2017-07-12

Kryeministri i Kosovës, Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa flet për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes


 Kryeministri i Kosovës,  Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa ka folur për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes. Ai tha se qeveria e ardhshme e Kosovës do të vazhdojë rrugën e bashkëpunimit me partnerët dhe institucionet për të pasur zhvillim më të madh ekonomik.

Mustafa i cili po merr pjesë në Samitit të Triestes, tha se si fusha të fundit të cilat presin që të kapërcejnë edhe procedurat në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, janë disa.

“Fusha e fuqizimit të konkurueshmërisë, që lidhet me aftësimin e bizneseve tona për të marrë pjesë në tregun e Bashkimit evropian do të jetë në procedurë”, tha Mustafa.

Sipas tij pjesa dërmuese e projekteve janë konkretizuar në strategji.

“Janë harmonizuar edhe me strategjitë tona, si dhe me strategjinë tonë të zhvillimit ekonomik që e kemi në Kosovë, me strategjinë e energjisë. Kjo do të thotë se ne i kemi shumë të qarta segmentet dhe prioritetet tona zhvillimore. Për neve është më rëndësi që ky bashkëpunim të cilën ne e kemi vënë themelet me Bankën Botërore të vazhdojë edhe më tutje. Unë shpreha optimizmin tim se edhe qeveria e ardhshme do të vazhdojë këtë rrugë”, deklaroi Mustafa.

Mustafa: Kosova mund të përfitojë nga fondet e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po merr pjesë në Samitin e Triestes, ka thënë se takimet që ka zhvilluar janë të një rëndësie të veçantë, pasi është një prezencë e shteteve më të rëndësishme të vendeve evropiane dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për RTK, Mustafa ka shpjeguar se në Samit mbizotëroi tema e bashkëpunimit ekonomik, ku u kërkua që të kalohen problemet zhvillimore dhe po ashtu u kërkua bashkëpunim ekonomik, pa u cenuar sovraniteti i asnjë shteti.

“Vazhdimi këtyre takimeve, të cilat kanë filluar në Berlin, është i rëndësishëm, pasi që komunikojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet që kemi”, tha Mustafa dhe shtoi se prania e udhëheqësve më të lartë evropian, është një mesazh i mirë për vendeve e Ballkanit Perëndimor dhe është interes i fuqizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj për integrim në BE.

Mustafa dha se Kosova mund të përfitojë në disa fusha me praninë e saj në këtë samit.

“Mund të përfitojmë në tërheqjen e përbashkët të investimeve të Bashkimit Evropian, mund të përfitojmë në fonde të BE-së për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe në fushën e Teknologjisë Informative në procesin ekonomik”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment