Kryeministri maqedonas Zoran Zaev premton kujdes për familjet e të vrarëve maqedonas, por jo edhe për shqiptarët


Kryeministri Zaev si dhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski do të shqyrtojnë kërkesat dhe propozimet e shoqatës së veteranëve të konfliktit të vitit 2001.

Në takimin me kryetarin e shoqatës së veteranëve, Vllado Stojanov, ata kanë biseduar për mbështetjen e shtetit që duhet t’i jap kësaj kategorie, transmeton Konica.al.

Sipas shoqatës, shumë familje të policëve të vrarë më 2001 nuk janë kompensuar për dëmet jomateriale, nevojat shëndetësore si dhe nuk u janë ofruar lehtësirat e tjera.

Vlen të kujtojmë se vite më parë Qeveria e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pati zgjuar reagime të forta pas përpjekjes për të miratuar ligjin për ‘branitellat’, që nënkuptonte dhënien e pensioneve për ish-pjestarët e forcave të armatosura maqedonase që morrën pjesë në luftën kundër kryengritësve shqiptarë në Maqedoni.

Në anën tjetër, edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare patën kërkuar të njëjtin status nga shteti, gjë që pati shkaktuar përplasje jo të pakta në Kuvendin e Maqedonisë mes deputetëve shqiptarë dhe maqedonas.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri