2017-07-21

Mentor Petrela klasifikohet ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë

Prof.-Petrela



“World Academy of Neurological Surgery” përzgjedh profesorin shqiptar ndër 100 mijë neurokirurgë në botë




 Profesor Mentor Petrela, zgjidhet ndër 100 kirurgët më të mirë të botës. Revista shkencore, pak kohë më parë, ka njoftuar profesor Petrelën se vendin bosh në akademinë e ekselencës do ta zinte neurokirurgu shqiptar, pas vdekjes së njërit prej anëtarëve.

Për vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, nëpërmjet ligjërimit në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë.

“World Academy of Neurological Surgery” tanimë ka pjesë edhe profesorin shqiptar, shefin e neruokirurgjisë, Mentor Petrelën. Engelbert Knosp dhe James Rutka më kanë kontaktuar për vite me radhë. Kam kontribuar nëpërmjet botimeve të artikujve shkencorë përgjatë gjithë këtyre viteve”, thotë shefi i neurokirurgjisë, ndërsa na tregon revistën shkencore, më e njohura në të gjithë botën për veprimtarinë e saj në kërkimin shkencor.

Përgjatë gjithë përvojës së tij në krye të detyrës, profesor Petrela ka qenë pika e referimit për pacientët në të gjithë Shqipërinë, por edhe për trojet. “Më kanë njoftuar se jam përzgjedhur të jem pjesë e ‘World Academy of Neurological Surgery’. Bëhet fjalë për një akademi botërore ku për t’u bërë pjesë ka kritere dhe procedura specifike. Qindra operacione të vështira janë kryer nga profesor Petrela i cili përveç kontributit të tij si neurokirurg, jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në vend, por edhe në universitete të tjera europiane. Duke nisur nga ky vit, neurokirurgu është klasifikuar si një ndër 100 më të mirët në të gjithë botën, ashtu siç quhet edhe nga akademikët, 1 ndër 100 Augustët në shërbimin e Neurokirurgjisë. Engelbert Knosp dhe James Rutka, drejtuesit e revistës shkencore dhe njëkohësisht përfaqësues të Akademisë, janë kujdesur për të gjitha procedurat, modalitetet, takimet dhe konferencën që është mbajtur kur profesori shqiptar është përfshirë zyrtarisht në këtë strukturë botërore. Në mënyrë modeste, profesor Petrela na thotë se e kanë ftuar të jetë pjesë e “World Academy of Neurological Surgery”, por të gjithë ata që e njohin botën akademike, kirurgjinë dhe kërkimin shkencor janë në gjendje të kuptojnë se profesori shqiptar është klasifikuar ndër 100 më të mirët, nga 100 mijë neurokirurgë të njohur në të gjithë botën. Strukturat shëndetësore apo akademike në vend ende nuk kanë organizuar një ceremoni për këtë arritje të shefit të neurokirurgjisë, por pacientët, kolegët dhe miqtë e profesor Petrelës gjatë gjithë kësaj kohe kanë përcjellë urime për neurokirurgun shqiptar, ndër 100 më të mirët në të gjithë botën.

Abi Malltezi: Trishtim dhe përbuzje për përbaltjen e Prof. Dr. Mentor Petrelës


Po shoh fake news të prodhuara nga kuzhina e Rama-Fugës që në përpjekje për të shpëtuar të korruptuarin me 200 milionë euro të fshehura duan të shpërndajnë tymnajë me alla drejtësi popullore. Kjo dreqtësia popullore në duart e një satrapi na kandisi jashtë botës të civilizuar, pa shtet ligjor e që i vuajmë pasojat edhe sot.

Image result for mentor petrela
 Prof. Mentor Petrela 


Nga lista që shajnë njoh veç 2 persona, ndaj nuk diskutoj dot për listën.

Ppor për Prof. Mentor Petrelën që e njoh vetë dhe kam pasur rast të shoh konsideratat e profesorëve të huaj për të, e gjej të turpshëm veprimin e Edi Ramës. Kam gëzim kur takoj Prof. Petrelën (jo vetëm pse e kam kushëri të largët pasi gjithkush ka edhe kushërinj të afërt me të cilët nuk shkon) pasi e çmoj pamasë si njeri jashtëzakonisht të kulturuar, si profesionist dhe si mjek. Mjekë dhe njerëz si Prof. Petrela i gjen veç me gishtat e dorës në Shqipëri. Ka me dhjetëra mjekë të shkëlqyer që për fat të keq ikën të zhgënjyer nga kushtet e vështira, nga mos vlerësimi, nga bllokimi që ju bë, por Prof. Petrela zgjodhi të qëndrojë në Shqipëri dhe të përballet me këto vështirësi, por edhe me pisllëkun që na rrethon dhe duan tia mveshin kujtdo që nuk zbret në nivelin e tepsisë dhe vulgut të nxitur nga edvini.



Doktor Menti, mos u mërzit. Na ka rënë të jetojmë në këte vend, por të mos pranojmë vulgun, të përballemi dhe të mbajmë kokën drejt dhe duhet t’ia dalim qoftë për dinjitetin tonë, por edhe për të mirën e vendit. (If you can keep your head when all about you are losing theirs and blaming it on you…).


*****
Prof.Dr. Mentor Petrela, përgjigje Ramës: Krahasuar më atë që i bënë gjyshërve komunistët në ‘44, kjo që më bëre sot ti në demokraci është lule


Neurokirurgu i njohur botërisht, pjesë e 100 më të mirëve në botë, por prej disa ditëve , pjesë e ‘listës së zezë’ të kryeministrit  Edvin Kristaq Rama me nëpunësit e denoncuar si abuzues me detyrën ka reaguar ekskluzivisht në medie të shkruara dhe elektronike.

Ai i kujton të parit të Qeverisë se krahasuar me atë që komunistët i bënë gjyshërve të tij në vitin 1944, kjo që Rama i bëri sot në demokraci është lule.

Reagimi i Mentor Petreles 

Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”.

Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit. Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.

Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”

Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.

Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”.

Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.

Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe I drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”


No comments:

Post a Comment