2017-07-28

Dritëro Agolli ,ende është i "gjallë"!




Nga Flori Bruqi


Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.

 Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.



DriteroAgolli2



Dritëro Agolli,ende është  i "gjallë"!

 Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

 Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë.

Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë.

Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".

Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike.

Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

 Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë.

Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një semundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

Krijimtaria


Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.).


 Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë.

Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj...

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme.

Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.



Tituj të veprave

Në rrugë dolla, 1958
Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1969
Komisari Memo, roman, 1969
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Njeriu i mirë, tregime - 1973
Nënë Shqipëri, 1974
Njeriu me top, 1975
Fjala gdhend gurin, 1977
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë, dramë
Udhëtoj i menduar, 1985
Kalorësi lakuriq, roman - 1996
Vjen njeriu i çuditshëm, poezi - 1996
Arka e djallit, roman - 1997
Teshtimat e lirisë : njeriu, politika dhe kultura - 1997
I përndjekuri i dashurisë, poezi - 2013
Prit edhe pak, poezi - 2016

Poeti Agolli ka lënë shumë vepra të mëdha pas. Agjencioni "Floripress" dhe "Zëri i Pensionistit" ua sjell më poshtë disa poezi të tij, që ia vlen t’i lexoni e ta kujtoni shpirtin e një artisti që u shua  në gjithë shqiptarinë. 

EDËRR E PRERË



1.



mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,

ka rene ne ullishte mize e ullirit.
hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
dhe ende s’ka dale nga plisi kercelli i misrit.
ne enderronim te benim nje anije,
kurkush s’e mendonte me c’dru do ta ngrinim,
kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
dhe vela ti vinim.
bodrumet e saj t’i mbushnim me poce me vere
dhe te lundronim ne ishujt e havajes;
ta pinim veren me vajzat e ishujve ne belvedere,
zezaku te bente fresk me fleten e palmes.


2.



mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua

dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua,
s’e gjejme as nallbanin e marre.
ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj…


3.



mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe

dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
te gjitha ato qe ti u thoshje “sorkadheve”,
kur grisnin fustanet ne driza.


4.



mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire

eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
ne enderronim nje vdekje me te mire:
duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.



DALËNGADALË




Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:



Në oborr u tha në fillim një dardhë,



U shterr dhe pusi i madh tek avllia



Ku kishte koliben qeni i bardhë.



Dhe vdiqën njëri pas tjetrit



Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;



Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit



Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.



Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë



Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,



Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,



Që thonë: “Ende ky gjallë”



Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,



Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!



Kur gripi më zë i ngrenë veshët



Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?





ANKIME
Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime
Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…
ELEGJI PËR QENIN
Me dhimsesh qen i vogel! s’pate fat,
Te ktheheshe ne oborrin e shtepise
U shtrive i pergjakur mbi asfalt
Nga nje makine e eger e pashpirt
E c’deshe ti qe dole shpejt e shpejt
Ne mes te rruges nga nje dushk a ferre?
Njeriu shtyp mikun rrugen kur ia pret
Dhe jo me pastaj nje qen qyqar te mjere!
FTOHJA
U ftoha nga shume gjera
Disa i harrova e disa i lashe
Disa i humba si nje unaze
Ne cezme a govate
Vertete e humba te rite
Por zemer marr kur ende i dua grate
Sikur te ftohem prej tyre nje dite
Thoni per mua: ndjese paste!…
HESHTJA
Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.
Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!…Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta
I PËRNDJEKURI I DASHURISË
Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s’me mbyt
Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s’e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
KËSAJ NATE ME HËNË TË VJESHTËS
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kesh kurrsesi.
KËTU S’DO JEM
Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rrëkeje
KOHË MË VONË
Kohe me vone e ndofta me shume,
Kur te kete bleruar nje dardhe
Dhe kur lumi ne prill te zbrese me shkume,
Une e di, do vij me kalin e bardhe,
Para jush do shfaqem,-qe s’patet fat te me njihni,
Se disa nga ju vertet u linden me vone
Dhe te tjeret mbase s’e dinin
Qe mes tyre jetoja diku ne nje dhome
Dhe shkruaja librin e fundit
Te veshtirin, korrigjuar radhe me radhe.-
Une e di, do vij kur ju te notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhe.
KUR KTHEHESHA NGA DETI
Katermbedhjetevjecar
Detin per heren e pare e pashe.
Riheshin valet ne shesh me topuz,
Hena varej me spango mes ujit te trashe
Dhe peshqit nxitonin si krushq.
Ne kthim im ate te heshtur me gjeti
Dhe pyeti:
-Si t`u duk deti?
Veshtrova nga malet e zinj me samare
Dhe plot trishtim i thashe tim eti:
-Atje dhe kripa dhe peshku jane pa pare,
Eshte i te varferve deti,
S`lerojne mdi te si nder ugare…
KUR NJË MËNGJES
Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.
Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
“Ti cele heret, moj bajame!”
Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur…
E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
“Ti cele heret, moj bajame!”
MALLI PËR HERONJTË
S’ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.
S’ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.
C’digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C’i kerkoni?Pritja eshte e kote
S’ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja
Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s’i tund
dhe hesht koridori.
Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta…
Sa ndot…Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen
Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.
Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s’vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c’eshte e di…
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja
MJEGULLI I DASHURISË
Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
MOS MA KUJTO
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!
Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!
Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!
Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!
E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
NJË MENDIM VETËTIMTHI
I humba te gjitha, po lypes s’u ktheva,
S’ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
C’u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre doren me gaz mund t’ua mbaja.
Po te gjitha ato u plaken si une
Dhe bukurine e dikurshme s’e kane,
Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume
Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.
I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat,
Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat.
Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat,
Gezohem se jane te gjitha te mijat
NJË SHKREPËSE
Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.
Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c’do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?
NJERIU DHE KOHA
Vertitet nje re e zeze mbi bote
e zeze si une
leh naten nje qen i terbuar nen porte
terbuar si une
zvarritet nje gjarper nga rruge e vithisur
nje gjarper si une
kalojne ne shtigje plot njerez te krisur
te krisur si une
lekunden ne qoshe te rrugeve kurvat
lekunden si une
bertasin lypsaret si kafshet ne guvat
ne guvat si une
kercejne majmunet ne pyjet e xhunglat
majmunce dhe une
jeton bote e cmendur me vallet dhe plumbat
e cmendur si une
tmerrohet njeriu kur lind mbinjeriu
tmerrohem dhe une
kur vdes mbinjeriu merr zemer fatziu
marr zemer dhe une.
MOS DIL NË BALLKON
Perse po kendon i nemuri gjon
Ne plepat e gjate?
mos dil ne ballkon,
Nuk dihet se c’vjen nga kjo nate.
Ky gjon i vetmuar dicka te hidhur po ndjell,
Dicka te fshehte e te turbullt.
E sheh ate plak qe po vjell
Nen shtyllen e drites se purpurt?
S’e dime nga erdhi ky plak fillikat,
peshtetur ne shtylle si konke.
Po mbase perhumbur ne nje restorant
ka ngrene nje veze a cironke.
Cironka ka qene ndofta me helm,
Me helm nga fermenti.
mos dil ne ballkon po te them,
Sjell eren e prishur qyteti.
PULËBARDHA
Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.
Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise
Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..
Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…
E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…
PYLLI QAN PËR SORKADHEN
Sorkadhen e zune ne cark nje mbremje
Kur ngrihej pas fleteve ylli,
Naten me mall e me dhembje
Sorkadhen e re e kerkonte pylli.
Kur dita niste te fekse
Sa mbyllej syri i yllit,
Renkonin druret me vese
Dhe s’ishte vese! Ishin lotet e pyllit…
SIRENA E LUMIT
Ajo u vertit lakuriq
Si pata e bardhe ne lume;
Kendonte hutini ne vidh,
Bretkocka ferkohej me shkume.
Me humbi nga syte pastaj,
Sic humbin sirenat e lumit,
Me mbeten vec hiret e saj
Dhe nazet e kurmit.
U zhvesha dhe lumit me not
I rash tri here;
Ju them se notoja aq kot,
Sa dukesha fare i mjere.
Madje dhe bretkocka u lig,
Sa s`donte aspak te me shihte,
Ne vend te hutinit ne vidh
Vec hena fytyren e griste.
TË BËHEM PËLLUMB
A doni te behem pellumb mbi pellumba,
Me kini pellumb qe tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
dhe kthehem pellumb nga njeri.
Filloj te gugas si pellumbat gugasin
Andej e ketej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
gu-gu ne dritaret, nen strehet gu-gu.
A doni te behem pellumb mbi pellumba,
Me kini pellumb me gjithe mend,
T’ju cmende gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj ne merzi te me vrisni ne vend.
TRISHTIMI
Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.
Ku vete s’e di , vec s’dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.
PELEGRINI
Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.
Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.
Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.
Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.
SIKUR S’JETOJ NË VENDIN TIM
Me ndodh sikur s’jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.
Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s’ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten
me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam c’te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin
Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet
I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.
VDEKJA E NËNËS
U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete
Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s’e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze
BERBERI
Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate
atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI
shume vdiqen fatmire a te ngrate
shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi.
Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete
dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale
presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete
kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe
Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten
po te bente berberi nje album nga koket e qethura
sigurishte do i hapej nje nam tere jeten
si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura.
Ja ky flok i takonte filan presidenti
filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur
keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit
kurse ato me tutje nje pusht i brengosur.
Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber
nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare
lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel
po te kishte ne koken e vet dy-tri pare

 Përgatiti:Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

(Autori është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve nga Kosova si dhe drejtor për mardhenie me media pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane:New York,Tiranë,Prishtinq dhe Shkup)

Prishtinë,28.07.2017.          

No comments:

Post a Comment