2017-08-11

Shkodra, qyteti ku politika bashkëjeton me krimin dhe ku njerëzit nga paniku i thonë derrit “dajë”


“Poker mafiozësh”/ Avokati i Tom Doshit zbardh tabulatet e baba Takut; luftë mes baronëve të krimit politik përmes vrasësve me pagesë

Baronët e krimit politik janë përfshirë në një luftë tepër të ashpër dhe nuk kanë ndërmend të ndalen. Duke vënë në përdorim të gjitha paratë e nxjerra nga krimi dhe nga trafiqet e ndryshme, që nga drogërat e forta dhe deri tek elementët kriminalë, mafiozi deputet Tom Doshi dhe kapobanda tashmë President Ilir Meta, luftën e tyre të nëndheshme për eliminimin e njëri- tjetrit me metoda mafioze e kanë zhvendosur tek pala tjetër e krimit: Drejtësia.

Tom Doshi, i cili me të gjitha metodat mafioze që ka përdorur, duke vënë në përdorim paratë e krimit ka mundur të mbledhë disa dokumente të cilat përmes avokatit të tij i ka dërguar në Gjykatën e Lartë si prova për të dëshmuar se kapobanda Meta ka dashur që ta eliminojë fizikisht përmes vrasësve me pagesë.
Retro: Tom Doshi dhe tritolët e tij

Ai ka renditur të gjitha telefonatat që kanë bërë njerëzit e dyshuar prej tij se janë paguar nga Meta me Spartak Brahon “zarin” juridik të Metës, e deri telefonatat e Metës. Të gjitha të futura në kërkesën drejtuar gjykatës së Lartë ku janë të printuara tabulatet e këtyre bisedave telefonike. Që një zot e di se si i ka marrë në mënyrë private nga kompanitë celulare shqiptare dhe sa lekë të krimit janë vënë në dizpozicion për ti marrë.

Teksa lexon paraqitjen e fakteve të avokatit të Doshit para Gjykatës së Lartë, emrave të përmendur, duke filluar nga ish-kreu i Kuvendit dhe i LSI, aktualisht Presidenti i vendit Ilir Meta e deri tek deputetë, drejtorë të lartë policie, ministra, Prokurorin e Përgjithshëm, të duket vetja sikur po kalon përpara syve një film, ku luhet ky poker mafiozësh. Mafiozë, që fatkeqësisht kanë uzurpuar politikën dhe shqiptare dhe pa ta në burg nuk ka asnjë hajr ky vend, mesa duket i dënuar nga zoti


Shkëlqimi dhe rënia e Tom Doshit, trafikantit që dominoi politikën shqiptare prej 12 vjetësh
Tom Doshi hyri në Parlamentin shqiptar që në vitin 2005, kur ambasada amerikane dhe Komision i Europian në Tiranë kundërshtuan që të futej në listën e kandidatëve.

Lutz Salsman, ambassador i BE-së në Tiranë i kërkoi Fatos Nanos të mos kandidonte Doshin për deputet por kryeministri i asaj kohe nuk ua vuri veshin.

Në skedat e agjencive ligjzbatuese europiane, Doshi figuron si kontigjent i marrë me trafiqe të rënda dhe se kishte pastruar paratë e tij në disa privatizime shtetërore.

Ku në rend të parë ishte gjigand i farmaceutikës shqiptare dhe disa fabrika ushqimore.

Fitorja e tij në Shkodër si deputet e bëri një nga njerëzit e fortë të Partisë Socialiste të Edi Ramës, kur ky i fundit i zur i vendin Fatos Nanos.

Por në vitin 2007, Tom Doshi largohet nga Partia Socialiste, duke blerë disa deputetë dhe I bashkangjitet Parrtisë Demokristiane duke e rritur grupin e saj me 8 deputetë.

Nard Ndoka i kërkon Sali Berishës një post në qeveri duke i bërë shantazh me rrëzimin e kabinetit, meqë kreu i PD-së nuk i kishte numrat e sigurta në Parlament.

Në mesin e vitit 2007, Nard Ndoka emërohet ministër i Shëndetësisë, por realisht në krye të saj qëndronte Tom Doshi që vuri gjithë njerëzit e tij në superstrukturën e PDK-së.

Në Shkodër, Doshi krijon një lob të fuqishëm që drejtohet nga persona të njohur të trafikut të drogës.

Njëri prej tyre, kryetar i PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleks Keka u vra gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.
Kujt i druhet Tom Doshi: Lufta e egër ndërmjet mafias shqiptare në politikë
Pas zgjedhjeve të 2009-ës Tom Doshi, lidhet ngushtë me Edi Ramën dhe u bë njeriu i tij më influent në qarkun e Shkodrës. Një vit më parë ai kishte rrahur një gazetar të “BIRN” që botoi një shkrim se Doshi kishte probleme me diplomën e Universitetit të Tetovës.

Besar Likmeta u qëllua në ambjentet e hotelit Sheraton, kurse Ambasadori amerikan John Withers sulmoi fort Doshin dhe kërkoi nga PS-ja që ta largonte.

Por pushteti i deputetit të Shkodrës, u fuqizua edhe më tepër, madje në vitin 2013 kur PS sapo mori pushtetit Carabienieria italiane i solli ministrit të Brendshëm provat e implikimit të Tom Doshit në trafikun e narkotikëve nga veriu i Shqipërisë.

Pas Lazaratit qeveria shqiptare dërgoi një ekspeditë ndëshkuese në Dukagjin, ku kanabisi komandohej nga bandat e Doshit por trafikantët qëlluan helikopterin e qeverisë shqiptare.


Që atëherë në zonën e Dukagjinit mbretëron vetëm fuqia e deputetit që u përjashtua nga PS-ja pas një konfikti të ashpër me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.

Një raport tjetër ndërkombëtar i ka ardhur në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ku flet për lidhjen e trafikut të drogës me pastrimin e parave në zonën e Shkodrës por edhe në kryeqytet.

Janë blerë një numër i madh pasurish të patundshme ku figuton emir i Tom Doshit.

Një hetim i fuqishëm ka nisur nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, i cili ka zbuluar se pasuria e deputetit nuk përputhet dhe se fundmi Doshi akuzo i ILDKPKI për sulm politik.

Madje deputeti Doshi pajtoi edhe një investigues privat nga Izraeli për të zbuluar përgjues në banesën e tij.

Në ambjente pranë tij ai ka shprehur frikën se po përndiqet nga agjencitë e specializuara amerikane siç është DEA dhe FBI.

Ish-Drejtori i FBI-së Louis Frehh është parë në zyrën e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë një njoftimi zyrtar të këtij dikasteri.

Një raport ndërkombëtar flet se Tom Doshi, i cili ka jetuar për një kohë në Australi, ku i kanë lindur dhe fëmijët, ka blerë shumë hotele dhe pasuri të tjera në zemër të kryeqytetit, të cilët po hetohen nga IDKP-ja.

Raporti e cilëson atë si një trafikant dhe ka kërkuar që të mos kandidohet për deputet. Ndërkohë një gazetë pranë qeverisë ka botuar një shkrim ku thekson se Doshi është dënuar për një incident penal, gjatë kohës kur ka qenë ushtar.

Partia Demokratike prej kohësh, thuajse prej dy vitesh ka ndaluar sulmin ndaj deputetit Doshi, të cilin e ka akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

Vendimi i sotëm i Prokurorisë për përfshirjen e tij si subject i dekriminalizimit i jep fund periudhës së Tom Doshit, trafikantit që dominoi politikën shqiptare prej 12 vitesh


I

Njeriu “i vdekur” politikisht bën diversionin e radhës me Tom Doshin. Ish-ministri i Energjetikës në kohën e qeverisjes Berisha si përfaqësues i LSI, Dritan Prifti ka vendosur të bëjë një thirrje për qytetarët. Se nga çfarë pozite e bën këtë thirrje njeriu që të vetmen meritë ka filmimin e Ilir Metës kryetarit të tij dhe zv.kryeministër që kërkonte favore për ryshfete 700 milionëshe, ende nuk dihet. Prifti ka bërë thirrje për votimin e PS e të kandidatëve të saj në qarkun e Fierit. Dhe kësaj thirrje i ka bashkangjitur “paketë” dhe thirrjen që votuesit shkodranë të votojnë kandidatin e PSD Tom Doshi.

Ish-deputeti socialist Doshi, për Dritan Priftin është burrë i mirë dhe se janë armiqtë dhe njerëzit e krimit që e sulmojnë. Ndaj duhet të votohet sipas tij, duke tentuar në këtë mënyrë të rihapë një kapitull të mbyllur për PS dhe Tom Doshin në marrëdhëniet mes tyre. Marrëdhënie që janë këputur nga Edi Rama, i cili besojmë fort se nuk joshet nga akrobacitë e Doshit apo dhe Priftit që bën thirrje, sikur dhe në dorë të një vote të mbetet për të bërë qeverinë. Pastaj, kush e beson me se Partia Socialiste do të ketë një të ardhme me Tom Doshin?!

Partia Socialiste që propagandon shtet nga mëngjesi në darke, e cila pretendon se Shqipëria duhet të hyjë në një rrugë kaq shumë të vonuar drejt Europës do merret me mafiozë të pashpresë të nivelit Doshi?!

Edi Rama, mund të themi se e përdori Tom Doshin aq kohë sa iu desh për t’iu kundërvënë një regjimi banditesk si ai i Berishës, ku banda luftohej dhe me njerëz të tillë si ai. Por tashmë Edi Rama duket tepër i vendosur për të bërë shtet dhe e ka bërë divorcin e përjetshëm nga kategoria “Doshi”. Fatmirësisht e themi se e ka bërë këtë divorc politik me njerëz të tillë. I detyruar apo me dëshirën e tij, ai s’do të mund të mirëpresë kurrë më në gjirin e tij banditë të llojit “Doshi”, të cilët nxirren nga dera dhe duan të hyjnë nga dritarja. Çdo përpjekje e dëshpëruar e Tom Doshit për të grabitur ndonjë votë naivi në Shkodër, është një përpjekje sa e dëshpëruar aq edhe dëmtuese. Pasi Doshi është hedhur në sulm furishëm t’u blejë votën fukarenjve të Shkodrës, njerëzve që jeta s’u ka dhënë as edhe një mundësi për t’u shkolluar, punësuar, për të patur më shumë integritet sa për të mos i shitur votën mafiozit Doshi.

Dhe ajo çfarë bën ky mafioz i pabesë, është se rri i strukur si hiena, e cila pret ta vrasë dikush tjetër prenë që ajo të shkojë të ushqehet. Kështu edhe mafiozi Doshi, është në kërkim të kërmave njerëzore, atyre që u kanë vrarë çdo shpresë e mundësi për jetën, që ky t’u marrë votën dhe të ushqehet për vete.

Ata që votojnë Tom Doshin janë njerëz të pashpresë me të kaluar të errët që shpresojnë në të pamundurën. Doshi me votën e tyre kërkon të bëhet deputet, për të grabitur ndonjë tender dhe dhe për të larë borxhet e veta dhe hesapet mafioze që ai ka, dhe me tepricën e këtij bilanci, çdo palë zgjedhje shtron Iftare e u hedh kofshë pulash të ngordhura, disa njerëzve të shpërfytyruar, që e shesin veten për një gotë raki.

Shkodranët do të dënojnë fort këdo që shitet në këtë “far feje”, sepse ai që shkon në strofullën e Doshit, nuk shkon të mbushë vetëm gabzherrin e vet, por pikësëpari shkon të vrasë të ardhmen e vet dhe të bashkëqytetarëve.

Tom Doshi po blen votat e fakirëve të majtë, dhe përveçse po dëmton Partinë Socialiste, po ç’integron rëndshëm dhe seriozitetin e kësaj force në atë zonë.

Qytetarët shkodranë nuk ia kanë borxh as Tomë Doshit dhe askujt që të mbeten sërish peng i lidhjeve mafioze dhe jashtë rrjedhave pozitive të historisë së vendit, në rrugën drejt integrimit të BE. E kanë në dorë të vendosin vetëm për të ardhmen e tyre, pa pasur nevojë për “stimulantë” të tillë si paratë apo dhe ndonjë vakt falas shoqëruar me ndonjë pije. Janë njerëz fisnikë, që e kanë zgjedhur rrugën e tyre.


Analiza: A fitoi PD apo humbi PS në qarkun e Shkodrës?
Qarku Shkodër ka në përbërjen e vet 5 bashki, Bashkinë Shkodër që zë peshën kryesore me 65% të votuesve dhe 4 bashki të vogla; Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz, ku të gjitha së bashku përbëjnë pjesën tjetër prej 35% të votuesve të qarkut më të madh të veriut.

Në këto zgjedhje u shënua një rezultat surprizë në bashkitë e vogla të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, që pavarësisht numrit të vogël të votuesve, korrën një fitore të madhe, duke i dhënë PS-së plot 4 mijë e 500 vota më shumë se PD, gjë që tregoi një konsolidim të votës së majtë, që nuk u thye as nga matrapazët e LSI-së dhe as nga ata të PSD-së.

Më e dobët për çudi u tregua kësaj rradhe Partia Socialiste e Malësisë së Madhe, e cila realizoi me vështirësi 2 mijë vota plus PD-së dhe nuk ia doli dot ta mbante votën e lidhur. Në ndryshim nga 2013-a, kësaj rradhe vota socialiste në Malësinë e Madhe u përça ndjeshëm si nga LSI-ja ashtu edhe nga PSD-ja.

Surpriza tjetër në këto zgjedhje, por tashmë për palën tjetër ishte Vau i Dejës, i cili nën patronazhin e Zef Hilës, kryetarit të bashkisë, pavarësisht dezertimit masiv të demokratëve në të gjitha bashkitë e tjera, arriti të krijojë një epërsi prej 3 mijë votash kundrejt Partisë Socialiste, duke neutralizuar kështu votat e fituara nga PS në Malësinë e Madhe dhe në Fushë-Arrëz. Por gropën e madhe në votat e Partisë Socialiste e shkaktoi Bashkia Shkodër, atje ku u shënua edhe pjesëmarrja më e ulët historike për zgjedhjet parlamentare.

Imagjinoni që vetëm në këtë bashki kanë votuar 10 mijë votues më pak se në zgjedhjet lokale për bashkinë në 2015-ën, disproporcion që s’është parë ndonjëherë mes zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore, ku gjithmonë ka rezultuar e kundërta.

Një braktisje e tillë e Partisë Demokratike nga elektorati i saj, i neveritur nga lëvizjet e fundit të kryesisë si dhe nga një kryetare bashkie që s’e shohin dot me sy as të vetët, duhej të shënonte për herë të parë fundosjen e saj në këtë bashki, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por demokratët arritën të ruajnë një epërsi prej 6 mijë votash mbi Partinë Socialiste, e cila edhe pse me 3 kandidatë në listën fituese, përfaqësues direkt të kësaj bashkie, nuk arriti ta konsolidonte votën e saj.

Vota e trafikuar si nga LSI ashtu edhe nga PSD, në bashkinë Shkodër, shënoi një disfatë për Partinë Socialiste, e cila fare mirë mund ta optimizonte këtë votë për vete, duke mos e humbur kandidatin e pestë për 1500 vota.

Për herë të parë, PS kishte shansin historik të barazonte PD. Po të bësh një shumatore të votave të marra nga PS plus LSI plus PSD për bashkinë Shkodër 2017 dhe t’i krahasosh me rezultatet e kandidates në zgjedhjet lokale 2015, e cila pati haptas kundër Tom Doshin që garoi për PSD dhe Agron Celen që garoi për LSI, del që vota e marrë nga këto tre subjekte bashkë është përafërsisht e barabartë me votën e marrë nga kandidatja socialiste për bashkinë, Keti Bazhdari.

Ky fakt tregon që kur ka ideale e përfaqësim, vota as mposhtet as trafikohet, pavarësisht varfërise ekstreme në këtë qark apo prirjeve ekstremisht të djathta të elektoratit. Ama po u vendosën kandidatë trafikantë nga njëra anë dhe kandidatë lokalë (me perjashtim të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili shkoi në një terren të panjohur dhe të vështirë) pa vlera politike apo menaxheriale nga ana tjetër, sic rreshtoi Partia Socialiste në listat e Shkodrës kësaj rradhe, fundi i votës së hallexhiut është i ditur; padrinot do të shqyejnë sa munden e ku munden dhe kuptohet që pre më e lehtë këtu është vota e majtë.

Kështu trafikantët e votave, eksponentë medemek politikë, njerëz të hurit e të litarit ia dolën ta administrojnë votën e të pamundurve hallexhinj për ta përkthyer atë në interesa të drejtëpërdrejta të tyre, në tendera, administratë shtetërore dhe për ta mbajtur historikisht këtë bashki me statusin e bashkisë më të varfër dhe më të prapambetur në Shqipëri.(Gjergj Zefi)

Shkodra, qyteti ku politika bashkëjeton me krimin dhe ku njerëzit nga paniku i thonë derrit “dajë”

Nuk kuptohet se si në Shkodrën demokrate, nga historitë e  Sali Berishës e Jozefina Topallit  dhe lidhjet e tyre me një vijë të dytë “të fortëve” të zonave, ordinerë që varjonin nga hajduti i xhepave deri te therjet poshtë b..ës duke sulmuar me presion, grushte dhe leva këdo që guxonte të shkelte vijën e demarkacionit të Partisë Demokratike u kalua në flirtimin e Partisë Socialiste me elementët më të rrezikshëm të botës së krimit, që nuk ndalen as para shfarosjeve në masë. Nga vitet 90 deri në fillimet e viteve 2000 Partia Socialiste në Shkodër përfaqësohej nga individë me vlera intelektuale dhe as nuk mund të çohej nëpër mend se takëme të këtij lloji mund të bëheshin ndonjëherë pjesë dhe aq më tepër t’u vinte dita për të drejtuar.

Kur filluan t’i hapeshin orekset përtej mundësive, Partia Socialiste vendosi t’u hapë dyert profesorave të krimit. Ndërkohë që Partia Demokratike e kishte kuptuar që kjo kategori nuk sjell asgjë pozitive përveçse prish punë dhe e kishte celefonuar gati për në koshin e mbeturinave.

Partia Socialiste nën udhëheqjen e Fatos Nanos i doli për zot këtij eskremiteti publik, dhe jo vetëm i nxori nga plehu por i ricikloi në një formë të llahtarshme brenda jetës social-politike të Shkodrës, për t’ia pasuar më pas Edi Ramës, i cili përparoi në dhënien e statusit të vecantë për ta si kapedanë e gjeneralë të Shkodrës, duke degjeneruar kështu cdo sistem të vlerave të kësaj zone. Realisht po të mbledhësh votat, kudo nëpër veri dhe të shohësh se cfarë ka fituar Partia Socialiste kupton që nuk ka ndryshuar asgjë me përjashtim të sistemit zgjedhor në 2009.

Proporcionali prodhon deputetë në bazë të numrit total të votave për qark, dhe i shpërndan deputetët më mirë se mazhoritari. Aty ku s’kishte fare deputet PD-ja, në ca zona të jugut, tani i ka, po kështu edhe PS-ja në veri. Mirëpo në Shkodër horat me spaleta e përvetësuan dhe e quajtën këtë fitore të tyren. Deri këtu s’ka asgjë të re, pasi hajduti ushqehet duke vjedhur, por i çuditshëm është naiviteti i treguar nga lidershipi i Partisë Socialiste, i cili për një gënjeshtër më shumë, një shpresë, një kërcënim më pak, ua fali Shkodrën bandave. U dha tendera, pushtet, leje ndërtimi, lekë krimi e liri, sa sot ata të sillen si karagjozë nëpër qytet duke sfiduar policinë, bllokuar qarkullimin dhe realizuar sparatorja në mes të qytetit. Qytetarët ndjehen më të pasigurtë se kurrë. Vlerat politike, intelektuale dhe qytetare janë zevëndësuar nga arroganca, dhuna dhe frika për jetën. Njerëzit ndjehen të braktisur, të pashpresë, të varfër pa shumë mundësi zgjedhjeje dhe nga paniku mësojnë t’i thonë “derrit dajë”.

Degjenerimi me i madh vleror po i ndodh sidomos të rinjve të zonave rurale të veriut, të cilët janë më pak të integruar me rregullat komunitare dhe kanë nevojë për shumë shembuj ndriçues në rrugën e tyre drejt civilizimit europian, që s’mund të jenë kurrsesi Tom Doshi, Agron Cela apo të ngjashmit e tyre. Ca përfaqësojnë këta njerëz përveçse abuzimin absolut që nga lejet e ndërtimit vend e pa vend e deri tek milionat e eurove që Edi Rama i jep Tom Doshit për t’i shitur varfanjakëve ilaçe me niseshte.

Si mund t’i blinin ndryshe këta dy entitete të shëmtuara të krimit nga 12 mijë vota, po të mos kishin milionat e abuzimeve te realizuara këto 4 vite me mbështetjen e vetë Edi Ramës.

Asnjë votë s’do merrnin po të mos e paguanin përpara, kush e kush më lart. E kuptoni c’do të thotë të blesh 24 mijë vota në një zonë ku votojnë 120 mijë zgjedhës, pra të kesh nën kontroll 20 % të votuesve, do të thotë të shkelësh më këmbë cdo standart të votës së lirë dhe ta kthesh Shkodrën në geto krimi. Edi Rama t’i vërë gishtin kokës dhe të kuptojë se kancere të tillë, sado periferikë qofshin, kur fuqizohen deri në këtë pikë nuk njohin limite.

Në këto kushte pretendimi i Edi Ramës për të ndërtuar shtet ngjan abasurd. Shteti fillon nga lufta me krimin, jo duke i dhënë mbështetje ekonomike, politike dhe juridike atij, siç po rezulton në Shkodër

No comments:

Post a Comment