2017-07-12

Përse i duhet Bashkimit Europian një Ballkan i integruar në një “Treg-osllavi”?

Duhet të dështojë Samiti i Triestes


NGA: GENC DRINI



Në synimin për të zhytur shqiptarët në një treg të përbashkët të Ballkanit perëndimor, alias një Jugosllavi tjetër, një synim që godet shqiptarët.

Duhet të ketë sukses Samiti i Triestes në mbështetjen e secilit nga të gjashtë shtetet për të zhvilluar ekonomitë e tyre, zhvilluar reformat dhe përgatitur për tu integruar sa më parë secili prej tyre në Bashkimin Europian.

Përse i duhet Bashkimit Europian një Ballkan i integruar në një “Treg-osllavi”?

Bashkimi Europian përpiqet ti rezistojë sfidave të kohës dhe të shmangë rrezikun e shembjes, një temë e zhvilluar gjatë në shkrimin e kaluar, nr.6. Normale do ishte që t’ia niste nga brënda përbrënda me një strukturim të thellë të BE, por idetë e deri sotme mbi të cilat supozon të mbështetet ky strukturim shtrohen si një eksperimet ekonomiko politik që paradoksalisht mbart që në gjenezë dhe ai rrezikun e dështimit të BE. Atëherë BE që të fitojë kohë për vendimin e madh ripërtritës po të pasigurtë, i largohet kokëdhimbjes, dhe i lëshohet të eksperimentojë në kufirin e vet të jashtëm, në të gjashtë shtetet e Ballkanit që nuk janë në BE, por që i konsideron të domosdoshëm dhe me perspektivë integrimi në BE sidoqë në një perspektivë të pa cak. Por të gjashtë shtetet e Ballkanit janë paradhoma e ruajtjes ose shkatërrimit të BE. Të lëna pa mbështetje dhe pa perspektivë për integrim të shpejtë në BE-së, janë të rrezikuara nga rrëmuja, ekspansioni i Rusisë po dhe nga penetrim I Turqisë. Shtetet Shqiptare, shqiptarët mbi të gjithë po dhe shtetet sllave të Ballkanit e kërkojnë këtë shans për tu inegruar në BE, bëjnë reforma adaptuese dhe e mbështesin BE në përpjekjet që bën. Por e keqja është te dioptria me të cilin BE i afrohet këtyre shteteve. Ndërkohë që pesë nga këto shtete duan të vazhdojnë të pavarura dhe synojnë vetëm integrim në Bashkimin Europian, BE jashtë vullnetit të tyre do ti shohë të integruar në mes vedi të gjashta në një Treg të Përbashkët dhe bën presion mbi ta. Në këtë rrugë këto shtete mund të bëhen paradhoma e shkatërrimit dhe të Bashkimit Europian sepse çdo dhunë ndërton keq, shumë keq dhe çdo mekanizëm i sajuar arbitrarisht fillon të çalojë sot, sjell reagim dhe nesër zgjon dhunë dhe furtunë deri dhe lufta. Faktorët destabilizues që egzistojnë sot në këtë pjesë të Europës, nesër mund të hedhin në erë përsëri Ballkanin dhe më gjërë.

Po themelorja për ne sot për sot është se për ti shkuar politikës së përkrahjes së Serbisë nëpërmes krijimit të një Tregu të Përbashkët, BE po iu kundërvihet haptas interesave kombëtare të shqiptarëve

Çfar nuk u duhet dhe çfarë u duhet shqiptarëve

Së pari Bashkimi Europian po përkrah një projekti serb. NJë projekt i krijuar në Serbi në interes të Serbisë i mbështetur dhe nga gjermanët e të tjerë europianë për interesin e BE por në kurrizin e shqiptarëve. Një projekt serb që godet dhe dhunon shumë rëndë shqiptarët. Duke i përvjedhur dhe përplasur shqiptarët në një trego-sllavi, Jugosllavi tjetër, u vjedh shqiptarëve shansin e madh historik të bashkimit të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet barrierë kundër bashkimit Kombëtar, dhe i lë shqiptarët të copëzuar në gjashtë shtete, në katër prej tyre në territore të pushtuara. Ky projekt serb i mbështetur nga BE me filozofinë e tij dhe praktikën dhunuese që po ndërtohet sjell dezintegrimin e mëtejshëm të palcës shqiptare. Është sarkastike dhe e dhimbëshme që me këtë projekt përçarës të shqiptarëve bëhen gjermanët që arritën për vete bashkimin e gjermanëve. Ata kryeministra shqiptarë që do firmosin një projekt të tillë që për projektin serb dhe serbmbshtetës hedh në erë projektin shqiptar të bashkimit të natyrshëm të Shqipërisë me Kosovën dhe bashkimin kombëtar, janë palë ose bëhen palë me synimet e projektuesve të këtij projekti. Që projekti mbështetet nga BE dhe që ka si themel lajkëtimin e Serbisë për ta mbajtur afër mjafton të shohim deklarimin e egër të Komisionerit për fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjërimit Johanes Hahn kundër bashkimit të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. “Në një intervistë për Tema për pyetjen: A është i mundur një bashkim midis dy vendeve nëse të dy qeveritë shprehin vullneti e tyre të lirë në këtë drejtim? Ai përgjigjet në mënyrën më drastike, dhe kategorike: “Ky diskutim është i rrezikshëm dhe i pa pranueshëm”, si të ishte tamam një përfaqësues i Beogradit dhe po ja shkatërronin projektin e Serbisë për një Jugosllavi tjetër. Jo më kot Hahn është propagandues i palodhur i një Tregut të Përbashkët të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, ku sipas “Financial Times”, dt. 24 mars 2017 :“Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka.. Serbia do të luajë brënda këtij grupi atë rol që luan Gjermania në BE... Mali i Zi dhe Kosova megjithatë janë të alarmuara.”

Drejtuesit e qeverisë shqiptare duhet të kujtohen se pati burra të zgjuar Shqipëria në vitet 1931 atëherë kur silleshte nëpër Ballkan ideja e një Federate Ballkanike. Në mbledhje e rradhës në Ankara, ministri i jashtëm shqiptar Mehmet Konica pyeti përfaqësuesit e shteteve ballkanike fqinjë nëse kishin synime të sinqerta ndaj shqiptarëve apo përveç tokave shqiptare të pushtuara donin të gllabëroni edhe Shqipërinë? U përgjegjën se e kanë seriozisht dhe ishin për një “federatë të sinqertë”. Atëherë Ministri Shqiptar kërkoi që më parë të gjitha trojet shqiptare në Ballkan të bashkoheshin në një shtet shqiptar e pastaj si një shtet mund të bënin pjesë në Federatën Ballkanike. Merreni me mend reagimin e atyre shteteve që mbanin të pushtuara ato toka, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë…dhe loja e demaskuar e fqinjëve dështoi.

Së dyti, projekti serb, i fut të gjithë shqiptarët nën hyqmin Serbi, nën dominancën ekonomiko politike serbe. Një ëndër e kaherëshme serbe, që do ishte një sukses i pa imagjinueshm për serbët pasi shkarkuan një zgjëndërr të tmerrëshme genocidale mbi shqiptarët dhe popujt e kësaj pjese të Ballkanit. E nesërmja është e pasigurtë, do jetë ndryshe dhe kryeminstri që firmos një projekt të tillë ka firmosur për një përplasje të nesërme më të tmerrëshme për shqiptarët se ato që ndodhën në dy ish Jugosllavitë.

Bashkimi Europian plot entuziazëm muskuloz shkarkon në Trieste në një mori seksionesh ekonomike, projekte, banka, kredi dhe mirë bën po ti vërë në punë jo për të strukturuar një trego-sllavi, po për të subvencionuar zhvillimin e secilit shtet, duke synuar përmbushjen prej secilit të kritereve që u nevoiten për tu integruar në BE, pa i detyruar të grupohen në hanin tregosllavi apo Jugosllavi tjetër. Popuj ashtu të përgjakur nga serbët të cilët “nuk kanë përse kërkojnë falje sepse “serbët nuk kanë bërë krime” të “gjithë të tjerët po”, kështu konstaton Vuk Drashkoviç...Si mund të bashkëpunohet me një shtet që të ka vrarë ditën për diell në sytë e gjithë kamerave të botës dhe pa shpirtësisht rreket të mashtrojë veten dhe të tjerët dhe deklaron se ti je vrasësi? Asnjë lloj grupimi nuk mund të krijohet me një shtet Serb, e popull që nuk e ndjen veten fajtor për krimin e luftave që bëri në ish Jugosllavi. Bashkimi Europian vetëm duke ndjekë kët arsyetim duhet të ndërpresë çdo ide për treg të përbashkët a Jugosllavi. Askush nuk do ta pranojë dhe nuk mund të funksionojë. Vetëm kështu BE mund të ndihmojë këto shtete të ikin nga atmosfera e rrezikëshme dhe ti shpëtojë këto shtete, po dhe veten. Vetëm kështu mund të ndalojë dhe penetrimin e shteteve të tjera si Rusia, Turqia, deri dhe Kina. Më pas me të gjasht shtetet përbrënda BE që fashit etjet agresive serbe, mund të provohet gradualisht afrimi shumë gradual i popujve. Kjo do kohën e vet dhe nuk vjen me fantazira skemash të ftohta teknokratike, me tregje të përbashkëta si imitime qesharake të Tregut të Përbashkët Europian, dhe as kapitalesh që përpiqen të penetrojnë pa përfillur popujt e të gjashtë vendeve, ndërgjegjet, historitë ardhur nga shekjut , të ardhmen e tyre të veçantë, aspiratat e tyre. E këto projekte nuk mund ti kalojnë arbitrarish as “me muskuj” nëpërmes Samitesh të bujëshme.

Çfarë do bëjë ky samit ndryshe që nuk e bë në samitet si Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, Traktati i Fshehtë i Londrës 1915, Konferenca e Paqës në Paris më 1920, Jalta? Të gjitha shuajtën orekset sllave me toka shqiptare. Për të ruajtur qetësinë e Europës, shqiptarët dhe tokat shqiptare iu dhuruan sllavëve dhe grekëve. Dhe tani pas bombardimeve të NATO-S që bëri aq shumë për shqiptarët, drejtësinë, dhe gjeostrategjinë e vendeve Perëndimore, BE është e bindur se duhet ta përkëdhelë Serbinë që të afrohet me Perëndimin dhe ti largohet Rusisë. Për këtë i ofrojnë serbëve në pjatën e argjendë një treg të përbashkët a Jugosllavi tjetër dhe në të, tortën e plotë shqiptare. Kjo dhunë kundër shqiptare nuk duhet të ndodhë kurrë. BE nuk siguron kështu kurr kështu afrimin e Serbisë me BE. Serbia vetëm përfiton dhe rreh në e dy krahët duke e ditur se nesërmja është ndryshe, dhe gjithçka mund të ndryshojë, duke e ditur se vetë Bashkimi Europian mund të shkatërrohet. Kjo nuk është një dëshirë e askujt, po fatkeqësi për Europën. Po Rusia është në zemrën e Serbisë, është kontributi i saj historik që flet për të. Po më konkretisht që me luftat ruso turke nga v. 1878 Rusia ka mbështetur vazhdimisht Serbinë dhe zmadhimin e saj me toka shqiptare dhe të tjera. Po kështu në. V. 1912-13, e në vijim gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore. E mbështet edhe sot me të gjitha mënyrat. Dhe më kot bën të habiturin Ministri Jashtëm Gjerman Sigmar Gabriel kur konstaton se: “nuk mund të besoj që serbët ende besojnë që Rusia garanton ndihmën më të madhe financiare për Serbinë. Në këtë kontekst, ai ka kritikuar Serbinë se nuk ka flamuj të BE-së nëpër rrugët e Beogradit, ashtu siç ka flamuj të Rusisë, njofton B92…Nuk mund ta kuptoj se pse për shembull dikush që udhëton nga aeroporti për në qendër të Beogradit mirëpritet me postera të mëdhenj dedikuar miqësisë mes Rusisë dhe Serbisë, kurse ngjyrat e kaltërta dhe verdha të Bashkimit Evropian janë thuajse të padukshme”, ka thënë ai.(“…Ku janë ngjyrat e BE-së në rrugët e Beogradit”? “Tetova Sot”, 2.6.2017) Thelbi i asaj që bëjnë serbët për ta është i vërtetë, shkon thellë në histori. Serbia do rrahë në dy krahët duke i bërë presione vazhdimisht Europës që do detyrohet vazhdimisht ti bëjë lëshime Serbisë dhe sigurisht kompensimin e ka afër si gjithmonë, shqiptarët...!

Prej ngutjes ekzistenciale BE në vend të një qasjeje strategjike afat gjatë për shtetet e rajonit, bazuar mbi historinë dhe të ardhmen, ku përfshihet dhe zhvillimi jo kontradiktor, jo përplasës i lëshohet një politike emergjence duke shartuar mbi skemat e vjetra me Jugosllavi, skemën për një rajon ekonomik zhvillimor të aftë për të absorbuar dhe siguruar kapitalet Perëndimore. Jo më kot kancelarja A.Merkel e shpreh se Ballkani Perëndimor është në interesin e BE që kërkon një zonë pa barriera, dhe sipas saj i shërben dhe vendeve, popujve të rajonit. Zëdhënësi,“shtyrësi optimist”i këtij këndvështrimi, Komisioneri i BE, Hahn shprehet vazhdimisht se “nisma e liderëve për krijimin e tregut të përbashkët duhet të nënkuptohet si “largim i pengesave, për të lejuar rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve”, dhe kjo do përmirësonte rajonin ekonomikisht”. Tingëllon një slogan tepër arkaik, semplist që apriori vë ekonominë në plan të parë duke shpërfillur politikën, por siç është provuar bollshëm në ish Jugosllavitë politika mund të marrë para dhe të përmbysë çdo gjë. Përpjekjet politike për të paqtuar shqiptarët e Kosovës me serbët, shqiptarët e Maqedonisë me maqedonësit, ngatrresat në Bosnje, janë të pa mjaftueshme dhe jo në rrugën e drejtë. Mbi të gjitha i lë shqiptarët të copëzuar në gjashtë shtete dhe ndërkohë që gjermanët arritën bashkimin e gjermanëve, rruga trego-sllavi që propozojnë gjermanët për rajonin duket si shumë sarkastike.

Me etje në komentet e politikanëve europianë po dhe të “atyre që e kanë mësuar mësimin përmendësh, flitet për një treg prej 20 miljonësh dhe subvencione, investime. Në projektin Treg i Përbashkët, projektuesit nuk shohin më njerëz, nuk janë më njerëz, janë kthyer në target të tregut mbi të cilët mund të operohet “pa mëshirë”. Pikërisht këtë treg dhe fuqi punëtore synon BE. Po askush nuk krijon iluzione prej këtyre premtimeve, dhe shumave edhe sikur të përmbushen. E ardhmja që krijohet nëpërmes tyre është gjithçka dhe jo investimet në vetvete. Edhe ish Jugosllavia kishte 20 miljon banorë, dhe madje u derdhën shuma kolosale të prodhuara nga një kohë e artë ekomnomike deri në 20 miljard dollar në të dhe prap ajo u shkatërrua në zjarrin e luftave të nisura nga Serbia agresore. Këtë duhet ta ketë kushdo parasysh, veçanërisht politikanët e Shqipërisë.

Shqetësimi i Ministrit D.Bushati

Ministri i jashtëm i Shqipërisë D. Bushati është praktik dhe shpreh shqetësimin se për projektet për të cilat janë marrë vesh deri tani nuk po ka subvencione dhe kërkon që kjo të arrihet.”(“Samiti i Triestes, Bushati…“Sot”8 korrik 2017) Po, pa u gjetur paratë për projekte e miratuara tashmë, përse Bashkimi Europian dhe kancelarja Merkel ngulin këmbë për Samitin e Triestes dhe projekte të tjera që aty do miratohen? Sepse ky samit është ai ku do vendosen bazat organizative të Tregut tëPërbashkët Europian të të ashtuquejturit Ballkan Perëndimor”, do miratohen bazat e mbërthimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sipas planit gjerman. Deri më sot gjithçka është bërë qe punë përgatitore dhe propagandë, luftë psikologjike dhe sondazh, adoptim po dhe hulumtim për qëndrimin e klasave poilitike në të gjashtë shtetet, dhe presion. Plane të vogla, struktura të caktuara, ndërsa për në Trieste organizatorët mendojnë se janë pjekë disi kushtet dhe pretendohet të merren vendime të prera dhe të rëndësishme politike sipas planit gjerman. Por drejtues të BE e kuptojnë se duhen përsëri muskuj të forte europianë që ti bindin kryeministrat e të gjashtë shteteve të rajonit, mbi të gjithë të shteteve shqiptare mbi kurrizin e të cilëve shkarkohet ky treg i përbashkët. Vetëm nëse arrijnë ti bindin, vetëm atëherë mund të subvencionoheshin ato projekte, po ama vetëm ato projekte që do ndërlidhnin pa shkëputshëm Serbinë me pesë vendet e rajonit dhe jo përpara. Kjo është ëndrra e Serbisë që të kalërojë mbi shqiptarët që e ofruar nga një diplomaci serbe largpamëse u kapërdi nga BE. Por padrejtësia sjell dezekilibër më të madh, dhe një të ardhme dhe më të errët me katastrofat luftësjellëse. Shqiptarët duhet ti shmangin me çdo kusht dhe të mos zhyten në kurthat e zbukuruara me lloj lloj emërtimesh po që zhvleftësojnë në mënyrë drastike shqiptarët.

Kancelarja Anxhela Merkel në raport me SHBA theksoi gjatë një mitingu në Mynih, se “Koha kur mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri tjetri pothuajse ka përfunduar. Është eksperienca ime këto ditët e fundit”. Ajo vazhdon:“Ne, Evropianët, duhet të marrim fatin tonë në dorë”, shtoi ajo. Gjermania është një shtet i madh, Bashkimi Europian është i madh dhe i fuqishëm, dhe shqiptarët, europianë para ose si të tjerët, duan të integrohen në atë grup shtetesh BE po ku secili mbron interesat e veta. Mbi këtë koncept ashtu si secili shtet dhe komb, dhe shqiptarët duhet të marrin fatet e veta në dorë dhe janë këto momente kyçe ku e tregojnë veten burrat e shtetit.

No comments:

Post a Comment