UNMIK nuk ka ndonjë rol përveç ndonjë iniciative të vetëshpikur për ta arsyetuar qëndrimin e vet në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë sot zëvendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendës ambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Matthew Rycroft, ka mbështetur kërkesën e SHBA-së dhe Kosovës që misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, gradualisht t’i japë fund punës së tij, duke thënë se buxheti i rritur i UNMIK-ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai, gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në New York, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.

Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vasilij Nebenzja, ka kritikuar sot Prishtinën zyrtare se nuk është duke përmbushur marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë fjalës së tij në Nju Jork, ku po mbahet seanca e rregullt e KS të OKB-së për gjendjen në Kosovë, diplomati rus tha se politikanët në Prishtinë po ndihen të mbrojtur dhe se nuk po përmbushin marrëveshjet e arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel.

Nebenzja ka thënë po ashtu se Rusia kërkon garanci për sigurinë e serbëve në Kosovë, ndërkohë që ka kundërshtuar kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë arsye për këtë.

Ai ka paralajmëruar “për rrezikun nga radikalët islamikë dhe “dënoi fjalorin e NATO-s me të cilën kohë më parë paralajmëroi Prishtinën lidhur me aktivitetet ruse në Kosovë”.

Diplomati rus ka tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme të një politike të tillë, sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj, për dallim nga Serbia e cila në historinë e saj do të mbahet mend me Sllobodan Millosheviqin dhe Vojislav Sheshelin si kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë. Ky nuk është vendi për të diskutuar se kush ka qenë i pari në Ballkan dhe kush ka ardhur në Ballkan, dhe se për gjëra të tilla historianët mund të pajtohen ose jo”, është shprehur Çitaku.

Ajo ia ka bërë me dije shefit të diplomacisë serbe se Kosova para shpalljes së pavarësinë, ka pasur popullatën e vet dhe kufijtë e përcaktuar, dhe se nuk ka pasur lëvizje secesioniste, por shpallja e pavarësisë së Kosovës është një zgjidhje konsensuale pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Çitaku ka thënë se ka pasur një propozim nga ish-presidenti Martti Ahtisari për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ligjshmëria e së cilës është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, gjë e cila është bërë me vetë kërkesën e Serbisë.

Për më tepër, ambasadorja Çitaku ka thënë se Kosova nuk është vend i përsosur, pasi ka shumë punë për të bërë në sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët e saj.

“Këto janë sfida që i gjen kudo në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk është as në 30 vendet e para sa i përket azilkërkuesve, derisa Serbia është më përpara në listë. Vizitojeni Kosovën dhe do ta shihni me sytë e juaj se çfarë është Kosova”, ka porositur ajo.

****

Image result for unmik
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku përplasje me kryekriminelin serb Ivica Daçiqin: UÇK nuk është terroriste, UNMIK-u të largohet nga Kosova

Britania e Madhe: Nuk ka nevojë për raporte tremujore për Kosovën

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Mathew Rycroft, ka mbështetur kërkesën e SHBA-ve dhe Kosovës që misioni i OKB-së në Kosovë gradualisht t’i japë fund punës së tij, duke thënë se buxheti i rritur i UNMIK-ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në Nju Jork, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.
Image result for ambasadori kinez ne okb

Kina kërkon vazhdimin e punës së UNMIK-ut në Kosovë

Njeriu i dytë i misionit kinez pranë Kombeve të Bashkuara, Vu Haitao, ka kundërshtuar iniciativën për reduktimin ose përfundimin e punës së misionit UNMIK në Kosovë.

Ai gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, në seancën e KS të OKB-së për raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, ka kundërshtuar kërkesat për dhënien fund të misionit ndërkombëtar, duke thënë se ai duhet të vazhdojë punën.

Kosova dhe SHBA kanë përsëritur edhe në këtë seancë kërkesën për reduktimin e UNMIK-ut, ose dhënien fund të punës së këtij misioni, pasi që është i panevojshëm, duke u nisur nga fakti se Kosova tashmë është shtet i pavarur.

Image result for sba ne kombet e bashkuara
SHBA: Kosova të formojë sa më shpejt Qeverinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë sot zëvendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendës ambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.

***

Image result for vlora citaku ne okb

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku deklaroi sot se Prishtina do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa tërhoqi vërejtjen se normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin nuk mund të jetë i njëanshëm, pasi që Serbia ka treguar qëndrim jo konstruktiv duke shkaktuar pengesa.

“Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, por gjatë muajve të kaluar jemi përballur me qëndrim jo konstruktiv nga fqinji verior. Serbia ka krijuar pengesa në forumet rajonale dhe ndërkombëtare. Kur flasim për normalizimin e marrëdhënieve, ajo nuk mund të jetë e njëanshme”, ka thënë Çitaku në seancën e KS të OKB-së në Nju Jork.

Çitaku: Serbia u kërkoi serbëve që ta refuzojnë regjistrimin e popullsisë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka bërë thirrje, madje edhe fushatë që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

Ajo në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se është e vërtet që disa serb pas luftës kanë ikur pasluftës në Kosovë, siç kanë ikur nga Kroacia dhe vendet tjera ku kishte luftë, por nuk është reale të flitet për ikjen e serbëve me numra, duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë serbe, kjo pasi Qeveria e Serbisë i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

“Numrat e votimit të serbëve në Kosovë dhe regjistrimi i serbëve në vendin tonë nuk përputhën”, ka thënë ajo.

Image result for vlora citaku ne okb

UÇK nuk është terroriste, UNMIK-u të largohet nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kërkoi nga OKB që t’i japë fund UNMIK-ut dhe t’i përqendrojë resurset e këtij misioni në vatra tjera krizash nëpër botë.

“Më 10 qershor 1999 Rezoluta 1244 u miratua ta zgjidhë gjendjen e rëndë humanitare në Kosovë dhe për ta mundësuar kthimin e refugjatëve shqiptarë të larguar me forcë nga forcat serbe”, tha Çitaku, duke kërkuar që UNMIK tani ta përfundojë misionin e vet në Kosovë meqë situata në vend, që nga atëherë, sipas saj, ka ndryshuar.

Image result for kosova e pavarur

“UNMIK nuk ka ndonjë rol përveç ndonjë iniciative të vetëshpikur për ta arsyetuar qëndrimin e vet në Kosovë”, shtoi ajo.

Ajo ia ka bërë të ditur edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas saj, kjo është një histori e shkruar dhe ajo që ka bërë Serbia është parë para syve të gjithë botës dhe se çdo përpjekje për ndryshimin e kësaj historie do të dështojë.

Çitaku i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste, por është ushtria më e suksesshme në histori.

“Lufta në Kosovë ka ndodhë para syve të botës, para syve të kësaj ode këtu dhe mu për këtë bota ka vendos të veprojë. Dhe çdo përpjekke për të rishkruar historinë do të dështoj. UÇK nuk është organizatë terroriste. Është lëvizja më e suksesshme në historinë. Sami Lushtaku e Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar. Ata kanë luftuar para derës së shtëpisë së tyre, në shtëpinë e tyre për të mbrojtur popullin e vet. Serbia duhet të përballet për të takuar jo vetëm për Kosovën, sepse e dini tashmë Kosova është e pavarur dhe kjo nuk mund të ndërroj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj për hirë të fëmijëve të saj. Mohimi i Kosovës si shtet, sepse jam shqiptar e jo kosovar, kjo nuk çon peshë. Këtë e kam dëgjuar shumë herë. Tash pse unë jam shqiptare, a i bie që unë të shkoj në Shqipëri. Kosova është e tërë gjithëve. Askush nuk mund të më thotë se pasi që jam shqiptare nuk mund të jetoj aty. Ne kemi jetuar me shekuj aty….. pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të vitit 2008 është kompromis”, ka thënë ndër të tjerash Çitaku.

Ambasadorja Çitaku ka akuzuar Beogradin për obstruksion ndaj marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel dhe ka përkujtuar se ish-presidentes s

Ndërsa Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Image result for ivica dacic ne okb

Ivica Daçiq kërkon gjetjen e zgjidhjes afatgjate për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se në Kosovë “ekziston një paqëndrueshmëri e madhe politike” dhe se nuk ka përparim për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai në fjalimin e tij me rastin e prezantimit të raportit të rregullt për Kosovën, ka thënë se drejtësia në Kosovë “nuk është në gjendje ose nuk dëshiron” që të procedojë kryerësit e krimeve mbi serbët.

Duke folur rreth formimit të komunave me shumicë serbe, shefi i diplomacisë serbe theksoi se marrëveshja është nënshkruar para katër vitesh dhe ende nuk është duke u zbatuar.

“Nuk ka përparim për formimin e bashkësive të komunave serbe dhe drejtësisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Beogradi zyrtar do të përmbushë të gjitha kriteret e parapara me marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Gjithmonë mund të gjejmë arsye për shtyrje. Serbia do të përmbushë gjithë atë që është paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, është shprehur ai.

Daçiq ka kritikuar ashpër mos zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe lirimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai po ashtu ka kritikuar raportin e UNMIK-ut, duke theksuar se ka lënë anash pjesën, e cila “ka të bëjë me presionet mbi serbët gjatë procesit zgjedhor”.

Daçiq ka thënë se në Kosovë janë kthyer 1,9 për qind e serbëve dhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut ka kërkuar që të dhënat për personat e zhvendosur të kthehen në raporte për Kosovën.

Për më tepër, kreu i diplomacisë serbe theksoi se Beogradi zyrtar dëshiron një zgjidhje afatgjate për “problemin e Kosovës”.

“Zgjidhja e pranueshme e dyanshme duhet të marrë parasysh të drejtat dhe interesat e serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, në raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, vlerësoi se dialogu Prishtinë-Beograd po has në vështirësi, duke potencuar se ende nuk ka arritje të mjaftueshme, përfshirë edhe formimi e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Guteresh ka ftuar të dyja palët që të rinisin sa më parë dialogun, si mjet i vetëm për çuarjen përpara të proceseve.

Raporti për Kosovën përfshin periudhën prej datës 16 prill deri më 15 korrik të këtij viti.

Image result for Zahir Tanin

Shefi i UNMIK-ut kërkon nga Kosova që të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, Tanin u shpreh se vakuumi i institucioneve funksionale ka sfiduar përparimin në prioritetet qeverisëse dhe shtoi se “gjatë kësaj periudhe u humbën mundësi të rëndësishme ekonomike dhe sociale”. Ai po ashtu theksoi se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të lira, të drejta dhe garuese, përkundër kohës së shkurtër të përgatitjeve dhe fushatës”. Tha se u shqua zëri i shumë votuesve më të rinj, për të cilët shqetësim dominues ishin mundësitë ekonomike, zvogëlimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit.

Image result for aleksandar vucic ne okb
Ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët

Duke folur për iniciativën e propozuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, për një dialog të brendshëm mbi Kosovën, Tanin nënvizoi se “ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët”.

Ai theksoi se pajtimi politik duhet po ashtu të përcillet nga pajtimi shoqëror.

Tanin theksoi përpjekjet e UNMIK-ut për të mbështetur avancimin e raporteve në mes të bashkësive në terren. Në lidhje me këtë, ai theksoi tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Gjenevë, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për të Drejta të Njeriut, për ta kthyer vëmendjen tek shumë raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Kosovë.

“Iniciativa të tjera të udhëhequra nga OKB-ja për të forcuar marrëdhëniet në shoqëri përfshijnë Asamblenë e Parë të të Rinjve të Kosovës, ku morën pjesë mbi 140 liderë të rinj – 60 për qind prej të cilëve ishin vajza – që përfaqësonin të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë”, tha Tanin.

Pas tre muajsh të fushatës elektorale dhe pasigurisë paszgjedhore, Tanin nënvizoi rëndësinë që Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi, dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë për të siguruar mbështetje të vazhdueshme thelbësore.

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri