2017-07-02

Nga Flori Bruqi : Përkujtohet Agim Neza, promovohen tre librat e fundit


Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”.
Po ashtu, Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.
Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.
Nezaj ishte një promovues i paepur i Shqipërisë dhe i bukurive natyrore të saj.



Në 55 vjetorin e lindjes, së gazetarit, analistit, pedagogut dhe shkrimtarit Agim Neza janë promovuar tri librat e tij të fundit. Personalitete të politikës, kolegë e të afërm vlerësuan kontributin e Agim Nezës në gazetarinë shqiptare.

Në 55-vjetorin e lindjes së Agim Nezës, të afërm, kolgë dhe bashkëpuntorë përkujtuan kontributin e çmuar të tij në gazetari e botën akademike.

Në këtë përvjetor u promovuan tre librat e tij të fundit, “Diplomacia publike”, “Marrwdhënia publike strategjte dhe taktikat” si dhe “Dashuri e trishtim në një vend komunist”.

Agim Neza njihet edhe si këshilltar i disa prej figurave kryesore të politikës e në këtë drejtim profesionalizmi i Nezës u vlerësua nga Presidenti i zgjedhur Ilir Meta si dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ndërsa akademiku Artan Fuga, vlerësoi figurën e Agim Nezës si pedagog

Të afërmit shprehën mirënjohje ndaj atyre që u qëndruan pranë pas largimit nga jeta të Agim Nezës.

Në fund të aktivitetit, u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën e Agim Nezës. Ai u largua nga jeta në moshën 54 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.





Janë botuar dhe dolën në qarkullim tri publikime të reja të studiuesit të komunikimit Agim Nezaj; “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat”, “Diplomacia Publike” dhe “Është koha për t’iu thënë më shumë turistëve”.
libra-agim-neza
Dy librat e parë janë kërkime akademike të autorit në fushën e marrëdhënieve publike dhe diplomacisë ndërsa libri i tretë është botim në anglisht që lidhet me pasionin e hershëm të Nezës për turizmin e shprehu kjo edhe në publikimin prej tij të disa guidave që nga viti 1991.

Libri “Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat” është një vështrim i thellë, analizë e plotë dhe zbatime praktike të teknikave të marrëdhënieve me publikun, fushë në të cilën Agim Neza punoi për gati 25 vjet.

Teksti është i dobishëm për të gjithë ata që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun si dhe për studentët e gazetarisë apo fusha të ngjashme me komunikimin.

“I shkruar qartë, thjesht dhe në mënyrë konçize, Agim Neza evidenton si rrugën historike përmes, të cilave kanë kaluar MP për të ardhur deri në stadin e sotëm, po ashtu edhe pikat kyçe përmes së cilave këto të dhëna në funksion të aspekteve të ndryshme të MP jo vetëm që thyejnë “ritmikën” e përshkrimit teorik, por edhe zgjojnë kureshtjen e lexuesit për të parë “pas perdes”, për të kuptuar më mirë pikësynimet dhe përpjekjet e punonjësve të MP”, vlerëson Prof. Dr. Bashkim Gjergji librin e ri.

No comments:

Post a Comment