2017-07-01

Nga Flori Bruqi : Sërbia zemërohet me deklaratën e Malit të Zi se do të luftonte për të mbrojtur Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku ka folur për çështjet të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova.

Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

“Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë”, deklaroi presidenti i Kosovë Hashim Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbise”.

Presidenti s’e ka lënë pa përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë. Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli. Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”, tha ai.

Edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Tema e edicionit të sivjetëm është “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore".



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”.


Edi Rama 2014.jpg

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

Në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se projekti i shqiptarëve është një "Europë e Madhe" me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.

"Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Madhe", ka thënë Rama.


Kryeministri Rama ka thënë se e habitë fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur.

“Për mua është magjepse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama.


Sërbia zemërohet me deklaratën e Malit të Zi se do të luftonte për të mbrojtur Kosovën

Image result for ministar odbrane predrag boskovic

Predrag Boshkoviq

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka nxitur zemërim të madh në Beograd me deklaratën se “vendi i tij do të luftojë edhe në Kosovë, nëse kjo kërkohet nga NATO”.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se Mali i Zi, “natyrisht, në cilindo version, do të merrte pjesë në çfarëdo aksioni të cilin NATO e përcakton si marrëveshje të përbashkët të të gjithë 29 anëtarëve – qoftë në Kosovë, apo në ndonjë pjesë tjetër të globit, pavarësisht situatës sonë të brendshme politike”.

Mali i Zi është anëtari më i ri i aleancës ushtarake dhe kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga serbët.

Image result for aleksander vuqiq

Aleksandar Vuçiq


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se ndonjëherë është më mirë të mos flasësh e të mos komentosh disa deklarata. Vuçiq iu përgjigj një pyetjeje për televizionin publik serb RTS në lidhje me deklaratën e ministrit malazez të mbrojtjes i cili tha se ushtria e vendit të tij do të luftonte në Kosovë nëse NATO-ja do të kërkonte një gjë të tillë.

“Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh pa fjalë e të mos komentosh disa deklarata sepse nëse i komenton, dilni jashtë kutisë së mirësjelljes – nëse do të ishit të sinqertë dhe të reagonit në mënyrën adekuate”, ka deklaruar Vuçiq.

“Pastaj, mendoj se mënyra më e mirë për Republikën e Serbisë është të reagojë me heshtje”, shtoi ai.



“Serbët nuk do të sulmohen në Kosovë e Metohi, as nga NATO e as nga Mali i Zi, dhe jo vetëm pse kemi bashkëpunim, marrëveshje, apo pse kemi bashkëpunim korrekt dhe shumë të mirë me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe për arsye tjera dhe u them të mendojnë mirë se cilat janë ato arsye”, përfundoi Vuçiq.



Ministri malazez Boshkoviq u pyet edhe për atë nëse anëtarësimi i vendit të tij në NATO është ganacë e mjaftueshme që të mos realizohet “Shqipëria e Madhe”., ku përfshihet edhe Mali i Zi”.


Image result for shqiperia natyrore

“...qoftë ai projekt i Shqipërisë së Madhe, i Serbisë së Madhe apo ndonjë projekt tjetër”, thotë ai, dhe shton se “e ardhmja është në integrimet evropiane, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.


******

Shqipëria Etnike është një hapësirë e caktuar gjeografike e territorit e cila është vendlindje e shqiptarëve me shumicë. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.

Përkundër barazimit të termit Shqipëri Etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.


Image result

Dokumenti i CIA, trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup dhe Nish


Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.

Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Evropa

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.


Image result for hashim thaci

Hashim Thaçi

Ndërsa Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë, kryeministrit Rama e presidentit kosovar Hashim Thaçi, ku përmes një deklarate zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Moska vlerëson se nën maskën e akuzave të pabazuara të përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit, po bëhen përpjekje për të implementuar projektin e Shqipërisë së Madhe, projekt që bazohet në Kushtetutën shqiptare, e cila i jep të drejtën Tiranës të mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë vendit, kudo që ata ndodhen.

NATO OTAN landscape logo.svg

“Nën maskën e bisedimeve hipokrite mbi nevojën e stabilizimit të rajonit nën mbikëqyrjen e NATO-s, themelet e vërteta të stabilitetit po tronditen. Një kurs i ri politik është adoptuar për të rishikuar kufijtë në Ballkan, gjë që shton në mënyrë të paevitueshme potencialin për konflikt”, thuhet në deklaratë.

Ky, - siç nënvizon Moska zyrtare, - është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, si dhe kreut të të vetëquajturës Kosovë e pavarur, Hashim Thaçi, mbi gatishmërinë e tyre për të bashkuar forcat nën një shtet të vetëm shqiptar.


Image result for kremlini


Këtyre deklaratave, - vijon më tej Ministria e Jashtme ruse, - u ka bërë jehonë edhe kreu i Bashkisë së Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë, një rajon i populluar kryesisht nga shqiptarë, të cilët shpallën dëshirën për të qenë pjesë e shtetit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ministria e Jashtme ruse shkon më tej, teksa thotë se pjesë e këtij konteksti është edhe e bujshmja “platformë e Tiranës”, e miratuar nga partitë shqiptare në Maqedoni, që po minon themelet e shtetit maqedonas.

E pavarësisht këtyre deklaratave, padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, - ose kanë qëndruar të heshtur, ose kanë dhënë vetëm disa deklarata si zakonisht të pakuptimta, thuhet në komunikatë.

Image result for washington dc

“Ne nuk mund të ndihmojmë, por pajtohemi tërësisht me shqetësimet e shprehura qartazi nga kryeministri serb, njëkohësisht presidenti i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, si dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, të cilët kanë dënuar me vendosmëri retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kanë kërkuar përgjigjen e duhur ndaj këtyre zhvillimeve nga ana e Brukselit, Uashingtonit, si dhe vendeve të tjera kryesore europiane”, thuhet nga Ministria e Jashtme ruse.




Kremlini zyrtar ka theksuar gjithashtu edhe ironinë e hidhur, siç është shprehur edhe nga pala serbe, se nëse Vuçiç do t’i lejonte vetes të sugjeronte publikisht bashkimin e Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë me Serbinë, ai do të ishte bombarduar nga zyrtarët në Bruksel.

Skanderbeg square tirana 2016.jpg


E për këtë arsye, diplomacia ruse ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë në mënyrë të menjëhershme përballë politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës, por edhe kujtdo në vendet e Ballkanit, që lëshojnë pretendime apo spekulime mbi rishikimin e kufijve të Ballkanit, gjë që është e papranueshme.

Image result for prishtina

“Ne kërkojmë nga partnerët perëndimorë që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe mirëkuptimin, duke mos aplikuar standarde të dyfishta”, përfundon deklarata.

Prishtinë, 1.7.2017.


No comments:

Post a Comment