2017-07-28

Rusia vijon tentativat për të ndërhyrë në Ballkan, Putin dërgon spiunin më të besuar, propagandë kundër NATO me Shqipërinë e madhe

Rusia vijon tentativat për të ndërhyrë në Ballkan, Putin dërgon spiunin më të besuar, propagandë kundër NATO me Shqipërinë e madhe
Ndikimi rus në Ballkan sa vjen dhe shtohet. Dhjetëra shtete janë vënë në alarm ndërsa Moska çdo ditë e më shumë po tenton të ketë mediat e saj në shtetet kyçe të rajonit. Dy media prestigjioze si “Politico” dhe “BalkanInsight” kanë shkruar ditën e djeshme për këtë çështje, duke dhënë detaje mbi planin që po përgatit Rusia për të ndërhyrë në Ballkan. Nëse do t’u besojmë pamjeve të jashtme, atëherë duhet të besojmë se Vladimir Putin ka një të besuar të ri në Ballkan.

Përfshirja e të besuarit të shefit të Kremlinit, Nikolai Patrushev, oficer karriere i inteligjencës ruse dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, tregon sipas revistës prestigjioze, se Moska po ndërmerr në rajon një qasje të linjës së ashpër. Patrushev njihet për nacionalizmin e tij të egër, faktin që sheh kudo nga një komplot dhe eksperiencën tmerrësisht të gjerë të spiunazhit. Ai është kreu i Këshillit rus të Sigurisë dhe një portofol jozyrtar për Ballkanin i vjen shumë për shtat trendeve të momentit. Edhe pse zyrtarisht, barra e politikës së jashtme bie në shpatullat e Sergei Lavrov, vendimmarrja aktuale në Kremlin, sipas “Politico”-s, orientohet prej një rrethi të ngushtë oficerësh të inteligjencës dhe të mbrojtjes, që kanë lidhje të afërta me Putinin.

Patrushev, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë të specializuar sidomos te marrëdhëniet me Rusinë, Mark Galeotti, është padyshim një prej atyre njerëzve që mendojnë se Rusia gjendet në mesin e një lufte ekzistenciale për mbijetesë. Për të, sipas Galeottit, kjo vazhdon të jetë një lloj lufte e ftohtë, ku çdo zmbrapsje e Perëndimit perceptohet si pozitive për Moskën. Në deklaratat e tij publike, Patrushev ka dalë me pretendimin se Shtetet e Bashkuara po orvaten ta copëtojnë shtetin rus, që të hapin sipas tij, qasjen ndaj burimeve të pasura që amerikanët mendojnë se Rusia i kontrollon pa të drejtë.

Ai po kështu ka kritikuar atë që e sheh si qëndrim agresiv në rritje të NATO-s, pretendon se politika e jashtme e BE-së diktohet nga Uashingtoni dhe ka paralajmëruar për ringritjen e nazizmit në Europën Lindore. Në vazhdën e akuzave të përfshirjes së Rusisë në tentativën për grusht shteti në Malin e Zi, ai u dërgua me urgjencë në Serbi, për t’u takuar me zyrtarë të lartë qeveritarë e krerë të shërbimit sekret. Raportet në media tregojnë se Beogradi ka ekstraduar disa shtetas rusë, të akuzuar si organizatorët e komplotit.

Rusia propagandë me Shqipërinë e Madhe

Ndërkohe “BalkanInsight” i ka kushtuar një shkrim të detajuar, sa i takon ndikimit rus në rajonin e Ballkanit. Teksa shkruan se instrumentet nevralgjike që Moska po përdor për të bërë propagandë kundër NATO, janë bota virtuale por edhe mediat afër Putinit, ndërsa thekson se po përdor alibinë e Shqipërisë së Madhe për të nxitur konflikte në rajon.

“Mjeti kryesor i influencës ruse në Ballkan janë rrjetet e internetit që promovojnë Rusinë dhe i bëjnë lavde Putin dhe forcës së ushtrisë ruse, të cilat i bëjnë jehonë agjencisë ruse RT e Sputnik lajmet e të cilave thonë se “Mjeti kryesor i influencës ruse në Ballkan janë rrjetet e internetit që promovojnë Rusinë dhe i bëjnë lavde Putin dhe forcës së ushtrisë ruse, të cilat i bëjnë jehonë agjencisë ruse RT e Sputnik lajmet e të cilave thonë se ‘Perëndimi dhe NATO dridhen para forcës së Rusia, dhe se BE është në prag të shembjes, ose që NATO dhe qeveri perëndimore janë përgjegjëse për shtytjen ushtarake të shqiptarëve për nisjen e luftës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe’”, shkruan BalkanInsight.

Megjithatë në shkrim thuhet se fushata ruse në Ballkan ka arritur vetëm rezultate të vogla, duke nisur me një pengesë madhore siç ishte rasti i fundit në Maqedoni. “Fushata ruse në Ballkan ka arritur vetëm rezultate të vogla, duke nisur me një pengesë madhore në Maqedoni, ku partia e mbështetur nga Moska, VMRO DPMNE u detyrua të dorëzonte pushtetin”, nënvizoi BalkanInsight.

No comments:

Post a Comment