2017-12-25

Këshilltarja në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj,, mikeshë e Presidentit Trump: Turp për Shqipërinë

Lisa Milicaj është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka shërbyer si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley të New Yorkut.

Lisa Milicaj

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, ka dënuar pozicionimin e Shqipërisë kundër Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkitazi me statusin e Jerusalemit.

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sot kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën.

Milicaj, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.


Lisa është cituar  kohë më parë nga presidenti ti  SHBA-ve, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citonte një status të saj në Twitter ku shkruante mbi mbështetjen që i jep republikanëve dhe Trumpit.

“E vërteta duhet thënë, kurrë nuk kam dëgjuar për ‘National Review’ derisa ata ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftën kundër jush. Por s’ka, problem, ju tashmë e morët votën time”, ka shkruar Trump në Twitter.

Ajo zotëron tanimë një agjenci sigurimesh në pronat e patundshme. Prindërit e saj shkuan në SHBA rreth 45 vjet më parë, por Lisa flet ende shqip

No comments:

Post a Comment