2017-07-28

Dr. Sejfullah Maloku:Rusia dhe ndikimi negativ në Ballkan

Rusia dhe ndikimi negativ në Ballkan
Prej disa ditësh prestigjiozia “The Guardian” angleze, ka bërë publike disa të dhëna se si Rusia gjatë viteve të fundit ka shtrirë influencën e saj ne Ballkan, e kryesisht atë perëndimor. Rusia e ka bërë këtë por duke përdorur një sërë faktorësh duke filluar që nga qëndrat e saj Diplomatike në këto vënde duke kamufluar brënda tyre dhe punonjësit e shërbimeve sekrete ruse ashtu dhe duke duke përdorur dhe hapjen dhe përhapjen me shpejtësi të Qendrave Kulturore ruse dhe Shoqatave pro ruse në disa vënde të Ballkanit duke filluar nga Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Gjithashtu Rusia nëpërmjet prezencës së saj në Ballkan, ka dashur te shtrijë modelin e saj të qeverisjes së liderëve autokratikë të cilët në Ballkan për shkak të trashëgimisë ish komuniste dhe mentalitetit të trashëguar, gjen vënd dhe përhapet shpejt në mentalitetin drejtues të liderëve të këtyre vëndeve.

Jo vetëm drejtimi autokratik, por dhe korrupsioni në çdo qelizë të institucioneve shetërore e jetës së shoqerisë është një tjetër “dhuratë” e importuar nga modeli rus. Qëllimi i vetëm është që këto vënde për shkak të problemit të korrupsionit, i cili është kushti dhe parakushti kryesor i BE-së per hapjen e negociatave të këtyre vëndeve, do të pengonte në kohë ose do të vononte afrimin e këtyre vëndeve me BE-në, çka do ti jepte kohë Rusisë të implementonte politikat e saj në këto vënde dhe të ishin nën kontrollin e saj.

Nga ana e strategjisë ushtarake, Rusia ka bërë përpjekje maksimale për të ndaluar integrimin dhe anetaresimin e ketyre vendeve me NATO-n rivalin kryesor prej me shume se gjysem shekulli të Rusisë dhe të riaktivizuar si përplasje nga ideja e superfuqisë së Putinit i cili kërkonte të risjellë shkëlqimin e forcës së ushtrisë ruse në arenën ndërkombetare me gjeo-politikën aktuale. Por Ballkani i cili që në fillim të viteve 1990 duket se kishte një orientim te qartë drejt integrimit Euro-Atlantik binte në kundërshtim me planet apo interesat e Rusisë me këtë rajon.

Në këtë këndvështrim Rusia dhe Shërbimet Sekrete Ruse janë investuar shumë me qëllim mbajtjen sa më larg të NATO-s nga ky rajon, i cili megjithëse perspektivën e ka në këtë Aleance Politiko Ushtarake po has pengesa ne finalizimin e ketij qellimi. Është pikërisht Rusia e cila nuk e dëshiron një gjë të tillë. Shërbimet Sekrete Ruse në bashkëpunim me drejtues dhe politikanë pro rusë në Rajon kanë bërë gjithçka që këto vënde të mos anëtarësohen në NATO.

Përmëndim ketu që nga përdorimi i mediave pro ruse për të bërë fushata lajmesh negative apo dekurajuese për mos futjen në këtë Aleancë të këtyre vëndeve ashtu dhe përhapjen e lajmeve të rreme se kjo Aleancë ka kosto për këto vende.

Konktretisht një gjë e tillë është parë në Shqipëri, kur para futjes së vendit tonë në NATO ka pasur një fushatë të mirëorkestruar lajmesh dizinformuese mbi “detyrime” të Shtetit Shqiptar dhe Ushtrisë Shqiptare ndaj NATO-s duke shkuar deri aty sa thonin se, nuk mund të përballohen detyrimet financiare nga ana e Shqipërisë duke mbajtur qëllimisht të fshehtë apo duke anashkaluar faktin se futja e Shqipërisë në NATO do te rriste kapacitetet ushtarake si në fushën profesionale ashtu dhe të mjeteve apo teknologjisë ushtarake të ushtrisë shqiptare duke e rradhitur atë kryelarte përkrah shteteve që janë kontribues të NATO-s te kryesuar nga Sh.B.A.

Gjithashtu në atë kohë dhe më pas ka pasur dhe akuza politike ndaj drejtuesve të vendit.

Qeëllimi i vetëm, ishte mos futja e Shqiprise ne NATO, pasi bërja pjesë në këtë Aleancë jo vetëm që binte ndesh me interesat e Rusise por largonte këtë të fundit dhe dëshirat e saj të kontrollit “të butë” nga Shqipëria. E njëjta situatë u përsërit dhe në Mal te Zi, ku tashmë e vërtetuar se Rusia, nëpërmjet ndihmes të partnerit të saj kryesor e më të besuar në Ballkan, Serbisë, (të cilat kësaj rradhe kanë shkuar deri aty sa tashmë eshte faktuar dhe dështimi i nje grushti shteti aty), qëllimi i vetëm i të cilit ishte shtyrja e anëtarësimit te Republikës së Malit të Zi në NATO. Rusia nëpërmjet njerëzve të saj, herë atyre të Shërbimeve Sekrete e here biznesmeneve të ndryshëm, kishte investuar shumë në Republikën e vogël të Malit të Zi, për ta kthyer atë në një domen të vetin me qëllimin final – atë të daljes në Adriatik, dëshirë shekullore e saj, por edhe, pse jo, për ta pasur një “bazë” te saj në Ballkan. Hyrja e Malit te Zi në NATO e prishi këtë “investim” disa vjeçar rus e bashkë me të edhe punën e shtetit rus e shërbimeve të tij secrete; prandaj dhe kundërpërgjigja ishte e tillë e vrazhdë, tentativë për grusht shteti.

Sidoqoftë, Mali i Zi ishte tashmë i orientuar qartë për të ardhmen e tij Euro Atlantike, ndaj i sigurtë në këtë rrugë e me lidership të fortë ndërmorri me sukses reformat e nevojshme që i’a lejuan anëtarësimin në këtë Aleancë.

Maqedonia, mbetet shteti më i brishte ne Ballkan, arsyet dihen tashme nga te gjithe. konfliktet e brendshme dhe te jashtme, megjithese në pamje të parë, më pak të rendesishme se konflikti etnik ne Maqedoni, megjithese dikush nuk do ta pranojë, ka ndikuar dhe ndikon në kryerjen apo realizimin e reformave të ndryshme rrënjësore dhe jetësore në këtë vend. E si te mos mjaftonte kjo, konflikti me fqinjin e tij jugor Greqinë i cili jo vetëm që është problem që trashëgohet prej vitesh në kancelaritë Europiane dhe ato të Sh.B.A, por dhe ka ndikuar shumë në mos integrimin e ketij vendi në institucionet Europiane dhe në NATO. Pa përmendur këtu keqqeverisjen apo korrupsionin e bërë prezente në këtë vend edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar që Maqedonia të jetë lehtesisht e arritshme për interesat ruse dhe modelin e saj.

Këtë mund ta vërejmë në Qeverisjen e vëndit i cili imitoi atë të oligarkisë ruse si në emërimet nepotike e lidhje familjare çka sjelin kapjen e shteti nga një numër i vogël personash, ashtu dhe pasurimin nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve ekonomimë duke përdorur instrumentat shtetërore të kapura që më parë nga një elite politike që nuk prodhon asgjë më shumë se sa nepotizen, korrupsion dhe e përkthyer në shërbime shumë më pak cilesore për popullin e vet. Lufta ndaj opozitës është një tjetër tipar i influences ruse në Maqedoni, dhe kjo është vënë re vitet e fundit ku opozita ne këtë vend është denigruar, sulmuar dhe akuzuar deri bashkëpuntore e shteteve te ndryshme, apo shërbimeve sekrete perëndimore kundra interesave te vete popullit maqedonas. Por imitimi i modelit te ndikimit rus nuk u ndal me kaq, por shkoi deri në dhunë fizike dhe tentativa per te eliminuar lideret e opozites.

Faktor tjetër jo më pak i rëndësishëm ishte dhe mbetet fryma nacionaliste e futur dhe promovuar gjatë drejtimit te shtetit nga ish Kryeministri Gruevski. Te gjithe keta komponentë po ti bashkosh, i shërbejnë vetëm një qëllimi krijimit të kushteve për mbajtjen e Maqedonisë larg rrugës së reformave të kërkuara nga partnerët Europianë dhe Amerikanë me qëllim që kjo e fundit të mbetej nje enklavë pro ruse ne Ballkan.

Ndikimi dhe ndihma ndaj lidershipit maqedonas ishte e gjithanshme deri në mbeshtetje politike në arenën ndërkombetare dhe asnjë akuzë ndaj sjelljeve të lidershipit drejtues maqedonas.

Ndryshimi i situatës politike ne Maqedoni ndryshimi Qeverisë dhe elitës politike pas shume vitesh solli dhe një herë humbjen e ndikimit rus në Maqedoni, frika e humbjes së këtij ndikimi solli humbje “te kontrollit” rus çka u përkthye në krijimin e një situate dhune të pa precedentë që solli dhunë në tempullin e demokracisë të Maqedonise, ku dhuna përfundoi dhe degradoi deri në dhunë fizike dhe deri në tentativa për vrasjen e liderve të opozitës maqedonase.

No comments:

Post a Comment