2017-07-18

Nga EDOUARD SCHNEIDER-Emra perëndish që shpjegohen vetëm shqip – ja pse nuk kanë kuptim greqisht


Kushdo që do ta lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu, kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjve të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… SK

Me bashkimin e saj me Qiellin, Toka lindi titanët dhe gjigantët. Ndër të parët u vërejt Rhea, nëna i Jupiterit, që rrjedh nga Rhé, re, rhéja, retë.Saturni, kronosi ((Χρόνος) grek, që rrjedhin nga Koh ose Roh, që do të thotë, kohë. Duke ia shtuar rrënjës Koh ose roh, partikulen (pjesëzën) e mbaresës së greqishtes os, bëhet rohos ose Kohos, prej nga bëhet Kronos, dihet që Saturni prezantonte kohën. Thétis, perëndesha e detit e cila rrjedh nga Dét, deti, nëna në gjuhën shqipe. Themis, perëndeshë e drejtësisë, e cila është e përfaqësuar me një peshore në dorën e majtë dhe një shpatë në dorën e djathtë, rrjedh nga T’mys, të mbys, të vras. Ajo ishte ligji i drejtësisë, e cila ekzekutonte pasi vente në peshojë, gjykonte; sy për sy, dhëmbë për dhëmbë dhe gjak për gjak, sikur sot.

Fotografia e Luftulla Peza

Në mesine gjigantëve, të cilët kanë lindur nga bashkimi i Qiellit dhe i Tokës, më i dukshëm ishte Ghiyas, me një shtat kolosal, të fortë, krenar, i ashpër, i dhunshëm dhe njëri nga fëmijët e ashpër të Tokës. Shqiptarët e Veriut, tashmë e kemi parë deri më sot, ende ruajnë emrin Ghégue, gjegj (gegë) gheos sipas Homerit, të cilët jetonin përtej maleve Acroceraunian (Akroceranian), që do të thotë, në veri të Epirit. Duke mbajtur emrin e gjigantëve, Ghégues (gegët) ende duket të kenë një mbetje të këtij shtati dhe kornize gjigante, që vërehen në masë të bashkatdhetarëve të tyre, të cilët janë në përgjithësi të vegjël, qenie të vogla, por të shkathëta dhe të shpejta sikur dreri.

Emri i maleve Acroceraunian (Ακροκεραύνια) është tipik në gjuhën shqipe, si rrjedhim, Acroceraunian, thonë gjuhëtarët grekë rrjedh nga αχροςdheχερχùνος – vetëtimë. Siarkos edhe kéravnos që rrjedhin nga shqipja dhe shpjegojnë jo vetëm ekspozimin e majave të larta nga sulmet e rrufesë, por edhe rezultatin e këtyre sulmeve. Kështu arkos lartë, rrjedh nga kry, dhe siç e dimë, quhet koka, pika më e lartë e individit, e malit. Kéravnos rrjedh nga folja me kirue (me qirue) pastroj, rruaj, në kuptimin zhveshjes, zhvesh. Në të pakryerën e dëftores, kjo folje bën kirova. Prefiksi vokal a këtu është për e. Pra, e kemi frazën e-kry-kirova, që do të thotë: dhe kokaqërohej. Në qoftë se ia shtojmë mbaresën greke, ios apo os kockave, do të kemi Ekrykirovaios, prej nga vjen Akrokéravnios dhe e përkthejmë; mali të cilit rrufeja ia qëronte majat. Për të shprehur këtë gjendje të një maje të qëruar (zhveshur), shqiptari thotë Shôg (tullac), të cilit latinët i thonë calvus.

Nga vetvetja, Toka lindi ciklopët të cilët e kishin vetëm një sy në mes të ballit. Herodoti thotë se: në Evropën Veriore ka ar me bollëk. Si mund të nxirret, merret? Unë nuk mund të flas me siguri, por gjithmonë është thënë se njerëzit që kishin vetëm një sy, të cilët njiheshin me emrin Arimaspians, e nxirrnin (rrëmbenin) me thonj. Ciklopët pra duhet të kenë qenë rrëmbyesit ose pronarët e arit ashtu sikur emri i tyre, gjithashtu, na e sugjeron. Arimaspe rrjedh, ose nga ari ar ose dhe me shpù, me sjellë aty, ose nga ari (ar); main, ata e konservojnë, ruajnë në shpìs- në shtëpi. Në rastin e parë, ata do të jenë ofruesit ose grumbulluesit e arit Ari-me-shpu, nga këtu Arimaspens, në rastin e dytë, ata janë pronarë ose rojtarë të arit: ari-main-shpîs nga këtu arimaspens. Sa i përket syrit të vetëm dhe të madh, kjo na tregon se ciklopët, bijtë e Tokës, nuk ishin asgjë më shumë se minatorë. Duke pasur aftësinë për të përdorur të dyja duart, ata lidhnin padyshim mbi kokë flakadanë të pishaverrëshinore, të cilat i ndizeshin deri kur hynin në gërmime, aty ku e nxirrnin ose fusnin arin. Ata dilnin nga aty me flakadanë pishe të ndezur në ballë, mu për këtë, thuhej se ishin fëmijët e Tokës, me një sy të vetëm të madh në mes të ballit.

Saturni është, siç e kemi thënë, Koha, gllabëruesi i pangopur i fëmijëve të vet. Por Rhea, gruaja e tij, ia vjedh dhe i shpëton disa prej pangopësisë së tij, duke i dhënë çdo herë për të gëlltitur një gurtë mbështjellë. Kështu u shpëtuan Jupiteri, Neptuni, Plutoni dhe Junona. Kjo e fundit, më vonë u bë bashkëshortja e Jupiterit, vëllait të saj dhe mbretëresha e perëndive dhe njerëzve.

Teogjenia e grekëve të lashtë i kishte dhënë këta emra për këto katër hyjni.

Jupiteri ishte Zeus-i, Zefs (Ζεύς).

Neptuni ishte Posidoni (Ποσειδώς).

Plutoni ishte Hadès (`’Aδης)

Junona ishte Hera (Ήρα).

Jupiteri prandaj ishte i bir i Rheaose i Nue, nga retë. Pjellë e kujt mund të ishte reja? Nga stuhia, rrufeja apo bubullima. Kjo e fundit është kryesisht ajo që godet imagjinatën, është zëri i madh dhe i fuqishëm i resë, i qiellit të vrenjtur, i Universit. Por, Zeus rrjedh nga Zâ ose Zà, i cili në gjuhën shqipe do të thotë Zë (vox) edhe sot thuhet zot, Zot i shqiptarëve. Bubullima është zëri i Zotit, kjo është arsyeja pse Jupiteri, zoti i zotave, është i paraqitur duke mbajtur për dore bubullimën.
Jupiteri është paraqitur gjithashtu mbi një fron, ku një shqiponjë e madhe me flatra të shpalosura ec mbi re, në dorë e mban rrufenë. Po rrufeja, si shqiponja, si reja janë të ftuarat konstante të maleve të larta, p.sh. të Olimpit, vendqëndrimi i preferuar i zotave. Prandaj, origjina e emblemës së pellazgëve të helenizuar është sikur te shqiptarët e sotëm, të cilët gjithashtu, jetojnë në male të larta dhe prej atje zbresin, sikur shqiponja në lugina për të kapur gjahun e tyre. Nga ky fakt quhen shqiptarë (Shkyptars) që nuk do të thotë malësorë (malorë), siç u tha, por banorëtë zonave të banuara nga shqiponjat, ndjekës të shqiponjave dhe bijë të shqiponjave. Shkybé (shqipe) në shqip quhet shqiponja.

Hesiodi na tregon se Jupiteri pati shumë gra para se të martohej me xhelozen Junon-a.

E para prej këtyre grave ishte Méthis, që ua kalonte me shkëlqimin e saj perëndive dhe njerëzve. Jupiteri nga frika se fëmijët që do të lindnin nga ky bashkim do të revoltoheshin kundër tij, e mbyll Méthis në thellësi (gropë). Zoti i zotave në këtë mënyrë inkorporonte dritën. Por, Méthis rrjedh nga fjala Ment, d.m.th. inteligjencë, arsye, reflektim. Prandaj, alegoria e forcës dhe fuqisë duke u lidhur me inteligjencën për të pjellë kë? Minerva, perëndesha e Diturisë dhe Mendimit, e cila del plotësisht e armatosur nga kreu (koka) i Jupiterit, që do të thotë, urtësia e fjalës dhe e mendimit. Minerva, pra, e mençur, e arsyeshme dhe e fuqishme është Verbi, Fjala e Perëndisë. Në të vërtetë, në gjuhën shqipe, thàné dhe théna (thanë apo thënë), do të thotë- them, fjalë, folje. E-thána, them, fjala, folja është Athina (Αθήνα) e grekëve. – Nëse e kërkojmë rrënjën e fjalës latine Minerva, atë e gjejmë ende në gjuhën shqipe dhe me të njëjtin kuptim; Ment, inteligjenca, erdh, erdh. Kjo do të thotë se pas bashkimit (unifikimit) me dritën, i erdhi inteligjenca Jupiterit.

Gruaja e dytë e Jupiterit ishte Thémis (Θέμης) e cila lindi Drejtësinë dhe Paqen. Ne kemi parë tashmë se çfarë është rrënja e emrit të kësaj gruaje interesante të Zotit të madh të Olimpit.

Gruaja e tretë e Zeusit ishte Eurynome (Ευρυνόμη) vajza më e re dhe më e bukura e Oqeanit. Emri i kësaj perëndeshe gjendet në një parafrazë që karakterizon rininë dhe bukurinë e saj. E rî me nam që sot do të thotë, e re me famë, nënkuptohet nga bukuria. Fjala nam nuk përkthehet fjalë për fjalë, por e ka kuptimin, që s’ka shoqe, e bukur që i bie ne sy gjithkujt apo vërehet nga të gjithë etj. /Shqiptari.eu/

Përktheu:Sefedin Krasniqi 

No comments:

Post a Comment