Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!


Shqiptari at Stathi Melani dhe “shqiptari” Janullatos!
Nga Artan Lame
Sot është dita e lindjes së Birit të Zotit (të paktën për miliardin e të krishterëve të Globit).

Kapitali këtë ditë e ka kthyer tashmë pa kthim në sebep konsumi, duke bërë që njerëzia truboshe të dynden për të blejnë e të dalldisen, sikur të mos jetë ditëlindja e Krishtit por ditëlindja e tyre.

Ndaj po zgjedh të flas me veten, packa se elektronika ua përcjell të gjithëve mejtimet e mia.

Dje, kryeprifti i ortodoksëve, pas një cerek shekulli që përpiqet, ja doli të marrë shtetësinë shqiptare – dhe Zoti e ndricoftë në udhën e re.
Sot, një tjetër prift ortodoks, at Stathi Melani, mbushi 100 vjetët që e vranë se deshi të mbetej shqiptar – dhe Zoti e mbajttë në krah.
I pari, shqiptar që dje, do japë sot në mesnatë meshë për gjithë grigjën e tij.

I dyti, shqiptar i përjetshëm, s’mundi dot të kishte sot një meshë përshpirtjeje në qindvjetor (nëpër media shkruhet se Kisha nuk pranoi).
Tokësorët kujtojnë se mesha e përshpirtjes shërben për t’i lehtësuar jetën e përtejme të ndjerit.

Do pyes për këtë gjë një njeri të ditur në punë feje, por mendja më thote se Perëndia e di vetë se ku meriton të shkojë i vdekuri dhe nuk ka nevoje për lutjet tona që të vendosë a të ndërrojë mëndje.

Ndaj, mesha nuk u shërben të vdekurve por të gjallëve.

Përmes lutjes së tyre, Perëndia i gjykon nëse e kanë gjetur udhën e drejtë dhe nëse e kanë kuptuar se nga është e vërteta.
Ndaj o të krishterë të mirë, sot në mesnatë, teksa të dëgjoni meshën nga shqiptari i sotëm, cojeni mendjen tek shqiptari i përjetshëm – at Stathi – se Zoti do jua dijë për të mirë në llogarinë e jetës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri