2017-07-15

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,përkujton poetët e ekzekutuar nga Komunizmi: Jetët dhe veprat e tyre, shpresë për të ardhmen

EPP Summmit, Brussels; October 2014 (15422482267).jpg


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përkujtuar ndarjen nga jeta të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, të cilët u ekzekutuan nga regjimi komunist.

“40 vjet më parë diktatura komuniste ekzekutoi dy poetë, dy shpirtra e mendje të lira. I vrau sepse liria e të menduarit, fjalët dhe kurajoja e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit ishin kërcënim për regjimin.

Diktaturat i mban në këmbë padija, frika, heshtja, shuarja e ëndrrave. Sepse, sikurse shkruante Vilsoni: “Saharaja s’di të ëndërrojë/Ajo bluan gurë me mend’ e saj…”

Image

Jetët dhe vepra e Gencit dhe Vilsonit janë një thirrje ende e gjallë për të gjithë ne, për lirinë dhe dinjitetin e njerëzve, për shpresën, për të ardhmen”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale, duke sjellë edhe një fotografi të statujave të dy poetëve, në Librazhd, vendlindjen e tyre.

No comments:

Post a Comment