2017-07-04

Fahri Xharra : Kush njëllos figurat e kombit shqiptar, që popujt e civilizuar i kan për lakmi?

Husamedin Feraj
Vështirë e kam të pranoj dikend në shoqëri i cili e mbanë për këshilltar Prof.Dr.Husamedin Ferajn. Nuk jam për lëçitje por së paku për përrallosje të atyre “intelektualëve “ të cilët të shtyer nga largqoftit u munduan t`i njollosin figurat e kombit , figura të cilat edhe popujt më të civilizuar i kan për lakmi .Të njollosin historinë tonë!
Më vjen mirë që  “ teoritë “ e Huses u pranuan më në fund  vetëm në foltoret e xhamive , atyre xhamive të porositura , të prapametura dhe anti shqiptare. Më vjen keq që besimtari shqipëtar i fesë muslimane  në Shqipëri, Kosovë Maqedoni , Mal të Zi   dhe në diasporë duhet të ndëgjojë ligjërimet  e hoxhëve të porositur dhe të frymëzuar ndër të tjerash edhe nga shkrimet  e  profit tonë nga Tirana . Fajet i ka Shqipëria !
“Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njeh një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapë në kthetrat e lartmadhërisë së saj ish-robërisë.- a po jo Zoti Prof. ? por ti si u mashtrove ?
“KADAREJA, GABI I MENDIMIT SHQIPTAR” shkruan  Husamedini dhe vazhdon:
“Kjo është vetëm një parafjalë, një fillim i butë për mbrapshtitë e shumta të Ismail Kadaresë në fushën e mendimit shqiptar, posaçërisht e mendimit politik. Kadare ka një ngjashmëri me atë që quhet tregu “gabi” në Shqipëri nga që ushtrohet më së shumti nga gabelët, ose së paku kështu perceptohet. Fjala është për tregun që merr në Perëndim mallra të përdorura, të vjetruara ose që thjesht nuk përdoren më nga të zotët e tyre, ndodhë edhe “firmato”, dhe i shet me çmime mjaft të lira, nganjëherë me kile”, thotë Feraj
“Racionaliteti i këtij tregu është se këto lloj mallrash blihen më lirë. Edhe Kadare ka shkuar në Perëndim ku merr ide e mendime të përdorura dikur, të vjetruara tani dhe jua shet shqiptarëve. Problemi është vetëm se i mungon racionaliteti i tregut të gabit (gabelit fxh): tregtarët e gabit i tregtojnë ato mallra, sepse janë më të lira, ndërsa idetë, si të vjetra si të reja kushtojnë njëlloj, në kuptimin se si një libër i shekujve të kaluar, si i sotëm kushton gati njëlloj,” na shkruan filozofi Dr. Hysamedin Feraj, i cili me shkrimet filozofike ka filluar qysh në kohën e monizmit duke shkruar për karakterin reaksionar te rokut..
Na pate lënduar Profesor , por fajet ishin nga Shqipëria që as ajo nuk dinte në atë kohë se çka donte. E kishin trullusur , Shqipërinë e gjorë.
Po Skënderbeu , çka të zuri udhën ? iu frigove asaj statuje të madhe të tij dhe u mundove që së paku ta minimizosh në shkrimet tuaja. Fjala e keqe  vret e shkrimi me qëllime të këqija vret edhe më shumë : “Debati për mendimin politik të Skënderbeut është i hershëm.
Orientimi i tij politik është vënë në dyshim dhe madje është kundërshtar nga një pjesë e shqiptarëve që për të gjallë dhe gjatë kohës së veprimtarisë së tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme. Në dy vitet e fundit ky debat është rikthyer.”( H.F. Debati mbi Skënderbeun).
Ja me pak fjalë, “profesorllyki” i  Husamedin Ferajt.
01.07.17 Gjakovë  

No comments:

Post a Comment