2017-07-28

Russia Today: Aleanca shqiptaro-amerikane është vdekjeprurëse, Presidenti Trump do luajë me kartën e shqiptarëve të Maqedonisë



Profesori i historisë ruse Dr Marcus Papadopoulos ka shkruar një opinion për median më të njohur dhe të madhe ruse “RT”. Në shkrimin e tij ai shprehet kundër ekspansionit amerikan mbi vendet e ish Jugosllavisë, veçanërisht duke e kthyer Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjën në vende të saj klienteliste. Ndërsa ai shfaq tepër dyshime se presidenti i ri Donald Trump do mund të ndryshojë këtë lloj politike të nisur nga vitet 90-të, por bile politika e tij ka filluar dimensione të reja.

“Ka shumë pak gjasa që presidenti Donald Trump të ndryshojë politikën amerikane mbi Ballkanin dhe braktisjen e shqiptarëve. Bile zoti Trump demonstroi mbështetje totale për Kosovën këtë shkurt, kur ai i dërgoi një mesazh urimi presidentit Thaçi për nëntëvjetorin e pavarësisë,” përcjell botasot.info. “Trumpi, i cili ashtu si Thaçi, ka lidhje me krimin e organizuar do vijojë politikën dominuese të SHBA në rajon.”

Pasi artikulli shkruan edhe për politikën “dyshuese” të Trump rreth rritjes së arsenalit bërthamor dhe shpenzimeve ushtarake, artikulli ndalet te aleanca shqiptaro-amerikane.

“Aleanca amerikano-shqiptare është vdekjeprurëse (lethal) për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të paqëndrueshëm. Tani për shqiptarët dhe amerikanë është një situatë fitore-fitore (win-win strategy). Me ndihmesën kundrejt shqiptarëve, SHBA do ruajë rolin udhëheqës në Ballkan dhe kjo do do çojë një hap përpara qëllimin shqiptar për të krijuar Shqipërinë e madhe.”

Më pas reagimi ndalet te situata e Maqedonisë, që sipas medias ruse, amerikanët kërkojnë rritjen e ndikimit shqiptar atje.

“Presidenti Trump ka filluar të luajtë kartën “trump” të Uashingtonit – shqiptaret e Maqedonisë. Sllogani i tij “Make America great again” ka filluar të marrë përmasa të reja,” përmbyllet artikulli.

No comments:

Post a Comment