Emërohet drejtori i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar Helidon Bendo




Helidon Bendo është emëruar sot në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar duke zënë vendin e Visho Ajazi Likës që drejtoi këtë institucion për mbi 5 vite.

Helidon Bendo ka mbajtur deri më sot detyrën e zv/drejtorit të SHISH edhe është emëruar nga qeveria e majtë në Prill të 2016-ës.

Sot po me propozim të Kryeministrit Rama, Bendo merr detyrën e lartë të kreut të SHISH. Propozimi i Ramës ka gjetur dakordësinë e Presidentit Meta që firmosi menjëherë emrin e tij.

Njoftimi për mediat i Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij.


Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e ka marrë Helidon Bendo, nr 2 i këtij institucioni. Helidon Bendo ka marrë detyrën e zv. Drejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama. Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991. Ai është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016.

Tashmë Bendo është emëruar drejtor i ri. Po kush është Helidon Bendo?

Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri