 
Këto vargje janë përgjigjja më e saktë shqipfolësve, shpifësve dhe tradhtarëve islamofobë-mbrojtësve të vajtuar të Velika Serbisë, të cilët pa ansjë fakt, profesorin M.Hyseni e kanë “kryqëzuar” si “filoosman” dhe si “patriot të Erdoganit”, me qëllim që të fusin vëllavrasje mes shqiptarëve, të cilët kurrënjëherë në historinë e derisotme të tyre nuk kanë qenë të konfrontuar dhe të hasmuar mbi bazën ndërfetare.

 

Subject:Re: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
From:floribruqi@yahoo.com (floribruqi@yahoo.com)
To:kosova.atdhe@yahoo.com;
Date:Friday, 14 July 2017, 8:43


On 13 Jul 2017, at 22:33, Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com> wrote:
I dashur Flori,
Ju lutem që këtë artikull që po jua dërgoj për ribotim, ta shpërndani në sa më shumë faqe interneti për demaskimin e Paul Tedeskinit, i cili e sulmon në mënyrë fashiste Profesorin e nderuar Mehdi Hyseni. Artikullin për ribotim e kam mbyllur me shënimin e mëposhtëm.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi. 
Eshrefi
San Diego, Kaliforni
13 korrik 2017

Shënim. U detyrova ta nis për ribotim në internet këtë artikull, meqenëse argati i regjur i grekosllavizmit, shërbëtori i tij pa kurrfarë dinjiteti, me emrin Paul Tedeskini, ka ribotuar në internet një paçavure kundër Profesorit të nderuar Mehdi Hyseni. Kanë kaluar më shumë se tre vjet e gjysmë që ky malukati Tedeskini ka heshtur në faqet e internetit. Pata menduar se mos ka qenë i sëmurë.  Por jo. Me sa duket, rrufeja nuk bie në hithra, siç thotë një fjalë e urtë nga thesari i pamatë i aforistikës shqiptare.
San Diego, Kaliforni
13 korrik 2017
Image result for eshref ymeri per flori bruqin

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri

Shërbëtori i grekosllavizmit,si gjithmonë,në krye të detyrës

Në një artikull me titull: “Reagim ndaj shkrimit të Prof.dr. Mehdi Hyseni mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, PaulTedeskini shkruan (Citimet po i bëj me pikë e me presje, me të gjitha mëkatet gjuhësore, të cilat janë pasojë e formimit të tij gjysmak):
“Lexova me vemendje shkrimin e Prof. Dr. Mehdi HYSENI me titull “Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim!” te publikuem me daten 23 shtator 2013 ne TSH. Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! Tashti e kuptoj se pse ne shkrimet e jueja ke ndrrue drejtim dhe e keni lane rrugen e maparshme objektive dhe tamam patriotike (Citohet sipas faqes së internetit “Kosova tek AlbEmigrant”. 24 shtator 2013).
Më poshtë do të vazhdoj të riprodhoj ca citate të tjera nga ky artikull i Tedeskinit të lartpërmendur:
“Dy gjana me vend ka ba Europa gjate shekullit te XX: Coptimin e trojeve filoosmane shqiptare dhe coptimin e Gjermanise naziste” (po aty).
“Shkak per coptimin trojeve shqiptare qe te mos riformohej ne Ballkan/Europe nji Turqi e Rè Osmane ishin veglat antishqiptare, antipatriotike arnauto-turke Haxhi Qamiliste-Esat Toptaniste, te cilet bertitshin Duem Baben Sulltan”.
“Ashtu si Europa me te drejte nuk e bashkoi Gjermanine pa pase sigurine e moskrijimit te nji Gjermanie neonaziste, po ashtu Europa me te drejte nuk do te lejoje ribashkimin e trojeve shqiptare pa pase sigurine e moskrijimit ne zemer te Europes te nji Shqipnie neoosmane baze e terrorizmit islamik”.
“Sot xhamijat e trojeve shqiptare Kosove-Shqipni kan mobilizue mbi 700 djelmoça te rij shqiptar per te shkue ne Siri jo per te derdhe gjakun e vet si shqiptar, por si musliman sunnit kundra muslimanve shiit sirian”.
Së pari, artikulli i profesorit të nderuar Mehdi Hyseni, i ka shkelur keq në kallo grekosllavizmit, i cili vuri menjëherë në lëvizje lakeun e vet Tedeskini për ta sulmuar në mënyrën më të pabesë, ashtu siç i shkon për shtat një horri brashnjar, pa kurrfarë identitet kombëtar. Me këtë rast, lakeu i grekosllavizmit gjeti rastin për të sulmuar edhe zotin Abdi Baleta, i cili shqiptarëve ua ka thënë dhe vazhdon t’ua përsëritë për vite me radhë formulën e çmuar deri në shenjtëri:
“Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”.
Kjo formulë i tmerron deri në palcë grekosllavët, të cilët i tremben si djalli vetëtimës krijimit të një shteti të bashkuar shqiptar, brenda katër ish-vilajeteve, me një stemë dhe me një flamur. Prandaj, sa herë që del në skenë çështja e ribashkimit të trojeve etnike shqiptare, duke filluar me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë Londineze, grekosllavizmi merr mashën në dorë dhe fillon të vërë në lëvizje krimbat e plehut, si puna e Tedeskinit, që i ka selitur në stallat e veta me kohë e me vakt.
Së dyti, dëshiroj të theksoj se trojet etnike shqiptare, në kuadrin e katër vilajeteve, nuk kanë qenë asnjëherë troje filoosmane. Përkundrazi, ato kanë qenë troje të pastra shqiptare, të populluara në shumicë dërrmuese me popullsi të etnisë shqiptare dhe të vendosura për ta hequr qafe zgjedhën otomane. Këtë e vërtetojnë kryengritjet e vazhdueshme antiotomane, sidomos në kohën e Reformave të Tanzimatit, në gjysmën e dytë të shek. XIX që kulmuan me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe sidomos në periudhën mes viteve 1908-1912. Prandaj Tedeskini, me etiketimin që u bën trojeve shqiptare si filoosmane, shpif në mënyrën më të ulët, duke shkelur mbi gjakun e sa e sa martirëve që sakrifikuan jetën për një atdhe të lirë e të pavarur nga perandoria otomane. Madje shpif, ashtu siç i shkon për shtat një paçavureje të vërtetë të grekosllavizmit.
Së treti, duke shprehur tërë entuziazmin e vet për faktin që Evropa bëri mirë që i copëtoi trojet etnike shqiptare, Tedeskini bën një paralelizëm me copëtimin që ajo i bëri edheGjermanisë naziste pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Me këtë deklaratë, Tedeskini, nga njëra anë, e prezanton veten si armik të betuar të kombit shqiptar, kurse, nga ana tjetër, zbulon faktin që vetë është i lajthitur nga trutë dhe i thotë këmbës dorë me xhevahiret që nxjerr nga pena e tij. Dhe ja sepse: Trojet etnike shqiptare, Evropa i copëtoi përfundimisht, duke ua aneksuar shovinistëve sllavogrekë, pra, duke i shndërruar ato juridikisht në pjesë të territoreve të tyre. Kurse Gjermania naziste u nda në katër zona pushtimi: amerikane, angleze, franceze dhe sovjetike. Tri të parat u bashkuan dhe formuan Gjermaninë Perëndimore. Ndërsa zona e pushtimit sovjetik u krijua si shtet më vete dhe në vitin 1949 u shpall Republika Demokratike Gjermane, në kuadrin e kampit socialist. Pra, asnjë metër katrore e Gjermanisë tërësore nuk iu aneksua juridikisht as Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as Anglisë, as Francës dhe as Bashkimit Sovjetik.
Së katërti, Tedeskini identifikon në mënyrën më të paturpshme mbarë kombin shqiptar me plehurina të tilla, si Haxhi Qamili dhe Esat Toptani, të cilët, me otomanizmin e tyre, Evropës i paskan shërbyer gjoja si vjegë për coptëtimin e trojeve tona etnike. Kësisoj Tedeskini radhitet përkrah kasapëve të Evropës dhe madje ngazëllohet për këtë vepër kriminale që ata kryen kundër trojeve tona etnike, duke tundur kësisoj flamurin e një fashisti të kulluar në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Arsyeja e vërtetë e copëtimit të trojeve etnike shqiptare prej ujqve evropianë, ishte jo otomanizmi i dy plehurinave të larpërmendura, por xhelozia dhe urrejtja e Evropës ndaj etnisë shqiptare, si më e lashta në kontinentin evropian, dhe dashuria e saj përvëlimtare ndaj sllavogrekëve.
Me ngazëllimin e vet për copëtimin e trojeve etnike shqiptare prej diplomacisë kriminale evropiane, Tedeskini ngrihet kundër legjendës së kombit shqiptar, Gjergj Fishtës, i cili në Lahutën e Malcicë i çjerr maskën kurvës Evropë:
Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re mohit, besës së Zotit!
Po, á ky asht sheji i qytetnisë?
Me da token e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë?
Për qëndrimin e tij të vendosur më mbrojtje të kombit shqiptar dhe për demaskimin që i ka bërë shovinizmit evropian dhe sidomos shovinizmit serbomadh, Gjergj Fishta duhej nderuar me kohë me një shtatore gjigante jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë.
Me nuhatjen e tij prej atdhetari, prej nacionalisti të shquar, Fishta i Madh ka goditur pa mëshirë të gjithë ata mercenarë të urryer, servilë të të huajve, dallkaukë dhe sallahanë që janë turpi i dheut për kombin shqiptarë, si puna e këtij Tedeskinit që s’është gjë tjetër, veçse, siç e demaskon ai, “një coftinë e kalbur mbi dhe”:
Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t'ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t’na qelbi fis e atdhè?
Së pesti, Tedeskini kërkon t’i ngrejë aksionet Evropës, e cila gjoja paskej vendosur që ta bashkonte Gjermaninë, pasi u bind, demek, se nuk kishte më rrezik për lindjen e neonazizmit. Me këtë deklaratë, Tedeskini zbulon servilizmin e tij të shpëlarë karshi Evropës dhe formimin e tij gjysmak në lëmin e informacionit. Evropa s’pati gisht absolutisht në çështjen e ribashkimit të Gjermanisë. Ribashkimi i Gjermanisë ishte rezultat i vetëshkallmimit të themeleve të sistemit socialist në Evropën Lindore, i vetërrënimit të ngrehinës sovjetike me emrin “Bashkim Sovjetik”, i bisedimeve mes Bushit (i madhi) dhe Gorbaçovit në Reikjavik dhe në Maltë dhe i marrëveshjes mes kancelarit Kol dhe Gorbaçovit, në përfundim të së cilës Gjermania Perëndimore e shpërbleu Moskën me 9 miliardë dollarë për ndërtime pallatesh banimi për ushtarakët e armatës sovjetike prej 380 mijë trupash që duhej të zhvendoseshin nga Republika Demokratike Gjermane për në atdheun e tyre.
Së gjashti, sipas trulajthiturit Tedeskin, “Europa me te drejte nuk do te lejoje ribashkimin e trojeve shqiptare pa pase sigurine e moskrijimit ne zemer te Europes te nji Shqipnie neoosmane baze e terrorizmit islamik”.
Evropa, në të vërtetë, as ka menduar dhe as që ka për të menduar ndonjëherë për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare. Dhe në këtë mes nuk ka të bëjë fare bindja e saj për “moskrijimin e një Shqipërie neoosmane, si bazë e terrorizmit islamik”, siç fantazon mendjeçarturi Tedeskin. Ribashkimi i trojeve etnike shqiptare varet vetëm nga dëshira e shqiptarëve dhe e klasës së tyre politike, e cila, po të jetë me të vërtetë atdhetare, duhet t’i tundë themelet Brukselit, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për thirrjen e Konferencës së Londrës 2. Sepse Evropa, edhe sikur shqiptarët, në mbarë trojet e veta etnike, me lëvizjen e shkopit magjik, të kthehen në çast 100% në të krishterë, mendjen e ka te sllavogrekët. Shqiptarët të krishterë ishin në kohën e Skëndërbeut, por Evropa atij nuk i dha asnjë ndihmë në përballjen e tij me perandorinë më të fuqishme të mesjetës. Madje pabesia e Evropës asokohe është mishëruar më së miri në qëndrimin prej prostitute që Venetiku mbante ndaj Skënderbeut.
Tedeskini trulajthitur sheh ëndrra me sy hapur për rrezikun e ekstremizmit islamik në trojet shqiptare. Po këtij trushkari si nuk i rënka në sy ekstremizmi nazifashist në Greqi, i përfaqësuar nga partia “Agimi i Artë”, e cila ka deputetë në parlamentin grekë dhe një elektorat prej 1 milion votues? Dhe Evropa, për turpin e saj, i dha kryesimin e Presidencës në Bashkimin Evropian, në vend që t’i vinte si kusht paraprak nxjerrjen jashtë ligjit të kësaj partie. Kjo parti ka bërë thirrje për luftë kundër Shqipërisë për të marrë Epirin e Veriut, por Tedeskinit s’i kanë bërë përshtypje këto thirrje nazifashiste se vetë është sejmen i shovinizmit grekokaragjoz.
Me deklaratën e vet për rrezikun e ekstremizmit islamik në trojet shqiptare, Tedeskini radhitet përkrah kukuvajkave të Kremlinit, duke u shfaqur si një lake i vërtetë, i zhveshur nga çdolloj dinjiteti personal.
Ngjarjet e Kosovës, sidomos para dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, vërtetuan se institucioni i shpifjes kundër popullit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe kundër kombit shqiptar në tërësi, erdhi e mori përmasa të përbindshme mes shkencëtarëve dhe politikanëve rusë.
Prof.dr. Vollkovi, drejtor i Institutit të Sllavistikës, në qershor të vitit 1999, në intervista dhe në shkrime të ndryshme, në një mënyrë fare të pacipë, deklaronte poshtë e përpjetë:
“UÇK-ja e ka treguar veten një organizatë terroriste…”, se “në të ka pasur edhe mercenarë, edhe të ashtuquajtur vullnetarë të huaj-moxhahidinë nga vendet arabe” (Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova” (Shënime të një diplomati). Tiranë 2007, f 435).
Ish-ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, shkruante:
“Po vijnë dëshmi alarmanteqë tregojnë se pushteti “në hije” në Kosovë, gjithnjë e më shumë po kalon në duart e grupimeve të ndryshme që janë të lidhura ngushtë me organizata kriminale ndërkombëtare, me narkobiznesin, me ekstremizmin islamik” (Citohet sipas: Igor Ivanov. “Vnjeshnjaja politika Rosii i mir. Statji i vëjstuplenjija”. ROSSPEN. Moskva 2000, f.231).
Presidenti rus Vladimir Putin, del para opinionit publik ndërkombëtar me një deklaratë kaq absurde, saqë edhe fëmijëve të kopshteve u duket e pabesueshme që ajo të ketë dalë nga goja e një kryepolitikani të një supershteti:
“Nuk e kuptojmë pse amerikanët kanë filluar fushatën e tyre për të islamizuar Evropën. Pasi shqiptarët të kenë gëlltitur Evropën, ata do të mundohen të shtrihen më tej, në kurriz të Maqedonisë” (Roland D. Asmus. “Një luftë e vogël që tronditi botën”. Palgrave, Macmillan, 2010. Pjesë nga biseda e Vladimir Putinit me Presidentin e Gjeorgjisë M. Saakashvili, f. 105-107. Citohet sipas: “Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare (1878-2012)”. Botim i Universitetit ILIRIA dhe i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Prishtinë-Tiranë 2012, f. 169).
Së shtati, sipas informacioneve që Tedeskinit i shkojnë nga padronët e tij të trekëndëshit Beograd-Moskë-Athinë dhe nga Damasku, përmes kanaleve të Kremlinit, në Siri paskan shkuar 700 mercenarë shqiptarë për të luftuar për përmbysjen e regjimit të Asadit. Këtë problem ai e shtruaka si shqetësim se, demek, iu dhimbskan, shiitët sirianë!!! Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, edhe sikur kjo që thotë të jetë e vërtetë. Sepse dukuria e mercenarizmit është e vjetër sa bota. Njerëzit, në mbarë trojet shqiptare, nuk janë më nën regjimin e egër komunist dhe lëvizja e tyre është e lirë. Nëse kanë shkuar si mercenarë, kokën e vetë hëngshin, bashkë me ata që i kanë organizuar, se në këtë mes nuk ka gisht absolutisht as Tirana zyrtare dhe as Prishtina zyrtare. Po si ka mundësi që këtij Tedeskinit i dhimbsen shiitët e Asadit dhe nuk i dhimbseshin boshnjaket që serbët i masakruan në Srebrenicë, në bashkëpunim të ngushtë me mercenarët grekë dhe rusë?! I dhimsen sepse Asadi gëzon përkrahjen kriminale të Kremlinit në mizoritë që ka kryer dhe vazhdon të kryejë kundër popullit sirian, të cilit i ka rrjepur shtatë palë lëkurë dhe, sipas të dhënave që janë bërë publike në mjetet e informimit masiv dhe konkretisht në revistën amerikane “Forbes”, ai “…ka një pasuri që vlerësohet në 122 miliardë dollarë” (Citohet sipas: “Nëpërmjet islamit u bënë më të pasurit në botë”. Marrë nga faqja e internetit “Explorer Univers”. 17 shtator 2012).
Prandaj lakeut të sllavogrekëve Tedeskini nuk i është bërë kurrë vonë për vrasjen e 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë, masakër kjo e kryer prej serbëve dhe prej mercenarëve grekë e rusë, të organizuar fshehurazi prej vetë shtetit grek dhe prej vetë shtetit rus.
Gazetarja holandeze Ingeborg Beugel, e cila ka qenë disa vjet me shërbimnë Greqi, shkruan:
“...Në këtë kohë më telefonon Taki Miha. Ishte një zgjidhje e tipit “deus ex machina”. Ai ishte një nga ata gazetarë të paktë guximtarë grekë, i cili kishte guxuar që të thoshte një tjetër opinion. Kjo gjë e kishte bërë jetën e tij në Athinë shumë të vështirë. Ai më tregoi se kishte bërë një libër, “Aleanca e pashenjtë, Greqia dhe Serbia në vitet ‘90”. Dhe kishte më shumë se kaq. Ai kishte gjetur se mercenarë grekë kishin marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës… Mercenarët që morën pjesë në vrasjet e Srebrenicës njihet se kush janë, por nuk janë çuar para drejtësisë” (Citohet sipas faqes së internetit “Greqia, kjo bishë e Ballkanit”. Marrë nga “Sarajevo-x.com”. Përgatiti për faqen e internetit Albert Hitoaliaj. 05 prill 2012).
Po si ka mundësi që servilit të sllavogrekve Tedeskini nuk i ka pas bërë përshtypje absolutish fakti që mercenarët rusë, me organizimin e vetë shtetit rus, u radhitën përkrah bandave kriminale të Millosheviçit për masakrimin e popullit shqiptar të Kosovës?! Sigurisht që nuk mund t’i bënte përshtypje, sepse ka ngrënë çorbën serborusogreke, prandaj edhe padronët e tij në Moskë, në Beogradë dhe në Athinë, e detyrojnë të vjellë kohë pas kohe nëpër faqet e internetit.
Faktet dëshmojnë se mercenarët rusë që Kremlini i nisi drejt Serbisë për të kryer krime kundër popullit të pafajshëm kosovar, nuk ishin me dhjetra e me qindra, por ishin me dhjetra mijëra. Dhe regjistrimi i tyre, si mercenarë, bëhej jo nëpër skutat Moskës, por para Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse, ditën për diell.
Ish-ambasadori ynë në Moskë, zoti Shaqir Vukaj, kujton në ditarin e vet:
“…70 mijë rusë regjistrohen si vullnetarë për të shkuar në Serbi dhe për t’u bashkuar me forcat kriminale serbe për të masakruar popullin shqiptar të Kosovës. Madje gjenerali rus Çiçikatov, komandant i qarkut ushtarak të Lindjes së Largët, u prononcua publikisht se është gati të shkojë në Jugosllavi, në krye të një njësie ushtarake vullnetarësh. Dhe këtij gjenerali që komandon grupime të tilla ushtarake, në rajone me sipërfaqe disa herë më të madhe se Ballkani, e të pajisura me të gjitha armët më moderne të kohës së sotme, jo vetëm që nuk i thotë askush asnjë fjalë për deklarata të tilla, por, me sa shihet, edhe nxitet e lavdërohet nga politikanë të lartë të Rusisë” (Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova (Shënime të një diplomati). Tiranë 2007, f. 310).
***
Para më shumë se një muaji, Tedeskini ka botuar një tjetër material me titull:
“A do te na interesonte neser nji aleance politike apo edhe ushtarake ndershtetnore me Serbinë?” (Citohet sipas: “Tribuna Shqiptare”. 20 nëntor 2013).
Për të bindur lexuesit për domosdoshmërinë e një aleance politikoushtarake të vendit tonë me Serbinë, ai përmend disa aleanca të tilla që kanë pas qenë lidhur në Evropë në kohë të ndryshme. Me këtë rast ai deklaron:
“Nji rast tjeter kemi aleancen e komunistit Stalin me nazistin Hitler ne traktatin e famshem Ribbentrop-Molotov te mos sulmimit dhe te ndarjes ne mes tyne te Polonise, coptim ky qe shkaktoi fillimin e LDB”.
Të hedhësh idenë e lidhjes së një aleance politikoushtarake të Shqipërisë me Serbinë, do të thotë t’i biesh hasha luftës njëshekullore të popullit shqiptar të Kosovës kundër shovinizmit serbomadh, do të thotë të tallesh me gjakun e dëshmorëve dhe me nderin e nëpërkëmbur të motrave dhe të nënave kosovare që kanë pas rënë pre e bandave të tërbuara serbosllave, do të thotë t’i harrosh djegiet dhe shkatërimet kolosale të pasurisë së popullit shqiptar të Kosovës prej ushtrisë dhe prej paramilitarëve serbë, do të thotë të heqësh dorë nga kërkesa legjitime e Kosovës për kompesimimin e gjithë atij dëmi kolosal që i shkaktoi makina ushtarake e Millosheviçit.
Unë e kuptoj zellin prej shërbëtori besnik të Tedeskinit që ai mundohet ta manifestojë me forcë para padronëve të tij të Beogradit. Por nuk e kuptoj mënyrën e qëndrimit të padronëve beogradas ndaj tij, me urdhrin që i kanë dhënë për të hedhur në tregun e mjeteve të informimit masiv idenë e një aleance politikoushtarake mes Shqipërisë dhe Serbisë. Se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kjo ide tingëllon skajshmërisht paradoksale. Padronët beogradas duhet të tregohen pak më të mëshirshëm me shërbëtorin e tyre dhe të mos e shtyjnë të shtrojë një ide të tillë kaq qesharake, saqë të gjorin Tedeskin e katandisin deri në rolin e një dordoleci. Jo për gjë, por për t’ia ruajtur sadopak “cipën” se do t’u duhet për kryerjen e shërbimeve të tjera.
Në idenë “e tij”, Tedeskini bën një paralelizëm me aleancën e quajtur “Pakti i mossulmimit Molotov-Ribentrop”. Edhe në këtë rast, ai zbulon formimin e tij prej njeriu gjysmak. Pakti në fjalë, sa për sy e faqe të botës, vërtet u quajt “Pakti i mossulmimit”, se kështu ai i shërbeu Stalinit si karrem, të cilin Hitleri e hëngri menjëherë: pushtoi tërë Evropën, duke i bërë trupat e veta kashtë e koqe, që nga Skandinavia deri në Afrikën e Veriut. Ai pakt, në të vërtetë, ishte “Pakti i Sulmimit”, sepse Stalini, duke e vënë në gjumë Hitlerin për “sigurimin” e krahëve nga Lindja, ishte duke përgatitur sulmin kundër Gjermanisë, për të vazhduar paskëtaj pushtimin e krejt Evropës, deri në Gjibraltar. Prandaj e ndanë Poloninë në mes, në mënyrë që Bashkimi Sovjetik ta kishte Gjermaninë shtet kufitar. Për këtë flasin faktet.
Në mbledhjen e Byrosë Politike të PKP(b), të mbajtur më 19 gusht 1939, katër ditë para nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop, Stalini pati deklaruar: “Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le t’i hanë kokat njëri-tjetrit dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të shtrihet para këmbëve të tij”.
Viktor Suvorov, ish-oficer i kundërzbulimit ushtarak sovjetik, i instaluar me mantelin e diplomatit sovjetik në Gjenevë në vitet ’70, shkruan:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941…Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik - E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskë 1993, f. 333).
Për dijeninë e të painformuarit Tedeskini, Pakti Molotov-Ribentrop kishte për qëllim fshehjen e planeve të Stalinit për të sulmuar Gjermaninë dhe për të pushtuar krejt Evropën. Hitleri, kur e kuptoi se cili paskej qenë karremi i Stalinit, thjesht ia mori iniciativën nga dora, por përfundoi ashtu siç e meritonte.
Prandaj Tedeskini bën mirë të mos shtrojë në internet ide absurde dhe të mos bëjë paralelizma prej karagjozi për punë aleancash politikoushtarake me Serbinë. Edhe me profesionin e vet, si shërbëtor besnik ndaj padronëve grekosllavë, duhet të ketë njëfarë karari dhe jo ta demaskojë veten deri në këtë farë feje.
Santa Barbara, Kaliforni
05 janar 2014

-------------------------
Reagime

---------- Forwarded message ----------
From: AlbEmigrant.com 
Date: 2014/1/6
Subject: Re: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: Eshref Ymeri 

I nderuar Profesor, e mora dhe e lexova nxitimthi sepse nuk kam kohë t'i lexoj të gjitha materialet që më vijnë me vëmendje, por sigurisht, shkrimet tuaja nuk janë shkrimet e dokujtdo, por të një miku.
Megjithatë, kuptoni situatën në të cilën ndodhem. Për këtë temë, z. Hyseni dhe z. Tedeschini u përleshën tek TSH (sigurisht, sipas rregullave, pra, opinion-kundëropinion), por Prof. Hyseni m’u zemërua pse ia botova reagimin z. Tedeschini. Kështu, z. Hyseni e bojkoton edhe sot e kësaj dite TSH. Kjo është puna dhe e drejta e tij.
Duke parë fjalorin e përdorur në shkrimin tuaj, z. Tedeschini do ta marr për personale dhe do më kthehet mua dhe nga ana tjetër do ketë të drejtën të replikojë, por jam i bindur që do përdori të njëjtën gjuhë, pra, ndoshta do të tentojë të fyej etj. etj. Në këto kushte, unë duhet të botoj këto grindje, duke ndihmuar në ndarje? Nëse e gjykoni se duhet ta bëj, ma thoni ose më jepni një version të zbutur të fyerjeve personale që mund të jenë prodhuar në shkrim. Jam dakord me analizën tuaj, përveç gjykimeve për personin, pasi kjo nuk i intereson askujt.
Sinqerisht,
Ajet

---------- Forwarded message ----------
From: Eshref Ymeri 
Date: 2014/1/6
Subject: Fwd: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: Ajet Nuro 

I dashur Ajet,
Ju besoj se jeni i bindur që brashnjari i grekosllavizmit me emrin Tedeskini, meriton pushkatim politik. Ai faqezi është armik i betuar i etnisë shqiptare, e cila në masën 90% është e besimit mysliman, ai lepitkë e shovinizmit serbomadh fyen rëndë Fishtën e madh me deklaratën ngazëlluese që bën në publik për copëtimin e trojeve tona etnike prej ujqve evropianë, me kryeujkun rus në ballë. Prandaj ai meriton një leksik edhe më të fortë, edhe më demaskues, sesa ai që kam përdorur unë në analizën time. Për tradhtarët, i nderuar zoti Ajet, për lakejtë në shërbim të armiqve tanë shekullorë, nuk duhet pasur kurrfarë mëshire. Kini parasysh, i nderuar Ajet, se leksiku i Fishtës është shumë më i ashpër dhe shumë më demaskues për njerëz të kallëpit të Tedeskinit. Unë kam demaskuar Thaçin në faqet e “Tribunës Shqiptare”, me epitetin “plastikëpolitikan”, të cilit Brukseli dhe Beogradi ia jep formën sipas dëshirës. Besoj se ju kujtohet, apo jo? Mos vallë u dashka të jem i kujdesshëm në zgjedhjen e fjalorit për krimbin e dheut me emrin Tedeskin?
Analizën time mos e botoni dhe me ju unë nuk kam asnjë qejfmbetje. Për ju kam shumë respekt, si një intelektual me një formim nacionalist të shkëlqyer. Aq më tepër që ju kam edhe patriot nga Labëria. Unë nuk e ndërpres bashkëpunimin me ju. Analiza ime, me dajakun për Tedeskinin, është bërë publike në gazetën “Fjala e Lirë”dhe “Agjencioni Floripress” të ditës së sotme. Dhe Tedeskini le të reagojë me fjalë të ashpra kundër meje se unë gati i kam bateritë e tjera kundër tij.
Miqësisht,
Eshrefi
Santa Barbara, Kaliforni
06 janar 2014

---------- Forwarded message ----------
From: AlbEmigrant.com 
Date: 2014/1/6
Subject: Re: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: Eshref Ymeri 

Profesor, faleminderit dhe te kupohemi që unë nuk kam frikë, por edhe para disa ditësh pata një debat me disa intelektualë nga Kosova dhe m’u desh të hiqja një shkrim nga TSH. Unë shkrimin Tuaj do t’ia bëj të ditur z. Tedeschini dhe kuptohet se unë dua të evitoj debatet personale dhe jo debatet nga të cilat përfitojnë të gjithë.
Ajet
---------- Forwarded message ----------
From: Eshref Ymeri 
Date: 2014/1/6
Subject: Fwd: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: Ajet Nuro 

I dashur Ajet,
Më vjen keq, por unë nuk kam asnjë debat personal me Tedeskinin. Kjo duket sheshit në analizën time. Analizën time nuk është e nevojshme t'ia dërgoni Tedeskinit se kësaj i thonë “të luash me dy porta”, ç’ka nuk është aspak në natyrën tuaj si intelektual me dinjitet që jeni. Tedeskini analizën time do ta lexojë vetë te “Fjala e Lirë” dhe te “Agjencioni Floripress”.
Eshrefi
Santa Barbara, Kaliforni
06 janar 2014

---------- Forwarded message ----------
From: Skifter Kellici 
Date: 2014/1/9
Subject: Re: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com

I dashur Eshref,
I lexova me shume interes keto shkrime shkencore dhe analitike .Te tilla shkrime te nje niveli shume te larte profesional, per fat te keq, mund te gjesh shume ralle ne shtypin tone, ku shkruajne gazetare a publiciste qe nuk njohin dokumentet arkivale.
Perzemersisht,
Skifteri
Boston, 09 janar 2014

-----Original Message-----
From: Eshref Ymeri 
To: apdede 
Sent: Thu, Jan 9, 2014 12:34 am
Subject: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës

I dashur Andon,
Nuk e di nëse e ke lexuar shkrimin e këtij palaços me emrin Tedeskini, i cili ka bërë një deklaratë të poshtër publike në internet, duke deklaruar se Evropa bëri mirë që i copëtoi trojet tona etnike në vitin 1913 dhe duke sulmuar profesorin e nderuar Mehdi Hyseni.
Po të dërgoj reagimin tim ndaj këtij lakeu të grekosllavizmit. E ka botuar “Fjala e Lirë”,“Albaniapress” dhe “Agjencioni Floripress”, kurse Ajet Nuro nuk pranoi ta botonte në “Tribunën Shqiptare”. Bashkëngjitur po të dërgoj edhe letërkëmbimin me Ajetin.
Nuk e di nëse e ke lexuar një shkrimin tim të muajit gusht me titull “Argati i daulleve të shpuara të Kremlinit”, ku Tedeskinit i nxirrja bojën si njeri i lajthitur.
Miqësisht,
Eshrefi
Santa Barbara, Kaliforni
08 janar 2014

---------- Forwarded message ----------
From: 
Date: 2014/1/9
Subject: Re: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: ymerieshref@gmail.com

I dashur Eshref,
Të jam shumë mirënjohës që ma dërgove. E kam lexuar me një frymë. Nuk e pata lexuar më parë. Shkrim i shkëlqyer, ku bashkohen, si përherë tek shkrimet e tua, mjeshtëria e lartë publicistike me ndjenjat më të thella patriotike. Por, dhe këto nuk do të mjaftonin për ta vlerësuar atë maksimalisht, sikur të mungonin tërë ato fakte e argumenta, të cilat shumë njerëz do t’i shijojnë për herë të parë. Duke mbartur tërë këto vlera të mësipërme, do të thosha se, për të mbrojtur veten, jo Tedeskinin, të ishe treguar më i kursyer në epitetet për të. E përsëris: jo për mbrojur atë, por kur ke tërë ato argumente e një mënyrë të shkruari të tillë, pse të ulesh në nivelin e sharjeve? Mbase e kam gabim, por ky është mendimi im.
Me që ra fjala: Po ç’është ky Tedeskini? Të kam pyetur edhe një herë tjetër, në mos gabohem. Unë kur e shihja këtë emër në komente të pafundme, më dukej se qe ndonjë pseudonim.
(Këtë pjesë të reagimit tim e shkrova menjëherë sapo mbarova shkrimin, në Zyrë, se kishim përpara një mbledhje. Pas saj, m’u kujtua se ke dhe letërkëmbimin me Ajetin.).
Më beso se nuk u ndikova fare nga ai, se unë kështu të kam thënë dhe herë të tjera. Pavarësisht nga kjo, unë nuk bie dakord me Ajetin, të cilin e respektoj shumë për korrektesën e tij e për gjithë sa më ke folur ti për të. Në shtyp, jo vetëm tani, por tërë kohën, ka pasur polemika me fyerje edhe nga më të mëdhenjtë. Mjafton të kujtojmë ato të Konicës me Nolin apo dhe me të tjerë. Pra, them se ai duhej ta botonte. Deri sa ia ka hyrë kësaj pune, duhet të marrësh parasysh edhe pasojat. Megjithatë, unë mund të të këshilloj dhe diçka tjetër, që ta thashë që në fillim: Edhe mund të krijosh një variant të dytë, pa epitetet për të, të cilat, më beso mua, as i shtojnë e as ia ulin vlerat shkrimit. Një falë e urtë thotë: “Dëgjo atë që di shumë, por sidomos atë që të do shumë”. Besoj se unë e plotësoj këtë të dytën.
Qofshi mirë e te fala,
Andoni
Nju Jork, 09 janar 2013

---------- Forwarded message ----------
From: Eshref Ymeri 
Date: 2014/1/9
Subject: Fwd: Shërbëtori i grekosllavizmit, si gjithmonë, në krye të detyrës
To: apdede@aol.com

I dashur Andon,
Para deklaratës së këtij argati të Beograd-Athinë-Moskës, i cili shpreh tërë ngazëllimin e vet për copëtimin e troneve tona etnike, në fjalorin e gjuhës shqipe duhet kërkuar me qiri tërë leksiku demaskues dhe përbuzës, për t'ia nxjerrë mirë bojën, ashtu siç e meriton një lake i vërtetë. Unë nuk e ndryshoj dot stilin tim kur është fjala për fushën e publicistikës demaskuese. Për tradhtarët, për njerëzit mosmirënjohës dhe jokorrekt, unë nuk kam kurrfarë sqime në shtegtimin nëpër regjistrat e leksikut demaskues. Ti mua më njeh.
Se kush është ky Tedeskini, unë po të dërgoj artikullin “Argati i daulleve të shpuara të Kremlinit”, të shoqëruar me një letërkëmbim me atdhetarin kosovar Cenë Pushkolli.
Miqësisht,
Eshrefi
Santa Barbara, Kaliforni
09 janar 2014

Fbksh Qki Jan 15 at 10:49 AM
To Me

I nderuari prof. Eshrefi,
Ne e bëmë këtë reagim, duke shpresuar se edhe ju e mbështetni.
Reagim i FBKSH-së
Reagimin ndaj shkrimit të Paul Tedeskinit, të publikuar më 23 shtator në ueb faqe “Tribuna Shqiptare”.
Ribashkimi Kombëtar mund të vonohet, por ai do të ndodhë, z. Paul Tedeskini, ndërkaq përçarjet fetare assesi nuk kanë për të ndodhur, sepse shqiptarët kanë traditë në bashkëjetesën dhe tolerancën fetare. Fronti “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”reagon ashpër ndaj shkrimit të z. Paul Tedeskinit, i cili përdor pretekst shkrimin e prof. dr. Mehdi Hysenit, për t’i shprehur pikëpamjet e tij kundër Ribashkimit Kombëtar Shqiptar.
Një fjalë e popullit thotë: “Fjala e bazuar në të pavërtetë të vret më shumë se plumbi”. Këtë u përpoq ta bënte këto ditë njëfarë Paul Tedeskini nëpërmjet një shkrimi skandaloz dhe krejtësisht antishqiptar. Ne në këtë reagim nuk do të bëjmë fjalë për aspektin fetar, jo pse nuk ka vend dhe hapësirë për të debatuar lidhur me këtë gjë, por sepse thëniet e z. Paul janë të pavërteta. Janë të pavërteta, sepse për këtë gjë janë prononcuar institucionet e Kosovës si edhe ato fetare, prandaj ne e shohim se kjo çështje nuk ka baza për shqetësime. Institucionet e Kosovës janë të afta që të mbajnë çdo problem të paraqitur nën kontroll, dhe ne si FBKSH besojmë se institucionet e Kosovës kanë mundësi, zotësi dhe gatishmëri që për çdo lëvizje antishtet të marrin masa të menjëhershme.
Ti kthehemi pjesës së shkrimit ku neve na shqetëson më tepër e kjo është pikëpamja e z. Paul kundër bërjes së Shqipërisë së Ribashkuar. Ai i arsyeton veprimet e atyre që kanë bërë krim, që kanë kontribuar për copëtimin e trojeve shqiptare. Vallë si mund të shprehet kështu një shqiptar, si ky zotëri Tedeskini?
Trojet shqiptare kurrë nuk kanë qenë filoosmane, por kanë qenë, janë dhe do të jenë tokë shqiptare, pa dallim feje, pra, ashtu siç e ka dhuruar Zoti i Plotfuqishëm. Nëse ka qenë e pushtuar dhe e kolonizuar dhe disa pjesë të saja vazhdojnë të jenë të okupuara e të kolonizuara edhe sot, është pikërisht duke ju falënderuar sojit tuaj z. Paul. Soji që me punën e tyre dalin plotësisht në taborin e bashkëpunëtorëve të sllavo-serbo-grekut e maqedonasit.
Një gjë nuk duhet të harrosh z. Paul, respektivisht duhet ta kesh parasysh, historia dhe populli shqiptar kurrë nuk do të harron njerëzit e sojit tënd, sojë i gjakut të prishur, që mundohet të fusë “mish dhie”- mjegullojnë rrugën e pastër dhe të drejt-drejt Ribashkimit Kombëtar Shqiptar tek figurat-patriotët e mirëfilltë shqiptar, siç është i nderuari prof. Dr. Mehdi Hyseni.
FBKSH-ja ka djem dhe vasha që do të kujdesen që emrit dhe veprës suaj z. Tedeschini t’i jepet vendi i merituar në faqet e zeza të historisë së kombit Shqiptar.
Ribashkimin kombëtar ju me gjithë bashkëmendimtarët tuaj nuk mund ta ndalni sado që ta arsyetoni copëtimin e trojeve shqiptare, ajo tashmë ka filluar, këtë e demonstruan edhe dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe kjo e Prishtinës. Edhe kjo punë e qeverive shqiptare mund të ju pengojë, për hir të vërtetës edhe na si Front i Bashkimit Kombëtar Shqiptar nuk jemi gjithaq të kënaqur, por jemi të bindur se ajo ka filluar dhe shumë shpejtë faza e parë e Ribashkimit Kombëtar do të ndodhë, mbetet që me kalimin e kohës të zgjidhen modalitetet për Ribashkim Kombëtar të plotë. Ne si frontë përkrahim dhe mbështesim çdo ide që qon drejt Ribashkimit Kombëtar, madje thërrasim që të bashkëveprojmë me ideja të avancuara demokratike për ta jetësuar amanetin e të parëve tanë drejt Ribashkimit Kombëtar.
Kryetari i përgjithshëm i FBKSH-së
Ibush R. Hetemi

Me
To Fbksh Qki Jan 15 at 11:50 AM

I nderuar Komandat Ibushi,
E mbështes plotësisht reagimin Tuaj kundër deklaratës prej fashisti të sahanlëpirësit të neveritshëm të grekosllavizmit, me emrin Paul Tedeskini, i cili shpreh ngazëllimin prej lakeu për copëtimin e trojeve tona etnike prej ujqve evropianë. Reagimi Juaj është një shuplakë e fortë jo vetëm për këtë faqezi, por edhe për të gjithë ata që bëjnë kauzë me të kundër ribashkimit të trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe një flamur. Jam i bindur që deklarata e Tedeskinit e ka vendin në koshin e plehrave të historisë së kombit shqiptar, atje ku e ka vendin edhe vetë Tedeskini dhe përkrahësit e tij. Ju lutem Juve dhe zotit Cenë Pushkolli që mbështetjen time për reagimin Tuaj kundër shërbëtorit të grekosllavizmit me emrin Tedeskin, ta shpërndani në faqet e internetit.
Me shumë respekt ndaj Jush.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
15 janar 2014

Vedat Shehu
To cameria@yahoogroups.comToday feb 15 at 2:24 AM

Si vazhdim bisede :
Më befasuat. Ky shkrim nuk është thjesht një demaskim me rrënjë i agjitatorit te mangët antishqiptar me emrin Paul Tadeskini, por është shumë më tepër: nxjerrje në pah e veprimeve të fshehta antishqiptare që ushqejnë tipikun e minave me sahat që kurdisin kasnecët legalë të dominimit të terrorit sllavo-helen në trojet shqiptare. Janë këta kasnecë legalë, me gjeneral Janullatosin esnaf, që me papagaj, si Tedeskini, zbatojnë programin e mbajtjes se copëtuar të Shqipërisë reale.
Mua më duket se ky material meriton nje titull tjetër dhe nje rikonstruktim të lehtë e të ribotohet.
U çlodha shumë prej këtij shkrimi: gjeta aty edhe shumë fakte të panjohura më parë dhe me një interpretim brilant, sidomos nëpërmjet varësisë së ngjarjeve.
Ju përgëzoj dhe ju falënderoj për kënaqësinë që më dha e verteta e madhe, e shprehur kaq bukur.
Vedati
Boston, 15 shkurt 2014

******

BAROMETRI KOMBËTAR

Mehdi Hyseni.jpg



Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Paul Tedeshini si Slobodan Milosheviqi, i akuzon shqiptarët e Shqipërisë Etnike, gjoja për krijimin e një “shteti të bashkuar mysliman” në Ballkan!!!

***


 Nuk kanë thënë kot: “Qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë”.

-E, kësi qenësh kishte pasur shumë (për eksport) atdheu shqiptar. Mirëpo, me sa të kemi fuqi, mençuri, dituri, trimëri, dinjitet dhe ndërgjegje njerëzore, duhet të luftojmë kundër qenëve të tillë qofshin të myslimanëve, të katolikëve apo të orrtodoksve. S’ka amnisti, as dhembje e as mëshirë ndaj qenëve të këqinj dhe të qartur për të lëpirë ndonjë asht të huaj. Ata qenë duhet demaskuar ligji, kushtetuta dhe vetë populli, që po njolloset dhe po rrezikohet prej tyre.

*** Paul Teeschini: “Perderisa ne trojet shqiptare e sidomos ne Kosove po mbahen keto qendrime antishqiptare, antiballkanike dhe antieuropiane hiqnje mendsh se ju len kush te formoni ne trojet shqiptare dhe ne Ballkan nji shtet te bashkuem pseudoshqiptarsh dhe nji shtet islamik sheriatik vegel e Turqise neoosmane dhe baze terroristash islamike.” (http://www.botasot.info/ opinione/730322/reagim-ndaj- shkrimit-te-prof-dr-mehdi- hyseni-mbi-bashkimin-e- kosoves-me-shqipnine/ .

-Kush e pranon dhe e heshtë këtë akuzë shpifëse millosheviqiane të Paul Tedeschinit, i bëftë mirë “çorba” e saj!


-Ja, kjo është akuza e përsëritur dhe e kopjuar e Slobodan Milosheviqit nga Paul Tedeschini për asgjësimin e shqiptarëve si komb dhe si shtet I bashkuar në Ballkan(!)

Kjo gënjeshtër dhe akuzë serbomadhe millosheviqiane e Pual Tedeschinsit, është ofenduese dhe e paprnaueshme për të gjithë shqiptarët, të cilët asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë luftuar dhe bërë përpjekje për të krijuar asnjë “shtet islamik” në Ballkan, por kanë luftuar dhe kanë derdhur gjak brez pas brezi, që t’i çlirojnë dhe t’i ribashkojnë tokat e veta të SHQIPËRISË ETNIKE (5 vilajtet shqiptare), që nga vitet e historisë së lavdishme të historisë kombëtare shqiptare (1878-2017). Këtë shtet dhe këtë bashkim e duam edhe sot, jo kurrfarë “shteti islamik”, siç ka gënjyer dhe fantazuar mendja e sëmurë e islamofobit dhe e sllobistit sllavo-bizantin, Paul Tedeschinski. Turp! Tradhti mbi tradhti, të pohosh dhe të shkruar diç të tillë, se disa “filosamanë shqiptarë po duan ta formojnë shtetin e bashkuar islamik në Ballkan”!?!?

Profesori nuk ka devijuar për asnjë mm, do ribashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, jo kurrfarë “Shqipërie të Madhe dhe as kurrfraë “Shqipërie islamike” të Milosheviqit dhe të Paul Tedeschinskit!

Mirëpo, kush e ka “mizën në vesh”, porfesori nuk është mjek, që ta shpëtojë nga ajo sëmundje paranoide shumëshekullore ndaj shumicës dërrmuese të popullsisë shqiptare. Këtë realitet askush nuk mund ta ndryshojë në terren, këtë nuk ia arriti as Milosheviqi (me gjenocin e Serbisë, 1989-1999) e as Paul Tedeschinski me paçavuret e tij akuzuese islamofobe.

-Shih çfarë anomalie dhe çmendurie, koka e molepsur dhe bytha e zgjebsur e një islamofobi të çmendur, mundohet ta vërë nën hipotekë Profesorin si “filoosman”, pse, gjoja nuk po “lozka” sipas “melodisë” së “kavallit” islamofobik dhe çetniko-fashist të Paul Tedeschinskit dhe të Slobodan Milosheviqit. Si rrejdhim,fashisti Tedeschinski ka llomotitur këto fjalë tërkuzë të tij: “ Me vjen shume keq Prof. Dr. Mehdi HYSENI per ju sepse keni devijue krejtesisht nga rruga e juej e drejte e deri tashme dhe po bahesh vegel e antishqiptarve filoosman. Pse ju Prof. Dr. Mehdi HYSENI qe jeni i holle dhe i kulturem heshtni per te gjitha keto vepra antishqiptare, te cilat bahen pengese per bashkimin shqiptar ?!?” (http://www.botasot.info/ opinione/730322/reagim-ndaj- shkrimit-te-prof-dr-mehdi- hyseni-mbi-bashkimin-e- kosoves-me-shqipnine/ ).

-Shih çfarë mikrocefali, çfarë pehlivani i shkollës raciste dhe fashiste të Slobodan Milosheviqit, “Profesori paska devijuar dhe qenka bërë vegël e antishqiptarëve filoosmanë” (Po aty.) .- OH, të marrtë dreqi me “filoosmanë” e me çetnikë e me fashistë e me sllavobizantinë, po nuk jam unë ai, që mund ta shërojë paranojën tënde se, gjoja për të gjitha të ligat, që paskanë ndodhur në Ballkan dhe në Evropë (XXIV-XXI), fajtorë dhe përgjegjës kryesorë qenkanë shqiptarët myslimanë. Kjo është gënjeshtër dhe pordhë e vjetër allasallave dhe allabizantine.-Kush po të pengon, jeto dhe ushqheu me to, ama shqiptarët myslimanë mos i akuzo, mos i shpif dhe mos i provoko, se Milosheviqi, tanimë ka ngordhur, që më 2006. – Rri rehat e mbylle gojën, se askush nuk po të pyet për asgjë. Fundja, kush m…je ti, që mbash “leksione historike” dhe predikuese etj. se çfarë tema duhet të shkruajnë akademikët shqiptarë. –Mos rrej, idiot, se shqiptarët po duan një “Shqipëri islamike” në Ballkan.

Pse të akuzohet profesori për “filoosman”, kur në komentin e tij, nuk flet as për osmanë e as pë filoosmanë, por vetëm për propozimin e ish-Presidentitit të Shqipërisë, Alfred Moisiu për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

Kush të pajtohet me Paul Tedeschinin, është kundër Ribshakimit Kombëtar Shqiptar dhe Shqipërisë Etnike

*** Akademikët dhe ata që e duan ribashkimin kombëtar shqiptar, nuk duhet të heshtin ndaj asnjë të keqeje siç është islamofobi dhe tradhtari shqiptar Paul Tedeschini.

-Paul Tedeschini faqja e zezë, pa asnjë të bardhë, pa asnjë të drejtë, shpif, gënjen dhe i akuzon shqiptarët në sy të botës, se gjoja duan të krijojnë dhe të bashkojnë një “shtet islamik” në Ballkan!?

-Po, cili është ai akademik shqiptar, lider politik dhe shtetar shqiptar, që e pranon këtë akuzë fashistoide dhe islamofobe, se gjoja ne po luftojmë për ribashkimin e një “Shteti islamik” në Ballkan?!

-Po kjo ishte akuzë çetniko-fashiste e kasapit të Ballkanit, Slobodan MIlosheviq, i cili qysh në vitete e 90-ta shekullit XX i akuzonte shqiptarët e Kosovës, se qëllimi i tyre është “krijimi i njështeti islamik me të gjithë shqiptarët e bashkuar në Ballkan”.

Paul Tedechini një rrenc, një provokator, një tradhtar dhe një armik i përbetuar i kombit shqiptar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE

-Sepse ka shumë vite, që luan rolin e hunterit dhe të racistit islamofob shqipfolës, duke ndjekur, shpifur, njollosur etiketuar dhe përfolur akademikët shqiptarë të përkatësisë myslimane.

Kjo është sëmundja e tij e pashërueshme psikopatalogjike, jo komenti i Prof.Dr.Mehdi Hysenit me titull “Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim!”, të publikuar në disa masmedia shqiptare në shtatorin e vitit 2013, sepse në këtë nuk thuhet asgjë e keqe dhe negative për shqiptarët dhe për RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE. Përkundrazi është në favorin e mbrojtjes së interesave vitale të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Ky është mesazhi i komentitit tim “Ish-Presidenti Alfred Moisiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim”. 

Kush është i ditur, i emancipouar, progresiv dhe patriot i palëkundur shqiptar e mbështetë dhe e përqafon komentin e Prof.Dr.Mehdi Hysenit. Ndërkaq, kush është kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, dhe me gjerë, dihet si në “grurë të kuq”, se ato janë bajgat sllavo-bizantine me Paul Tedeshinët në kyre.

Prandaj, ky bashkim e pengon greko-sllavin Paul Tedeschinski dhe të gjithë të tjerët që janë si ky, sepse i frikësohen si këtu e 200 vjet më parë. Ky është një nga faktorët kryesorë historikë dhe politikë që kanë ndikuar negativisht në ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të copëtimit të pesë (5) vilajeteve të SHQIPËRISË ETNIKE.

Së pari, lexoni tekstin integral të komentit të Profesorit, pastaj paçavuren e “filozofit”-gjahtarit islamofob Paul Tedeschinsi!

Pra, para se t’i shprehni opinionet e juaja lidhur me “reagimin” e Paul Tedeshinit, patjetër, duhet ta lexoni origjinalin(tekstin e plotë) të komentit tim, që nuk përban asgjë të keqe dhe negative për interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE. Lexoni në: https://opozita.com/2017/07/ alfred-moisiu-ribashkimin-e- kosoves-shqiperine/ në mënyrë që vërtetoheni se krejt çfarë ka shkarravitur diletani P. Tedeschini në “reagimin” e tij shpifës me titull: http://www.botasot.info/ opinione/730322/reagim-ndaj- shkrimit-te-prof-dr-mehdi- hyseni-mbi-bashkimin-e- kosoves-me-shqipnine/, nuk ka asnjë fjalë dhe asnjë fjali, që mund t’i referohet përmbajtjes së komentit tim. Kjo është kryesorja, sepse krejtësisht ka dalë prej temës së pasqyruar në komentin tim.

Si alibi i “reagimit” , Abdi Baleta!

Edhe pse Tedeschinski e gënjen opionionin se e “ka lexuar me vëmendje” komnetin tim, dalja nga tema dëshmon të kundërtën.

Ja si ka filluar “reagimin” Paul Tedeshini”:”Lexova me vemendje shkrimin e Prof. Dr. Mehdi HYSENI me titull “Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim!” te publikuem me daten 23 shtator 2013 ne TSH. Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! Tashti e kuptoj se pse ne shkrimet e jueja ke ndrrue drejtim dhe e keni lane rrugen e maparshme objektive dhe tamam patriotike.” (http://www.botasot.info/ opinione/730322/reagim-ndaj- shkrimit-te-prof-dr-mehdi- hyseni-mbi-bashkimin-e- kosoves-me-shqipnine/ ,12 korrik 2017).

Së pari, ky pasus është shkruar me njëqind gabime gramatikore dhe sintaksore, jashtë normës së gjuhës letrare shqipe, që dëshmon nivelin e analfabetizmit të Paul Tedeschinit, të cilin lexuesi e ka të vështirë ta lexojë dhe ta kuptojë se çfarë ka dashur të thotë ai me paçavuren e vet.

Së dyti, duke mos ditur nga t’ia fillojë “kritikën” objektit të analizuar të komentit (mbase profesionalisht është “handicap” analfabet, që di të ofendojë dhe të ‘polemizojë” vetëm me emrat e autorëve të shqiptarëve myslimanë, jo me përmbajtjen e komenteve, të anlaziave dhe të veprave të tyre) , ai në mungesë të argumenteve, fillon ofendimin vulgar: “Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! Tashti e kuptoj se pse ne shkrimet e jueja ke ndrrue drejtim dhe e keni lane rrugen e maparshme objektive dhe tamam patriotike.” (www.bota.sot, po aty.).

Diplomati dhe nacionalsiti Abdi Baleta ia ka futur të “dy këmbët në një këpucë” Paul Tedeschinit se është analfabet, primitiv dhe racist, JO Profesorit Hyseni, sepse janë të një rangu, edhe pse Hyseni nuk ishte diplomat i Enver Hoxhës!

-Islamofobit Paul Tedeschini si “patriot e demokrat i sëmurë”, i pasksha “djegur aq shumë”, pse unë kam cituar këtë thënie shumë të qëlluar të Prof.Dr. Abdi Baletës: “*** Abdi Baleta (diplomat): “Nëse nuk e kërkon atë që të takon, as miku më i mirë nuk ta vnon”!

Si rrjedhim, kokëboshi dhe kododshi, idiotikisht shprehet: “Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme!!!” (Po aty.). –JO, të ka futur ty në atë “thes”, se je analfabet të polemizosh me të!

Asnjë armik i SHQIPËRISË ETNIKE nuk ka mundur, dhe nuk do të mund, të më fut në të “njëjtin thes” me Paul Tedeschinët sllavo-bizantinë

Athua, vallë, pse Abdi Baleta na “qenka aq i rrezikshëm”, i cili profesorin M.Hyseni e “pasksha futur në thes”, sipas mendjes së sëmurë të piskopatit Paul Tedeschinit?!


Sepse, sipas Paul Tedeschinit, Abdi Baleta paska qenë “ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!! (Po aty.).

Përkundrazi, Baleta qëmoti e ka futur në “thes” analfabetin dhe islamofobin Paul Tedeschini, JO Profesorin Mehdi Hyseni, i cili, edhe pse nuk ka qenë ambasdador disavjeçar i Enver Hoxhës në OKB sikurse Baleta, është i të njëjtit rang për nga shkalla e arsimimit profesional.

Në këtë rast, Paul Tedeschinsikit nuk i dhemb, pse Baleta ka qenë “ish-komunist”, por, pse ka qenë shqiptar mysliman diplomat në OKB. Këtu, është fjala për islamofobinë, për xhelozinë dhe për urrejtjen e Paul Tedeschinit , pse ky cung i paditur nuk e ka pasur atë privilegj të Enver Hoxhës, të ishte “ambasador disavjeçar” në OKB, në vend të Abdi Baletës. Ky është problem i Tedeschinsit, i cili nuk di se në çdo sistem qoftë kapitalist, qoftë socialist, diplomatë dhe ambasadorë, si rregull, dërgohen njerëzit e aftë dhe të përgatitur për këtë profesion, jo analafabetët e tipit P. Tedeschinit.

–Shkurt e shqip, dhe shumë thejsht, le të bëhet Pul Tedeschini sikurse Abdi Baleta, pastaj, le të aplikojë për ndonjë pozitë ambasadori të Shqipërisë, e mos pështyjë, të mos vjellë në emrin dhe në profesionin e Baletës, (vetëm pse i përket komunitetit mysliman) i cili, pas ndryshimit të sistemit komunist në Shqipëri (1990) me veprat, me analizat, me veprimtarinë e tij politike ka dëshmuar aftësinë politike, diplomatike, juridike, kredibilitetin dhe patriotizmin e tij si nacionalist dhe demokrat i vërtetë shqiptar.

Duke qenë se Paul Tedeschinskit, i paska penguar citati im nga Abdi Baleta, ndaj e pasksha “sanksionuar si gabim” (ngase ai paska qenë komunist), atëherë, pse nuk e ka përmendur edhe “gabimin e dytë”-citatin e ish-Presidentit të Shqipërisë, , Alfred Moisiu, i cili, edhe ky si Abdi Baleta ka qenë komunist, kolonel dhe gjeneral në kohën e Enver Hoxhës?!

Thjesht, nuk ka pasur guximin ta pëmendë emrin e ish-presidentit të nderuar Alfred Moisiu dhe ta antemojë sikurse Abdi Baletën, sepse do t’ia kishte “ngrehur veshin” ngaqë ai i përket besimit ortodoks. Kjo është arsyeja, pse Paul Tedeshini ka bërë dallimin mbi bazën fetare dhe ideologjike komuniste mes Abdi Baletës dhe Alfred Moisiut. Njërin e vë nën hipotekën e komunizmit, tjetrin jo, edhe pse të dytë i kanë takuar të njëjtit system politik të Shqipërisë socialiste. Mirëpo, asnjëri e as tjetri nuk kanë qenë kriminelë,mafiozë, shitës e as tradhtarë të asaj dhe të kësaj Shqipërie, por vlera të mirënjohura kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

II. Kaptina e dytë e shpifjeve dhe e akuzave të ndyra të islamofobstit Paul Tedeschini!

Në vend se t’i përmbahet objektit të shqyrtuar në komentin tim, ka shkarravitur një paçavure të veçantë, të cilën e ka faturuar në llogarinë time, që nuk ka asnjë fije lidhjeje me përmbajtjen e komentit tim “Presidenti Moisiu do ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

Ja, se si islamofobi dhe fashisti Paul Tedeshinsi ka lehur për “Evropën XX, për copëtimin e torjeve filosmane shqiptare, për copëtimin e Gjermanisë naziste…,për sulltanët, veglat Haxhi Qamiliste-Esat Toptaniste, te cilet bertitshin Duem Baben Sulltan. Ne te njajtin kor ka qene edhe shumica e klerit renegat musliman pjelle e Turqise Osmane dhe vegel kuislinge e saje…..”Lexoni gjerësisht këtu: : http://www.botasot.info/ opinione/730322/reagim-ndaj- shkrimit-te-prof-dr-mehdi- hyseni-mbi-bashkimin-e- kosoves-me-shqipnine/.

Për të gjitha këto marrina dhe shkarrania, që ka shkruar në “komentin” e tij të veçantë, që nuk kanë të bëjnë fare me shkrimin tim, nuk do ta them asnjë fjalë, le t’i përgjen të tjerët, nëse konsiderojnë se duhet përgjigjur.

Mirëpo, jam i detyruar,që t’i përgjigjem për shpifjet,për insinuatat dhe për të githa akuzat, moralizimet dhe “sugjerimet” ironizuese dhe përçmuese, që pa kurrfarë arsyeje dhe, pa kurrfarë të drejte i ka i drejtuar në adresën time, thejsht mbi bazën e urrjetjes raciste islamofobiste, si Mehdi Hysen, jo pse komenti im ka ndonjë element gjasues me shpifjet dhe me intrigat e tij provokuese që “ka merituar”, të bëhet “srpska-grcka- vizantisjka sllata” e tij.

****




Alfred Moisiu do ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë

http://www.botasot.info/opinione/727648/alfred-moisiu-do-ribashkimin-e-kosoves-me-shqiperine/

Mehdi Hyseni.jpg
NGA: PROF.DR.MEHDI HYSENI

Prof.Dr.Mehdi HyseniAbdi Baleta (diplomat): “Nëse nuk e kërkon atë që të takon, as miku më i mirë nuk ta vnon”.
Konstatim shumë i qëlluar dhe i kapshëm për logjikën e shëndoshë politike. Pse Evropa e sotme demokratike dhe Amerika, shqiptarëve t’u njohë të drejtën e vetëvendosjes për t’u bashkuar si komb dhe si shtet mbi bazën e së drejtës historike, kur ata vetë, në forma të ndryshme e injorojnë dhe e mohojnë atë si “ide të perënduar”.

Ndryshe nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është deklaruar kundër bashkimit, duke e konsideruar se: “”Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike. Tanimë ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve”.

Çfarë t’I thuash kësaj “përralle” të politikës ditore, veçse turp dhe budallallëk sui generis.

Ky konstatim bie ndesh me të drejtën historike dhe legjitime të shqiptarëve mbi territoret e veta të Shqipërisë Etnike. Duke qenë se bashkimi nuk është çështje e tejkaluar, por tejet aktuale, që i përket edhe këtij shekulli (XXI), sepse ende nuk është zgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan. Kështu që, si rrjedhim logjik, çështja e bashkimit fort i përket edhe të sotmes, jo vetëm dy shekujve të kaluar (XIX dhe XX).

Prandaj, deshën apo nuk deshën presidentët e Kosovës (sikurse Atifete Jahjaga) dhe të Shqipërisë (Bujar Nishani), nuk do të mund t’i shmangen kërkesës historike për bashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse ka të bëjë me të sotëmen e shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit. Pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare (mbi bazën e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, ashtu siç e gëzojnë edhe popujt e tjerë në rajon), Ballkani nuk do të flejë i qetë, sepse, tanimë, ka perënduar koha e dinastive, e perandorive dhe e mbretërive të ndryshme tiranike sllave në Ballkan.

- Alfred Moisiu është antitezë e politikave shqiptare ANTIBASHKIM!

Duke u nisur nga e vërteta historike se Kosova është pjesë integrale e territorit të Shqipërisë Etnike, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, para disa vitesh, me të drejtë pat deklaruar se “Kosova është krahinë e Shqipërisë” dhe, mbi këtë bazë, Ai, edhe sot, i Apelon kryeliderët politikë të trekëndshit Tiranë-Prishtinë-Shkup, që të punojnë dhe të bashkëpunojnë ngusht, me urtti, me vendosmëri dhe me përgjegjësi të lartë historike kombëtare mbase sipas Tij, “ka ardhur koha për bashkimin e kombit”. (http://www.botasot.info/shqiperia/241691/ka-ardhur-koha-e-bashkimit-te-kombit/).

Kjo kërkesë e drejtë dhe e qëndrueshme e ish-presidentit Alfred Moisiu nuk ëshhtë kurrfarë ekskluziviteti kombëtar, as shtetëror në dëm të shteteve fqinje sllave, por është e drejta historike e shqiptarëve mbi territoret e tyre të Shqipërisë Etnike vetëm brenda kufijve natyrorë të saj historikë, gjeopolitikë, gjuhësorë dhe etnikë. Të gjitha këto elemente të përkatësisë autoktone të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, përbëjnë përkufizimin e identitetit të saj si qenie unike dhe e pandashme kombëtare, terrritoriale dhe shtetërore.

Apelin e Mosiut, duhet ta kuptojnë drejt dhe ta mbështesin jo vetëm liderët politikë me partite dhe me qeveritë e tyre, por të gjithë shqiptarët, sepse shpëtimi i tyre është bashkimi (jo alleancat e ndryshme të përkohshme politiko-tregtare sllavo-ballkanike, shtetet e të cilave, tanimë, dy shekuj më parë kanë zgjidhur çështjen kombëtare), ashtu siç na mëson dhe këshillon drejt ideologu, filozofi dhe patrioti ynë i shquar, Sami Frashëri: “ Se shqiptarët s’kanë nevojë të bëjnë gjë tjetër veçse të bashkohen të gjithë sa janë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa. Në qoftë se shqiptarët do të arrinin të vendosnin një lidhje të fortë e do të bashkoheshin të gjithë si një trup i vetëm, atëherë nuk do të gjendej force që të guxonte t’u kundërvihej Shqipëisë dhe shqiptarëve të bashkuar…” (Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo bëhet”,Tiranë, 1962, f.66).

Ky mesazh me vlerë historike, politike, kombëtare atdhetare dhe patriotike vizionale i Sami Frashërit, duhet të jetë alfa dhe omega e politikës dhe e diplomacisë së sotme të shqiptarëve në Ballkan dhe në mbarë botën, ashtu sikurse dikur Sami Frashëri dhe Rilindësit e tjerë, edhe liderët dhe shtetarët e sotëm politikë, duhet të kërkojnë nga Evropa (BE-ja) dhe nga Shtetetet Bashkuara, që shqiptarëve t’u njihet e drejta e tyre për t’u bashkuar në një shtat të njësuar kombëtar shqiptar në Ballkan. Ndryshe, nëse edhe më tej, e heshin, e injorojnë dhe e margjinalizojnë të drejtën e bashkimit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, fajin dhe përgjegjësinë historike dhe kombëtare, do ta bartin pikërsëpari garniturat e sotme politike në pushtet (Tiranë-Prishtinë-Shkup), jo Evropa e as Amerika e sotme demokratike dhe shpëtimtare e Kosovës (1999-2013), sepse asnjëra prej tyre, deri më sot (1990-2013), nuk ka marrë asnjë kërkesë formale zyrtare nga ana e krerëve-drejtuesve politikë shtetërorë të Tiranës, të Prishtinës, as të Shkupit.

Së fundi, siç thotë një fjalë e urtë popullore:“Derisa foshnja nuk qanë, nëna nuk i jep gji”. Pra, ku ta dijë Evropa dhe Amerika se çfarë u nevojitet shqiptarëve derisa ata nuk kërkojnë me shkrim dhe me gojë prej tyre, që t’u njihet e drejta historike dhe e vetëvendosjes mbi bashkimin e tyre kombëtar në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Etnike.

Pra,“topi” është në oborrin e autoriteteve politike dhe shtetërore të Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve në qeverinë dhe në parlamentin e Maqedonisë, të cilët, qe më se dy dekada, janë në vonesë të shtruarjes së kërkesës së përbashkët zyrtare për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

Pra, ashtu si po u thërret edhe zëri i atdhedashurisë së ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu se tani “ka ardhur koha për bashkim”, zgjohuni nga letargjia ekzistencialiste dhe nga përrallat politke dhe propagandistike –ANTIBASHKIM, se gjoja ideja e bashkimit kombëtar paskësha përfunduar me dy shekujt e kaluar! – Jo, assesi, IDEJA E BASHKIMIT KOMBETAR, nuk do “vejtërohet”, nuk do shuhet kurrë derisa ajo të bëhet realitet për mbarë KOMBIN SHQIPTAR në Ballkan.

Shkurt e shqip, dikur, edhe pavarësimi i Kosovës ishte “ide dhe kërkesë e tjekaluar” sipas politikës, propagandës dhe historiografisë falsifikatore serbomadhe të Beogradit dhe të disa “shqiptarëve të ndershëm” filsorebë, por ja, më 17 shkurt 2008 u bë realitet për gjithë botën. Kështu, së shpejti, do të ndodhë edhe me bashkimin kombëtar shqiptar (nëse kërkojmë dhe, nëse luftojmë me këmbëngulje, ashu sikurse që luftuam dhe kërkuam me ngulmë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur nga Serbiakolonialiste).

Mirëpo, ku do ngelin atëherë “arkivistët” dhe armiqtë e bashkimit kombëtar, në Serbi, në Bullgari, në Mal të Zi, në Greqi, apo në Shqipërinë Etnike?

******


Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!

http://www.botasot.info/opinione/721083/kush-luan-me-karten-serbe-shqiperia-e-madhe-do-te-digjet-nga-baruti-i-saj-sllavo-bizantin/

Mehdi Hyseni.jpg
NGA: PROF.DR.MEHDI HYSENI

***


 Të gjithë atyre "specialistëve" shqiptarë, që  për inetresa të ndryshme anishqiptare) kanë dëshirë të "fërkohen" me "Shqipërinë e Madhe", nuk duhet t'u jepet asnjë shans të punojnë  askund (në asnjë institucion qoftë shtetëror, qoftë shoqëror), madje as në  kovaçhanat shqiptare.

 *** Mos i provokoni shqiptarët e as presidentin e Turqisë, Rexhep T. Erdogan me  “Shqipërinë e Madhe”,  sepse kjo sintagmë politiko-propagandistike serbo-sllave ballkanike, nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët e SHQIPËRISË ETNIKE, as me Turqinë e as me presidentin  e nderuar Erdogan, por vetëm me Serbinë e Madhe dhe me mbrojtjen e saj shekullore (1844-2017).  Ky është kuptimi historik, politik, diplomatik dhe propagandistik i “Shqipërisë së Madhe” në favorin e hegjemonizmit, të militarizmit dhe të kolonializmit të amalgamës sllavo-bizantine në Ballkan.

***Prof.Dr.Sonja Biserko: “E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe-pa pardon, sepse nuk ka qasje të vërtetë në dokumnetet historike të periudhës së Perandorisë Osmane. Kështu ka krijuar mitin mesjetar për Kosovën”.

 -Argument më i qëndrueshëm nuk ka sesa ky vlerësim, që vë në dukje kërkesëm imediate për të ngritur një Konferencë evropiane ndërkombëtare paqësore për rishqyrimin e kufijve të Ballkanit. Në këtë vështrim,  kontributin më të madh , do ta jepte Turqia e sotme (sepse ka provat historike, që nuk i kanë vendet e tjera në Ballkan), nëse, vërtet, dëshiron një Ballkan të qetë, të qëndrueshëm dhe paqësor, pa konflitke dhe pa luftëra të herëpashershme mes popujve të tij.

Presidenti  Erdogan, ashtu sikurse Tirana dhe Kosova, nuk njeh kurrfarë fantazme “Velika Albanija”!

-Të marrë, diletantë dhe injorantë janë të gjithë ata “ekspertë” shqiptarë, që merren me budallallëqe të  “Shqipërisë së Madhe”,  sepse kjo është “arma bërthamore”  e Serbisë dhe e aleatëve të saj sllavë ballkanikë,  me të cilën janë shërbyer (XIX dhe XX) për shfarosjen e shqiptarëve dhe për copëtimin e territoreve të tyre etnike(1844-1999),e, edhe sot (XXI) po e përdorin si mjetin më efektiv  të srtaegjisë frikësuese  dhe akuzuese propagandistike, duke i fajësuar shqiptarët para  Evropës dhe para Amerikës, se gjoja po luftojnë për krijimin e njëfarë “Shqipërie të Madhe”, që do të thotë  synimin e  pushtimit të tokave  të huaja fqinje sllave ballkanike.

 –Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe   falsifikimi më perfid i historisë, i diplomacisë, i politikës dhe i propagandës së shtetit, të kishës dhe të akademisë serbe, sepse, deri tani nuk ka ndodhur as de fakto e as de jure, që shqiptarët dhe shteti i tyre, të ketë hartuar dhe, për tepër, ta ketë zbatuar ndonjë projekt të ashtuquajr  “Shqipëria e Madhe--Velika Albanija”.

 –Argumenti: -Që nga krijimi i Shqipërisë (28 Nëntor 1912) e deri më sot (shek.XXI, qershor 2017) shqiptarët nuk kanë pushtuar, nuk kanë aneksuar dhe nuk kanë kolonizuar asnjë pëllëmbë territor të huaj të vendeve fqinje sllave ballkanike. Por, e vërteta është kjo: Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Maqedonia janë ato, që  me ndihmën e Rusisë dhe të Fuqive të Mëdha të Evropës (1878; 1912;1913;1915;1919;1920;1939;1943) i kanë copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar  me agresion, me terror dhe me gjenocid territoret indigjene të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

 Kjo është e vërteta historike e hidhur për shqiptarët dhe për SHQIPËRINË ETNIKE në Ballkan, që sllavo-bizantinët djeshëm dhe të sotëm kolonialistë dhe neokolonialistë  ballkanikë, nuk e pranojnë, sepse nuk duan të heqin dorë nga territoret e pushtuara të SHQIPËRISË ETNIKE. Kështu flasin faktet e parrëzueshme. –Edhe sot, në dekadën e dytë shekullit XXI, Greqia mban të pushtuar Epirin shqiptar; Serbia mban të okupuar Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin; Maqedonia mban të okupuar Shkupin, Tetovën, Gostivarin,Kërçovën, Dibrën, Manastirin, Strugën, Kumanovën etj.; Mali i Zi mban të okupuar Ulqinin, Tivarin, Tuzin, Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Trieshin, Tuzin etj.

Fatkeqësisht, të gjitha këto territore shqiptare, të kolonizuara dhe të pushstuara nga ballkanikët sllavë (1878-2017) nuk përbëjnë të ashtuquajturën “Velika Albanija”, por Velika Srbija-  Serbinë e Madhe së bashku me Malin e Zi, Greqinë e Madhe dhe Maqedoninë e  madhe bullgare.

Prandaj, presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (as sot e as nesër), nuk duhet t’i parashtrohen pyetje naive dhe apolitike nga palaqot e ndryshëm injorantë për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”, sepse kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët dhe me SHQIPËRINË ETNIKE, por me mbrojtjen strategjike afatgjatë të Serbisë së Madhe (1844-2017). Pikërisht, për shkak të zgjerimit të kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe ,   Slobodan Milosheviqi(kasapi i Ballkanit)  me bandat e tij kriminale barbarike policore, paramilitare dhe militare bëri tri agresione dhe tri gjenopcide kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999).

Presidentit Erdogan,  të mos i bëhen pyetje allaserbe për “Shqipërinë e Madhe”. -Serbomëdhnejtë le të bëjnë pyetje të tilla idiotike, jo shqiptarët, sepse ne nuk njohim kurrfarë “Velika Albanija”, por  vetëm SHQIPËRINË  ETNIKE

-Pyetje  shantazhuese dhe provokuese në temën “Shqipëria e Madhe” (në çfarëdo  niveli politik qoftë të brendshëm apo të jashtëm për t’i ringjallur eshtrat e car Llazarit, të Sveti  Savës dhe të car Dushanit-Mizorit për ripushtimin e  territoreve autoktone të shqiptarëve të SHQIPËRISË ETNIKE), presidentit të Turqisë, Rexhep T. Erdogan, mund t’i bëjnë vetëm gazetarët, analistët dhe publicistët  rusë, serbë, malazezë, sllavomaqedonë, grekë dhe bullgarë, por, JO, assesi ata shqiptarë, sepse kjo nuk është INTERES NACIONAL e  as SHTETËROR  i shqiptarëve dhe i SHQIPËRISË ETNIKE, e, as i Turqisë, por vetëm interes afatgjatë   i ringjalljes së  “gërmadhave “ sllavo-bizantine mbi territoret etnike të shqiptarëve në Ballkan.

-Hedhja në tregun politik ballkanik, evropian dhe global e  produktit  të   “Shqipërisë së Madhe” është paralajmërim serioz për shqiptarët dhe për Turqinë, se nuk ndodhemi shumë larg nga shpërfaqja e stuhisë politike dhe militariste  sllavo-bizantine e viteve 1878;  1912 dhe 1913 në Ballkan.

Prandaj, asnjë shqiptar normal, nuk duhet ta pyes presidentin e Turqisë, Rexhep T. Erdogan, se çfarë ai di për “Shqipërinë e Madhe” (sepse ajo as de fakto e as de jure nuk ekziston si e tillë mes shqiptarëve e as mes truqve), por faktorët relevantë shtetërorë shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë,  në rrugën formale  diplomatike, duhet ta lusin presidentin Erdogan, se ka ardhur koha e fundit, që ta fshrytëzojë autoritetin e tij në nxjerrjen në dritë të dokumenteve-tapive historike  të shqiptarëve mbi tokat e tyre të KATËR VILAJETEVE   të SHQIPËRISË ETNIKE.

Në këtë mënyrë ,do të zbardhej e vërteta historike, se kush ishte  zotëruesi (pronari) i vërtetë legjitim dhe legal i KATËR VILAJETEVE SHQIPTARE (Janina, Manastiri, Shkodra dhe Kosova). Kjo histori, duhet t’u përplaset në fytyrë botërisht atyre, që edhe sot i  mbajnë peng si koloni klasike qindravjeçare terrritoret etnike të shqiptarëve në Ballkan.

Pa zgjidhjen e këtij problemi kolonial të shqiptarëve, kufijtë e sotëm të Ballkanit kanë vetëm  karakter imagjinar të brishtë dhe të përkohshëm. Në këtë kontekst, çelësi kryesor për rishqyrtimin e këtij problemi, është Ankaraja zyrtare, e cila, do të duhej, të  këshillohej dhe të bashkëpunonte ngushtë me Uashingtonin dhe me partnerët e saj ndërkombëtarë, që të rindërkombëtarizonte  zgjidhjen e çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan, duke u bazuar në dokumentet e mirëfillta dhe të sakta  historike të Ballkanit, të cilat i disponon vetëm Turqia, asnjë shtet tjetër ballkanik.

Për këtë çështje duhet biseduar  seriozisht me presidentin Erdogan, sepse në planin afatgjatë strategjik të sllavëve të Ballkanit, jo vetëm Shqipëria, por edhe Truqia janë në shënjestër të destabilizimit  dhe të dekompozimit  gjeopolitik, territorial dhe shtetëror.

Prandaj, që të pengohej ringjallja e aspiratave  dhe  e pretendimeve të dikurshme territoriale të sllavëve ballkanikë, pikërisht, tani është momenti historik i nxjerrjes së TAPIVE PRONËSORE  të SOVRANIT të Vilajetit të Kosovës, të Janinës, të Manastirit dhe të Shkodrës.

Nga kjo e vërtetë, nuk duhet frikësuar askush as në Shqipëri, as në Turqi, as  në Ballkan  e as në Evropë, sepse TAPITË tregojnë se çfarë statusi kanë pasur territoret etnike shqiptare nën Perandorinë Osmane deri më 1912, kur aleanca sllave ballkanike i ripushtoi në emër të rremë të çlirimit të territoreve të tyre.

Kjo histori meriton të shohë dritën e së vërtetës, le të vërtetohet Ballkani, Evropa, Amerika dhe bota, se  kush ishte zotërues i vërtetë i ligjshëm i Vilajetit të Janinës, i Vilajetit të Manastirit, i Vilajetit të Shkdorës dhe Vilajeti i Kosovës.

Duke u bazuar mbi këto dokumente(TAPI) të vlefshme historike dhe juridike, që i ka në dispozicion vetëm Turqia, le të organizohet një konferencë evropiane ndërkombëtare me qëllim të shthurjes së këtij problemi shekullor, sepse sllavo-bizantinët e Ballkanit, që nga viti 1878 e deri më sot (2017)  me  kishën, me “shkencën”, me politikën, me diplomacinë dhe me propagandën e tyre po gënjejnë  se   territoret etnike shqiptare, gjoja  “janë pronë e tyre” historike dhe  e ligjshme. Mirëpo, këto gënejshtra dhe shpifje pseudoshkencore dhe propagandistike antishqiptare  i hedhin poshtë dokumentet historike për Ballkanin, të arkivuara në arkivat  shtetërore të Turqisë. Këtë konstatim tonin, e provon edhe vlerësimi aksiomatik i luftëtares serbe për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Prof.Dr. Sonja Biserko, duke pohuar botërisht se ““E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe-pa pardon, sepse nuk ka qasje të vërtetë në dokumnetet historike të periudhës së Perandorisë Osmane. “ ((http://vesti-online.com/Vesti/Srbija/508822/Biserko-za-hrvatske-novine-Cela-srpska-istorija-je-velika-laz ).

 Kufijtë e Ballkanit janë të falsifikuar, këtë mund ta zbardhin vetëm “dokuemnetet historike” të Turqisë, siç ka vlerësuar Prof.Dr.Sonja Biserko!

Pra, noilens volens, pa organizimin e një konference evropiane ndërkombëtare me fuqitë e mëdha botërore në krye, popujt e Ballkanit, do të jetojnë  me të kaluarën e tyre konfliktuoze dhe të rezervuar, duke mos e ditur historinë e vërtetë dhe realiste të tyre ngase atë e ka falsiifkuar Serbia me aleatët e saj ballkanikë, që nga mesjeta  deri në ditët e sotme (shek.XXI).

Për t’ia çjerrur maskën përgjithmonë historisë falsifikatore serbo-sllave, tash o kurrë, është e domosdoshme nxjerrja në dritë e dokumeneve historike për Ballkanin të periudhës së Perandorisë  Osmane, sepse këto dokumente i ka në zotërim vetëm Turqia. Ndaj, presideni Erdogan ka shansin historik dhe politik, që t’ia prezentojë Ballkanit, Evropës dhe botës dokumentet e arkivuara të historisë së   vërtetë të popujve të Ballkanit.

Nëse kjo çështje jetike për fatin, jo vetëm të shqiptarëve, por të gjithë Ballkanit, nuk  rindërkombëtarizohet në një Konferencë  evropiane ndërkombëtare, gjatë mandatit të presidentit Erdogan, s’ka asnjë dyshim se, kjo do të ngelë e “arkivuar” edhe për shumë shekuj të tjerë.

Se sa është e vërtetë, që vetëm Turiqa disponon dokumentet e vlefshme origjinale për historinë objektive të Ballkanit, këtë e ka pohuar, edhe  Prof.Dr.Sonja Biserko (kryetare e Këshillit  të Helsinikit  të Serbisë , me seli në Beograd)  në një intervistë, dhënë revistës prestigjioze kroate “Vijenac” (të cilën e kanë publikuar, pothuajse të gjitha masmediumet e Serbisë), publikuar nga “Matica Hrvatska”: “ Serbia nuk ka qasje të vërtetë në pjesën e historisë, që ka të bëjë me Perandorinë Osmane. Duke mos njohur faktet e njëmendta historike, serbët kanë krijuar mitin për Kosovën; mitin për heronjtë dhe  për mbretërinë qiellore.  E gjithë historia serbe është NJË GËNJESHTËR E MADHE-PAPARDON.” (http://vesti-online.com/Vesti/Srbija/508822/Biserko-za-hrvatske-novine-Cela-srpska-istorija-je-velika-laz ).

Sa më sipër, palaqot dhe injorantët e ndryshëm, të mos e provokojnë dhe trazojnë presidentin Erdogan me pyetje idiotike të masmediave të ndryshme  ruso-serbo-sllave për “Velika Albanija-Shqipëria e Madhe”, sepse kjo nuk është kurrfarë pyetje, por  vetëm shantazh, intrigë, provokim dhe orvatje injorante për  shtrembërimin dhe vulgarizimin e  së vërtetës mbi  SHQIPËRINË ETNIKE  dhe KOMBIN SHQIPTAR  në Ballkan.

Reagim ndaj shkrimit të Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosovës me Shqipninë


Paul Tedeschini

26/09/2013 


( Marrë nga EuroEmigrant)

http://www.fjala.info/reagim-ndaj-shkrimit-te-prof-dr-mehdi-hyseni-mbi-bashkimin-e-kosoves-me-shqipnine/


Lexova me vemendje shkrimin e Prof. Dr. Mehdi HYSENI me titull “Ish-Presidenti I Shqipërisë, Alfred Mosiu apelon Kosovën dhe Shqipërinë për bashkim!” te publikuem me daten 23 shtator 2013 ne TSH.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI, t’paska fute n’thes ishkomunisti i thekun Abdi Baleta, perfaqesuesi i dèje i diktatorit te urryem Enver Hoxha ne Organizaten e Kombeve te Bashkueme !!!!!

Tashti e kuptoj se pse ne shkrimet e jueja ke ndrrue drejtim dhe e keni lane rrugen e maparshme objektive dhe tamam patriotike.

Dy gjana me vend ka ba Europa gjate shekullit te XX: Coptimin e trojeve filosomane shqiptare dhe coptimin e Gjermanise naziste.

Shkak per coptimin trojeve shqiptare qe te mos riformohej ne Ballkan/Europe nji Turqi e Rè Osmane ishin veglat antishqiptare, antipatriotike arnauto-turke Haxhi Qamiliste-Esat Toptaniste, te cilet bertitshin Duem Baben Sulltan. Ne te njajtin kor ka qene edhe shumica e klerit renegat musliman pjelle e Turqise Osmane dhe vegel kuislinge e saje.

Edhe Gjermanine e coptoi Europa mbas luftese se dyte botnore qe te mos formohej nji Gjermani e Rè naziste dhe e ribashkoi VETEM ATEHERE kur nuk ekzistonte ma reziku i rikrijimit te Gjermanise naziste.

Edhe sot e kesaj dite e sidomos kohet e fundit po keto forca antishqiptare filo-osmane mbeshtesin kerkesat antishqiptare te Turqise Neoosmane te islamikut antidemokrat anti-Ataturk, sheriatistit Rexhep Taip Erdogan per ta quejte Turqine Osmane administruese dhe jo pushtuese te shqiptarve dhe te popujve te Ballkanit, te cilet me arme ne dore e nxoren jashte nga Ballkani europian pushtuesin Turqine Osmane .

Sot kryemyftiu i Kosoves Naim Ternava perkujton 622 vjetorin e vrasjes se masakruesit te shqiptarve sulltan Muratin ( http://www.kosovahaber.net/?page=1,11,2367 ).

Sot xhamijat e trojeve shqiptare Kosove-Shqipni kan mobilizue mbi 700 djelmoça te rij shqiptar per te shkue ne Siri jo per te derdhe gjakun e vet si shqiptar, por si musliman sunnit kundra muslimanve shiit sirian.

Sot te rije kosovar kan shkue dhe kan vra ne aeroportin e Frankfurtit – Gjermani dy pilota amerikan çlirimtar te Kosoves, disa te tjere kan shkue ne Amerike per te krye akte terroriste islamike kunder reparteve ushtarake amerikan te cilat i shpetuene nga kasapi Millosheviç. Sot po futet dhunshem wehabizmi sheriatik antikushtetues arab sidomos ne Kosven europiane tue u mbeshtete nga kleri musliman i atyshem nepermjet fjalimeve neper xhamija te hoxhallarve e sa e sa menxyra te tjera antishqiptare si keto. Pikrisht keto hoxhallar vjellin vner kundra Heroit Kombetar Gjergj Kastriori Skenderbeu dhe nderzejne rinine kosovare kundra shqiptarizmes tue vue besimin fetar mbi kombin.

Ky qendrim asht nji qendrim antikombetar perçares fetar ne shoqnine shqiptare. Keto nuk synojne te krijojne nji Bashkim Kombetar me baze kombin shqiptar, por synojne te krijojne ne trojet shqiptare nji Bashkim Islamik te tipit te Vllezerise Musliman, te asaje Vllazeria prej te ciles po heq sot populli demokrat egjiptian. Na duhet te mesojme nga ngjarjet tragjike te Egjiptit dhe te mos lejojme ti shndrrojme trojet shqiptare ne nji baze europiane te terrorizmit islamik. Ne nji rast te tille shqiptart do te kene kundra te gjithe Ballkanin dhe te gjithe Europen.

Me vjen shume keq Prof. Dr. Mehdi HYSENI per ju sepse keni devijue krejtesisht nga rruga e juej e drejte e deri tashme dhe po bahesh vegel e antishqiptarve filoosman. Pse ju Prof. Dr. Mehdi HYSENI qe jeni i holle dhe i kulturem heshtni per te gjitha keto vepra antishqiptare, te cilat bahen pengese per bashkimin shqiptar ?!?

Prandej perderisa ne trojet shqiptare e sidomos ne Kosove po mbahen keto qendrime antishqiptare, antiballkanike dhe antieuropiane hiqnje mendsh se ju len kush te formoni ne trojet shqiptare dhe ne Ballkan nji shtet te bashkuem pseudoshqiptarsh dhe nji shtet islamik sheriatik vegel e Turqise neoosmane dhe baze terroristash islamike.

Ashtu si Europa me te drejte nuk e bashkoi Gjermanine pa pase sigurine e moskrijimit te nji Gjermanie neonaziste, poashtu Europa me te drejte nuk do te lejoje ribashkimin e trojeve shqiptare pa pase sigurine e moskrijimit ne zemer te Europes te nji Shqipnie neoosmane baze e terrorizmit islamik.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI! Ne respekt te pregatitjes suej intelektuale dhe te patriotizmit tuej te treguem ne shkrimet e jueja te maparshme po ju ftoj ta leni kete rruge qe po ndiqni kohet e fundit dhe te vazhdoni te jepni kontributin tuej te vlefshem per nji SHQIPNI EUROPIANE. Ne rast te kundert edhe ju do te konsideroheni nji ANTISHQIPTAR.


******


PATRIOTAT SHQIPTARË TË ERDOGANIT…


http://www.fjala.info/patriotat-shqiptare-te-erdoganit/

Fotoporteti
Arben Çokaj *

Sapo del Erdogani kundër bashkimin kombëtar shqiptar, sulmohet Albin Kurti në idenë e tij të bashkimit kombëtar, nga një pseudo-patriot si Gjevat Bacaj, dhe po shoh tani edhe këtë shkrimin qesharak këtu nga Mehdi Hyseni…



Mehdi Hyseni

Po nuk është patriotizmi shqiptar fetar, o meshkuj?! Nuk është turku, Turqia e islami simbole të shqiptarizmës, e për rrjedhojë as Erdogani. Mirë që edhe Erdogani e nxorri surratin zbuluar, se po i zbulon edhe këta filo-turqit si Shpërtim Idrizi etj. që na mbahen edhe për turbo-patriota të mëdhenj me suxhuk turk.

Kur more doni ta kuptoni se Turqia nuk na ka përkrahur asnjëherë në interesat tona kombëtare, por vetëm për intereaat e tyre, na ka poshtëruar më shumë se kombet e tjera në Ballkan dhe të hiqni dorë nga ëndrra juaj e marrë, se po u shpëton pushtuesi juaj i dikurshëm? Erdogani është lojë sllave, a nuk e kuptoni kaq? Apo si besimtarë të fortë të islamit, ju nuk i shikoni krimet, që bëhen nga përfaqësuesit e tij në tokë, si Erdogani psh.?

Shqipëria e Madhe është term serb, i krijuar me qëllim si precedent, për t’i ndalë shqiptarët në rrugën e tyre e të natyrshme drejt bashjkimit! Mos bini pré e marrisë suaj fetare, për t’i dhënë kombit ngjyrim fetar. Nëse feja nuk i shërben kombit shqiptar, siç ka bëtë katolicizmi e krishtërimi në përgjithësi, përse e doni atë fe pastaj? Për të shërbyer si mercenarë të turkut, apo si?! Hapni sytë se po e bëni veten qesharakë!


Image result for VEDAT SHEHU

PROF.DR.VEDAT SHEHU

From:vedat shehu (vedshehu@yahoo.com)
To:floribruqi@yahoo.com;
Cc:sterkala@yahoogroups.com; ymerieshref@gmail.com; rasimbebo@att.net; sheleagron@yahoo.com; jjd@aacl.com; dr.kodra@yahoo.com; kosovarimedia@live.de; gazetadielli@gmail.com; libri57@hotmail.com; skellici@comcast.net; adem_avdia@hotmail.com; albemigrant@gmail.com; perparimh@gmail.com; rexhep_shahu@yahoo.com; xhafer-leci@online.de; shytiligor@yahoo.it; thaninaqo@hotmail.com; nacionalalbania@yahoo.com; vedshehu@yahoo.com; dajci_mimoza@hotmail.com; vullnetmato@hotmail.com; mimoza.legisi@yahoo.com; institutidiaspores@mfa.gov.al; jkokaj@yahoo.com; jorgo.telo@gmail.com; nebih_bunjaku@live.com; i_shema@yahoo.com; vana-68@hotmail.com; maleckamondi@gmail.com; it@kultura.gov.al; prien@sunrise.ch; terziu@googlemail.com; gentibanaj@yahoo.com; e.loshaj@hotmail.com; homer6069@yahoo.com; mgecaj@hotmail.com; n_ukgjini@yahoo.it; rgeci@web.de; g_ajgeraj@hotmail.com; hajdinabazi@hotmail.com; xheladinmjeku@yahoo.com; bedrizyberaj@hotmail.com; bucpapaj@yahoo.com; flora.brovina@yahoo.com; nait_hasani@hotmail.com; ekoliqi@gmail.com; naxhije.doci@gmail.com; izetshehu@yahoo.com; lama_alma@hotmail.com; zefndrecaj@hotmail.de; haxhirajvilhelme@gmail.com; xhshatri@pasqyra.com; aliu.fatos@gmail.com; kadrushradogoshi@hotmail.com; nexhat_rexha@hotmail.com; vlera.ejupi@yahoo.com; mat.aref@wanadoo.fr; floribruqi@yahoo.com; info@albaniapress.com; llemadeo@yahoo.de; fritz.radovani@gmail.com; fjalalire@gmail.com; kosova.atdhe@yahoo.com; sotir.mimi@gmail.com; ok.kosova1@gmail.com; halitelshani44@hotmail.com; xun26@hotmail.com; lirilushi@hotmail.com; drenush@hotmail.com;
Date:Saturday, 15 July 2017, 1:10

Zoti  Flori Bruqi,
Ju përshëndes dhe ju falënderoj për Shkrimin e Profesor Eshref Ymerit me titull  "Shërbëtori i Greko-Sllavizmit, si Gjithmonë, në Krye  të Detyrës " që më erdhi nëpërmjet jush. 

Njëkohësisht ju përgëzoj që në publicistikë lejoni ballafaqimin e të vërtetës absolute me interpretimet që ngrenë shpifjet antishqiptare në nivel “diplomatik” të justifikuara me të drejtën e fjalës. 

    Unë e çmoj shumë Profesor Ymerin për vërtetësinë e materialit që paraqet në këtë artikull, jo vetëm për të urryerin e qelbur me anti-shqiptarizëm Paul Tedeskini, por edhe për prapaskenën politike antishqiptare. 

Këto prapaskena heshturazi i gëzohen terrorizmit të ashtuquajtur Islamik si armë ideo-politike për deshqiptarizimin e Shqiptarëve, gjoja janë ne, edhe pse jemi me ideologji evolucioniste dhe aspak me ide mitike biblike, meqenëse kemi origjinë myslimane qenkemi kontingjent i këtij terrorizmi gjakatar. 

Dalin në skenë edhe tipa si Putini që bëjnë sikur nuk e dinë, apo nuk e kuptojnë që janë disa vende të prapambetura në industrializim dhe në emancipimin e shoqërisë islamike, ku qarqet e korrupsionit dhe kontrabandës së shumëfishtë organizojnë ushtarakisht mbrojtjen e sundimit të tyre ilegal brenda vendit dhe nga ndikimi i qytetërimit të vendeve të industrializuara, nëpërmjet fushatave terroriste të mirë instruktuara, gjoja në emër të “Allahut Hykber” Kuranik. 

Këta tipa si gjeneralët e Putinit apo ithtarë të fashizmit perëndimore, që kanë agjentë tipa si Tedeskini, shpifin si altoparlantë pa licencë sikur gjoja edhe nga faltoret tona myslimane të dalin terroristë. 

    I dashur dhe i nderuar Flori Bruqi, ju lutem, si poliedrik qe jeni pranoni që edhe unë të shtoj këtu realitetin e hidhur të ndikimit të prapaskenës politike të përçarjes fetare që paraqitet nëpërmjet lloj-lloj shkrimesh ideologjike kundër të vërtetës së madhe që edhe shqiptaret, si çdo komb në botë, janë të prirë në mënyrë të natyrshme për të mbrojtur unitetin kombëtar, qoftë jashtë,  qoftë brenda Evropës. 

Por, ide të tilla haptazi të qelbura siç i publikon Tedeskini, si dhe te kamufluara, siç i paraqesin disa të infektuar të tjerë, edhe me autoritetin dhe marifetet e të ashtuquajturit analist, po “kapërdihen, si kafshatë e hidhur” e lyer me “mjaltin” evropian kryqtar mesjetar. 

Këta kryqtarë, të rënë në gjumë letargjik, aty këtu po gjallërohen nga politika te kamufluara “Staliniste-Hitleriane” të aplikuara për Gadishullin Ilirikum të kahershëm të para-shqiptarëve. 

Janë këta të zgjuar nga gjumi letargjik që rekrutojnë agjentë për konflikte politike me vel fetar, jo vetëm për kamikaz por edhe të hapet si Tedeskini. 

Tedeskinët kanë ndikuar shumë në pëerhapjen e parullave që përsëriten si proverba popullore, thelle në shtresat e gjera të kombit, dhe që tingellojnë si refren poetik  pak a shumë kështu: “jemi te ligj”, “s’dime të punojme”, “s’dimë të bëjmë shtet”, “s’na lënë islamiket të qytetërohemi”, “te ndjekim turkoshaket për në Anadoll”, etj, etj. 

Këta agjentë herë vullnetarë, herë sahanë-lëpirës e herë të paguar mirë, na hiqen si antinacionalistë dmth si anti-ballistë që ishin tradhtarë sepse i shpallën tradhetarë Serbët e qytetëruar të Titos dhe Enveri.

 Edhe sot, shprehja e nacionalizmit nga Kosovarët, prej Serbëve shpallet  si shfaqje e Ballisteve Tradhtarë.

Me respekt

Vedat Shehu (Profesor, Inxhinier Gjeolog)

****


Image result for flori bruqi

Nga Flori Bruqi : 


Çfarë është ‘'Shqipëria natyrore' ’ dhe kush është autokton?


Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.




Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë natyrale
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.


Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.

Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.


Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.


Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia.


Lugina e Preshevës ndodhet në jug të Serbis është e banuar nga shqiptarët etnikisht ish troje i shqiptareve por me von e moren serbët ne vitin 2000 shqiptarët e Lugines i kapën armet në dorë për clirim etnik për t'ju bashkuar shqipërisë por ata humbën nga shteti i fuqishëm sllav serbia edhe sot ata ndodhen në serbi.

Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.


Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.

Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.

Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.

Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.




Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.


Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAK në Kosovë. PDSH,BDI në Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHK në Shqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.


Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.


Shqipëria (1941-1945)


Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është tregut tregutregui Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Pështër, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Pështër : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.

Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit, etj.

Marija Sllobodan Millosheviçit: 
"Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme


Vajza e ish liderit famëkeq të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin. “Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ata”, thotë Marija duke shtuar se “babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror” dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000.


Marija në një intervistë për gazetën serbe “Novi Standard”, Marija thotë për babain e saj se ai çdo punë që bënte, si student, si banakier, si president, si baba, i kryente me përsosmëri. Ajo cilëson “fatkeqësi” personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët.

Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia. “Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: "Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.". Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile. Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: "Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. "Dhjetor 1991. Alija Izetbegoviç, tha: "Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe". Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë”, shprehet vajza e Millosheviçit.


Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm e Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën”, thotë ajo për “Novi Standard”.


Ajo thotë se “SHBA-të po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe".


Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. “Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe”.



Çfarë është ''Shqipëria natyrore'' 
 dhe kush është autokton?


Pas incidentit në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, të gjithë shqiptarët, i madh e i vogel, nga Mitrovica në Sarandë, nga Tuzi në Tetovë, po festojnë e gëzojnë triumfin e uljes së flamurit të ‘Shqiperisë etnike’ në kryeqytetin serb. Manifestimet e këtij gëzimi marrin forma që nga vendosja e atij flamuri si foto profili ne Facebook e deri tek idete me origjinale të tipit torta ditëlindjesh ne formen e hartës së ‘Shqipërisë etnike’ (kjo e fundit është goxha simbolike sepse duket sikur shfaq pasiguritë tona për ndarjen e ‘Shqipërisë etnike’ si me thikë).

Shumë shqiptarë po i gëzohen simbolit a priori, pa menduar gjatë se ç’kuptim ka apo si është krijuar. Dy elemente të flamurit kërkojnë një analizë më të thellë. Së pari, harta e deformuar e ‘Shqipërisë etnike’ dhe së dyti, nënshkrimi ‘Autochthonous’.

kosovo-flag

E nisim me hartën. Nëse do bëhemi nacionalistë irredentist, le të përdorim, të paktën, hartën e saktë që na la kuvendi i Vlorës dhe i Ismail Qemalit (portreti i të cilit figuron dhe tek smboli i valëvitur mbi Beograd).


Vilajetet shqiptare

Vilajetet shqiptare

Më 28 Nëntor 1912, kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e të ashtuquajturës Shqipëri Etnike nga Perandoria Osmane. Në 1912, perandoria Osmane kishte nisur procesin e pakthyeshëm të dekompozimit, dhe në Europe i kishin mbetur vetem tetë vilajete, prej të cilave katër ishin me shumicë ose prezencë etnike shqiptare. Se kush dhe se çfarë quhej shqiptar në këtë periudhe nuk ishte aq e lehtë të përkufizohej sa eshtë sot. Rilindasit tanë u munduan ta përkufizonin këtë por u desh kohe që idetë e tyre të rridhnin tek artizani krutan apo bujku korcar apo peshkatari vlonjat. Kombi shqiptar ishte një ide, një projekt, si të gjitha kombet e tjera Europiane.


Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Kur kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e Shqipërisë, deklarata e njëanëshme e pavarësisë nuk përfshinte të gjithë territorin e të katër vilajeteve. Vilajeti i Shkodrës dhe i Janinës u shpallen pjesë e shetit të ri shqiptar pothuajse në tërësinë e tyre, por nga vilajeti i Manastirit dhe Kosovës vetëm disa sanxhake (nën-ndarje brenda vilajetit) u përfshinë në kufijtë e shtetit. Nga Vilajeti i Kosovës, pjesë e Shqipërisë u deklaruan vetëm sanxhakët e Prizrenit, Novi Pazarit dhe Prishtinës, ndërsa nga Vilajeti i Manastirit u shapllen territore shqiptare Sanxhakët e Korçës, Elbasanit dhe Dibrës. Siç shihet në hartën më poshtë, ne 1913 u paraqitën tre propozime për përcaktimin e kufijve. Propozimi Franko-Rus në ngjyrën kafe më të errët, propozimi Austro-Italian, që është dhe territori i sotëm dhe propozim i qeverisë së Ismail Qemalit në ngjyrë bezhë.


1912-13
1912-13

Duket qartë se harta që u flutura mbi Beograd përfshin jo vetëm Korfuzin (që jo vetëm që kurrë nuk është banuar nga shiptarë, por as nuk është pushtuar ndonjëherë nga Perandoria Osmane), por gjithashtu dhe shumë më shumë territore nga sa Ismail Qemali dhe Kuvendi i Vlorës shpallen të pavarur ne vitin 1912. Në momentin kur ne vetë fillojme e shkarravisim mbi nje hartë të Ballkanit pa respektuar rëndesinë e kufijve në hartë, ne vetë relativizojmë kufijtë e atij entiteti që quajmë Shqipëri Etnike dhe biem në të njejtin batak me nacionalizmin serb.

Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Kufijtë e sotëm të Shqipërisë u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Sigurisht që tkurrja e kufijve në territorin që kemi sot ishte një padrejtësi e madhe. Harta më poshtë tregon territoret shqip-folëse që mbetën jashtë shtetit shqiptar pas vitit 1913. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit e kemi ngushelluar veten se kur i gjithë Ballkani të integrohet në Bashkimin Europian, kufijtë kombëtare do të humbasin rëndësinë e tanishme. Shpresa është se shqip-folësit kudo që janë do të gravitojnë natyrshëm kulturalisht dhe ekonomikisht drejt Republikes së Shqipërisë. Fatkeqësisht, incidentet e fundit e kanë zhvendosur përkohësisht debatin larg qendrës dhe drejt ekstremit nacionalist.


DSC_0057

Elementi i dytë i flamurit që meriton analizë është nënshkrimi Autochtonous. Historikisht, gara për të pretenduar vjetërsi historike ka rezltuar në konflikte (jo vetëm midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në konfliktet midis Greqisë dhe Maqedonisë, apo Maqedonisë dhe Bullgarisë etj.) Problemi rrjedh nga mënyra se si na mësohet historia (si serbëve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë rreth nesh). Teoritë moderne të nacionalizmit (shih Benedict Anderson, Eric Hobsbawm, Ernest Gellner, etj.) e përcaktojnë qartë se nuk mund të flasim për kombe përpara shekullit të XIX. Ballkani nuk përbën përjashtim. Sigurisht që ka patur popullsi etnike shqiptare ndër shekuj, por për ta etniciteti nuk kishtë rëndësinë që ka sot. Identiteti i kombit shqiptar u krijua si i tillë në periudhën e Rilindjes.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Megjithatë duke e prezantuar historinë e popullit shqiptar si një progresion linear i pashkëputur që nga pellazget e deri në ditët e sotme, tekstet shkollore jo vetëm që nuk marrin parasysh teoritë moderne të historiografisë dhe injorojnë fakte që nuk na vijnë për shtat, por gjithashtu fryjnë me zell nacionalist gjenerata të tëra që kërkojnë të mbrojnë autoktonitetin e tyre në një cep të caktuar të globit.

Serbët vuajnë nga kjo metodë e gabuar e mësimit të historisë gjithashtu. Ismail Kadare e ka thënë bukur se serbët krijojnë iluzionin se janë autoktonë pasi marrin si pike reference betejën e famshme të Kosovës në 1389 ku ushtria serbe u mund nga Sulltan Bajaziti I.

Logjika moderne serbe mbi autoktoninë është si vijon: nëse ne popullonim Kosovën në 1389 kur ushtria serbe u mund nga turqit, rrjedhimisht shqiptarët kanë ardhur më vonë në këto toka, çka na jep të drejtën që tu mohojme pavarësine pasi ne këtu jemi autoktonë.

Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Serbët (ashtu si dhe ne) gabojnë pasi mundohen të projektojnë idenë e sotme të kombit në shekullin XIV. Kur Serbet u mundën në 1389, Serbia u bë vend vasal i perandorise Osmane. Në mesjetën e vonë, para dhe pas 1389, Serbia binte herë pas here nën vasalitetin e Bizantit ose mbretërisë së Hungarisë. Pra ndryshimi i madh që solli viti mitik 1389, të cilin serbët e konsiderojnë si gurë kilometrik për identitetin kombëtar, ishte besimit fetar mysliman i pushtuesit, më shumë se sa humbja e sovraniteti serb.

Pra në atë kohë etniciteti dhe kombësia nuk kishin ate kuptim që kanë sot. Përkatësia fisnore, rajonale apo fetare luanin nje rol shumë më të rëndësishëm në identitetin e njerëzve deri në mes të viteve 1800, kur popujt europianë (përfshi dhe Serbinë e Shqipërinë) filluan të formulonin idenë e kombit. Për Shqipërinë kjo u bë nëpërmjet rilindasve, sic thuhet dhe më lart, të cilët mundën të perkufizonin shqiptarinë si një projekt politik. Duke qenë se kombi, ashtu siç e njohim ne sot, është një krijesë e elitave në vendet respektive, gara për të gjetur se kush erdhi i pari në Ballkan, nuk ka shumë kuptim.
E thënë shkurt, askush nuk është autokton, askund. Ne mund të jemi pasardhës gjenetikë ose jo të atyre qe jetonin në këto toka qindra vjet më pare. Kjo nuk ka rëndësi për sa kohë që ata vetë nuk e identifikonin veten e tyre si pjestare të këtij komuniteti të imagjinuar në baza etnike. Sikur ne shqiptarët, ashtu si dhe serbët , të fokusoheshim në planet për ku duam ta çojmë kombin tonë përkatës aq sa fokusohemi tek çështja e prejardhjes, do të arrinim shumë më shumë, për të mirën e shumë më shumë njerëzve.


Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Shqipëria natyrore  më 2022


Artisti bullgar Yanko Tsvetkov para katër vjetësh kishte nisur krijimin e hartave satirike gjeopolitike të Evropës.

Këtë e kishte nisur për t’ua sqaruar shokëve të tij të huaj situatën aktuale të Evropës, por edhe për të parashikuar të ardhmen e saj.


Në tri harta të ndryshme, ai e ka përshkruar stilin e modës, dashurinë në Evropë dhe ka parashikuar se si do të jetë harta e kontinentit të vjetër në vitin 2022.

Ai ka parashikuar se Shqipëria natyrore do të bëhet në vitin 2022, kur në Evropë do të ketë ndryshime të mëdha.

Në këtë vit Gjermania, Franca, një pjesë e madhe e Italisë, Austria do të bëhen bashkë në një shtet të quajtur “Merkelich”, duke aluduar në Angela Merkelin.

Në këtë hartë satirike ai ka parashikuar ndarjen e Spanjës dhe Greqinë si pronë të Kinës.

Serbia në këtë hartë është e bashkuar me Bosnjën e Hercegovinën.


Ekspertët e CIA-s, në 2035 trojet shqiptare të bashkuara

Emri:  timt.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  24.3 KB
Emri:  timt.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  24.3 KB

Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.

Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj.

Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbigneë Brzezinski, Samuel Huntington, etj.

Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë - Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t'i japë shtysë për bashkimin e Irlandës.

Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë ngaSpanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez.

Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetin ndryshëm ish-kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë.

Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Fati i trishtuar do të pëspj Polonia, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.

Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukraina(duke përfshirë edhe jugun Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t'i nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.

Tre lloj patritizmash duhet ti bashkojne shqiptaret e viseve se Shqiperise natyrore

Patriotizmi i shqiptareve te Shqiperise duhet te sherbeje si ndjenje vitaliteti dhe krenarie ndaj fqinjeve qe nuk dine te respektojne te drejtat e shqiptareve.Pra shqiptaret e shqiperise e duan patritizmin si nje komoditet ne kohen qe po jetojme qe askush mos kete te drejte te ktheje refugjate, askush mos kete te drejte te nderrojne emra, te ktheje pashaporta apo te 


dhunoje kufijte tane.Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 6704

Madhësia:  31.8 KB
Patriotizmi i shqiptareve te Kosoves duhet te sherbeje si nje mjet per njohje nga ana e shteteve fqinje dhe me gjere te pavarsise se ketij shteti te ri.Ky lloj patriotizem nderton dhe nje shtet qe eshte akoma i ri.

Patriotizmi i shqiptareve te Maqedonise sherben per perballjen e tyre me asimilimin te drejtat e shqiptareve pse jo dhe ne prespektive shkeputje per tu bashkuar me Kosoven dhe Shqiperine ne te ardhmen.

Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 6704

Madhësia:  31.8 KB

Nese patritoizmi ngelet ne kete kufi ai eshte i mrekullueshem per kete toke shqiptare qe ka me shumice te saj popullsi muslimane.


Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 2453

Madhësia:  31.8 KB
A e dini se kush do jete kryqyteti i Shqiperise se Madhe?Kush mendoni ju?Une per vete e kam nje opsion hamendesimi por spo e them se e shkruajne neser gazetat greke

http://floripress.blogspot.com/2015/12/nga-flori-bruqi-cfare-eshte-shqiperia.html

Agjencioni Floripress:5.12.2015.


****






*****

2017-07-01



Image result for flori bruqi

Nga Flori Bruqi :


Sërbia zemërohet me deklaratën e Malit të Zi se do të luftonte për të mbrojtur Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku ka folur për çështjet të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova.

Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

“Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë”, deklaroi presidenti i Kosovë Hashim Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbise”.

Presidenti s’e ka lënë pa përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë. Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli. Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”, tha ai.

Edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Tema e edicionit të sivjetëm është “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore".



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”.


Edi Rama 2014.jpg

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

Në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se projekti i shqiptarëve është një "Europë e Madhe" me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.

"Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Madhe", ka thënë Rama.


Kryeministri Rama ka thënë se e habitë fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur.

“Për mua është magjepse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama. 


Sërbia zemërohet me deklaratën e Malit të Zi se do të luftonte për të mbrojtur Kosovën

Image result for ministar odbrane predrag boskovic

Predrag Boshkoviq

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka nxitur zemërim të madh në Beograd me deklaratën se “vendi i tij do të luftojë edhe në Kosovë, nëse kjo kërkohet nga NATO”.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se Mali i Zi, “natyrisht, në cilindo version, do të merrte pjesë në çfarëdo aksioni të cilin NATO e përcakton si marrëveshje të përbashkët të të gjithë 29 anëtarëve – qoftë në Kosovë, apo në ndonjë pjesë tjetër të globit, pavarësisht situatës sonë të brendshme politike”.

Mali i Zi është anëtari më i ri i aleancës ushtarake dhe kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga serbët.

Image result for aleksander vuqiq

Aleksandar Vuçiq


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se ndonjëherë është më mirë të mos flasësh e të mos komentosh disa deklarata. Vuçiq iu përgjigj një pyetjeje për televizionin publik serb RTS në lidhje me deklaratën e ministrit malazez të mbrojtjes i cili tha se ushtria e vendit të tij do të luftonte në Kosovë nëse NATO-ja do të kërkonte një gjë të tillë.

“Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh pa fjalë e të mos komentosh disa deklarata sepse nëse i komenton, dilni jashtë kutisë së mirësjelljes – nëse do të ishit të sinqertë dhe të reagonit në mënyrën adekuate”, ka deklaruar Vuçiq.

“Pastaj, mendoj se mënyra më e mirë për Republikën e Serbisë është të reagojë me heshtje”, shtoi ai.



“Serbët nuk do të sulmohen në Kosovë e Metohi, as nga NATO e as nga Mali i Zi, dhe jo vetëm pse kemi bashkëpunim, marrëveshje, apo pse kemi bashkëpunim korrekt dhe shumë të mirë me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe për arsye tjera dhe u them të mendojnë mirë se cilat janë ato arsye”, përfundoi Vuçiq.



Ministri malazez Boshkoviq u pyet edhe për atë nëse anëtarësimi i vendit të tij në NATO është ganacë e mjaftueshme që të mos realizohet “Shqipëria e Madhe”., ku përfshihet edhe Mali i Zi”.


Image result for shqiperia natyrore

“...qoftë ai projekt i Shqipërisë së Madhe, i Serbisë së Madhe apo ndonjë projekt tjetër”, thotë ai, dhe shton se “e ardhmja është në integrimet evropiane, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.


******

Shqipëria Etnike është një hapësirë e caktuar gjeografike e territorit e cila është vendlindje e shqiptarëve me shumicë. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.

Përkundër barazimit të termit Shqipëri Etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.


Image result

Dokumenti i CIA, trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup dhe Nish


Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.

Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Evropa

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.


Image result for hashim thaci

Hashim Thaçi

Ndërsa Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë, kryeministrit Rama e presidentit kosovar Hashim Thaçi, ku përmes një deklarate zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Moska vlerëson se nën maskën e akuzave të pabazuara të përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit, po bëhen përpjekje për të implementuar projektin e Shqipërisë së Madhe, projekt që bazohet në Kushtetutën shqiptare, e cila i jep të drejtën Tiranës të mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë vendit, kudo që ata ndodhen.

NATO OTAN landscape logo.svg

“Nën maskën e bisedimeve hipokrite mbi nevojën e stabilizimit të rajonit nën mbikëqyrjen e NATO-s, themelet e vërteta të stabilitetit po tronditen. Një kurs i ri politik është adoptuar për të rishikuar kufijtë në Ballkan, gjë që shton në mënyrë të paevitueshme potencialin për konflikt”, thuhet në deklaratë.

Ky, - siç nënvizon Moska zyrtare, - është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, si dhe kreut të të vetëquajturës Kosovë e pavarur, Hashim Thaçi, mbi gatishmërinë e tyre për të bashkuar forcat nën një shtet të vetëm shqiptar.


Image result for kremlini


Këtyre deklaratave, - vijon më tej Ministria e Jashtme ruse, - u ka bërë jehonë edhe kreu i Bashkisë së Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë, një rajon i populluar kryesisht nga shqiptarë, të cilët shpallën dëshirën për të qenë pjesë e shtetit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ministria e Jashtme ruse shkon më tej, teksa thotë se pjesë e këtij konteksti është edhe e bujshmja “platformë e Tiranës”, e miratuar nga partitë shqiptare në Maqedoni, që po minon themelet e shtetit maqedonas.

E pavarësisht këtyre deklaratave, padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, - ose kanë qëndruar të heshtur, ose kanë dhënë vetëm disa deklarata si zakonisht të pakuptimta, thuhet në komunikatë.

Image result for washington dc

“Ne nuk mund të ndihmojmë, por pajtohemi tërësisht me shqetësimet e shprehura qartazi nga kryeministri serb, njëkohësisht presidenti i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, si dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, të cilët kanë dënuar me vendosmëri retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kanë kërkuar përgjigjen e duhur ndaj këtyre zhvillimeve nga ana e Brukselit, Uashingtonit, si dhe vendeve të tjera kryesore europiane”, thuhet nga Ministria e Jashtme ruse.




Kremlini zyrtar ka theksuar gjithashtu edhe ironinë e hidhur, siç është shprehur edhe nga pala serbe, se nëse Vuçiç do t’i lejonte vetes të sugjeronte publikisht bashkimin e Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë me Serbinë, ai do të ishte bombarduar nga zyrtarët në Bruksel.

Skanderbeg square tirana 2016.jpg


E për këtë arsye, diplomacia ruse ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë në mënyrë të menjëhershme përballë politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës, por edhe kujtdo në vendet e Ballkanit, që lëshojnë pretendime apo spekulime mbi rishikimin e kufijve të Ballkanit, gjë që është e papranueshme.

Image result for prishtina

“Ne kërkojmë nga partnerët perëndimorë që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe mirëkuptimin, duke mos aplikuar standarde të dyfishta”, përfundon deklarata.


Prishtinë, 1.7.2017.

No comments:

Post a Comment