2017-07-28

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç “heq dorë” nga Kosova: Të mos kërkojmë ta kthejmë atë që e kemi humbur shumë kohë më parë

Vuçiç “heq dorë” nga Kosova: Të mos kërkojmë ta kthejmë atë që e kemi humbur shumë kohë më parë

Presidenti i Serbisë, Akleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Akleksandar Vuçiq, ka thënë se u ka bërë thirrje qytetarëve në Serbi për një dialog të brendshëm rreth Kosovës, në mënyrë që këtë të mos ua lënë gjeneratave të ardhshme.

“Është koha që të mos futemi si struci nën rërë por të përpiqemi të jemi realistë, që mos t’i japim dikujt atë që kemi dhe të mos kërkojmë diçka që e kemi humbur kohë më parë”, ka shkruar Vuçiq në një artikull autorial.

“Pas këtyre gjithë viteve që merrem me politikë në këto hapësira, unë këtë përgjigje e di shumë mirë. Që nga e ashtuquajtura Lidhja e Prizrenit më 1878 ne serbët nuk kemi dashur të jemi mjaftueshëm të ndërgjegjshëm sa duhet që të kuptojmë forcën dhe dëshirën e shqiptarëve”.

Nga ana tjetër, siç ka thënë Vuçiq, gabimi shqiptar, dhe ky i madh, tregon mungesën e të kuptuarit të interesave shtetërore dhe kombëtare të serbëve dhe vlerësimi i tyre.

“Nuk është Serbia për tu nënvlerësuar, me gjithë faktin se shqiptarët, në realizimin e ideve të tyre kombëtare kanë mbështetje të fuqishme të vendeve perëndimore. Serbia e sotme nuk është e dobët si dikur, por ajo as nuk duhet të ishte edhe arrogante si siç ishte jo rrallë herë”, ka thënë ndër tjerash presidenti serb.

No comments:

Post a Comment