2017-12-20

Në kujtim të 20 personazheve shqiptare që na i mori 2017-a






Përveç ngjarjeve të shumta të gëzueshme, viti që po lëmë pas ka sjellë edhe shumë momente të hidhura, siç kanë qenë ndarjet e shumta nga jeta të artistëve, sportistëve, politikanëve dhe figurave të tjera publike shqiptare.

Një pjesë e tyre në moshë fare të re, e një pjesë në përmbyllje të karrierave të suksesshme, ja cilët kanë qenë personazhet që janë shuar përgjatë 2017-ës, duke lënë pas krijimtarinë apo kontributin e tyre për Shqipërinë.

1.Dritëro Agolli


Një ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, u nda nga jeta më 3 shkurt në moshën 85-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mushkëri.

2.Hajrie Rondo


Pasi frymëzoi me historinë e saj të luftës kundër kancerit, aktorja e mirënjohur ndërroi jetë nga e njëjta sëmundje më 9 shtator, në moshë 66-vjeçare.

3.Françesk Radi


Kantautori i njohur, u shua si pasojë e në hemorragjie cerebrale më 27 mars, në moshën 67-vjeçare.

4.Aleksandër Lalo


Kompozitori i famshëm u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak më 19 nëntor, vetëm pak pas fillimit të emisionit “C’est la vie”, ku ai ishte pjesë e jurisë.

5.Dritan Prifti


Ish-ministri i Energjetikës dhe deputet i LSI, u shua më 12 tetor si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në gjak, që i mori jetë në moshën 49-vjeçare.

6.Mërkur Bozgo


Aktori i famshëm Mërkur Bozgo, u shua më 11 nëntor, në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

7.Adelajda Xhamani


Ndarja nga jeta e gazetares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother” në moshën 31-vjeçare tronditi mbarë opinionin publik. Xhamani ndërroi jetë më 29 tetor si pasojë e një ataku kardiak, nga një sëmundje e zemrës për të cilën as ajo vetë nuk kishte dijeni.

8.Kasëm Trebeshina

Shkrimtari i famshëm ndërroi jetë më 6 nëntor në moshën 92-vjeçare, në Ankara të Turqisë.

9.Blerta Pepa


Vdekja e artistes së vogël të spektaklit “Gjeniu i vogël” shokoi opinionin publik, pasi 16-vjeçarja ndërroi jetë më 16 maj, gjatë një operacioni në gju, si pasojë e një komplikacioni të rrallë.

10.Blerim Peci


Aktori i njohur i humorit u nda nga jeta më 9 dhjetor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mëlçi që i mori jetën në moshën 44-vjeçare.

11.Shkëlqim Brushulli


Ish-banori i “Big Brother” ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, të cilës nuk arriti t’i bënte dot ballë. Ai u shua më 12 gusht, në një spital në Gjermani.

12.Drita Agollli


Regjisorja e parë femër në shqipëri dhe aktorja e mirënjohur u shua më 1 nëntor, në moshën 92-vjeçare.

13.Ibrahim Hume Kodra


Ish-futbollisti i Dinamos u shua në moshën 70-vjeçare më 28 nëntor, për shkaqe ende të paditura.

14.Besnik Kaso


Aktori dhe bashkëshorti i këngëtares Irma Libohova u nda nga jeta më 17 mars, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

15.Erinolda Isufaj


Gazetarja e emisionit “Stop” u shua në mënyrë tragjike në moshën 24-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë automobilistik më 11 nëntor.

16.Hanife Recani


Këngëtarja e muzikës folklorike u shua më 17 nëntor, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

17.Kujtim Dauti


Ish-futbollisti i famshëm i Kurbinit, u nda nga jeta më 3 dhjetor në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

18.Bubulina Lajçi


Aktorja dhe e bija e aktorit Çun Lajçi u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare më 19 dhjetor, për shkaqe ende të panjohura.

19.Skënder Tafaj


Aktori i njohur është ndarë nga jeta më 4 gusht 2017 në Spitalin Amerikan në Prishtinë , si pasojë e një sulmi kardiakë.

20.Arlinda Canaj


Gazetarja e njohur u nda nga jeta në mënyrë tragjike më 24 gusht, në moshën 46-vjeçare. Canaj kreu vetëvrasje në kushtet e depresionit.

No comments:

Post a Comment

Letër publike e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, drejtuar Kryeministrit,zt.Ramush Haradinaj

Ndalo punimet e paligjshme që degrafojnë rrjedhën e lumit “Ereniku i vogël”! I Nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ram...