2017-08-02

Projekti i kompanisë “Envidity”, të gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili synon ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzimin e qymyrit, është tërhequr nga procedimi i mëtutjeshëm

Image result

Projekti i kompanisë “Envidity”, të gjeneralit amerikan Wesley K. Clark, i cili synojë ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzimin e qymyrit, është tërhequr nga procedimi i mëtutjeshëm në Kosovë.  Qeveria e Kosovës e kishte proceduar në Kuvend këtë projekt pa një studim të fizibilitetit dhe pa e hartuar paraprakisht Strategjinë kombëtare për shfrytëzimin e linjitit.

Qeveria tërhiqet nga projekti i gjeneralit Clark
Për këtë punë ka vendosur t’i hap letrat vet Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në legjislaturën e fundit.

Ekonomisti i njohur kosovar prof.Dr Muhamet Mustafa  thotë se :Komisioni  Komisionit për Zhvillim Ekonomik nuk e miratojë  këtë projekt, si  edhe atë të kompanisë “SharrCem”, pasi asnjëri nuk i plotësonin as kushtet bazë.

Komisionit për Zhvillim Ekonomik i Kosovës,kohë më parë  doli me dy rekomandime kryesore. Kërkoi nga Qeveria që ta bëj një studim fizibiliteti dhe të hartoj paraprakisht një Strategji kombëtare për mënyrën e shfrytëzimit të linjitit.
Dokumenti që iu prezantua anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik
Pas kësaj, Qeveria u tërhoq krejtësisht. I largoi nga procedura të dyja projektet. “Me këto rekomandime Qeveria e ka tërheq krejt nga procedura këtë projekt”, thotë Mustafa, i cili ka kritikuar punën e qeverisë së kaluar në këtë rast.

Mustafa: Donin të përfitonin grupe të caktuara të interesit

Madje Mustafa ka hedhur dyshime se nëse do të kalonin këto projekt pa u plotësuar këto kushte, do të ishte mundësi reale që të përfitonin grupe të caktuara të interesit. “Qoftë nga politika, qoftë nga fusha e biznesit”, ka thënë shkurtë ai, pa u lëshuar se kush mund të kenë qenë këto grupe interesi.


“Ne mburremi që pasuria jonë më e madhe është thëngjilli, ndoshta jemi ndër 4 ose 5 vendet me të pasura me thëngjill, por ende nuk e kemi strategji për shfrytëzim të qymyrit”, thotë Mustafa.

Sipas Mustafës, përdorimi i qymyrit, në kushtet bashkëkohore, i ka limitet e veta mjedisore, financiare, por edhe teknologjike.

“Prandaj kemi kërkuar që të bëhet një studim i fizibilitetit për këto dy projekte që të shihet se ku janë mundësitë dhe limitet e përdorimi të limitit dhe me çfarë teknologjie”.

Mustafa ka sugjeruar edhe pasardhësit e tij që të mos lejojnë që të jepet çfarëdo licence, pa u plotësuar këto kushte.

Ministria e Financave nuk e di se ku ndodhet projekti

Nga ana tjetër, në Ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ndonëse shtytësit kryesor për këto projekte, nuk e dinë se janë tërhequr nga procedura projektet e kompanisë “Envidity” dhe “SharrCem”.

Në një përgjigje të shkurtër për Gazetën, nga Zyra për informim në këtë ministri, kanë thënë se këto dy projekte ndodhen në Kuvend për aprovim final.
Qymyri.Foto
“Projektet “Envidity” dhe “Sharrcem” janë trajtuar sipas ligjit përkatës të Minierave dhe Mineraleve nga ana e Komitetit për PPP, pas të cilit proces janë dërguar për shqyrtim të mëtejshëm nga ana e Qeverisë. Me marrjen e aprovimit nga ana e Qeverisë, këto projektet janë dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për aprovim final. Për informata me të hollësishme luteni ti kërkoni nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie.

Ndërkohë vetë kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, që i ka trajtuar këto projekte, ka konfirmuar se vet Qeveria i ka tërheq projektet nga procedura, pas vërejtjeve që ka marr nga ana e Komisionit.

Qeveria e kishte kaluar jashtëligjshëm projektin e Clark

Gazeta Fjala pati shkruar edhe më herët se Qeveria e Kosovës e kishte shmangur legjislacionin në fuqi për ta shtyrë përpara projektin për gazifikimin nëntokësor të qymyrit të Kosovës nga kompania e gjeneralit Wesley K. Clark.

“Enviditi”, siç edhe quhet edhe kompania e gjeneralit Clark, synon ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzim të qymyrit nga i cili do të prodhoj gaz e energji elektrike.

Gazeta Fjala ka siguruar raportin e Ministrisë se Financave, në të cilin janë dhënë vërejtjet e Komisionit për Miniera dhe Minerale, lidhur me shkeljet ligjore dhe hapat që duhet ndjekur deri në zbatimin e tij.

Në lidhje me projektin “Envidity”, KPMM-ja ka gjetur se shkelja më e madhe ligjore është tek sipërfaqja që kompania ka kërkuar ta këtë në dispozicion për eksploatim të qymyrit. Kjo ishte edhe arsyeja se pse kompania “Envidity” nuk ka marrë licencë që nga vitit 2013 kur edhe kishte aplikuar.

Me Ligjin për Miniera dhe Minerale, asnjë kompani nuk mund të mbajë licencë të hulumtimit më shumë se 300 kilometra për katrorë, derisa projekti i kompanisë “Envidity” i kishte shkuar Kuvendit me kërkesën për sipërfaqe mbi 3 mijë kilometra.

“Ligji për Miniera dhe Minerale, neni 21 pika 2.2 thekson që asnjë licencë e hulumtimit nuk mund të jetë më e madhe se 100 km, ndërsa pika 2.5 e po të njëjtit nen thekson se asnjë person kompani nuk mund të mbajë licencë të hulumtimit më shumë se 300 km, prandaj duke pasur parasysh që kërkesa e kompanisë Envidity kalon 3000 mijë kilometra, KPMM-ja sugjeron që të kërkohet nga kompania modifikimi i kërkesave në përputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale”, thuhet në raportin e Ministrisë se Financave, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.

Por edhe pas kalimit të projektit në Kuvend, kompania Envidity sërish duhet të marrë licencë në KPMM, e cila licencat i lëshon në bazë të Ligjit për Miniera dhe Minerale.

Më tej, KPMM rekomandon që në rastin e miratimit të kërkesës, kompania të kushtëzohet që pas përfundimit të hulumtimeve të kufizojë kërkesën për shfrytëzim vetëm në sipërfaqen e cila ka rezervat e mjaftueshme për zhvillimin e projektit, ndërsa zona tjetër të lirohet për projekte me interes të Republikës se Kosovës.
Protestë kundër kolapsit energjetik
Megjithëkëtë, KPMM në të njëjtin raport ka konstatuar se ky institucion do t’ia jap licencën kompanisë se Clarckut, nëse për këtë paraprakisht vendos Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi. Në bazë të ligjit, kjo kompani duhet ta reduktoi sipërfaqen nga 3000 në 300 km katrorë për tu pajisur me licencë.

Por, Qeveria procedoi në Kuvend pa i marr parasysh fare rekomandimet e KPMM-së.

Projekti rrezikon ujërat dhe tokën

Në raportin e Ministrisë së Financave që e ka siguruara Gazeta Fjala tregohet po ashtu se nga projekti i kompanisë mund të ketë ndotje edhe të ujit dhe tokës.

Madje në të dyja këto raste bëhet e qartë edhe rreziku që mund të vije nga kjo ndotje.

Ndotja e ujit sipas këtij raporti nuk mund të mohohet, bile ajo mund të jetë evidente në çdo kohë.

“Natyrisht ndotja e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqeve, nuk mohohet si mundësi, por faktet e publikuara tregojnë se nga 34 projekte pilote UCG te realizuara në Amerikën e Veriut, vetëm në dy prej tyre kanë rezultuar me ndotje te ujarëve të zeza”, thuhet në këtë raport.

Aty gjithashtu është treguar se edhe ndotja e tokës mund të behët me këtë projekt.

“Në përfundim, mund të thuhet se ndotja e mjedisit nga procesi i UCG, është i mundësohem, por nuk është konstant dhe niveli i saj në cilës e sa natyrore varet nga aftësia dhe profesionalizmi në implementimin e tij…”.
Image result for Wesley Clark dhe qymyri i kosoves
Ndërkaq, në raport thuhet se sa i përket implementimit, sipas këtij propozimi, Envidity do të implementojë projektin në dy faza. Në fazën e parë kompania synon të prodhojë 1,200 barel derivate për ditë, kurse në fazën e dytë synon të prodhojë 20,000 barel derivate për ditë”

“Operatori Envidity, në dokumentet e dorëzuara ka ndikuar se mund të këtë projekt i cili do të rezultojë me ndërtimin e kapaciteteve për prodhimtarinë e energjisë elektrike”.

Ndryshe, kompania “Envidity”, në projektin e prezantuar ka thënë se do të investojë si fillim 30 milionë euro, derisa më vonë investimet do të jenë varësisht prej fazave të projektit, si dhe do të punësojë qindra punëtorë.


******
Pak histori :

Gjenerali amerikan Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Tash Wesley K. Clark është kryetar i bordit të Kompanisë Kanadeze “Envidity”, e cila ka degën e saj në Kosovë, Envidity Energy Kosova LLC, përmes të cilës janë bërë kërkesat nëpër institucionet e Kosovës.

Licencën e parë, kjo kompani e ka kërkuar për rajonin e Vushtrrisë, por në të cilën preken qytete si Prishtina, Skenderaj, Drenasi e Podujeva. Kjo kërkesë për hulumtimin e qymyrit dhe bitumit është bërë në vitin 2013. Licenca e kërkuar është bërë për një sipërfaqe prej 327 kilometra katrorë.
Image result for Wesley Clark dhe qymyri i kosoves
Licenca e dytë është për rajonin e Vitisë, por që prek qytete si: Lipjani, Fushë Kosova, Kaçaniku, Shtimja dhe Ferizaj. Sipërfaqja e kërkuara është 876 kilometra katrorë.

Licenca e tretë për hulumtim të thëngjillit dhe bitumit, është për rajonin e Dukagjinit. Është bërë kërkesë për licencë për hulumtim për gjithë basenin e Dukagjinit me një sipërfaqe prej 2 mijë e 279 kilometra katrorë. Territori në të cilin synohet të hulumtohet prek komunat: Klinë, Prizren, Deçan, Pejë, Istog, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Mamushë, Skenderaj, Junik dhe Suharekë.



Kërkesa për marrjen e licencave në KPMM është bërë në vitin 2013 dhe në vete nënkupton – aktivitetet që kanë për qëllim konstatimin e prezencës, cilësisë dhe sasisë së resursit miniera- në këtë rast qymyrit.

Gazeta JnK ka dërguar pyetje tek kompania Envidity rreth kërkesës së bërë për hulumtim të qymyrit. Përfaqësues të kompanisë e kanë konfirmuar pranimin e pyetjeve dhe Gazeta JnK është në pritje të përgjigjeve.
Image result for Wesley Clark dhe qymyri i kosoves
KPMM-ja fillimisht e ka shtyrë vendimin për aplikacionin që ka bërë kompania Envidity. Kurse, në muajin gusht të vitit 2015, bordi i KPMM-së ka marrë vendim që të mbyllet kërkesat e kompanisë me seli në Kanada për Licencë për Hulumtim për Thëngjill dhe Bitumen.

“Bordi i KPMM-së konstatoi se ky aplikacion duhet të mbyllet, pasi që paraprakisht ndërmarrja (para aplikimit në KPMM) duhet të përfundojë procedurat e paraparë sipas legjislacionit në fuqi në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe nenin 13 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale”, thuhet në vendimin e bordit të KPMM-së.

Kompania duhet të bëhet një kërkesë të re për licencë në KPMM, pasi përfundimit të procedurës në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, thotë se nëse projekti miratohet në Kuvend, atëherë KPMM-ja duhet t’i lëshojë licencat e nevojshme në përputhje me ligjin.

Në vijat e hijezuara shihen vendet në të cilat kompania Envidity ka kërkuar licencë hulumtimi për qymyr në Kosovë.
“Nëse merr vendim qeveria dhe Kuvendi, atëherë kompania duhet të aplikojë në KPMM për licencë të hulumtimit që kanë një afat prej 2 vjet. Duhet të paraqes programin e hulumtimit dhe dinamikën e hulumtimit”, tha Krasniqi. “Nëse hulumtimi përfundon me sukses, ai aplikon për licencën e shfrytëzimit”.

Krasniqi thotë se kompania ka aplikuar për një sipërfaqe të madhe për hulumtim, mirëpo me rastin e aplikimit për shfrytëzim kompania mund ta lokalizojë vendin në të cilin do të kryhet aktiviteti minerar.

Përshtatja e ligjeve
Image result for wesley clark
Gazeta JnK ka gjetur se qeveria e Kosovës e ka shtyrë këtë projekt përpara duke e ndryshuar edhe bazën ligjore.

Ligji për miniera dhe Minerale kërkonte që të ketë proces konkurrues për shfrytëzimin e qymyrit.

Sipas nenit 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale, të gjitha licencat për hulumtim apo shfrytëzim që kanë të bëjnë me mineralet energjetike do të jepen vetëm pas ushtrimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit.

Kjo ishte ndryshuar. Ndryshimi kryesor i bazës ligjore është shtimi i një neni tek Ligji për Miniera dhe Minerale për të mundësuar që mineralet energjetike (qymyri) të jepet në shfrytëzim edhe pa proces tenderues.

“Pavarësisht nga dispozitat e mësipërme të këtij neni, shprehimisht përcaktohet se kërkesa për proces konkurrues të tenderimit sipas paragrafit 1. te këtij neni nuk do të aplikohet për një licencë për një Mineral Energjetik nëse, për shkaqe që ndërlidhen drejtpërdrejt me nevojën për të siguruar sigurinë e furnizimit energjetik ose tërheqjen e investimeve të konsiderueshme direkte në Kosovë, Komiteti për PPP i rekomandon Qeverisë vendimin për aprovim me të cilin konstaton se ka interes publik në lëshimin e kësaj licence për një investitor specifik, Qeveria nxjerr një vendim të tillë të cilin e dërgon për miratim në Kuvend”, thuhet në paragrafin e 7 të nenit 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale, i cili i është shtuar më plotësim-ndryshimin e ligjit.


Ligji e obligon KPMM-në që t’ia lëshojë licencat e nevojshme investitorit.

“Pas miratimit nga Kuvendi, KPMM duhet të lëshoj licencën atij investitori, me kusht që kushtet e licencës të jenë në përputhshmëri me dispozitat e aplikueshme të këtij ligji dhe investitori i përmbush të gjitha kriteret e kualifikimit të përcaktuara sipas këtij ligji”, thuhet tutje në këtë paragraf.

Ligji për miniera dhe Minerale lejon edhe mundësinë e hyrjes së qeverisë në marrëveshje për investim me investitorin specifik nëse plotësohen disa kushte. Kushti i parë është që marrëveshja për investim të jetë në përputhshmëri me ligjin e aplikueshëm, si dhe të plotësojë kushtet e licencimit të përcaktuara me ligj.

“Dhe…marrëveshja për investim përfshin përfitime si dhe shpërndarje optimale të rrezikut për Republikën e Kosovës duke tërhequr investime të konsiderueshme direkte apo sigurimin e sigurisë së furnizimit energjetik”, thuhet tutje në paragrafin e 8, neni 18 i ligjit për Miniera e Minerale.

Projekti ka qenë në fazë shumë të avancuar në vitin 2014, kur qeverinë e ka udhëhequr Hashim Thaçi, tash president i Kosovës. Mirëpo, gjithçka kishte nisur që nga fillimi me ndërrimin e qeverisë.

Gjenerali amerikan Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Gjenerali amerikan Wesley Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Kompanisë i është kërkuar që të bëjë edhe një prezantim para ministrave të qeverisë Mustafa.

Komiteti Për Partneritet Publiko-Privat kishte marrë vendim me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e Kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin e Komitetit për PPP. Pas miratimit të vendimit, i njëjti është përcjellë në Kuvendin e Kosovës për miratim. Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat. Ishte paraparë që projekti i kompanisë Envidity të shqyrtohet në Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, por mbledhja ishte shtyrë në mungesë të kuorumit.

Image result for wesley clark

Anëtarëve të këtij Komisioni u ishte dorëzuar një prezantim i bërë nga kompania në power-point, në të cilën është shpjeguar projekti i Kompanisë Envidity. Në këtë prezantim, të cilin e ka siguruar Gazeta JnK, është shpjeguar në detaje teknologjia që pritet të përdoret në këtë projekt dhe mënyrës e prodhimit të naftës. Gjithashtu, në pjesën e fundit janë dhënë profilet e personave që do të punojnë në këtë projekt, të cilëve iu prin Gjenerali Clark.

No comments:

Post a Comment