2017-07-02

Rami Kamberi: Cikël poetik


Image result for kush eshte rami kamberi


Poeti shqiptar Rami Kamberi

Rami Kamberi është një penë e njohur, që shkruan poezi më stil të lirë ku për motiv ka Lirinë, Atdheun, Jetën. Ky trinom shëtitet së bashku në vargjet e tija të lehta dhe me stil të lirë. Jeta si figurë poetike në vargjet e poetit është dashuruar në Lirinë si kuptim që hap rrugë për të njohur e bërë atdheun. Duke lexuar poezi nga poeti Rami Kamberi përfitojmë nga rasti të mësojmë fenomenet që e stërkeqën, e nëpërkëmbin, e ndërrojnë, madje dhe e vrasinë çdo udhë të Lirisë, e Liria si nuse tek vargu i tij është Bashkimi i shqiptarëve. Poezia “Shqiptari mos harro”, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe për ndriçimin e një rruge drejtë një ideje. Është më se zbërthyer historikisht por edhe nga penat e traditës dhe të rilindasëve tanë se udha e lirisë është udhë sakrifice por që Liria është vlerë për të nxjerr në sipërfaqe vlerën e mirëfilltë. Në vargjet “shqiptari/ kohës i vure pritë/ të mos vdiste/ liria”, jo Liria si e përqafuar por nga brezat që vijnë, se shqiptarët Lirinë e kishin dhe e kanë pjesë-pjesë që do na e thotë poeti në vazhdim. Liria është vlera më e lartë e një populli, është zhvillim e përparim, është e shenjtë, andaj poeti në vargjet “shqiptari/ dridhe botën/ të bëhej/ liria/ të bashkohej Shqipëria”.

Në poezinë “Brezi im” poeti zbërthen mangësitë, luhatjet nga rruga e lirisë, veti këto të kaluara në fenomene që vrasin Lirinë dhe mbeten borxhe. Në vargjet: “Brezi ime/ me shumë borxhe”, për të vazhduar: “të djersës/ kokës/ gjakut”. Janë këto vargje të mrekullueshme që vërtetë të bëjnë borxh të dyfishtë. Nuk e respekton djersën e tjetrit apo nuk donë të djersitesh për lirinë, nuk e përdorë kokën apo përqesh kokën e kombit, nuk e jep besën apo e përdhos gjakun e të rënëve, të gjitha këto janë borxh shumë i rënd që do e vuajnë edhe brezi tjetër.

Në poezinë “Teutë” poeti na sjell kumtin e lashtë. Ajo është perëndi dhe si e tillë ende është në pritje ardhja e saj. Mbase ai simbolizon këtë figurë me lirin dhe bërjen e Shqipërisë. Si te poezia që e përmendëm ashtu edhe te “Mbretëria e truallit” poeti dëshmon se dikur mbretëria e trualli ishte iliri. Në vargjet “tokë me gjuhën/ tokë me fiset/ rilind trualli/ iliri”. Nuk mund të ketë Mbretëri pa gjuhë, pa kulturë, pa bashkim dhe këtë më së miri na e tregojnë këto vargje që fiset e bashkuara në lashtësi paraardhësit tanë krijuan Ilirinë. Jo rastësisht autori na dërgon me vargjet e tij në lashtësi që të mos ndihemi injorant, servil, të dëmshëm për veten ton por të ndihemi krenar se aty ku ka rregulla, ku respektohen vlerat, merret përgjegjësi në çdo nivel, ka harmoni dhe zhvillim aty ka mbretëri e bashkim. Nëpërmjet këtyre vargjeve të shkëputura nga poezitë jepen dhe mesazhet e fuqishme.

Te poezia “Korbat” poeti në mënyrë narrative na drejtohet duke marr përgjegjësin për të na bindë dhe atë e bënë në një mënyrë sikur na rrëfehet për të gjitha ato të këqija që na ndjekin se kanë një burim. “O njerëz të Arbërisë/ nuk pendohem/ ju betohem”, për të vazhduar: “i kam parë/ në kupolën e kishës/ në minare të xhamisë/ në kulme të kullave”... gjithandej ai ka parë “korbat”. Edhe pse nuk e përmend me figura në ndryshme na e bënë me dije se i gjithë burimi i të këqijave është lakmia, tradhtia si dhe injoranca. Me vargjet “bashkë/ me princin e hijeve të zeza/ shoqëruar nga bishtat e sakicave/ të sojit tonë”, na dëshmon se jemi e keqja e vetes sonë, se jemi në shërbim të huaj. Poezia “Korbat” është një perle e vërtetë e cila bartë disa etapa të përgjakura të historisë sonë kombëtare. Vargjet “hanin mish njeriu/, më zi se hienat/, më tmerrshëm se kameleonët/”, dëshmojnë për egërsinë e atyre që shkëputën gjymtyrë nga atdheu ynë. Dhe kjo i ka ndodhur një populli me kulturë të lashtë dhe histori të lavdishme. “ashtë e lëkurë/, i kryqëzonin plisat/, mbi urë të gurit/, ku Skënderbeut i mbeti shpata/, Hasan Prishtinës pushka/, Azem Moranës ditari/, Rafi Halilit plaga/, Poetit të Maleve pena”. Autori rrëfen për kryeqendrën Dardane që e thotë me anë të “Urës së Gurit” Shkupin ku edhe sot luhen lojërat më të fëlliqura. Në vazhdim poeti nëpërmjet të vargut “mos më kërkoni mes jush/, kur të vdes/”, i gjallë do te jem/, në bisht të korbit”, se të keqes duhet t’i bije pas për të bërë atdheun ashtu siç ka qenë dikur moti. Me vargjet tepër artistike dhe me metafora të pasura ai përfundon “me gjilpërë në dorë/, me arnat tokë/, për hisen tonë”.

Në një nga poezitë e tija mjaft të bukura e të ndërtuara në mënyrë tejet të përsosur me figura e metafora që titullohet “U dashurua në dashuri” autori shprehet: “u dashurua në plagë/, e deshi Çamërinë”, mënyra se si e thotë është tepër e bukur, kur dihet se Çamëria është plaga jonë e hapur. “u dashurua në liri/, e deshi Kosovën”. Po bije pyetja se kush u dashurua në liri?! Padyshim që këtu autori përulet para atyre që morën armët, se ata ia sollën atë që ka sot Kosova. Lirinë. Se udha shqiptare që e ka fjalën “liri” nuk ka përfunduar autori na e shpreh me vargjet ne vazhdim “u dashurua në bashkim/, e deshi Shqipërinë”, me këtë dëshmon se për poetin ka vetëm një popull dhe vetëm një shtet. E për njeriun ka jetë dhe ai këtë na e thotë në fund të poezisë me vargjet “u dashurua në dashuri/, e deshi jetën”.

Poezia tjetër me titull “Në atdheun tim” poeti nuk harron që të gjitha fenomenet t’i paraqes nëpërmjet figurave shumë të qëlluara poetike. “në atdheun tim/, mëngjesi agon i ri/, vdekja është e re/, varret janë të reja”, këto vargje të bukura dëshmojnë për vrapin që merr njeriu në krah të lakmisë dhe krijon vdekjen e re, varret e reja. Atdheu nuk është shtet, nuk mund të jetë as Shqipëria, dhe as Kosova, atdheu është shumë më i gjerë është aspirata e popullit prandaj kemi varre të ndryshme të reja.

Diku këto varre i krijojmë vetë me fenomene nga më të ndryshmet, diku korbat ushqehen me gjak të ri, diku fenomeni i dalldisjeve... por varri sërish i ri. Fenomeni tjetër që e godet jo vetëm autorin por çdo atdhetar është stimulimi që bëjnë elitat shqiptare coftë në një qendër apo në një skaj të atdheut të poetit, andaj ai shprehet: “bëhet paqe/, në atdheun tim/, përzihen/, zorrët”. Vargjet e para kanë varret e ri, e këtu kemi paqe, e cila është pesha e paqes, gjaku apo...

Raim Kamberi këtë perlë të bukur e përfundon me vargjet: “gjuha ka jermi/, në emër të drejtësisë/, atdheu im/, me varre të reja/, edhe vdekja është e re/, në emër të paqes”. Gjuha kur nuk e thua të vërtetën është belbëzuese, ai që e thotë është jerm andaj në mënyrë shumë të trishtueshme dhe tragjike kur autori thotë se dhe vdekja është e re në emër të paqes, por të kujt peqe.

Duke lexuar poezi nga pena e Raim Kamberit shëtitësh nëpër gjymtyrët e këputura të atdheut, nëpër plagët e hapura, nëpër dhimbjet e mëdha. Vargjet e tija kanë një dashuri të madhe për jetën, për jetën dhe dashurinë për liri e bashkim. Atdheu është i shenjtë, dhe vargje të tilla do kemi derisa nuk e kemi atdheun të bashkuar. (Safet Hyseni)




Fisi im 
i kishin hije
edhe vdekjet
merreni me mend
sa hije i kishin
lindjet
Fshati im
gur i mbërthyer
ujë i kulluar
aty 
dhembje 
aty
stoli 
sa një Shqipëri
Gjyshi im
akordoi orë
livadhit të madh
stinëve
u bë penel
u bë penë
Guri Shqipes
Shkumbini 
i njohën mjeshtërinë
AJO(gjyshes sime)
ajo
ishte rritur
mbi rrugët e gjakosura
në Sharr
veshur me të zeza
moteve
oborreve të burgjeve
në pritje 
ardhmërinë
ajo
sypatrembur
vuri nishan
në shumë pushkë
kullës
pararojë
ajo
ma mësoi besën
ngjyrën e atdheut
sa herë dëgjohej
krisma e armëve
Nëna ime
e fortë
e fortë
je 
nëna ime
s’të trembin
rrudhat
ulli në ballë
as flokët e thime
e fortë
e fortë
je 
nëna ime
Babai im
plisin 
sa një qiell
Sharrin
zgjonte nga heshtja
rrënjët lëshonte
në zemrën e tokës
sa një diell
Unë
zhurmë loje
jehonë kënge
tokës i marr erë
erë djerse e gjaku
era 
të luaj valle
në lëkurën time
për një fjalë të vetme
bëje ose vdis
Shqipërinë 
ëndërr
zhgjëndërr
që të rri në sy
unë 
zhurmë loje
jehonë kënge
bëje ose vdis
Shqipëri
një fjalë goje
 
Amanet
mos harro bir
të jesh rreze lirie
ngjyrë flamuri
kufi Shqipërie
Për ty tokë
Natë nëpër shekuj 
Emërova 
Rrugët 
Pa fund 
Takova
Ditët motet
Qielli e toka
Gjakonin
Hise e kujt je
Nëna e plis bardhëve
Arnonte tokën 
Qëndiste flamurin
Kosovë
Kosovë
Mote vare mbi supe
Ec e ec 
Deri te durimi
Rrugëve të botës
Kërkoje lirinë
Ajo rritej në gjak
E në krismë pushke
Maleve tua
Shkumbi
Për liri
Përsëri
Burim
Më ka Sharri
Djep Vardari
Si në ëndërr
Si në zhgjëndërr
Eci e s’ndalem
Në Egje
Dhe sot
Si në Iliri
Përsëri
Mbretëria e truallit
ESHTRAT – urë kohe
Tok me gjuhën
Tok me fiset
Rilind trualli
ILIRI
Kullat hi i shenjave
Nga hiri i kullave
Bëmat e fisit
Bënë kohë
Në shtjellë
Kujtimet dëshmi
Mbretëri e truallit 
ILIRI
Damarët e gjakut
Më mbajnë gjallë 
Damarët e gjakut
Të nënës e tokës
Abetare e jetës
Nuk më la vetëm
E mundi vdekjen
Ditët e kohët
Varur në emrin tim
Nëpër damarët e gjakut
Në udhëtim
I rreshtuan kafkat pa kthim
Etnocid
Sollën kafkat
Vëllazërim – bashkim
Pa kthim
Kolonizim
Rreshtuan mote
Në vendin tim
Një ditë erdhi
Krismë e pushkës
Vajet
Shkreptimë rrufeje
Vaje
Mote të liga
Qiellit tim
Ia nxinë hapësirën
Tokës sime
Shkreptimë rrufeje
Vaje
Motet prenë kufijtë
Përgjakën tokën
Qielli shtatzënë
Polli rrufe
Vaje
Shqipëri
Gjumi ikën qepallave
Botën shikon me sy hapur
Kosova m’i prishi ëndrrat
E përfletur-a viteve
Dita
Është imja
Drita 
Kur vjen bashkimi
Nuk heshtet më
Kosovë 
Çamëri
Gjuhë e gjak
Gjumë e ëndërr
Shqipëri
Sot bota
Në amfiteatrin e shekullit
Bota korrigjon gabimet
Loja vazhdon
Unë vritem si në skenë
Ti digjesh si në lojë
Historia nuk bëhet 
Për një ditë
Në skenën e amfiteatrit
Ballkani ka aktin e tij
Përgjumen aktorët
Nga tmerri
Kufijtë marrin zjarr
Derisa të digjet
Përgjumja e botës
Ballin e kemi dëshmi
Për emrin tonë 
Ballin e kemi dëshmi
Për gjakun tonë
Tokë e qiell 
I kemi dëshmi
Takimi ynë
Iliri
takimi ynë i pa kryer 
lindi nga hiri
kështjellë vetmie
lindi nga gjaku
kënga jonë e përgjysmuar
nëse bëhet nuse
i vëjnë kurorë
 
Teutë
Perendi e lashtë
Apo ëndërr e keqe
As nuk u mësuam me ty
Tërthoreve udhëkryqeve
Perendi e lashtë
Apo fjalë e reme
Ngrijnë udhëkryqet
Nga pritja 
E ardhjes tënde
AMERIKË
Legjendat kanë rënë në gjumë
Nga oshtima jote
Kur u zgjua gjaku
Ti ishe tokë e qiell
Kur t’i dhash plagët
M’i ktheve prapa
Nuk kishin emër
U nis rruga
Dhe erdhët bashkë
Tokë e emër
Për ta kuptuar Kosovën
Mësoje gjeografinë e varreve
Për ta kuptuar Kosovën
Mësoje gjuhën e durimit 
Për ta kuptuar Kosovën 
Mësoje udhën e lirisë 
Për ta kuptuar Kosovën
Shqip
Sot mos heshtni
As mos këndoni
Sot bëni emër
Sot mos vajtoni
As mos bëni gjëmë
Sot rrugën bëjeni shqip
Sot mos ngadhënjeni
As mos vdisni
Sot varret u flasin shqip
Kthehem prapë
Në rrugën e parë
Të gjej emrin
Në kështjellën e parë
Të lë varrin
Në greminë mali
Të ruaj gjakun
Kthehem prapë
të mos i harroj rrugët
Marr me vete
Marr me vete fjalët
Plagët përgjakjet
Kafkat i marr me vete
Që ta kem vdekjen tamam
E marr me vete pranverën
Pushkën plumbin gishtin
Varret i marr me vete
Që ta kem tamam atdheun
Prushi i fjalës
Fjalët kanë zjarrmi
Nga prushi i lirisë
Ma përskuqin fytyrën
Sytë gjuhën
Ma marrin drurin e varrit
Dhe më thonë
Paç fat të mirë
Valle
Vallja u përgjak
Nuseve iu ngri hapi
Shamitë mbetën ne qiell
Nuk i arrinte zjarri i tokës
Vijnë stinët
Dhe vijnë nuset
Dhe vijnë shamitë
A kanë orë varret
varret flasin
mund të zhbëhet 
kufiri
po u vonuam
pas a do të kemi
baltë e dhe
tokë e atdhe
Beteja
shpalosen 
ditarët e të humburve
haraçi 
thërret fitimtarët 
fuqi 
fuqi 
në dhe për dhe
Këndo
mbylla sytë
në ëndërr 
më kthehet
vuajtja
të vdekurit 
më thonë
në varrin 
e ëndrrave
s’ka jetë për ty
këndo
Hijet shterpe
para syve 
ushtar
natyra mort
liria 
përmbytje në diell
Trishtim
lakuriq 
i pa vendosur
çka bënë 
në qytetin tim
të tjerët 
t’i gëzosh
Në sytë tonë
rrufetë e gëzimeve
pushuan
sytë 
rreze të shpresës
zemra
pëlciti 
plehu i rehatisë
lulëzon
koka
në vaj
Dua të bëhem gur
për buzëqeshjen 
e këngës
dua të bëhem 
gur kufiri
ditën e bashkimit
Ejani të këndojmë
zjarri 
mund të shuhet
prushi
mund të vdes
ejani të këndojmë 
se korbi 
do të shtegtoj
mbi çati
tymi do të ik qiellit
Vijëza ndarëse
më ndjek
ngado
më pagëzon
si do
shqiptar
kosovar
çam
më pagëzon
e më pagëzon
Të çuditshëm jemi ne
heshtim
për inat të ndarjes
tradhtohemi
për inat të bashkimit
e murosim vdekjen
për inat të jetës
Ai
u lind
u rrit
vdiq
e deshi zoti
në botën tjetër
si na
Ora e fitores
fitore
fitore
ashti në zjarr
emri
tokës i mungon
gjënë e gjatë
ne vallëzojmë
fitore
fitore 
 Humbje e dyfishtë
pas,
atdheut,
liria…
iku
pas.
E vërtetë
themi
themi 
lirinë,
lirinë, liri…
bashkim,
bashkim, bashkimi…
ne krejt në jerm
Një karrige
çlodhet,
populli
në qytet
karrigen
dielli e martë
kur ha mish njeriu
 Kjo pranverë
dallëndyshet
i mbetën vjeshtës
dashuria e amshuar
tokës
vaj 
nënës sime
Ngjyrat
robëria 
shpirtin jep
kësaj nate
hipokrizia 
u plas për dhe
ngjyrat 
buzëqeshje
Kameleonët
një mijë ngjyra
hileqare
veshin 
çështjen kombëtare
besa-besë
burri-burrë
krisma 
si pa kurrë
 
Historia 
pas luftës
nën hijen e flamurit
njëmijë ngjyra
dielli
mungon
rretë 
uluri-më
krisma në ecje
Me fytyrë
një natë
e putha
ditën
dhembjet u rrudhën 
pllaka e varrit
buzëqeshi
me fytyrë
kah unë
Kullat
krenari
sofrat bujari 
bebëzat jetë 
ninulla lehonë 
vdekja guxim
syri miqësi 
shikimet besë 
Deri kurrë
Atdhe 
Mëmëdhe 
unë, 
jetim 
Populli im
për 
At
Dhe 
një kullë 
dhembje
liria 
stoli
Lisi
toka 
ia përkëdhel rrënjët
qielli ia përkëdhel gjethet
i lashtë
thesare-t ruan 
për një shpresë të re
klithin lulëkuqet
Koha
e han njeriun
nëpër beteja
jeta 
truall
botës
shikimet
i mbeten 
varre
Ata pas nesh
fjalët thonë
rrufetë tregojnë
të kryqëzuar
do të mbesin
për gabimet tona
Fortesa e nderit
dritë 
nga gjaku
i territ
vdekja 
trishton zërin
Legjenda e re
turbull 
duket lumi
i frikshëm
vrojtimi
njeriu
libër i hapur
i falet qiellit
në vend të diellit
Prapë gjak
dridhem unë
dridhesh ti
më vret
të vras
në terr
ku i kemi
sytë 
Pollogu
bleron
nga gjaku 
i kujtimeve 
s’hesht
humnerave 
të trishtuara
trimërohet
të zotëroj
emri ynë
Koha jonë
robëria 
i zë vendin
lirisë 
jermi-a
këndon për fitore
Marsi
një dritë e kuqe
flakëron
gurët e lumit
të rrahur
u bien kambanave
mali 
nuk hesht
fushat dridhen
për bukurinë 
e pafund 
Pëllumbi
i dremitur
hap varrin
pret thikën
për tokën
e kufijve
të derdhur
 
Dje
shtëpitë përkundeshin
shtegton-te tufa
udhëtimi
pa kthim
nënëmadhja 
ninulloj
Sharri 
lulëzoj
lule
që çelin 
nga gjaku
Mes kullave tona
errësira 
harrohet në dritë
sytë
kërkojnë shkëlqim
Për një ardhmëri
Tirana,
Prishtina…
zgjuar
shikojnë bjeshkët
Lojë
duart e mbushura
me ngjyra
tmerroj 
demonët 
me këngë
zhbëj kufij
që pinë gjak
Shqipërie
përsëri
me ngjyra
me këngë
bëj kufij
Shqipëri 
këndon lahuta
nga zilia
pëlcasin kalimtarët
në botën e pasur
sofra shtruar rin
shoqe të thonë
me buzëqeshje
i fshinë gjurmët e këngës
përsëri
Nuk them dot
vdekja
vetmi e madhe
mbi urën e lumit
s’ka kalim
jeta 
hiqet nga sytë
njeriu 
mbetet i trembur
lumi në gjumë
nuk them dot
vdekje 
Nata ka dashuri
sonte
këtij njeriu
i lind vdekja
lulet i ikin
nga duart
vetmia mbretëron
ai harrohet
nata ka dashuri
vdekja e tij
fiket
Rrugëve dritëbardha
nën këtë qiell
dhe Dhe
merr uratë
që të mbetesh
ai që je
 Dëshmori 
puthi tokën
harroi plumbin
me petalet e lules
la amanetin
zgjohuni
lindi dielli
i bashkimit
Panoramë tetovare
të vdekurit
shqetësohen
buzëqeshja 
pa buzëqeshje
prish qetësinë
jehona
kërkon
kriminelin e krimit
të pa falur


Lumi
i kujt është ky lum
që soset 
në detin pa kufi 
që ec vërdallë
dhe qesh
maleve, fushave…
shashtrisur perie
ky lum
që soset
në detin pa kufi
Lypësi i ri
kot
lutjen e ka 
të butë
për dërrasë
të vdekjes
toka 
vend nuk ka
për varre të reja

Motiv kohe
u kuqësua-n 
fletët e librit
njeriu
u karbonizua
jetim zeza pranverë
lulet
s’i mbledh dot
zot o zot

Njeri 
ngacmo sytë
mendimet
të shohësh
njerëzit 
që fjalën
e përtypin 
me dhëmbë
bukën 
e lirisë e hanë
me grusht-a
e ti i vrarë
Në faqen e dheut
i varfër
i fyer
i burgosur
i vrarë…
i kam njëmijë arsye
për t’u bërë
luftëtar
Kohë e pakohë
e papërshkrueshme
vdekatar-re
ka gjithmonë soditje
më vrojton 
në zemër

Pa dilemë 
dikush 
këputi luleborën
maleve të Sharrit
dikush
vrau 
një zog lajmëtar
dikush prishi 
një ëndërr
me tradhti
dikush
dikush
dikush
dikush mbeti
enigmë
përsëri
Dëshmi
më kërkuan dëshmi 
u dhashë emër e mbiemër
më kërkuan dëshmi
u dhashë gurët rrugët qytetet
më kërkuan prapë
u dhashë dhjetëmijë vjet 
të më kërkojnë
Angullime
zgjuar
zotëron
lumin e shenjtë 
të trembur peshqit 
vallëzojnë
Vragë
ruan ngjyrë 
kështjelle
një lule
veshi 
klithje-t i dëgjon

Stuhia e tërbuar
në pritje
tokën në gji
fisi
stina plotë
të reshu-ra
koha 
përplot trazira
si fytyrat tona
Fjala 
nga goja
në gojë
koha
nuk gjen-ë qetësi
rrugëve tona 
vjershëron
Besa
të rëndon
sa toka
të ngushton
sa robëria
të jesh 
një hiç
nëpër kohë

Triumf 
qeshnin dje
të tërbuar
sot qeshin
të ndërsyer
na ecim 
të trullosur
Shekujve 
maleve tona
gjuha 
e pranverës 
së madhe
xixa stralli
me këngën 
e krushkut të parë
Ne banojmë edhe atje
ne jemi 
etërit ishin
thonë varret
e brezave thirravaje
Polai 
përmendore
 Mbishkrimi 
vazo
e mbushur
me liri
qafa
shkruante
ruaje
për zemra 
të guximshme
Fletët e mendimeve
hakmarrja
pa fund
premtimi pa zë
jetë
janë përdhosur
janë puthur
nga ligështia
mendimet
Fyelli
mes e përmes 
mbigurinës
thërret 
o njeri
të kalben arkivolet
lavdiplote
freskohu
pranë lumit
të jetës
që rrjedh nën dheut
nesër të pranveron

Mbigurrinë 
Iliria 
gdhendur në ballin tënd
të vdekurit
bëjnë luftë
Andini 
flakë dyngjyrëshe
për lirinë e pafund
Orë 
mes jetës e vdekjes
dëshpërim memec
vitet sa një orë
për orën
Prapë ndriçon
syri kah qielli
goja e çelur
koka përballë
trupi ngricë yllësi-e
shpirti akull 
ndriçon
në emër të dritës
Shqiptar 
nga faqja në faqe
luftë
nga faqja në faqe
rob
mbishkrimi 
bashkim
jeta 
ngjyrë historie
Lapidari 
pranvera u plak
fuqi trrishta-ke
mbi kokën
e gurit
gjuha
gjelbërim 
buke
lapidari 
buzëqeshë
Lavdi 
mbetën yje
mes fshatrave
mes qyteteve
emrat
kështjellë
koha 
luftë
Emri i tij
banon 
në kufomën e vdekjes
nuk lëviz dot
piskamë skëterre 
themi ne
Sytë 
e kokës
e zemrës
janë sytë e mi
që presin
këngë 
lule
Pesha e fjalës
nënë
babë
rëndon njësoj
bukë 
ujë
rëndon njësoj
Atdhe
Liri
rëndon njësoj
në të gjitha buzët
që duan jetë
Ecja nëpër flakë
koha 
kohë
unë
bir urie
bir trimërie
thinjat 
m’i numëron
shpirti i madh
kulla strehon
oshtimën e fjalës
ecja
nëpër flakë
Asnjë gjurmë
në librin e dosjeve
demon i lirisë
qanë 
për veten
pse vdekja i erdhi
në shtrat 
duke qeshur
Mendim 
plagë varri
njeriu i çmendur
ruan germat
e paprekura
nga bishat
fundit të këtij dimri
Vrapim i çmendur
viteve të kobshme
librat 
bënë gara
njeriu pyeti
sa është ora
agimi
nuk ishte
siç ishte
Mbishkrim në sofër
fyelli
çiftelia
lahuta
flasin me yje
gur i varrit
u flet metropoleve
Romë 
Stamboll
Moskë
Londër
Kastrioti 
u fton në sofër

Liria
na erdhi
as ta gëlltitim
as ta pështimë
pagjumësia s’pushon
trupi duron
Sot
liri
kush të nduku
nga ëndrrat
tok me premtimet
para kohe
Pas luftës
Sharri plak 
në mendime
kulm i betejave
plagë e tradhtisë
në ecje
Një shikim e dy sy
për emrin 
e tokës sonë
vargje të reja lindin
guri do të pëlcas
nga cicërima
unë jam 
i kësaj toke
Durimi mori fund
udhëtimi
pa kuptim
ngjyra jete
mes kufijve
qyqarët 
me dekorata
emri
pikë e pesë

Vdekja
lakuriq
përpara amshueshmërisë
jeta
qortim biografie
vdekja
vishet
Indiferent
frika
përgjigje
dielli në thirrore
të shtangur
njerëzit vështrojnë
rrëmujën
Me kullë të hekurt
trembin terrin
malet lëkunden
plisat
vdesin e lindin
sy më sy
ardhmëria
Dielli
luan
me yjet e zjarrta
toka
luan
me zjarrin e vullkaneve
shi
borë
zoti i etshëm
Motet 
çmenduria 
me lëkurë
dimrit
kokë e zhytur
në dëshprime
loja 
vazhdon
Mëso
ironinë e kohës
prej ajrit
shpresës
të mos mbetesh 
i humbur
Prania jonë
u mbush lumi
plagët 
majë maleve
gjaku
ngjyros emrat
deri atje
ku shihet
shtegu im
Kullat kanë moshë
në gjak
terrin e pinë
buzëqeshjen
ia qepin
maleve të Sharrit
me tokë
me bajrak
në gjak
Gurët e mi
kandili
në Prizren
natën e pi
kafkat e pluhurosu-ra
pillojnë kohën
syri me afshe
lirie
Pagjumësi
libri 
histori kombëtare
gishti 
ndjek fiset
mbretëritë
gjejnë 
datën kur u lindëm
Mos hesht
unë 
u rrita 
për këto mote
mos hesht
kulla ime
Në emër të zotit
rruga 
rrugëton
nata
robëron vargje
zoti 
është një
vizioni i tij 
u pi
Për ujë
e etur
me peshën e origjinës
dimrit të madh
ushton
ta kuptojnë 
perënditë
për etjen
Kur bie shi
buzëqesh
perëndia
 njeriu
i etur 
për lojë
Gajre
kullë e thinjur
emër ke pasur
sytë e Shqipes
këngë
fyellin e gurit
dashuri
Ditë kobi
më thonë
puthe vdekjen
e emrit
nëpër birë 
të gjilpërës
bëhu kështjellë
me ngjyrë
me emër 
të ri
Tradhtia
me shekuj
gjarpëron
mbi tokën tonë
na përqafon
na puth
e ne 
skuqemi
nga ngjyra e gjakut
Fjalë bote
ligjet
frikësojnë
jetën
si në përrallë
jetën
që trimëron
të mbetesh gjallë
Pishtari i kushtrimit
 (kushtuar Rafi Halilit)
jetën 
lënë peng
këngën
të përsëdytet
dëshirën 
bashkimit 
urtësinë 
moteve të ardhmërisë
Pus malor
për çdo agim
në gjakun
e trupit tim
endet
Shkumbi
akull
s’duroi
përbiu
acar e stuhi
qesh
në ecje

Poeti i maleve
nënshtron murrlan-et
nga mali në mal
nga bjeshka në bjeshkë
përplas vdekjen
dhuron jetën
Pena
të jetojë
u bë gjak
flamur
përballë
buzëqeshjes
libër
Mos 
mos,
mos ma merr
penën
është kënga ime
mos,
mos ma merr
penelin
është jeta ime
mos,
mos ma prek tokën
është koka ime
Bashkim
mungesa 
më frikëson
bëhem zog
fluturoj
të të gjejë
Gjaku
mbi fletë
qëndrese
qëndis historinë
më tha nëna
biro
kështu rrëfen
çiftelia
Jeta e poetit
trupin 
stoli eshtrash
rrugëve në ecje
i vetmuar
sofra
një copë bukë
shtrati 
fletë dhe libra
pagjumësive
gapërro-n
në jetë
për jetë
Për këto male
robëri 
je 
tepër e ngushtë
për shpirtin
që do 
liri
Buzë detit Jon 
desha 
t’ shuaj etjen
të shëroj plagët
valët
që më ledhatuan
ballin 
përsëri
ma shtuan etjen 
m’i hapën plagët
o zot
ma tanë detit
përkundë djepin
një Shqipëri 




Kali Trojës
erë e madhe 
e tallasitur
troket
e dëgjoni
hingëllimën
trokun e kalit
ulërimën 
që diellin hesht
e dëgjoni
erën e madhe
si hiena 
globit harbon
gjashtë gishtërinj
përkëdhelin tokën tonë
urithët
ia kërkojnë zemrën
ne 
pa zë
koha akullon emrin
bashkim
e dëgjoni
hingëllimën
trokun
prapë trokasin
në dyert tona
bashkë me erën e madhe
Madhështia e mëngjesit
daullja e kohës
jehonë
dielli u qarkua
me rrethe gri gjak
me plloshën e tokës
damarët vdesin
Natë
fjalë të copëtuara
dritë nate
shikimi tinëzar
kafshon
gjaku 
hedh dritë
Era
stuhi
shi
motit i prinë ujërat
era
han gjethet
lisat
tmerrohen
Koha
mungojnë 
orët
zanat
laureshat
kali mbi shkëmb
shqelmon
hënën
që premton
diell
Feneri i turpit
Ndriçon 
me boçën e kujtesës
ne i mbyllim sytë
në pritje të ditës

Në bisht të syrit
mes dy kodrave
ecte nata
dita
kërkonte
vend të ri
Një këngëtar
shkrepi pushka
nata zbardhëllo-i
kënga
e ruan 
me xhelozi

Kujtimet
sot
i varros
vdekja mbyllet
çilet lindja
o njeri
mos ma mbush 
qiellin me harrime

Kryqëzimi
zoti e di
pas kreshtave
freska
flet 
bashkë me ca shkresa
digjeshim në flakë
shikimet plotë 
shpresë
për dashuri
Ilirie
Rrugën e bëj vetë
të gjej kohën
që më kishte braktisur
e s’më kishte vrarë
në ecje
nga të gjitha anët
trishtim
Mjegull moti
heshtjes dhe durimit
u pushojnë eshtrat
dëshirat
u zvarriten mbi tokë
sa tmerr
vrap i kohës
 Korbat
o njerëz
nuk pendohem
e kam parë
nën kupolën e kishës
në minare të xhamisë
korbin
princ i hijeve
bashkë me korbat
hanin mish njeriu
Gjuha e dhembjes
syri
shikim i bukur
pritja
rri varur
në bashkim
trupin
koha akullon
shpirti i dridhur
gjak pikon
Jam forcë e gjenit
të lutem
motër
ri-qajë
të gjejë ditën
e motit të madh
në pëllëmbën e dimrit
të qeshem
Bora
bie pa rreshtur
flet
globi
me gjuhë nervoze
sytë i falen zotit
për mëkatet
Qeshjen tënde
trishtueshëm 
të pikojnë lotët
qerpikëve
Gurë-shqipe
unë 
çlodhem
mbi buzëqeshjen tënde
Kjo rrugë
merr emrin tënd
ata 
ulin krahët
botës
vrapon
kali i bardhë
Në tokën time
sytë
të mjegulluar
shikime gjak
gjuhë e huaj
vijnë e vijnë
më kërkojnë shpirtin
më kërkojnë kullën
nga toka 
nga qielli
Rreth meje
baltinë gjaku
klithmë e huti
vdekja turret
jeta
ferr
Shikimet e blerta
në sfond të zi
bëhen therorë
për një dritë
Unë
nuk kam si t’i mbrojë
Pas shiut
në rrugë
një statujë
me lot kujtimi
nga revolta e parë
midis gojëve tona
kotësi
 Me sy
do të doja
të jem
si isha
me piskamë 
e uluri-më

Ku të gjeta
ku më gjete mua
e unë ty
që të mbytemi 
nga xhelozia
në emër të zgjuarsisë
për hir të njerëzve

Fjala
vjeshta xheloze
shpirt i harruar
zi e më zi
emër la 
nga koka në kokë

Për ty
në lëkurën
e trupit tim
do t’i ruaj 
vargjet
nesër
me hijen
e syrit
të më ruash 
hirin
Shpirti im
në më pyet
sa të dua
mos pyet
pse derdhet
lumi
Në dridhjet e tokës
qep
kripë
nata piu ditën
flemë
yjet na ngacmojnë
lutemi
Zot 
na lerë si jemi

Vdiq
vjedhësi i qetësisë
ëndërrimtari në agim
bashkë me ëndrrat
mbi dhe
njerëzit pyeteshin
vdiq
po pse vdiq
i mirë ishte
Sytë e ujkut
i shoh në pyll
dimrit të dridhma-ve
qeshem
mund të flenë
i dobët është
them
dhe prapë qeshem
Vdekja është uratë
për jetën e madhe
mëkatet
përplasen në vete
mbi faqen e dheut
shkundulisen lulet
Lulekuqja e pafajshme
qeshjen 
lot 
ujqit e natës
i kafshuan petalet
dita hesht

U flak guri
pas shpinës sime
prushi i moteve
mes turrës
mes urrejtjes
fjala
zotërojnë
xixat
Burimi
nxjerr përroska
nxjerr lumenj
nxjerr liqe-j
nxjerr dete
nxjerr e nxjerr
oqeane e oqeane
mos e prek
o mik
nuk ia din fuqinë
Në detin e turbullt
kambana binte
Joni lëkundej
Adriatiku dridhej
Polai
në vrojtim
kërkon Beratin
toka çahej
me një ngjyrë
gjak

Në kopshtin tim
pëllumbi
i trembur
i uritur
prej pleqërisë
u flak si coftinë
nëpër këmbët 
e demit
Dikur
muret kishin vesh
rrugët kishin sy
e di
por
nuk e di
muret
a i dinin veshët e mi
rrugët
a i shihnin sytë e mi
Varr mbi varr
erërat e kobit
dheun lëkundin
hapësirat e yjeve
gjëmim
ndriçimi
fak vullkani
mi gjelojë
jetë
e re
Të shihni
do t’ua shqep
zgavrat e syve
të myshku-ra
të shihni 
nga vjen 
mjegulla

Rreth prushit
lojë e vjetër
puth fjalët
midis kufijve
të vdekurit
marrin të gjallët

Iliri
liri
ti ike
Iliri
korbat pinë
gjakun e fiseve
na themi
ishim ilir
ishim të lirë
në Iliri

Ngjyrat e qiellit
ftohtë
nëna lexonte
hënën
tundi kokën
për valle të reja
me hijet e serta
që ndjellshin uri
gjashtë fëmijë
u pyetëm
pse na zuri nata
në hendekun e rrugës
ajo buzëqeshi
për fjalën tonë
Një gacë
ndez zjarret
fiken yjet
për kokat e lidhura
që nuk shohin
diell
Shekulli na pi
digjemi në zjarr
na vjen era hi
kemi sy
shekulli na pi
Mitologji
mbushen kështjellat
mbrëmjeve
perandoritë
nuk përkulen
ushtarët duan luftë
figura të gdhendura
mallkojnë mbi kokë
zotin
pse ua mori zotërimin

Deri atje
shko
me kujtimin e gjallë
je hyjnor
i kryqëzuar
nga dhembjet e skamjet
shko
trego
mes perëndive
për kobin mbi tokë
Bjeshka mbi Tetovë
ikte nga fatkeqësia
bota se kuptonte
kush
shpirtin ia nxjerr
Jemi ushtri e tokës sonë
nuk jemi ushtri 
e vdekjes
as e krimeve të reja
nuk jemi magji e vjetër
jemi ushtri
që lind liri
që lind bashkim
Ata pas nesh
plagët e rënda
që çelin lule
mbysin gjarprin
lartësojnë kullën
do ta kujtojnë
si në përrallë
Mos më kërkoni
mos më kërkoni 
mes jush
kur të vdes
i gjallë do të jem
në bisht të korbit
në lindje e perëndim
me gjilpërë në dorë
me arnat tokë

Fara jonë
tradhtar
erdhi
nga stuhia
nga terri
askush nuk e di
kur u pagëzua
kjo fjalë
në farën tonë

Toka
e etur
pinë gjak
nuk flet
Çiftelia
shpirti e dashuron
zemra se tradhto-n
veshi e dëgjon
syri e lexon

UÇK
Shenjë e një gjuhe
Liri
Shenjë e një ushtrie
Rrugët me shenja 
Nuk i humbin udhëtarët
Amaneti i Adem Jasharit
Të vdesim 
E të hapim udhë liria
Tha me zë 
Adem Jashari
Fjala u bë kështjellë
Këngës i erdhi zëri
Lisat u ritën në Drenicë
Qielli i Kosovës
E mori amanetin
Tha me zë njeriu
Të vdesim
E nëpër gjak
E në gryk pushke
Të hapim udhë lirie

Trim e mal
Në Mbigurinën e Sharrit
Kishte ndezur qiririn
E shpresës
Pse pak është kjo
Zu rrugën e Prizrenit
Bashkë me malin
Të shikonte si lind 
Liria
Pse pak të panë sytë
Tetovë
Kudo në botë thonë
Nuk vdes huta e saj
Kënga është e vjetër
Dashuria është e re
Në netët e errëta
Këngë e hutë t’i kërkojnë
U ndezën zjarret
Po vijnë plagët
Këngët janë të përgjakura
Tetovë
Kudo në botë thonë 
Nuk vdes huta e saj
Komandantit legjendar
Ç’të vuri nëna mbi pelerinë
Sy Kosove dhe qumshtë gjiri
Ç’rrugë ta mësoj hapin
T’i bëjë shteg lirisë
A t’u dridh toka
Kur i zgjove varret
Cila ishte pëllëmba jote
Që na mban kokën lart
Për rasën tonë
Ç’u bë me këngën
Ç’thotë legjenda 
Edhe perënditë
Kanë kënduar
Po kënga ç’bë
Kulla është e imja
Trupin
Me dymijë e një plagë
Në mes të oborrit
Tha 
Kulla është e imja
I gjallë 
E i vdekur
Është e imja
Tha
Plis bardhi
Flokëzbardhur
Kulm i kullës


Nuk ta jap djepin
Djepin ngarkuar kurrizit
Unë jam mbulesa e tij
Edhe një hap se erdhe
Shqipja çukit te balli
Emrin e flamurit
Nuk ta jap djepin
Më është përgjakur balli
U dashurua 
U dashurua 
Në liri
E deshi Kosovën
U dashurua 
Në bashkim
E deshi Shqipërinë
U dashurua në dashuri
Dhe e deshi jetën

Pritja
Kërkoje dashurinë 
nëpër botë
eja dhe gjej 
Kosovë
Kërkoje ikjen
Nëpër botë
Eja të lindësh
KOSOVË
Kur u linda unë
Kur u linda 
gjyshi e gjyshja
kishin ndezur zjarr
të mos ngrihej buzëqeshja
hirit i kishin dhënë
ngjyrë qielli
prushit
ngjyrë dielli
kullën e kishin bërë 
të bardhë
që të ecja bardhësive

Sytë e mi
Kanë gjuhë 
Që e mundin harrimin
Kanë kuptimin
E emrit
Që e kishte në fillim
Kanë madhësinë
E tokës së përgjakur
Kanë mallin 
për të pa ardhmen
Dua të jetoj
Nëse nuk jam 
Më zgjoni nga gjumi i vdekjes
Nuk i ka hije gjumi lirisë
Atë ditë kur të vjen ajo
Dua të jem zgjuar
Edhe i vdekur nëse jam
Më nxirrni gur kufiri
Të bëhet tokë me shenja
Kur të vijë liria
Kur të bashkohet 
Shqipëria 
Ditari i dosjeve
Emrat u tretën kontinenteve
Populli mësoi heshtjen
Me gjuhën e dosjeve
Fliste vdekja
Emrat u tretën nëntokës
Masakrave
Dosjet thoshin
Shikimet i kishin atdhe
I kishin hartë gjeografie
Fshehur Evropës 
Botë gënjeshtare

Në një gur varri
Të një shqiptari
Në dhe të huaj
Dhembje e mall e vuajtje
Dëshirë e fundit e tij 
Eshtrat t’i vijnë në shtëpi
Botë gënjeshtare
Që nuk lexon kronikat 
E gurëve të varreve
Të shqiptarëve

Nëse
Kur ta mësosh vetminë
Atdheu ka mbetur diku skajeve
Ruan një këngë për ty
Një këngë dashurie
Ku nuk mbetesh në shteg
Ku nuk të lënë këmbët
Në gjysmë të jetës
I vetmuar 
Në ecje
Dheun e mëmëdheut
Dheun e mëmëdheut
E mori me vete
Një jetë
Thoshte
I mori erë
Erë dheu
Të mëmëdheut
Nuk e mori vesh 
I humbi era e dheut
Apo dheu i mëmëdheut
Motive Sharri
I merrni me vete
Motet shpërnguljet
Sharrin e leni ku është
I merni kujtimet
Ngarkoni në shpinë
Dhe nisuni nëpër botë
Sharrin mos e prekni
Vijnë djepat
Pa Sharrin ngelin bosh
Kush i duron pastaj
Këto motive Sharri
Do të kthehem
Në rrudhat e ballit
Janë të gjitha udhët
Si u nisëm pa kthim
Kështu nënë
U plak toka
U plak nusja
A plaket pritja jote nënë
Hartat e kontinenteve
Të flejnë ballit
Dera e oborrit
Të rri në sy
U plak toka nënë
U plak nusja nënë

Nënë
Nënë 
borxh tërë jetën
as nuk e thotë gjuha
as nuk i lanë emri
nënë
borxh edhe vdekjen
Jam poezia më e mirë
Ka kohë 
që jam e shkruar
Para portës
 të shtëpisë së vjetër
Fletët 
Shkronjat 
ka kohë që janë zbehur
Po,
Jam poezia më e mirë 
Për nuset e reja
Epsh i pasosur
Për prostitutat
Hijeshia e ikur
Për vajzat
Dashnor i humbur
rrugëve të qytetit
Për nënat 
Vajtim i trishtë
rënkim i shpirtit
që i tremb portat
Në shpirt të shtatzënë-s 
Gëzim
Po,
Jam poezia më e mirë 
Në dorën e lypësit 
e shtrirë për lëmoshë
Në sallonet aristokrate 
Piano
Në sytë e fshatarit
Mendim
Në sytë e qytetarit
Kërkim
Po,
Jam poezia më e mirë
Për sytë e vrasësit
Pendim
Për hipokrizinë e politikanit
Fëmijë
Për pushkën e lirisë
Ardhmëri
Për dëshmorët e kombit
Histori
Për armiq 
Qëndresë
Për mik 
Besë
Po,
Jam poezia më e mirë
Rrugëve të ardhmërisë
Libër i rrallë
për jetë
i pasosur
Dhe 
për Atdhe

No comments:

Post a Comment