2017-08-01

Arilena Ara, i ka befasuar të gjithë me performancën e saj të shkëlqyer në Europa Plus Live, në Moskë të Rusisë.


Arilena ka shkëlqyer gjatë interpretimit të saj duke bërë për vete shumë ndjekës të festivalit që ka mbledhur artistë nga e gjithë Europa. Alilena ka kënduar këngën e saj të famshme “Nëntori” në versionin anglisht dhe shqip, por edhe disa këngë të tjera të këngëtarëve të njohur me famë botërore si “Lost On You” të LP, “She Wolf” (Falling To Pieces) të David Guetta ft. Sia, etj.


Në festival ka interpretuar edhe këngëtarja e njohur Bebe Rexha, e cila ka bërë disa nga fansat të përloten nga perfrmanca e saj.

Këngëtaret shqiptare kanë mahnitur në këtë festival duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve të cilët kanë vrapuar për të shkrepur disa foto të Arilena Arës e cila shkëlqente me veshjen e saj. Këngëtares i janë shtuar edhe shumë fansa të rinj nga Rusia, kjo vihet re edhe nga komentet e shumta që ka marrë në gjuhën ruse në postimet e fundit të Arilenës.

No comments:

Post a Comment