Kush po përpiqet të denigrojë figurën e Skëndërbeut? Flet Ylli Gurra



Myslimanët në Shqipëri nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare të besimit katolik. Kështu deklaroi për për Zërin e Amerikës muftiu i Tiranës Ylli Gurra.
Gurra theksoi se duke filluar nga Teuta e epokës ilire, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe deri tek Dom Nikollë Kaçorri, këto figura janë ylli polar dhe figura përbashkimi për çdo qytetar të Shqipërisë.
Por ana tjetër, Myftiu i Tiranës pranoi se ekzistojnë rryma që po përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut.
Zëri i Amerikës: Zoti Gurra, dua t’ju bëj një pyetje lidhur me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu, që luftoi kundër pushtuesve otomanë. Këtë meritë ia njohin edhe vendet europiane. Si shpjegohet që ka përpjekje për denigrimin e figurës së tij? A mendoni se ka një axhendë prapa kësaj?
Ylli Gurra: Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia përmes jush, duke ju falenderuar për pyetjen, të përcjell edhe një herë fuqishëm dhe të nënvizoj se muslimanët dhe gjithë shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare, duke filluar nga Teuta e epokës ilire, apo Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo tek i pari kryetar i shtetit shqiptar Ismail bej Vlora Qemali, kryetari i parë i Senatit, i cili ka qenë njëherësh edhe kryemyftiu i Shqipërisë 1912-1929, Veli Dibra, apo Atë Fan Noli, i cili ka drejtuar shtetin shqiptar, apo Dom Nikollë Kaçorri, të cilët janë shprehi e gjallë e asaj çka ne besojmë dhe ushqejmë se këto figura janë ylli polar për çdo qytetar të Shqipërisë, janë figura përbashkuese dhe shprehje e unitetit tonë vëllazëror, sa kombëtar aq edhe fetar.
Zëri i Amerikës: Cilat janë këto rryma atëherë, që përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut?
Ylli Gurra: Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe.
Lojtës Videosh
00:00
05:58

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri