2017-07-04

SË SHPEJTI DO TË LIROHET EDHE GJENERALI SYLEJMAN SELIMI

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka shfaqur besimin se pas lirimit të Sami Lushtakut do të ndodhë edhe lirimi i klientit të tij.

Ai ka konfirmuar se është vetëm çështje organizative e gjykatës dërgimi i vendimit lidhur me lirimin e Selimit.
Image result

“Vendimi nuk mund të jetë ndryshe, sikurse lirimi i Sami Lushtakut, meqënëse edhe Sylejman Selimi akuzohet në njërën nga pikat njësojë sikurse Lushtaku, i cili është liriuar”, tha Gashi, duke shtuar m ëgjithatë se rasti iklientit të tij, Sylejamn Selimi është më i komplikuar pasi rasti është në Gjykatën Supreme dhe me mjete të jashtëzakonshme.

Sipas tij, vendimi është dashur të dërgohet në të njëjtën kohë sikurse me atë të Lushtakut.

Sylejman Selimi është shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës, Selimi në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së të panjohur, “ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Gllanasellë, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likoc, duke e rrahur teksa ai po e pastronte dyshemenë e burgut”.

Sylejman Selimi u lind më 25 shtator 1970, në fshatin Açarevë të Drenicës. Arsimin fillor e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Klinë ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Metalurgjik në Mitrovicë.

Z. Sylejman Selimi është njëri nga organizatorët e UÇK-së.Gjatë veprimtarisë së tij në radhët e UÇK-së ka bartur detyra me përgjegjësi në strukturat komanduese të UÇK-së. Në pranverë të vitit 1998 me vendim të Shtabit të Përgjithshëm emërohet Komandant i Zonës Operative të Drenicës,ndërsa nga marsi i vitit 1999 deri me 2 Prill 1999, ishte Komandant i Përgjithshmëm i UÇK-së,

Qeveria e Kosovës:Për mjetet e informimit

Njoftim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të datës 27 prill 1999,pasi bëri analizën e situatës në lidhje me zbatimin e vendimittë urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm për mobilizim të përgjithshëm të popullsisë e vlerësoi se populli i Kosovës iu përgjigj njëzëri. Zbatimi i këtij urdhëri si dhe largimi i një pjese të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm në funksione të tjera shtetërore, ka krijuar situatë të re,
të cilës duhet që institucionet aktuale legjitime në Kosovë t’i përgjigjen me masa organizative sa më të efektshme. Lidhur me këtë problem u morrën një sërë vendimesh dhe dekrete, midis të cilave po komunikojmë:

Qeveria e Kosovës
Nr. 85 / 99
Datë 28 prill 1999
Prishtinë


Mbështetur në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjës së Kosovës, bazuar në nenin 6 pika „f" të Dekretligjit për punën e Qeverisë së Përkohshme, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e
datës 27 prill 1999

Dekretoi:

1.Z. Sylejman Selimi emërohet Komandant i Gardës Kombëtare
të Kosovës
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Hashim Thaçi



No comments:

Post a Comment