2017-07-09

Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut


Bastard - dhe krenar për atë




Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)



Dy muaj më parë një ushtarak perëndimor vrau me snajper një luftëtar (terrorist) të ISIS nga një distancë prej 3 kilometra dhe 54 metra. Kjo është një rekord i ri në distancë. Dhe, në botën tjetër 72 virgjëresha janë duke e pritur martirin e guximshëm.Më herët ferri ishte për mosbesimtarët, heretikët dhe besimtarët e gabuar. Tani ferri është për ata që duan t`i dërgojnë të tjerët atje.


***



***
Në të menduarit, ashtu si në krijimin e një poezie, s`kanë rëndësi objektet pak a shumë rastësore të mendimit, por interpretimi, shkalla e kthjelltësisë dhe ngrohtësisë me të cilat dikush përjeton dhe thellohet në problemet e kohës që jeton.

Çfarë nuk është në rregull me ne?

Koha kalon dhe mençuria mbetet. Ajo ndërron format dhe rritet por gjithnjë bazohet në të njëjtin themel: në futjen e shqiptarit tek natyra, në ritmin kozmik. Edhe pse në kohë të trazuara ekziston prirja për t`u çliruar prej tij, ajo liri e rreme të çon në skllavëri; është rasti i shqiptarit “modern”, i cili megjithëse tejet i lirë, është skllav i parasë dhe i makinave.
Nuk jam aspak i mendimit se një autor i sinqertë dhe atdhedashës mund të zgjedhë tematikën sipas dëshirës së tij. Por janë motivet që na zgjedhin ne dhe jo ne motivet. Kështu, edhe në rastin tim, “zgjedhja” nuk është akt i dëshirës personale, por pasojë e një përcaktueshmërie të rreptë, për të mirën e Kombit dhe Atdheut tim të mjeruar dhe copëtuar. Të jesh origjinal duke shfrytëzuar të qenit i kuptueshëm dhe tejet i qartë nga ana formale, nuk është art, por domosdoshmëri e kohës. Nëse dikush nuk toleron kritika, vërejtje dhe qortime në pyetjet më përçarëse politike apo fetare, atëherë nuk duhet të paraqitet aspak në debatin publik – dhe shumë më pak në politik.

***
Islami i importuar në trojet shqiptare këto 20 vitet e fundit - feja e paqes, ose një ideologji e rrezikshme, kërcënimi më i madh për të ardhmen tonë?

Bashkësitë islame të shqiptarëve të këtij komuniteti fetar, në mjedisin ku jetojnë e punojnë, duhet të distancohen nga praktika e Islamit së Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë apo migracionit (diasporës) së atyre vendeve në Evropë.

Në trojet pellazge/ilire do të mbrohen njerëzit, jo Perënditë.

Kur një komb e tjetërson identitetin e tij, i humbë të drejtat e tyre. Ata e humbin besimin në vetvete dhe shkojnë drejtë një shkatërrimi të sigurt.

Kulturat që bëhen të paaftë për të shpjeguar vdekjen, të paaftë për të mbështetur jetën.

***
Gënjeshtra dhe gjaku e krijojnë historinë e fituesve. Gënjeshtrën e krijojnë sundimtarët, gjaku bie mbi heronjtë e së vërtetës dhe të luftëtarëve të vërtetë të lirisë.

Në histori ka një lloj mallkimi; ajo i shqetëson njerëzit, duke i çuar ata në tundim, besojnë se ata janë duke shkuar në të njëjtin drejtim, dhe ajo papritmas tërhiqet, ngjarjet ndryshojnë, tregohet se ishte e mundur diçka tjetër. Njerëzit që ajo i braktisë dhe që mendonin se ishin vetëm bashkëpunëtorët e saj, papritmas shihet se janë nxitësit e krimit me të cilin ajo (mallkimi) i kishte frymëzuar. Dhe ata nuk mund të kërkojnë falje, as të lehtësojnë një pjesë të përgjegjësisë.

E vërteta kurrë nuk ka probleme si i ka një gënjeshtër. E vërteta kurrë nuk do të provohet, ajo është provuar. Në të vërtetën duhet vetëm të kujtojmë. Për këtë arsye, gënjeshtra reziston me dhëmb dhe thonj për ta mundur të vërtetën. Pavarësisht nga shumëllojshmëria e metodave, sasinë e makijazhit dhe intrigave, gënjeshtra gjithmonë e zbulon vetveten. Arsyeja e zbulon gënjeshtrën, çmenduria e ndjek gënjeshtrën. Ka gjithnjë e më shumë përpjekje që në petkun fetar të mbështillet gënjeshtra. Manipulimi i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i ndërmjetësve në mes Krijuesit të lartësuar dhe besimtarëve, krijon hapësirë për veprimin e gënjeshtrës.

E vërteta do të dalë nga prangat e gënjeshtrave. Ka kaluar koha e bastardëve.
Në këtë artikull unë flas për shqiptarët e fesë myslimane, por mesazhi dhe mësimet mund të aplikohen edhe në fetë tjera.

“Nga të gjithë turqit, serbët janë më të këqij”- më thoshte gjyshi im.

***
“Për mua nuk ka aspak rëndësi se kush do ta udhëheq vendin tim, por ka rëndësi që vendi im të qeveriset duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin”- më tha një i njohur. Njeri i ndershëm edhe pse serb.

***
Ndërrim pikëpamjesh politike dhe fetare në shkolla duhet ndaluar.
Shpëlarje e truve, nxënësit nuk duhet t`u nënshtrohen punës së organizuar të pseudo-mësuesve për ndërrimin e pikëpamjeve. Në masë alarmante, në shumë shkolla shqipe ndodhë me të madhe shpëlarje e truve që thjesht nuk kanë të bëjnë aspak me arsimin dhe fenë.
Një mësues duhet të jetë neutral duke treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për të gjitha fetë, për të gjitha partitë politike, në mënyrë që nxënësit e shkollave fillore, të mesme apo studentët e fakulteteve mund të gjejnë vet se çfarë është “më e mira” dhe më e keqja.
Veprimtaria e mësuesve dhe klerikëve fetarë për të zbatuar në profesion dhe jetë njohuritë e fituara, domosdoshmërish t`i përmbahet kulturës, gjuhës, traditave, dokeve dhe zakoneve të mirëfillta të Kombit Shqiptar duke mos anashkaluar aspak Ligjin dhe Kushtetutën e Vendit.

***
Morali zbehet.

Hulumtimi konfirmon se edhe në trojet arbërore morali rrëshqet poshtë, materializmi ngrihet. Në mungesën e moralit nuk luan më rol të madh se si njeriu i siguron përfitimet. Edhe shumë të “devotshëm” nga hoxhallarët dhe priftërinjtë ortodoks shqipfolës, në realitet janë misionar të interesave të huaja dhe paguhen nga ata, biznesmen antikombëtar, Kolona e Pestë, kriminel në vendin tonë. Të tillët duhet dënuar me burgim të përjetshëm për keqpërdorim të detyrës në shtëpinë e Zotit. Tradhti ndaj Vendit, Krim kundër Pavarësisë dhe Sigurisë.

Shqipërisë natyrale i nevojitet një ide e shëndosh me prijës të shëndosh për të nxitur dhe përforcuar ndjenjat patriotike, atdhedashurinë, për ta frymëzuar Kombin në krijimin e një forme organizimi shoqëror që garanton obligimet dhe të drejtat e barabarta të çdo qytetari.

***
Liberalizmi evropian është mendim/veprim i papjekur dhe vetëflijim.

BE përpiqet për të zëvendësuar popullsinë e Evropës nëpërmjet emigracionit masiv nga bota e tretë.
Myslimanët e importuar e përmbysin, okupojnë dhe shkatërrojnë Evropën.
Nuk është më politikisht korrekte për të mbrojtur Vendin dhe Kufijtë, dhe kushdo që e bën atë mund të etiketohet si racist nga qeveritarët dhe gazetarët budallenj feministë të BE-së.
***
Përmbytjet shkatërruese nuk janë rezultat i derdhjes së lumenjve të mëdha, por efekti përbashkët i rrëshqitjeve të tokës nga kodrat përreth.
Dhe, ne do ta ndalojmë përmbytjen e vendit dhe kombit nga bastardët.
Fjalët janë vajzat e tokës, por veprimet dhe ngjarjet janë bijtë e qiellit.


******

Shkruan : Prof.Dr.Vedat Shehu

I dshur mik, i nderuar Profesor Eshrefi,

Jam krenar, qe me konsideroni koleg dhe bashkë-atdhetar per te mbrojtur të verteten historike dhe bashke-kohore te Kombit Shqiptar.

Mendoj qe kjo eshte detyrë e cilido qe ka lindur Shqiptar dhe e ndjen veten Shqiptar. Ne lidhje me problemin qe shtron Zoti Aurel, une perkrah mendimin tuaj qe zgjidhja e propozuar prej tij nuk mund te funksionoje, perderisa Krye-Ortodoksi eshte nje njeri, qe jo vetem s'e ndjen veten Shqiptar, por
eshte nje "Tartuf"-Klerik i dale nga skutat e Mesjetes Kryqetare te Erret qe edhe vetë Papa, së fundi, e demaskoi si Faj te sundimit politik te Krishterimit.

Eshtë Janullatosi, ky bizantinas mesjetar ka per minsion te bizantinizojë Shqiperinë Jugore qe e quan Vorio-Epir.

Asnje demaskim Qeverive tona që kanë detyrë të dëgjojnë këtë anti Klerikë ortodoks që shpërfill heronjtë e Kishës Kombetare Shqiptare qe nga Papa Kristo Negovani e Fanoli e deri tek Nikolla Marku.

Neve, intelektualëve, konseguentë të mbrojtjes te së vërtës kombtare, nuk mund të na krijohet mundesia per te futur Shqiprine ne udhen e zhvillimit të pandërprerë ekonomik, qe është, baza dhe strumbullari i çdo zhvillimi. Ketu, duhet të ndalet të menduarit tone, sepse ata që kane në dorë "Levën e Arkimedit për Zhvillimin Ekonomik", nuk janë përgatitur menderisht për t'i hyre kesaj udhe te progresit kombter dhe progresit te shteteve shqiptare. Ata jane trulosur dhe duhet kohe te kthjellohen.

Prandaj, neprmjet jush, i nderuar Profesor Eshrefi, i drejtohem Zotit Aurel dhe të gjithëve qe mndojne si ai, qe të vazhdojnë të mbrojne të vërtetën e Shqiptarizmit ne kuadrin Europian dhe Aleances Euro-Atlantike, faktorit te Formimit te Shtetit te Kosovës, pavarsisht që mentaliteti mesjetar evropian nuk ka rënë në gjum letargjik epokel dhe guduliset nga veprimet mesjetare Greko_Serbe.

Në këtë kuadër, ritmi i emigracionit, sigurisht qe ngadalson, por nuk e ndalon ritmin e progresit të Kombit. Edhe sikur ritmi i emigracionit te arrijee ritmin e shteses se kombit, nuk mund te ndaloje progresin Europian dhe Euroatlantik te Kombit dhe te dy shteteve, si dhe te kombit te mbetur jashte ketyre dy shteteve, sepse progresi demokratik, domosdoshmerisht do te perfshije edhe drurin e shtrember Greqi dhe Serbine Bizantino-file.
Le te jemi optimist se proceset demkratike do ta demokratizojne tamam Ballkanin, se bashku me tendenciozet antishqiptarë greko-serbë..

Me konsiderate

Prof.Dr.Vedat Shehu

******
Shkruan Prof.Dr. Eshref Ymeri

I nderuarAurel,


E lexova me shumë vëmendje analizën tuaj mjaft interesante, të cilën e vlerësoj si një zile alarmi. Ju
keni shumë të drejtë, ore shqiptaro-amerikam i nderuar,dhe e kuptoj shumë mirë thirrjen tuaj për prishjen ekishave greke dhe xhamive turkoarabe në krejt territorin e Shqipërisë. Po kush t'i prish? Individët e veçantë?
Kjo është e pamundur se pastaj fillon vëllavrasja. Ato duhet t'i prish shteti. Po ku ta gjejmë shtetin? Se në krye të shtetit duhet të kemi një klasë politike me dinjitet të lartë kombëtar. Një klasë të tillë
politike nuk e kemi, prandaj edhe nuk kemi shtet me dinjitet kombëtar. Shikoni ortodoksët shqiptarë [me përjashtim të atyre që janë grumbulluar rreth kishës "Shën Maria" të Atë Nikolla Markut në Elbasan]. Të gjithë i bëjnë temena Janullatosit, guvernatorit faktik të shovinizmit grek në Tiranë. Misioni i tij ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut, pra shkombëtarizimin e saj, pikësynim ky që po realizohet ço ditë, çdo muaj dhe çdo vit pak e nga pak, çka është konkretizuar me ndërtimin e kishave greke në krejt jugun e vendit dhe me ngritjen e katedrales gjigante në qendër të Tiranës, tërësisht me simbolikë greke. Politikat varfëruese që ndjek klasa politike në pushtet është
mjeti më efikas për shuarjen e vetëdijes kombëtare dhe shkombëtarizimin e popullit shqiptar. Personalisht mendoj se duhet të ketë një marrëveshje të heshtur mes Perëndimit evropian dhe mercenarëve të politikës shqiptare për zbrazjen ca nga ca të trojeve etnike shqiptare nga popullsia rrënjëse nëpërmjet emigrimit të saj të pandalshëm. Besoj se e keni lexuar në internet letrën e ambasadorit francez në Tiranë Bernard Fitoussi, të botuar në gazetën "Le Monde". Sipas asaj letre, numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh sesa numri i emigrantëve sirianë apo afganë: çdo
muaj, 973 emigrantë shqiptarë kërkojnë azil në Francë.
Ky është një lajm tmerrësisht tronditës. Prandaj tingëllojnë mjaft aktuale fjalët e Faik Konicës:
"Shqipërinë e shpëtoi rastësia, por e vranë politikanët".


No comments:

Post a Comment