2017-12-17

NATO GODET SËRISH MATRAPAZET,MASHTRUESIT DHE ANALISTËT…, DEMARKACIONI ÇËSHTJE E KOSOVËS DHE MALIT TË ZI! NATO NUK VË KUFI!

ORIGINS

Vjen goditja e dytë nga NATO-ja për mashtruesit e demarkacionit me Malin e Zi. NATO përfundimisht sqaron se nuk ka asnjë lidhje ajo me përcaktimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.



Ndërsa, ata që thirren në harta të NATO-s, janë vetëm mashtrues, sepse NATO nuk ka krijuar asnjë hartë të kufirit Kosovë-Mali i Zi, dhe se me këtë asnjëlloj harte nuk mund ti referohej Komisioni Meha, që të argumentonte humbjen e 8.230 hektarëve.

Fotografia e Rexhep T. Elezaj

Pra, përfundimisht, del se Hashim Thaçi, Isa Mustafa, dhe Murat Meha, kanë kryer mashtrim të qëllimshëm, dhe kanë konsumuar vepër të rëndë kriminale, pasi tashmë është e qartë se nuk ka argumente, as amerikane dhe as të NATO-s, që thonë se kufiri është diku tjetër, nga ai që Kosova e ka administruar të paktën që nga krijimi i Autonomisë.

Në vijim deklarata e NATO-s :

Fotografia e Rexhep T. Elezaj


Admiral James G. Foggo, III

Admirali James Foggo


Pas deklaratave të James Foggo, komandant i forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropë, i cili zgjodhi që në vizitën e tij në Kosovë të flasë për çështjen e kufirit me Malin e Zi, Express ka kontaktuar sërish me zyrën e tij në Itali për të kërkuar sqarime shtesë rreth asaj që tha ai për demarkacionin. Në një përgjigje për gazetën, një ushtarak i NATO-s, ka shtuar se aleanca e tyre nuk luan asnjë rol të drejtpërdrejtë në kufijtë e shteteve. Për ta, kufiri është një çështje mes palëve të interesuara, Kosovës dhe Malit të Zi.

Fotografia e Rexhep T. Elezaj

Deklarata e një ushtaraku të lartë amerikan e bërë të mërkurën, teksa po merrte pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në KFOR, mori vëmendje të madhe në opinion. Madje, komentet e tij për Malin e Zi dhe Kosovë u pëlqyen nga anëtarë të Komisionit për Demarkacionin.

Admirali i Ushtrisë Amerikane, në atë ceremoni u pyet edhe rreth demarkacionit, derisa ai nuk hezitoi të thotë se rreth kësaj teme, pret që Kosova dhe Mali i Zi të zhvillojnë bisedime. Ushtarakët shpesh u ikin temave politike.
Fotografia e Rexhep T. Elezaj
“Të kesh një anëtare të NATO-s në kufi siç është Mali i Zi, është një gjë e mirë për Kosovën. Në këtë aspekt unë pres që të ketë dialog produktiv mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë ai.

Express ka kërkuar sqarim shtesë në zyrën e gjeneralit, për të kuptuar nëse deklaratat e tij përfaqësojnë një qëndrim personal apo të njëjtat janë pikëpamje edhe të aleancës euroatlantike NATO.
Fotografia e Rexhep T. Elezaj

Nga zyra e admiralit amerikan, në përgjigjen për Express e që i atribuohet një “oficeri ushtarak të NATO-s, bëjnë të ditur se aleanca e tyre nuk luan rol në çështjet e kufirit dhe se kjo e fundit është çështje midis palëve që janë të interesuara.

Fotografia e Rexhep T. Elezaj

“NATO-ja nuk luan rol të drejtpërdrejtë në çështjet e demarkacionit të kufirit – as midis shteteve tona anëtare dhe as mes vendeve të tjera.

Fotografia e Rexhep T. Elezaj

Që nga themelimi i NATO-s në 1949, 17 vende janë bërë anëtare të Aleancës. Aty ku vija e demarkacionit është një çështje midis palëve të interesuara. Ne presim që dy vendet të zgjidhin këto çështje në mënyrë paqësore dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjën e NATO-s.

Vërejtje :ilustrimet huazuar nga gazetari Rexhep T. Elezaj,botuar në web faqën e tij në Facebook.


******


Navy Biography

ADMIRAL JAMES G. FOGGO, III

Commander, Allied Joint Force Command Naples/Commander, U.S. Naval Forces Europe/Commander, U.S. Naval Forces Africa

Admiral James G. Foggo, III

Adm. James Foggo is a 1981 graduate of the U.S. Naval Academy. He is also an Olmsted Scholar and Moreau Scholar, earning a Master of Public Administration at Harvard University and a Diplome d’Etudes Approfondies in Defense and Strategic Studies from the University of Strasbourg, France.He commanded the attack submarine, USS Oklahoma City (SSN 723) in 1998, which was awarded the Submarine Squadron (SUBRON) 8 Battle Efficiency award and the Commander Fleet Forces Command Adm. Arleigh Burke Fleet Trophy for being the most improved ship in the Atlantic Fleet. Foggo completed his major command tour of SUBRON-6 in 2007.

Ashore, he has served in a variety of assignments, most notably as executive assistant to the director of naval nuclear propulsion (NAVSEA 08); division chief, Joint Staff (J5) for Western Europe and the Balkans; executive assistant to chairman of the Joint Chiefs of Staff; executive officer to the Supreme Allied Commander Europe (SACEUR) and commander, European Command (EUCOM); and director, Navy Staff.

In Naples, Italy, he served as commander, Submarine Group 8; commander, Submarines, Allied Naval Forces South; deputy commander, U.S. 6th Fleet. During this period, he also served as the operations officer (J-3) for Joint Task Force Odyssey Dawn (Libya). Additionally, Foggo was a NATO Task Force commander in Joint Task Force Unified Protector (Libya). During his last European assignment, Foggo commanded the U.S. 6th Fleet, Naval Striking and Support Forces NATO.

Foggo’s awards include the Distinguished Service Medal, Defense Superior Service Medal, Legion of Merit and NATO Meritorious Service Medal. In addition, he was awarded the 1995 Adm. Charles A. Lockwood Award for Submarine Professional Excellence and the State of Oklahoma Distinguished Service award by the adjutant general. In 2006, he was awarded the Chevalier de l’Ordre National de Merité and in 2017 he was awarded the Legion d’Honneur by the French Government.

Foggo is also a member of the Council on Foreign Relations and the Explorer’s Club of New York.
http://www.navy.mil/navydata/bios/navybio.asp?bioID=560

No comments:

Post a Comment