2017-07-21

Pse “fetarët besimtarë nuk mund të jenë patriotë”, o të çmendurit e shekullit XXI?!


BAROMETRI KOMBËTAR


Image result for mehdi hyseni


Akademik  Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Sipas bagëtisë proletare islamofobe shqipfolëse: “Ai që është fetar, nuk mund të jetë patriot” !!!



***

Këtë gënjeshtër, mashtrim dhe injorancë të horrave dhe të maskarenjve atesitë dhe mafiozë, që urrejnë fenë, e përgnjeshtron edhe ky konstatim vleror kombëtar dhe patriotik i shkrimtarit dhe poetit tonë të shquar JERONIM DE RADA: “SIKUR TË MA DHURONIT GJITHË BOTËN, MEGJITHËSE JAM SHUMË I VARFËR, NUK DO VIHESHA NË SHËRBIM TË ASKUJT KUNDËR INTERESAVE TË ATDHEUT TIM, BIJTË E TË CILIT JEMI NE.”

***

 O tempora o mores!- Me çfarë absurdesh dhe paradoksesh anormale , negative, regresive, antiqytetëruese dhe iracionale po ballafaqohen feja, kombi dhe atdheu shqiptar!!!

-Mirëpo, këtë filozofi të mjerimit gjithëshqiptar po e fuqizon dhe po e majmëron, edhe më shumë heshtja e varrit, oportunizmi, demagogjia, hipokrizia, indiferenca, karrierzmi, lakmia për pasuri enorme në kurrizin e popullit, bajraktarizmi i elitave politike, shtetërore, fetare dhe akademike, sepse asnjëri nga përfaqësuesit e tyre, që i thonë vetes sheikë e klerikë fetarë e besimtarë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), liderë politikë, shtetarë dhe akademikë nuk duan të kacafytën me dukuritë negative dhe regresive, që e kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Këtë shembull të çoroditur dhe kurrë të pranueshëm për një shoqëri, që pretendon të jetë humane, e drejtë, progresive, solidare, civiliziuese dhe demokratike evropiane dhe amerikane, më së miri e ilustron ky vlerësim aksiomatik i nobelsitit të shquar hebre , Albert Einstein : “ The world is a dangerous place to live, not because of the people who are evil, but because of the people who don’t do anything about it.”

Nuk ka dyshim se kjo “diagnozë” kritike objektive, është pasqyrimi më adekuat i injorancës, i pasivitetit dhe i hipokrizisë së qarqeve përfaqësuese civile dhe shtetërore të shoqërisë shqiptare.

-Çfarë hoxhe, çfarë prifti, çfarë intelektuali, çfarë akademiku, çfarë lideri politik mund të jesh, kur nuk guxon të hapësh gojën kundër së keqes, kundër padrejtësisë dhe kundër atyre antivlerave reaksionare, që po nëpërkëmbin dhe po e rrzikojnë fenë, kombin, shtetin dhe atdheun shqiptar në Ballkan (1990-2017)?

-Jo, jo, kurrë nuk pajtohem me këtë heshtje varri dhe me këtë formë kapitulluese kolektive të ajkës shqiptare, e cila është dorëzuar para së keqes, para padrejtësisë dhe para antivlerave çnjerëzore, antifetare, ankombëtare, antiatdhetare dhe antihumane ndërkombëtare.

Të gjithë ata hoxhollarë e priftërinj, shkencëtarë e politikanë, që nuk e mbrojnë të vërtetën dhe drejtësinë, ata nuk janë as me Zotin, as me Popullin, as me Atdheun, as me Humanizmin, as me Amerikën e as me Evropën Perëndimore.

Pse “fetarët besimtarë nuk mund të jenë patriotë”, o të çmendurit e shekullit XXI?!

-O të pafe, o të pabesë, o injorantë, po ju, sikur edhe 100 shekuj të jetonit, nuk mund të jeni më humane, më të ditur, më besënikë, më fetarë, më patriotë, më kombëtar dhe më vizionarë sesa mendja dhe dritat e syve të RILINDËSVE SHQIPTARË, që i dhanë emër KOMBIT dhe SHQIPËRISË ETNIKE.

-Merrni vesh, o të sakatosur dhe kokëtharë, se KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE nuk e kanë krijuar komunistët bolshevikë atesitë, as reaksionarët barbarikë fashistët të Benito Musolinit dhe të Hilerit, as “demokratët” dhe “socialsitët” e sotëm (1990-2017), por MENDJENDRITURIT dhe PATRIOTËT E PENËS dhe të PUSHKËS Së EPOKËS SË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE dhe të LIDHJES SHQIPTARE të Prizrenit (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë).

***

-Po, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Jeronim de Rada, At Shtjefën Gjeqovi, Papa Kristo Negovani, Fan S.Noli, Hasan Tahsini, At Anton Harapi, Hafiz Ali Korça…, nuk ishin fetarë dhe patriotë të denjë shqiptarë për komb dhe për atdhe? -Të gjithë RILINDËSIT ishin fetarë, patriotë dhe atdhetarë me famë historike gjithëkombëtare shqiptare. Kështu flet historia kombëtare shqiptare (1878-2017). Gjithë kësaj plejade të epokës së lavdishne të RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE nuk i pengoi feja, që njëherazi të ishin edhe patriotë të devotshëm të KOMBIT, të ATDHEUT-SHQIPËRISË ETNIKE.

-E tash, pas shumë shekujsh tradite të përbashkësisë dhe të koekzistencës paqësore dhe vëllazërore mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksve shqiptarë, kush janë ata “patriotë” shqipfolës antifetarë të agjenturave të ndryshme, që po krijojnë mjegulla të dendura, kunfuzion dhe dyshim në popull, se gjoja “ata që janë fetarë nuk janë patriotë”?!

-Kjo përfolje politiko-propagandistike e fashistëve dhe e neokomunistëve ateistë shqipfolës, është gënjeshtra më e madhe dhe dezinfomimi më i paskrupull, që në format më çnjerëzore dhe më antihumane po i bëhen popullit shqiptar në Ballkan, dhe më gjerë (1990-2017).

Sepse historia kombëtare shqiptare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Ballkan (1878) e deri te lufta e drejtë vetëmbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së me kryekomandanin dhe me kryeheroin legjendar Adem Jashari (1999) ka dëshmuar të kundërtën, nëse nuk je njeri i mirë dhe besimtar i mirë, nuk mund të jesh as patriot e as atdhetar i mirë.

Në këtë vështrim, ia vlen t’i rikujtojmë miqtë dhe armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të SHQIPËRISË ETNIKE, se shqiptarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë (gjatë historisë së tyre të derisotme) kurrë nuk kanë pasur grindje, mosmarrëveshje dhe konflikte mes vetes, por gjithmonë kanë bashkëvepruar dhe jetuar në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin, të bashkuar si një trup i vetëm qoftë në luftëra dhe në kryengritje për lirinë dhe për pavarësinë e gjithë kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNKE (4 Vilajeteve shqiptare:Janinë, Manastir, Shkodër dhe Kosovë).

Këtë unitet, dashuri dhe harmoni të shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë nuk ka mundur ta shkatërrojë asnjë perandori, asnjë superfuqi dhe asnjë mbretëri në Ballkan, sepse edhe para Zotit, edhe para Kombit, edhe para Atdheut ishin të palëkundshëm dhe të lidhur me besa-besë për ta çliruar, pavarësuar dhe bashkuar SHQIPËRINË ETNIKE.

Ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe Memorandumi historiko-politik i Komitetit të Përhershëm për Lirinë e Shqipërisë (1907), ku thuhet : “ Shpëtimi dhe liria jonë varet prej nesh, këto janë në duart tona…Të bashkohemi sa jemi shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, e të lidhim besën si etërit tanë në Prizren, për t’ia mbushur mendjen Europës se kështu në robëri s’mund të jetojmë më, se ne shqiptarët si populli më vjetër i Ballkanit duam lirinë dhe pavarësinë tonë me një princ shqiptar, të zgjedhur prej nesh…” (Shqipëria Etnike, 1944:190).

Në këtë kontekst po i rikujtojmë vetëm disa nga figurat më të shquara kombëtare dhe patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Lëvizjes Kombëtare për pavarësimin e SHQIPËRISË ETNIKE (28 Nëntor 1912): Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Haxhi Zeka, Vaso Pashë Shkodrani, At Gjergj Fishta, Hil Mosi, Ndre Mjeda, Fan S. Noli, Asdreni, Hasan Tahsini, At Shtjefen Gjeçovi, Ded Gjo Luli, Petro Nini Luarasi, Çerçiz dhe Bajo Topulli, Mihail Grameno, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Luigj Bumçi, At Anton Harapi, Isa Boletini, Shaban Polluzha, Adem Demaçi, Adem Jashari…., e qindra e mijëra patriotë të tjerë shqiptarë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë).

Këtë histori shumëshekullore (XVIII,XIX, XX XXI) të unitetit, të harmonisë, të besës dhe të paqes për komb, për atdhe , për kulturë dhe për qytetërim, duhet mbrojmë, ta afirmojmë dhe ta avancojmë në shkallën më të lartë qytetëruese. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine a bindjeje politike dhe religjioze, sepse, edhe pse kemi tri religjione, që me shekuj kanë dëshmuar ekumenizmin, vllazërimin, bashkimin dhe paqen mes tyre, jemi një trup i pandashëm (histori, gjuhë, gjak, komb, atdhe, flamur, kulturë dhe qytetërim).

Të mos keqinterpretohet Vaso P. Shkodrani me “parullat patriotike” bolshevike komuniste allasllave

-Maksima patriotike e Vaso Pashë Shkodranit: “Mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”, nuk duhet keqkuptuar dhe keqinterpretuar, se gjoja për të qenë patriot, shqiptarët, duhet të braktisin e fetë e tyre. Përkundrazi, Vaso Pasha , me kohë ka tërhequr vërjtjen, që shqiptarët e tri besimeve(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), të mos e shikojnë syshtrembër njëri-tjetrin, duke shkuar nëpër kisha dhe xhamia, se kemi një gjak, një gjuhë, një komb dhe një atdhe të përbashkët. Ky është mesazhi fetar, kombëtar, patriotik dhe atdhetar i Vaso Pashë Shkodranit. Me një fjalë, ai nuk ka apeluar, që shqiptarët të zhvishen nga fetë e tyre ekzistuese.

Mjerisht dhe fatkeqësisht me këto parulla ateiste sllavo-komuniste, mercenarët, shpifësit, gënjeshtarët dhe kuislingët shqipfolës të agjenturave të ndryshme në Ballkan, qe më se 30 vjet po luftojnë, që t’i indoktrinojnë shqiptarët, me qëllim që t’i fusin në grindje dhe në luftë vllavrasëse(myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), se gjoja për t’u bërë patriotë, duhet braktisur fenë?!

Mirëpo, as myslimanët, as katolikët e as ortodoksët nuk duhet ta gëlltisin këtë karrem të rrezikshëm antifetar, që shpie në katastrofën dhe në tragjedinë në përmasa mbarëkombëtare shqiptare.

Duhet të jemi largpamës dhe të mobilizuar në çdo çast, që ta ndëshkojmë dhe ta paralizojmë këtë të keqe kërcënuese të shemtuar dhe anticivilizuese, e cila është e paparanueshme dhe e dënueshme edhe nga Amerika, edhe nga Evropa Perëndimore, sepse asnjëra dhe as tjetra nuk ndihmojnë ato qarqe dhe banda mafioze antishqiptare, që propagandojnë dhe apelojnë shqiptarët, që të grinden dhe të luftojnë mes veti mbi bazën fetare. Përkundrazi, si Amerika, ashtu edhe Evropa Perëndimore bashkërisht i luftojnë këto dukuri negative shëmtuese, njësoj sikur çdo terrorizëm islamik në botë.

Ato forca të errëta retrograde dhe reaksionare shqipfolëse, që po luftojnë t’i fusin në grindje ndërfetare shqiptarët, pa dyshim se, do të luftohen nga Amerika dhe nga aleatët e asj evro-perëndimorë, njësoj, sikurse fashizmi, komunizmi, ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi islamik. Fundja, kot e kanë islamofobistët ateistë, që me shpifjet, me gënjeshtrat, me kërcënimet dhe me aksionet e tyre subversive propagandistike, t’i “disiplinojnë”, t’i frikësojnë, t’i njollosin dhe t’i shantazhojnë shqiptarët patriotë, nacionalistë dhe demokratë, që mbrojnë identitetin fetar, kombëtar dhe atdhetar të SHQIPËRISË ETNIKE.

Mirëpo, kot e kanë terroristët dhe islamofobistët fanatikë sllavo-bizantinë shqipfolës, se me veprimet primitive anticivilizuese, me moralizimet, me pafytyrësinë, me injorancën, me shpifjet, me gënjeshtrat, me ofendimet, me diktatin, me frikësimin dhe me kërcënimet e tyre, kurrë nuk do të mund t’ia arrijnë objektivit të tyre, që shqiptarët myslimanë, katolikë dhe të krishterë, t’i fusin në luftë vëllavrasëse, sepse ata me veprat e tyre kriminale antinjerëzore dhe antihumane, nuk janë as në rrugën e Zotit, as në rrugën e Kombit Shqiptar, as në rrugën e drejtësisë, as në rrugën e HUMANIZMIT dhe të DEMOKRACISË së AMERIKËS, e as të EVROPËS PERËNDIMORE.

Për më tepër, për t’I heshtur dhe neutralizuar terroristët dhe islamofobistët shqipfolës, duhet ngritur në këmbë të të gjithë shqiptarët (popull-shtet).Ndryshe, këto dy viruse të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara, do të prishin stabilitetin, sigurinë dhe paqen e të gjithë popujve në Ballkan, si dhe do të rrezikojnë mbarë Evropën e integruar dhe demokratike.

Të gjykohen terroristët, jo të akuzohen të gjithë shqiptarët e komunitetit mysliman, sepse nuk janë të gjithë terroristë!

Prandaj, si Serbia e Slobodan Milosheviqit, që UÇK-në dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës i denonconte si “terroristë” (për t’i fsheur gjurmët dhe viktimat e krimit të saj terrorist dhe gjenocidal në Kosovë dhe jashtë Kosove në Serbi), ashtu edhe shpifësit dhe akuzuesit islamofobistë, duhet ta mbyllin gojën njëherë e përgjithmonë nga akuzat e tyre të rreme dhe të ndyra, se gjoja “të gjithë shqoptarët myslimanë janë terroristë”, sepse të gjithë shqiptarët nuk janë terroristë!

Pra, të gjithë islamofobositët filoserbë e sllavë etj., duhet ta kenë të qartë se Amerika dhe Evropa Perëndimore nuk janë luftë me të gjithë shqiptarët myslimanë në Ballkan dhe në diasporë, as me të gjithë botën islame, por vetëm terroristët dhe me kriminelët e ndryshëm, që po e shkatërrojnë botën me krimet e tyre terroriste barbarike.

Mirëpo, për krimet e tilla antinjerëzore dhe antihumane, terroristët, ekstremistët dhe mbështetësit e tyre, nuk do të kenë asnjë shans, që të amnistohen dhe të fshihen as në Ballkan, as në Evropë , dhe në asnjë vend të botës.

Këtë luftë të pakompromis e ka deklaruar botërisht edhe ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, duke nënvizuar se ne nuk jemi në luftë me botën islame, por me terroristët islamikë: “We are not at war with Islam. We are at war with people who have perverted Islam. Muslim leaders need to do more to discredit the notion that our nations are determined to suppress Islam.” 


Sa më sipër, të gjithë islamofobistët shqipfolës, të mbajnë parasysh mesazhin e deklaratës së theksuar zyrtare të ish-Presidentit amerikan, Barack Obama. Ndryshe, do të bijnë vetë në kurthin, që kanë kurdisur kundër shqiptarëve myslimanë si brenda, ashtu edhe jashtë Ballkanit.

Pra, ashtu siç ka theksuar me të drejtë Barack Obama, duhet të luftohet ekstremizmi, radikalizmi, fundamentalzimi dhe terrorizmi islamik, jo religjioni i tërë botës islame.

-Ata që e respektojnë humanizmin, fenë, kombin, atdheun dhe shtetin, dhe që luftojnë kundër terrorizmit islamik, pa dyshim se kanë mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve të saj evropiano-perëndimorë.

Ndërkaq, ata të pafetë, komunistët dhe ateistët kursesi nuk mund të jenë patriotë, kombëtarë dhe atëdhetarë, sepse feja, kombi dhe atdheu i tyre është proletariati ndërkombëtar komunist, e gjithë bota proletare e Vladimir i. Leninit, është e tyre, jo kombi dhe atdheu ku kanë lindur.- Kjo është “vetëdija e bagëtisë proletare” shqipfolëse dhe e aleatëve të tyre atesitë komunistë ndërkombëtarë.
Mirëpo, AMERIKA dhe EVROPA PERËNDIMORE kurrë nuk do të jenë në mbështetjen e tyre. Përkundrazi, janë në luftë të hapur me bartësit dhe me përçuesit e kësaj ideologjie komuniste shkatërrimtare sidomos për vendet dhe popujujt e vegjës, siç është populli shqiptar në Ballkan.

Terrorizmi shqipfolës, le të denoncohet me emër dhe me mbiemër, jo në formë kolektive përgjithësuese, siç po godasin islamofobistët e tërbuar shqipfolës së bashku me Serbinë dhe me sllavët e tjerë në Ballkan.

Sa më sipër, duhet mbajtur parasysh faktin se terrorizmi dhe islamofobizmi në hapësirat e Ballkanit kanë të njëjtin mision historik dhe politik-kompremetimin dhe shkatërrimin e fesë së mirëfilltë islame, si dhe futjen e “mishit të dhisë” mes shqiptarëve myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Kjo është lufta ideologjike, politike, propagandistike, kriminale, palçkitëse, tregtare, ekonomike dhe mafioze, që ka bashkuar interesat profitabile materialiste të terroristëve dhe të islamofobistëve shqipfolës në rajonin ballkanik.

S’ka asnjë dilemë se, këto dukuri të shëmtuara të njerëzimit, duhet luftuar dhe denoncuar jo vetëm Bashkësia Islame e Kosovës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, por edhe të të institucionet dhe organet përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe mbarë bota shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

No comments:

Post a Comment